Mosia 27
    Footnotes
    Theme

    Kapitulli 27

    Mosia ndalon persekutimin dhe kërkon barazi—Alma i Riu dhe të katër bijtë e Mosias përpiqen të shkatërrojnë Kishën—Një engjëll shfaqet dhe i urdhëron ata të mos ndjekin më udhën e tyre të ligë—Alma mbetet pa gojë—I gjithë njerëzimi duhet të lindë përsëri për të marrë shpëtim—Alma dhe të bijtë e Mosias shpallin lajme të gëzueshme. Rreth 100–92 para K.

    1 Dhe tani, ndodhi që persekutimet që iu bënë kishës nga ata që nuk besonin u bënë kaq të mëdha, saqë anëtarët e kishës filluan të mërmëritnin dhe të ankoheshin te drejtuesit e tyre në lidhje me çështjen; dhe ata u ankuan tek Alma. Dhe Alma e shtroi çështjen para mbretit të tyre Mosia. Dhe Mosia u këshillua me priftërinjtë e tij.

    2 Dhe ndodhi që mbreti Mosia dërgoi një shpallje në tërë vendin rreth e përqark, që asnjë prej atyre që nuk besonin, nuk duhej të apersekutonte ndonjë prej atyre që i përkisnin kishës së Perëndisë.

    3 Dhe u dha një urdhër i rreptë nëpër të gjitha kishat, se nuk duhej të kishte persekutime mes tyre, se duhej të kishte abarazi mes gjithë njerëzve;

    4 Se nuk duhej të linin as krenarinë as mendjemadhësinë që të trazonte apaqen e tyre; se çdo njeri duhej të bçmonte fqinjin sikurse veten, duke punuar me duart e tyre për mbajtjen e vetvetes.

    5 Po, dhe të gjithë priftërinjtë dhe mësuesit e tyre duhet të apunonin me duart e tyre që të mbanin vetveten, në të gjitha rastet, me përjashtim të sëmundjeve ose në nevojë të madhe; dhe duke i bërë këto gjëra, ata u mbushën me bmirësinë e Perëndisë.

    6 Dhe filloi të kishte përsëri paqe të madhe në tokë; dhe njerëzit filluan të shtoheshin shumë dhe filluan të shpërndahen përjashta vendit mbi faqen e dheut, po, në veri dhe në jug, në lindje dhe në perëndim, duke ndërtuar qytete të mëdha dhe fshatra në të gjitha pjesët e botës.

    7 Dhe Zoti i vizitoi dhe i begatoi ata; dhe ata u bënë një popull i madh dhe i pasur.

    8 Tani, bijtë e Mosias numëroheshin mes atyre që nuk besonin; ashtu edhe një nga abijtë e Almës numërohej mes tyre, ai quhej Alma sikurse i ati; megjithatë, ai u bë njeri shumë i keq dhe bidhujtar. Dhe ishte njeri i shumë fjalëve dhe i bënte shumë lajka popullit; prandaj, ai drejtoi shumë njerëz që të vepronin sipas paudhësive të tij.

    9 Dhe ai u bë një pengesë e madhe për përparimin e kishës së Perëndisë; aduke grabitur zemrat e njerëzve; duke shkaktuar përçarje të mëdha mes njerëzve; duke i dhënë mundësi armikut të Perëndisë të ushtronte fuqinë e tij mbi ta.

    10 Dhe tani ndodhi që, ndërsa po përpiqej poshtë e lart të shkatërronte kishën e Perëndisë, pasi ai u bashkua fshehtas me të bijtë e Mosias duke u përpjekur të shkatërronin kishën dhe të nxirrnin nga udha e drejtë popullin e Zotit, në kundërshtim me urdhërimet e Perëndisë, ose madje të mbretit—

    11 Dhe sikurse ju thashë, ndërsa po përpiqeshin të angrinin krye kundër Perëndisë, vini re, një bengjëll i Perëndisë iu cshfaq atyre; dhe ai zbriti si të ishte në një re; dhe u foli si të ishte me një zë rrufeje që e bëri të dridhej tokën ku ata ishin;

    12 Dhe kaq e madhe qe habia e tyre, sa ata ranë përdhe dhe nuk kuptuan fjalët që ai u foli atyre.

    13 Megjithatë ai thirri përsëri, duke thënë: Alma, ngrihu qëndro drejt dhe përse e persekuton ti kishën e Perëndisë? Pasi Zoti ka thënë: aKjo është kisha ime dhe unë do ta vendos atë; dhe asgjë nuk mund ta përmbysë atë, veçse të jetë shkelja e popullit tim.

    14 Dhe engjëlli tha përsëri: Shiko, Zoti ka dëgjuar alutjet e popullit të tij dhe gjithashtu lutjet e shërbëtorit të tij, Almës, i cili është ati yt; pasi ai është lutur me besim të madh në lidhje me ty, që ti të mund të sillesh në njohurinë e së vërtetës; prandaj, për këtë shkak unë erdha të të bind ty për fuqinë dhe autoritetin e Perëndisë, që blutjet e shërbëtorëve të tij të mund të marrin përgjigje, sipas besimit të tyre.

    15 Dhe tani, vër re, a mund të vësh në dyshim fuqinë e Perëndisë? Pasi vër re, a nuk e tund tokën zëri im? Dhe, a nuk mund të më shohësh mua këtu, para teje? Dhe unë jam dërguar nga Perëndia.

    16 Tani, unë të them: Shko dhe kujto robërinë e etërve të tu në tokën e Helamit dhe në tokën e Nefit; dhe kujto sa gjëra të mëdha ka bërë ai për ta; pasi ata ishin në robëri dhe ai i açliroi. Dhe tani po të them ty, Alma, shko udhës tënde dhe mos u përpiq më të shkatërrosh kishën, që lutjet e tyre të mund të marrin përgjigje dhe kjo, madje edhe nëse ti vetë do të flakesh tej.

    17 Dhe tani ndodhi që këto qenë fjalët e fundit që engjëlli i foli Almës dhe u largua.

    18 Dhe tani Alma dhe ata që qenë me të ranë përsëri përdhe, pasi e madhe qe habia e tyre; pasi panë me sytë e tyre një engjëll të Zotit; dhe zëri i tij qe si rrufe që tundi tokën; dhe ata e dinin se nuk mund të ishte asgjë tjetër përveçse fuqia e Perëndisë, që mundi të tundte tokën dhe e bëri të dridhej sikur do të çahej.

    19 Dhe tani, habia e Almës qe kaq e madhe, sa ai u bë memec dhe nuk mund ta hapte gojën; po, dhe u bë i dobët, madje kaq sa nuk mund të lëvizte duart e tij; prandaj, u mor nga ata që ishin me të dhe u mbart i pafuqishëm, madje derisa e shtrinë para atit të tij.

    20 Dhe ata i treguan atit të tij të gjitha sa u kishin ndodhur; dhe ati i tij u gëzua, pasi ai e dinte se qe fuqia e Perëndisë.

    21 Dhe ai bëri që të mblidhej tok një turmë njerëzish, që të mund të dëshmonin se ç’kishte bërë Zoti për të birin dhe gjithashtu për ata që ishin me të.

    22 Dhe ai bëri që priftërinjtë të mblidheshin së bashku; dhe ata filluan të agjëronin dhe t’i luteshin Zotit, Perëndisë së tyre, që ai t’i hapte gojën Almës, që ai të mund të fliste dhe gjithashtu që gjymtyrët e tij të mund të merrnin fuqinë e tyre—që sytë e njerëzve të mund të hapeshin, që të shihnin dhe të dinin për mirësinë dhe lavdinë e Perëndisë.

    23 Dhe ndodhi që pasi ata agjëruan dhe u lutën për hapësirën e dy ditëve dhe dy netëve, gjymtyrët e Almës morën fuqinë e tyre dhe ai u ngrit më këmbë dhe filloi t’u fliste atyre, duke i ftuar që të gëzohehin:

    24 Pasi tha ai, unë jam penduar për mëkatet e mia dhe jam ashëlbuar nga Zoti; shikoni, unë kam lindur nga Shpirti.

    25 Dhe Zoti më tha: Mos u mrekullo, se i gjithë njerëzimi, po, burra dhe gra, të gjitha kombet, fiset, gjuhët dhe popujt duhet të alindin rishtas; po, të lindin nga Perëndia, të bndryshuar nga gjendja e tyre e cmishit dhe e rënë në një gjendje drejtësie, duke qenë të shëlbuar nga Perëndia, duke u bërë bijtë dhe bijat e tij;

    26 Dhe kështu ata bëhen krijesa të reja; dhe në qoftë se nuk e bëjnë këtë, ata, në aasnjë mënyrë, nuk mund të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.

    27 Unë po ju them, në qoftë se nuk bëhet një gjë e tillë, ata duhet të dëbohen; dhe këtë e di, pasi unë isha gati të dëbohesha.

    28 Megjithatë, pasi kalova me vështirësi nëpër shumë vuajtje, duke u penduar, pothuaj deri në vdekje, Zoti në mëshirën e tij e pa të arsyeshme të më shpëtonte nga një djegie e apafund dhe unë u linda nga Perëndia.

    29 Shpirti im u shëlbua nga vreri i hidhësisë dhe nga prangat e paudhësisë. Unë isha në humnerën më të thellë; por tani unë shoh dritën e mrekullueshme të Perëndisë. Shpirti im qe adërrmuar nga mundimi i përjetshëm; por unë jam rrëmbyer dhe shpirti im nuk vuan më.

    30 Unë e hodha poshtë Shëlbuesin tim dhe e mohova atë që ishte folur nga etërit tanë; por tani, kështu që ata të mund të parashikojnë se ai do të vijë dhe se ai mban mend çdo krijesë të krijimit të tij, ai do t’u shfaqet atyre të gjithëve.

    31 Po, açdo gju do të gjunjëzohet dhe çdo gjuhë do të pohojë para tij. Po, madje në ditën e fundit, kur të gjithë njerëzit do të qëndrojnë para tij për t’u bgjykuar nga ai, atëherë ata do të pohojnë se ai është Perëndia; atëherë do të pohojnë ata që jetojnë cpa Perëndi në botë, se gjykimi i një dënimi të përjetshëm është i drejtë për ta; dhe ata do të tunden dhe do të dridhen dhe do të tkurren nën shikimin e syrit të tij ddepërtues.

    32 Dhe tani ndodhi që Alma filloi që nga kjo kohë e tutje të mësonte njerëzit dhe ata që qenë me Almën në kohën kur engjëlli u shfaq para tyre, shkuan poshtë e lart nëpër në të gjithë vendin, duke u njoftuar të gjithë njerëzve gjërat që ata kishin dëgjuar dhe që kishin parë, dhe duke predikuar fjalën e Perëndisë në vështirësi të madhe, duke qenë të persekutuar pa masë nga ata që nuk besonin, duke u goditur nga shumë prej tyre.

    33 Por megjithëkëtë, ata i sollën një ngushëllim të madh kishës, duke vërtetuar besimin e tyre dhe duke i nxitur ata, me durueshmëri dhe punë të madhe, që të zbatonin urdhërimet e Perëndisë.

    34 Dhe katër prej tyre ishin abijtë e Mosias; dhe emrat e tyre ishin Amon dhe Aaron, dhe Omner, dhe Himni; këta ishin emrat e të bijve të Mosias.

    35 Dhe ata udhëtuan nëpër të gjithë vendin e Zarahemlës dhe mes gjithë njerëzve që ishin nën sundimin e mbretit Mosia, duke u përpjekur me gjithë zell të ndreqnin të gjitha dëmtimet që ata i kishin bërë kishës, duke rrëfyer të gjitha mëkatet e tyre dhe duke treguar të gjitha gjërat që ata kishin parë dhe duke u shpjeguar profecitë dhe shkrimet e shenjta të gjithë atyre që donin t’i dëgjonin ato.

    36 Dhe kështu, ata ishin vegla në duart e Perëndisë, për të sjellë shumë vetë në njohurinë e së vërtetës, po, në njohurinë e Shëlbuesit të tyre.

    37 Dhe sa të bekuar që janë ata! Pasi ata ashpallën paqe; ata shpallën blajme të mira, të së mirës; dhe ata u shpallën njerëzve se Zoti mbretëron.