Mosia 20
    Footnotes
    Theme

    Kapitulli 20

    Disa nga bijat e Lamanitëve grabiten nga priftërinjtë e Noeut—Lamanitët bëjnë luftë kundër Limhit dhe popullit të tij—Ushtritë e Lamanitëve zmbrapsen dhe paqësohen. Rreth 145–123 para K.

    1 Tani, në Shemlon ndodhej një vend ku bijat e Lamanitëve mblidheshin së bashku për të kënduar dhe për të vallëzuar dhe për t’u dëfryer.

    2 Dhe ndodhi që një ditë, një numër i vogël prej tyre ishin mbledhur për të kënduar dhe për të vallëzuar.

    3 Dhe tani, priftërinjtë e mbretit Noe, duke pasur turp të ktheheshin në qytetin e Nefit, po, dhe gjithashtu, duke pasur frikë se njerëzit do t’i vrisnin ata, kështu që ata nuk guxonin të ktheheshin te bashkëshortet e tyre dhe fëmijët e tyre.

    4 Dhe pasi ishin vonuar në vendin e shkretë dhe pasi zbuluan të bijat e Lamanitëve, ata u vunë në pritë;

    5 Dhe kur disa prej tyre ishin mbledhur së bashku për të vallëzuar, ata dolën nga vendet e tyre të fshehta dhe i kapën dhe i çuan në vendin e shkretë; po, ata çuan në vendin e shkretë njëzet e katër prej bijave të Lamanitëve.

    6 Dhe ndodhi që kur Lamanitët zbuluan se bijat e tyre mungonin, u zemëruan me popullin e Limhit, pasi mendonin se kishte qenë populli i Limhit.

    7 Prandaj, ata dërguan ushtrinë e tyre; po madje mbreti vetë u vu në krye të popullit të tij; dhe ata shkuan në tokën e Nefit për të shkatërruar popullin e Limhit.

    8 Dhe tani Limhi i pa ata nga kulla pasi kishte zbuluar madje të gjitha përgatitjet e tyre për luftë; prandaj ai mblodhi njerëzit e tij së bashku dhe u vu në pritë për ta në fusha dhe në pyje.

    9 Dhe ndodhi që kur Lamanitët erdhën aty, njerëzit e Limhit filluan të binin mbi ta nga vendet ku po prisnin dhe filluan t’i vrisnin ata.

    10 Dhe ndodhi që lufta u bë jashtëzakonisht e rëndë, pasi ata luftuan si luanë për prenë e tyre.

    11 Dhe ndodhi që populli i Limhit filloi t’i vinte para Lamanitët; megjithëse ata nuk ishin në numër as sa gjysma e Lamanitëve. Por, ata po aluftonin për jetën e tyre dhe për bashkëshortet e tyre dhe për fëmijët e tyre; prandaj ata vunë në veprim tërë fuqinë e tyre dhe luftuan si dragonj.

    12 Dhe ndodhi që ata gjetën mes të vdekurve mbretin e Lamanitëve; megjithatë ai nuk ishte i vdekur; ishte i plagosur dhe i lënë përdhe, kaq i shpejtë kishte qenë luftimi i popullit të tij.

    13 Dhe ata e morën atë, lidhën plagët e tij dhe e sollën para Limhit dhe thanë: Shiko, këtu është mbreti i Lamanitëve; pasi mori një plagë, ai ra mes të vdekurve të tyre dhe ata e lanë atë; dhe shiko, ne e sollëm para teje; dhe tani, le ta vrasim.

    14 Por Limhi u tha: Ju nuk do ta vrisni, por silleni këtu që unë të mund ta shoh atë. Dhe ata ia sollën. Dhe Limhi i tha atij: Ç’arsye ke që të vish dhe të luftosh kundër popullit tim? Shiko, populli im nuk e prishi abetimin që unë të bëra; prandaj, pse duhej ta prishje ti betimin që i bëre popullit tim?

    15 Dhe tani mbreti tha: Unë e prisha betimin, sepse njerëzit e tu grabitën bijat e popullit tim; prandaj, në zemërim unë bëra që populli im të vinte në luftë kundër popullit tënd.

    16 Dhe tani Limhi nuk kishte dëgjuar gjë në lidhje me këtë çështje; prandaj ai tha: Unë do të kërkoj mes popullit tim dhe kushdo që ta ketë bërë këtë gjë, do të mbarojë. Prandaj ai shkaktoi që të bëhej një kërkim mes popullit të tij.

    17 Tani, kur aGideoni i dëgjoi këto gjëra, duke qenë kapiteni i mbretit, ai doli dhe i tha mbretit: Unë të lutem, ndalo që të bëhen kërkime për këta njerëz dhe mos ia ngarko këtë gjë atyre.

    18 Pasi, a nuk i mban mend priftërinjtë e atit tënd, që këta njerëz deshën t’i shkatërronin? Dhe a nuk janë ata në vendin e shkretë? Dhe a nuk janë ata që kanë grabitur të bijat e Lamanitëve?

    19 Dhe tani vër re, tregoja mbretit këto gjëra, që ai të mund t’i thotë popullit të tij që të paqësohen me ne; pasi vër re, ata po përgatiten për të na rënë; dhe gjithashtu shiko se ka vetëm pak prej nesh.

    20 Dhe vër re, ata vijnë me ushtritë e tyre të shumta; dhe, në qoftë se mbreti nuk i paqëson ndaj nesh, ne do të vdesim.

    21 Pasi, a nuk po aplotësohen fjalët e Abinadit që profetizoi kundër nesh—dhe e gjithë kjo sepse ne nuk deshëm të dëgjonim fjalët e Zotit dhe të hiqnim dorë nga paudhësitë tona?

    22 Dhe tani, le ta paqësojmë mbretin dhe të përmbushim betimin që ne i kemi bërë atij; pasi është më mirë të jemi në robëri, sesa të humbim jetët tona; prandaj, le t’i japim fund kësaj gjakderdhjeje të madhe.

    23 Dhe tani, Limhi i tregoi mbretit të gjitha gjërat në lidhje me atin e tij dhe me apriftërinjtë që kishin ikur në vendin e shkretë dhe ua vuri fajin atyre për grabitjen e bijave të tyre.

    24 Dhe ndodhi që mbreti u paqësua kundrejt popullit të tij dhe ai u tha atyre: Le të shkojmë pa armë e të takohemi me popullin tim; dhe unë ju betohem me një betim, që populli im nuk do ta vrasë popullin tënd.

    25 Dhe ndodhi që ata ndoqën mbretin dhe shkuan pa armë të takonin Lamanitët. Dhe ndodhi që ata takuan Lamanitët; dhe mbreti i Lamanitëve u përul para tyre dhe iu lut në emër të popullit të Limhit.

    26 Dhe kur Lamanitët panë popullin e Limhit, se ata ishin pa armë, ata patën amëshirë për ta dhe u paqësuan ndaj tyre, dhe u kthyen me mbretin e tyre në paqe në vendin e tyre.