UnitetShih gjithashtu Perëndi, kokë e PerëndisëTë bëhesh një në mendim, dëshirë dhe qëllim, së pari me Atin tonë në Qiell e Jezu Krishtin dhe më pas me shenjtorë të tjerë.Është mirë që vëllezërit të banojnë bashkë në unitet, Psa. 133:1.Unë dhe Ati jemi një, Gjo. 10:30 (DeB 50:43).Jezusi u lut që të gjithë të jenë një, ashtu sikurse ai dhe Ati i tij janë një, Gjo. 17:11–23 (3 Ne. 19:23).Ju bëj thirrje që të mos keni ndasi midis jush, por të jeni plotësisht të bashkuar, 1 Kor. 1:10.Jini të vendosur në një mendje dhe në një zemër, të bashkuar në të gjitha gjërat, 2 Ne. 1:21.Shenjtorët duhet t’i kenë zemrat e tyre të thurura së bashku në unitet, Mosia 18:21.Jezusi u lut për unitet mes dishepujve të tij nefitë, 3 Ne. 19:23.Dishepujt u bashkuan në lutje të thellë dhe agjërim, 3 Ne. 27:1.Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë janë një, DeB 20:27–28 (DeB 35:2; 50:43).Është detyra jote të bashkohesh me kishën e vërtetë, DeB 23:7.Çfarëdo që do të kërkoni me besim, duke qenë të bashkuar në lutje, do ta merrni, DeB 29:6.Nëse nuk jeni një, nuk jeni të mitë, DeB 38:27.Zoti e quajti popullin e tij Sion, sepse ata ishin të një zemre dhe të një mendjeje, Mois. 7:18.