2 Nefi 1
    Footnotes
    Theme

    Libri i Dytë i Nefit

    Një rrëfim i vdekjes së Lehit. Vëllezërit e Nefit ngrenë krye kundër tij. Zoti paralajmëron Nefin të niset për në vendin e shkretë. Udhëtimet e tij në vendin e shkretë dhe kështu me radhë.

    Kapitulli 1

    Lehi profetizon për një tokë të lirisë—Fara e tij do të shpërndahet dhe do të goditet në qoftë se ata do të hedhin poshtë të Shenjtin e Izraelit—Ai nxit djemtë e tij të veshin parzmoren e drejtësisë. Rreth 588–570 para K.

    1 Dhe tani ndodhi që pasi unë, Nefi, i dhashë fund mësimit të vëllezërve të mi, aati ynë, Lehi, gjithashtu u foli shumë gjëra atyre dhe u rrëfeu me hollësi, sa gjëra të mëdha kishte bërë Zoti për ta, duke i nxjerrë ata nga toka e Jeruzalemit.

    2 Dhe ai u foli atyre në lidhje me arebelimet e tyre mbi ujërat dhe mëshirat e Perëndisë në faljen e jetës së tyre, që ata të mos përpiheshin në det.

    3 Dhe ai u foli atyre gjithashtu në lidhje me tokën e premtimit që ata kishin siguruar—sa i mëshirshëm kishte qenë Zoti që na lajmëroi të largoheshim nga toka e Jeruzalemit.

    4 Pasi, vini re, tha ai, unë kam parë një avegim, në të cilin unë mësova se bJeruzalemi u shkatërrua; dhe po të kishim qëndruar ne në Jeruzalem, edhe ne do të kishim cmbaruar.

    5 Por, tha ai, me gjithë hidhërimet tona, ne kemi marrë një atokë të premtimit, një tokë që është e bzgjedhur mbi të gjitha tokat e tjera; një tokë e cila sipas besëlidhjes që Zoti Perëndi bëri me mua, do të jetë një tokë për trashëgimin e farës sime. Po, Zoti më ka cbesëlidhur këtë tokë, mua dhe fëmijëve të mi përgjithmonë dhe gjithashtu të gjithë atyre që do të udhëhiqen jashtë nga vendet e tjera nëpërmjet dorës së Zotit.

    6 Kështu që, unë, Lehi, po profetizoj sipas punëve të Shpirtit që është brenda meje, se aaskush nuk do të vijë në këtë tokë, vetëm nëse ata do të sillen nga dora e Zotit.

    7 Kështu që, kjo atokë i është kushtuar atij të cilin ai do ta sjellë. Dhe nëse ata do t’i shërbejnë atij, sipas urdhërimeve që ai ka dhënë, ajo do të jetë një tokë e blirisë për ta; prandaj ata nuk do të bien kurrë në robëri; nëse kështu, do të jetë për shkak të paudhësisë; pasi nëse paudhësia do të shtohet, e cmallkuar do të jetë toka për shkak të tyre, kurse për të drejtët, ajo do të jetë e bekuar përgjithmonë.

    8 Dhe vini re, është urtësi që kjo tokë, tani për tani, të fshihet nga njohuria e kombeve të tjera; pasi vini re, shumë kombe do ta vërshonin tokën dhe nuk do të kishte më vend për një trashëgim.

    9 Prandaj, unë, Lehi, kam marrë një premtim, se apër aq sa ata të cilët Zoti Perëndi do t’i nxjerrë nga toka e Jeruzalemit, do të zbatojnë urdhërimet e tij, ata do të bpërparojnë mbi faqen e kësaj toke; dhe ata nuk do të dihen nga të gjithë kombet e tjera, që ata të mund ta zotërojnë këtë tokë për vete. Dhe nëse do të czbatojnë urdhërimet e tij, ata do të jenë të bekuar mbi faqen e kësaj toke dhe nuk do të ketë asnjë që t’i ngacmojë ata, as t’u marrë tokën e trashëgimit të tyre; dhe ata do të jetojnë në siguri përgjithmonë.

    10 Por vini re, kur të vijë koha që ata të bien në mosbesim, pasi të kenë marrë kaq bekime të mëdha nga dora e Zotit—duke pasur një njohuri mbi krijimin e tokës dhe të gjithë njerëzve, duke ditur veprat e mëdha dhe të mrekullueshme të Zotit që nga krijimi i botës; duke pasur fuqi të dhënë atyre për të bërë të gjitha gjërat nëpërmjet besimit; duke pasur të gjitha urdhërimet që nga fillimi dhe duke u sjellë nga mirësia e tij e pamasë në këtë tokë të çmueshme të premtimit—vini re, unë them, në qoftë se do të vijë dita që ata do ta hedhin poshtë të Shenjtin e Izraelit, aMesian e vërtetë, Shëlbuesin e tyre dhe Perëndinë e tyre, vini re, gjykimet e atij që është i drejtë do të peshojnë mbi ta.

    11 Po, ai do të sjellë akombe të tjera tek ata dhe ai do t’u japë atyre fuqi dhe ai do t’u heqë atyre tokat e zotërimeve të tyre, dhe ai do të bëjë që ata të bshpërndahen dhe të goditen.

    12 Po, ndërsa kalon një brez në tjetrin, do të ketë agjakderdhje dhe fatkeqësi të mëdha mes tyre; prandaj, bijtë e mi, unë do të doja që ju të mos harroni; po, unë do të doja që ju të dëgjoni fjalët e mia.

    13 O, që ju të zgjoheni, të zgjoheni nga një gjumë i thellë, po, madje nga gjumi i aferrit dhe të hidhni tutje bzinxhirët e tmerrshëm me të cilët jeni lidhur, që janë zinxhirët të cilët lidhin fëmijët e njerëzve, që ata të çohen robër poshtë në chumnerën e përjetshme të mjerimit dhe mallkimit.

    14 Zgjohuni! Ngrihuni nga pluhuri dhe dëgjoni fjalët e një aprindi që po dridhet, gjymtyrët e të cilit ju së shpejti do t’i vendosni në bvarrin e ftohtë dhe të heshtur, prej nga asnjë udhëtar nuk mund të kthehet; dhe pak ditë dhe unë do të cshkoj atje ku shkojnë të tërë banorët e tokës.

    15 Por, vini re, Zoti ka ashëlbuar shpirtin tim nga ferri; unë kam parë lavdinë e tij dhe unë jam i rrethuar përjetësisht në bkrahët e cdashurisë së tij.

    16 Dhe unë dëshiroj që ju të mos harroni të respektoni astatutet dhe gjykimet e Zotit; vini re, ky ka qenë shqetësimi i shpirtit tim që nga fillimi.

    17 Zemra ime është rënduar nga pikëllimi herë pas here, pasi unë kam pasur frikë që, për shkak të ngurtësimit të zemrave tuaja, Zoti, Perëndia juaj, do të vinte me azemërimin e tij të plotë tek ju, që ju të bpërjashtoheni dhe të shkatërroheni përgjithmonë.

    18 Ose, që një mallkim të bjerë mbi ju për hapësirën e ashumë brezave; dhe ju të vizitoheni nga shpata nga uria dhe të urreheni, dhe të drejtoheni sipas vullnetit dhe robërisë së bdjallit.

    19 O bijtë e mi, që këto gjëra të mos vijnë mbi ju, por që të bëheni një popull i zgjedhur dhe i apreferuar i Zotit. Por, vini re, vullneti i tij u bëftë; pasi budhët e tij janë drejtësi përgjithmonë.

    20 Dhe ai ka thënë që: aPër aq sa ju të zbatoni burdhërimet e mia, ju do të cbegatoheni në tokë, por për aq sa ju nuk do të zbatoni urdhërimet e mia ju do të përjashtoheni nga prania ime.

    21 Dhe tani, që shpirti im mund të ketë gëzim në ju dhe që zemra ime mund ta lërë këtë botë me kënaqësi për shkakun tuaj, që unë të mos çohem në varr me pikëllim dhe hidhërim, ngrihuni nga pluhuri bijtë e mi dhe bëhuni aburra, dhe të jeni të vendosur në bnjë mendje dhe në një zemër, të bashkuar në të gjitha gjërat, që ju të mos përfundoni në robëri;

    22 Që ju të mos mallkoheni me një mallkim të rëndë dhe gjithashtu që ju të mos shkaktoni pakënaqësinë e një Perëndie të adrejtë mbi ju, deri në shkatërrim, po, në shkatërrimin e përjetshëm si të shpirtit ashtu dhe të trupit.

    23 Zgjohuni, djemtë e mi; vishni aparzmoren e drejtësisë. Flakni tej zinxhirët me të cilët ju jeni lidhur dhe dilni nga errësira dhe ngrihuni nga pluhuri.

    24 Mos ngrini më krye kundër vëllait tuaj, vegimet e të cilit kanë qenë të lavdishme dhe që ka zbatuar urdhërimet që nga koha që ne u larguam nga Jeruzalemi; dhe që ka qenë një mjet në duart e Perëndisë, për të na sjellë në tokën e premtimit; sepse po të mos kishte qenë ai, ne do të kishim vdekur nga auria në vendin e shkretë; megjithatë, ju u përpoqët ta bmerrnit jetën e tij; po, dhe ai ka vuajtur shumë hidhërime për shkakun tuaj.

    25 Dhe unë frikësohem dhe dridhem jashtëzakonisht për shkakun tuaj, se mos ai do të vuajë përsëri; pasi, vini re, ju e keni paditur atë se ai ka kërkuar fuqi dhe aautoritet mbi ju; por unë e di se ai s’ka kërkuar fuqi as autoritet mbi ju, por ai ka kërkuar lavdinë e Perëndisë dhe mirëqenien tuaj të përjetshme.

    26 Dhe ju keni mërmëritur pasi ai ka qenë i qartë me ju. Ju thoni se ai ka përdorur aashpërsi; ju thoni se ai është zemëruar me ju; por, vini re, se ashpërsia e tij ishte ashpërsia e fuqisë së fjalës së Perëndisë, që ishte në të; dhe atë që ju e quani zemërim, ishte e vërteta, sipas asaj që është në Perëndi, të cilën ai nuk mund ta përmbante, duke treguar me guxim paudhësitë tuaja.

    27 Dhe është e nevojshme që afuqia e Perëndisë duhet të jetë me të, madje që ai t’ju urdhërojë dhe që ju duhet të bindeni. Por, vini re, nuk ishte ai, por ishte bShpirti i Zotit që ishte në të, që chapi gojën e tij të fliste, kështu që ai nuk mund ta mbyllte atë.

    28 Dhe tani biri im, Laman dhe gjithashtu Lemuel dhe Sam, edhe gjithashtu bijtë e mi që jeni bijtë e Ishmaelit, vini re, nëse ju do të dëgjoni zërin e Nefit, ju nuk do të mbaroni. Dhe në qoftë se ju do ta dëgjoni atë, unë ju lë një abekim, po, madje bekimin tim të parë.

    29 Por, në qoftë se ju nuk do ta dëgjoni atë, unë do t’jua heq bekimin tim të aparë, po, madje bekimin tim dhe ai do të qëndrojë mbi të.

    30 Dhe tani, Zoram, unë të flas ty: Vër re, ti je ashërbëtori i Labanit; megjithatë ti je sjellë nga toka e Jeruzalemit dhe unë e di që ti je një shok i vërtetë i birit tim, Nefit, përgjithmonë.

    31 Kështu, sepse ke qenë besnik, fara jote do të bekohet ame farën e tij, që ata të jetojnë në begati për shumë kohë mbi faqen e kësaj toke; dhe asgjë, me përjashtim të paudhësisë mes tyre, nuk do ta dëmtojë ose trazojë begatinë e tyre mbi faqen e kësaj toke, përgjithmonë.

    32 Kështu që, në qoftë se ti do të zbatosh urdhërimet e Zotit, Zoti e ka përkushtuar këtë tokë për sigurinë e farës tënde me farën e birit tim.