Shkrimet e Shenjta
2 Nefi 17


Kapitulli 17

Efraimi dhe Siria i shpallin luftë Judës—Krishti do të lindë nga një virgjëreshë—Krahaso Isaia 7. Rreth 559–545 para K.

1 Dhe ndodhi në ditët e Ashazit, biri i Jothamit, biri i Uziahut, mbret i Judës, që Retsini, mbret i Sirisë dhe Pekahu, biri i Remaliahut, mbret i Izraelit, shkuan drejt Jeruzalemit për të luftuar kundër tij, por nuk mundën të triumfonin kundër tij.

2 Dhe iu tha shtëpisë së Davidit duke thënë: Siria është bashkuar me aEfraimin. Dhe zemra e tij u drodh; dhe zemra e popullit të tij u drodh, sikurse dridhen pemët e pyllit nga era.

3 Atëherë Zoti i tha Isaias: Shko tani të takosh Ashazin, ti dhe aShearjashubi, biri yt, në fund të kanalit të hauzit të sipërm, në udhën e fushës së dërstilarit;

4 Dhe thuaji atij: Dëgjo, dhe qetësohu; mos ki afrikë, as zemra mos të të ligështohet për dy bishtat e këtyre urave zjarri me tym, për zemërimin e rreptë të Retsinit me Sirinë dhe të birit të Remaliahut.

5 Sepse Siria, Efraimi dhe biri i Remaliahut, kanë bërë komplot kundër teje, duke thënë:

6 Le të shkojmë kundër Judës dhe ta brengosim dhe le të bëjmë një të açarë për ne, dhe të vendosim një mbret në mes të saj, po, të birin e Tabeelit.

7 Kështu thotë Zoti Perëndi: Kjo nuk do të bëhet, as nuk do të ndodhë.

8 Pasi kreu i Sirisë është Damasku dhe kreu i Damaskut Retsini; dhe brenda gjashtëdhjetë e pesë vjetësh Efraimi do të thyhet, që të mos jetë një popull.

9 Dhe kreu i Efraimit është Samaria dhe kreu i Samarisë është biri i Remaliahut. Në qoftë se ju anuk besoni, me siguri ju nuk do të vendoseni.

10 Përveç kësaj, Zoti i foli përsëri Ashazit, duke thënë:

11 Kërkoi një ashenjë Zotit, Perëndisë tënd; kërkoja ose në thellësitë, ose në lartësitë sipër.

12 Por, Ashazi tha: Unë nuk do të kërkoj, as nuk do ta atundoj Zotin.

13 Dhe ai tha: Dëgjo tani, O shtëpi e Davidit; është një gjë e vogël për ju të lodhni njerëzit, por, a do ta lodhni ju edhe Perëndinë tim?

14 Prandaj, Zoti vetë do t’ju japë një shenjë—Vini re, një avirgjëreshë do të mbetet me barrë dhe do të lindë një djalë dhe do ta quaj emrin e tij bEmanuel.

15 Gjalpë dhe mjaltë do të hajë ai, që ai të mund të dijë të refuzojë të keqen dhe të zgjedhë të mirën.

16 Pasi para se afëmija të dijë të refuzojë të keqen dhe të zgjedhë të mirën, vendi që ti urren do të braktiset nga të bdy mbretërit e tij.

17 Zoti do të asjellë mbi ty dhe mbi popullin tënd, dhe mbi shtëpinë e atit tënd, ditë që nuk kanë ardhur që nga dita që bEfraimi u nda nga Juda, mbreti i Asirisë.

18 Dhe do të ndodhë atë ditë, që Zoti do të avërshëllejë për mizën që është në pjesën më të largët të Egjiptit dhe për bletën që është në tokën e Asirisë.

19 Dhe ato do të vijnë dhe të gjitha do të pushojnë në luginat e shkretuara, dhe në vrimat e shkëmbinjve, dhe mbi të gjithë gjembat dhe mbi të gjitha shkurret.

20 Në të njëjtën ditë, Zoti do të arruajë me një brisk të marrë hua, nga ata që janë matanë lumit, nga bmbreti i Asirisë, kokën dhe qimet e këmbëve; dhe do të heqë edhe mjekrën.

21 Dhe do të ndodhë atë ditë, që një njeri do të aushqejë një lopë të re dhe dy dele.

22 Dhe do të ndodhë që nga qumështi i shumtë që do të japin, ai do të hajë gjalpë; pasi gjalpë dhe mjaltë do të hajë çdo njeri që do të mbesë në atë tokë.

23 Dhe do të ndodhë që atë ditë, çdo vend ku ishin një mijë hardhi me një vlerë prej një mijë amonedhash argjendi, do të jetë për ferra dhe gjemba.

24 Me shigjeta dhe me harqe do të vijnë njerëzit në atë drejtim, sepse i gjithë vendi do të bëhet ferra dhe gjemba.

25 Dhe mbi të gjitha kodrat që do të gërmohen me kazmë, nuk do të shkojë frika e ferrave dhe gjembave; por do të jenë për të çuar aty qetë dhe për t’u shkelur nga abagëtia e imët.