2 Nefi 26
    Poshtëshënimet
    Theme

    Kapitulli 26

    Krishti do t’u shërbejë Nefitëve—Nefi parashikon shkatërrimin e popullit të tij—Ata do të flasin nga pluhuri—Johebrenjtë do të ndërtojnë kisha të rreme dhe përbërje të fshehta— Zoti i ndalon njerëzit që të ushtrojnë intriga të priftërinjve. Rreth 559–545 para K.

    1 Dhe pasi Krishti të jetë aringjallur nga vdekja, ai do t’ju bshfaqet juve, fëmijët e mi dhe vëllezërit e mi të dashur; dhe fjalët që ai do t’ju thotë, do të jenë cligji që ju do të zbatoni.

    2 Pasi vini re, unë po ju them se unë kam parë që shumë breza do të kalojnë dhe do të ketë luftëra të mëdha dhe grindje mes popullit tim.

    3 Dhe kur të vijë Mesia, do t’i jepen ashenja popullit tim mbi blindjen e tij, si edhe për vdekjen e tij dhe për ringjalljen; dhe e madhe dhe e tmerrshme do të jetë ajo ditë për të këqijtë, pasi ata do të vdesin; dhe ata do të vdesin sepse ata dëbojnë profetët dhe shenjtorët dhe i zënë me gurë dhe i vrasin; prandaj, thirrja e cgjakut të shenjtorëve do të ngrihet nga toka te Perëndia, kundër tyre.

    4 Prandaj, të gjithë atyre që mburren dhe që veprojnë me ligësi, dita që do të vijë do t’i adjegë ata, thotë Zoti i Ushtrive, pasi ata do të jenë si kallamishte.

    5 Dhe ata që vrasin profetët dhe shenjtorët, do të apërpihen nga thellësitë e tokës, thotë Zoti i Ushtrive; dhe bmalet do t’i mbulojnë dhe shtjellat e erës do t’i marrin me vete, dhe ndërtesat do të shemben mbi ta, dhe do t’i shtypin copash, dhe do t’i bëjnë pluhur.

    6 Dhe ata do të ndëshkohen me bubullima dhe rrufe dhe tërmete, dhe të gjitha llojet e shkatërrimeve, pasi zjarri i zemërimit të Zotit do të ndizet kundër tyre dhe ata do të jenë si kallamishte dhe dita që do të vijë do t’i zhdukë ata, thotë Zoti i Ushtrive.

    7 O dhembje dhe brengë e shpirtit tim, për humbjen e të vrarëve të popullit tim! Pasi unë, Nefi, e kam parë atë dhe gati më dërrmoi mua para pranisë së Zotit, por unë duhet t’i thërres Perëndisë tim: Udhët e tua janë a drejta.

    8 Por vini re, të drejtët që dëgjojnë fjalët e profetëve dhe nuk i vrasin, por presin me padurim Krishtin me vendosmëri, për shenjat që janë dhënë, megjithë apërndjekjen—shikoni, ata janë ata që bnuk do të vdesin.

    9 Por, Biri i drejtësisë do t’u ashfaqet atyre; dhe ai do t’i bshërojë ata dhe ata do të kenë cpaqe me të, derisa të kalojnë dtre breza dhe shumë nga brezi ei katërt të kenë vdekur në drejtësi.

    10 Dhe kur këto gjëra të kenë kaluar, një ashkatërrim i menjëhershëm do të vijë mbi popullin tim; pasi megjithë dhembjet e shpirtit tim, unë e kam parë; prandaj, unë e di se do të ndodhë; dhe ata e shesin veten për asgjë; pasi, për shpërblimin e krenarisë së tyre dhe të marrëzisë së tyre, ata do të korrin shkatërrim; pasi për shkak se ata i lënë udhë djallit dhe zgjedhin punë të errësirës në vend të dritës, prandaj ata duhet të shkojnë në bferr.

    11 Pasi Shpirti i Zotit nuk do të apërpiqet gjithmonë për njeriun. Dhe kur Shpirti pushon së përpjekuri për njeriun, atëherë vjen shkatërrimi i menjëhershëm dhe kjo e pezmaton shpirtin tim.

    12 Dhe sikurse fola në lidhje me abindjen e bJudenjve, se Jezusi është cvetë Krishti, duhet që edhe Johebrenjtë të binden gjithashtu, se Jezusi është Krishti, Perëndia i Amshuar;

    13 Dhe se ai u shfaqet të gjithë atyre që besojnë në të, nëpërmjet fuqisë së aFrymës së Shenjtë; po, çdo kombi, fisi, gjuhe dhe populli, duke bërë mrekulli të mëdha, shenja dhe çudira mes fëmijëve të njerëzve, sipas besimit të tyre.

    14 Por, shikoni, unë po ju bëj profeci në lidhje me aditët e fundit; mbi ditët kur Zoti Perëndi do t’i bzbatojë këto gjëra mes fëmijëve të njerëzve.

    15 Pasi fara ime dhe fara e vëllezërve të mi do të kenë rënë në mosbesim dhe do të jenë goditur nga Johebrenjtë; po, pasi Zoti Perëndi t’i ketë dëbuar nga çdo vend dhe t’i ketë ngujuar mbi një mal dhe të ketë ngritur fortifikata kundër tyre; dhe pasi ata të kenë rënë poshtë në pluhur, derisa të mos jenë më, por, megjithatë, fjalët e të drejtëve do të shkruhen dhe lutjet e besnikëve do të dëgjohen dhe të gjithë ata që do të kenë rënë në mosbesim nuk do të harrohen.

    16 Pasi, ata që do të shkatërrohen, do t’u aflasin atyre nga toka dhe zëri i tyre do të jetë i pakët nga pluhuri dhe zëri i tyre do të jetë i një njeriu që ka një medium; pasi Zoti Perëndi do t’i japë atij fuqi, që ai të mund të pëshpëritë në lidhje me ta, kështu që të duket sikur del nga toka dhe fjalët e tyre sikurse të pëshpëriten nga pluhuri.

    17 Pasi kështu thotë Zoti Perëndi: Ata do të ashkruajnë gjërat që do të bëhen mes tyre dhe ato do të shkruhen dhe do të vulosen në një libër, dhe ata që do të kenë rënë në mosbesim nuk do t’i kenë ato, pasi ata bpërpiqen të shkatërrojnë gjërat e Perëndisë.

    18 Prandaj, si ata që u asgjësuan, u asgjësuan menjëherë; dhe turma e njerëzve të tyre të tmerrshëm do të jetë si abyku që kalon—po, kështu thotë Zoti Perëndi: Do të bëhet brenda një çasti, papritmas—

    19 Dhe do të ndodhë që ata që kanë rënë në mosbesim, do të agoditen nga dora e Johebrenjve.

    20 Dhe Johebrenjtë lartësohen në akrenarinë e syve të tyre dhe bpengohen për shkak të madhësisë së cbllokut të tyre pengues, që ata kanë krijuar shumë dkisha; megjithatë, ata ulin poshtë fuqinë dhe mrekullitë e Perëndisë dhe i predikojnë vetes urtësinë e tyre dhe editurinë e tyre, që ata të mund të përfitojnë dhe fgrijnë mbi fytyrën e të varfërve.

    21 Dhe janë ndërtuar shumë kisha, gjë që shkakton asmirë dhe grindje dhe shpirtligësi.

    22 Dhe ka edhe akombinime të fshehta, pikërisht sikurse në kohët e lashta, sipas kombinimeve të djallit, pasi ai është krijuesi i të gjitha këtyre gjërave; po, krijuesi i vrasjes dhe i punëve të errësirës; po, dhe ai i tërheq ata për qafe me një fije liri, derisa i lidh me litarët e tij të fortë, përgjithnjë.

    23 Pasi shikoni, vëllezërit e mi të dashur, unë po ju them se Zoti Perëndi nuk vepron në errësirë.

    24 Ai nuk bën asgjë që nuk është për të mirën e botës; pasi ai e ado botën, deri në pikën sa të japë jetën e tij, që ai të mund të btërheqë të gjithë njerëzit te vetja. Prandaj, ai nuk urdhëron asnjeri që të mos marrë pjesë në shpëtimin e tij.

    25 Vini re, a mos i thërret ai ndokujt duke thënë: Largohu prej meje? Shikoni, unë po ju them: Jo; por ai thotë: aEjani tek unë, ju të gjitha fundet e tokës, bblini qumësht dhe mjaltë, pa të holla dhe pa çmim.

    26 Vini re, a mos e ka urdhëruar ai ndokënd që të dalë nga sinagoga ose nga shtëpitë e adhurimit? Vini re, unë ju them, Jo.

    27 A ka urdhëruar ndonjë që të mos marrë pjesë në ashpëtimin e tij? Shikoni, unë ju them: Jo; por u ka bdhënë lirisht të gjithë njerëzve; dhe i ka urdhëruar njerëzit e tij, se ata duhet t’i bindin të gjithë njerëzit të cpendohen.

    28 Vini re, a ka urdhëruar Zoti ndonjë se nuk duhet të marrë pjesë në mirësinë e tij? Shikoni, unë ju them: Jo; por a gjithë njerëzit gëzojnë të njëjtin privilegj si njëri, ashtu edhe tjetri dhe asnjëri nuk është i ndaluar.

    29 Ai urdhëron se nuk duhet të ketë aintriga të priftërinjve; pasi, vini re, intrigat e priftërinjve kanë të bëjnë me njerëz që predikojnë dhe e vënë veten si një dritë për botën, që të marrin fitime dhe të kenë blëvdata nga bota; por ata nuk kërkojnë mirëqenien e Sionit.

    30 Shikoni, Zoti e ka ndaluar këtë gjë; prandaj Zoti Perëndi ka dhënë urdhër, që të gjithë njerëzit duhet të kenë amirëdashje, mirëdashje e cila është bdashuri. Dhe në qoftë se nuk kanë mirëdashje, ata nuk janë asgjë. Prandaj, po të kishin mirëdashje, ata nuk do të lejonin që punëtori në Sion të vdesë.

    31 Por, punëtori në aSion do të punojë për Sionin; pasi, po të punojë për b holla, do të mbarojë.

    32 Dhe përsëri, Zoti Perëndi ka aurdhëruar që njerëzit nuk duhet të vrasin; që ata nuk duhet të gënjejnë; që ata nuk duhet të vjedhin; që ata nuk duhet të përmendin emrin e Zotit, Perëndisë së tyre, më bkot; që ata nuk duhet të kenë zili, që ata nuk duhet të kenë keqdashje; që ata nuk duhet të vënë njërin kundër tjetrit; që ata nuk duhet të bëjnë lavirësi; dhe që ata nuk duhet të bëjnë asnjërën prej këtyre gjërave; pasi, kush do të bëjë, do të mbarojë.

    33 Pasi, asnjë prej këtyre paudhësive nuk vjen nga Zoti; pasi ai bën atë që është e mirë mes fëmijëve të njerëzve; dhe ai nuk bën asgjë që nuk është e qartë për fëmijët e njerëzve; dhe ai i fton të gjithë të vijnë tek ai dhe të marrin pjesë në mirësinë e tij; dhe ai nuk ia amohon askujt që shkon tek ai, të zinj dhe të bardhë, skllevër dhe të lirë, burra dhe gra; dhe ai nuk harron bidhujtarët; dhe c gjithë janë njësoj para Perëndisë, si Judenjtë ashtu dhe Johebrenjtë.