Shkrimet e Shenjta
2 Nefi 8


Kapitulli 8

Në ditët e fundit, Zoti do të ngushëllojë Sionin dhe do të mbledhë Izraelin—Të shëlbuarit do të vijnë në Sion mes një gëzimi të madh—Krahaso Isaia 51 dhe 52:1–2. Rreth 559–545 para K.

1 Dëgjomëni mua, ju që ndiqni drejtësinë. Shikoni ashkëmbin prej nga ju jeni prerë dhe zgavrën e gropës prej nga ju jeni nxjerrë.

2 Shikoni tek Abrahami, aati juaj dhe te bSara, ajo që ju lindi; sepse unë e thirra atë vetëm dhe e bekova.

3 Pasi Zoti do të ngushëllojë aSionin, ai do të ngushëllojë të gjitha vendet e tij të shkretuara; dhe ai do ta bëjë bvendin e tij të shkretë si Edenin dhe shkretëtirën e tij si kopshtin e Zotit. Gëzim e kënaqësi do të gjenden atje, falënderim dhe zëri i melodisë.

4 Dëgjomëni mua, populli im; dhe ma vër veshin O kombi im; pasi një aligj do të dalë prej meje dhe unë do të bëj që gjykimi im të jetë si një bdritë për popullin.

5 Drejtësia ime është e afërt; ashpëtimi im është dukur dhe krahu im do të gjykojë njerëzit. bIshujt do të presin tek unë dhe mbi krahun tim ata do të besojnë.

6 Ngrini sytë tuaj drejt qiejve dhe shikoni mbi tokën poshtë; pasi aqiejt do të bzhduken si tym dhe toka do të cvjetërohet si një rrobë; dhe ata që banojnë në të do të vdesin në të njëjtën mënyrë. Por, shpëtimi im do të jetë përgjithmonë dhe drejtësia ime nuk do të zhduket.

7 Dëgjoni tek unë, ju që njihni drejtësi, populli në zemrën e të cilit unë kam shkruar ligjin tim, mos ki afrikë qortimet e njerëzve, as mos ki frikë nga sharjet e tyre.

8 Pasi, mola do t’i hajë si një rrobë dhe krimbi do t’i hajë ata si leshin. Por, drejtësia ime do të jetë përgjithmonë dhe shpëtimi im nga brezi në brez.

9 Zgjohu, zgjohu! Vish afuqi, O krah i Zotit; zgjohu si në kohët e lashta. A nuk je ti ai që preu Rahabin dhe plagosi dragoin?

10 A nuk je ti ai që shteri detin, ujërat e thellësisë së madhe; që i bëre thellësitë e detit një audhë, që të kalonin mbi të ata që ishin peng?

11 Prandaj, të ashëlbuarit e Zotit do të kthehen dhe do të vijnë me bkëngë në Sion; dhe gëzim dhe shenjtërim të përhershëm do të ketë mbi kokën e tyre; dhe ata do të marrin kënaqësi dhe gëzim; pikëllimi dhe czia do të zhduken.

12 aUnë jam ai; po, unë jam ai që të ngushëllon. Vër re, kush je ti, që ti duhet të kesh bfrikë nga njeriu që do të vdesë dhe nga biri i njeriut që do të bëhet si cbar?

13 Dhe aharron Zotin, krijuesin tënd, që ka hapur qiejt dhe ka hedhur themelet e tokës dhe ke frikë vazhdimisht çdo ditë, për shkak të tërbimit të shtypësit, sikur ai të jetë gati të shkatërrojë? Dhe ku është tërbimi i shtypësit?

14 I burgosuri i mërguar nxiton, që ai të mund të lirohet dhe që ai të mos vdesë në gropë, as që buka e tij të mungojë.

15 Por unë jam Zoti Perëndia yt, avalët e të cilit gjëmojnë; Zoti i Ushtrive është emri im.

16 Dhe unë i kam vënë fjalët e mia në gojën tënde dhe të kam mbuluar me hijen e dorës sime, që unë të mund të vendos qiejt dhe të hedh themelet e tokës dhe t’i them Sionit: Shiko, ti je apopulli im.

17 Zgjohu, zgjohu, ngrihu, O Jeruzalem, që ke pirë nga dora e Zotit akupën e btërbimit të tij—ti ke pirë llumin e kupës së tmerrit—

18 Dhe nuk ka asnjë që ta udhëheqë atë midis të gjithë bijve që lindi; as që ta marrë për dore, nga të gjithë bijtë që rriti.

19 Këta dy adjem të kanë ardhur ty, të cilëve do t’u vijë keq për ty—për shkretimin dhe shkatërrimin tënd dhe urinë dhe shpatën—dhe me cilët do të të ngushëlloj unë?

20 Djemtë e tu kanë dështuar, me përjashtim të këtyre të dyve; ata gjenden në krye të të gjitha udhëve; si një buall i egër në një rrjetë, ata janë plot me tërbimin e Zotit, qortimin e Perëndisë tënd.

21 Prandaj, dëgjo tani këtë, ti i pikëlluar dhe i adehur, por jo me verë:

22 Kështu thotë Zoti yt, Zoti dhe Perëndia yt ambron çështjen e popullit të tij; vini re, unë ta kam hequr nga dora kupën e tmerrit, llumin e kupës së tërbimit tim; ti nuk do ta pish më atë përsëri.

23 Por, ado ta vë atë në dorën e atyre që të hidhërojnë ty; të cilët i kanë thënë shpirtit tënd: Kërrusu, që ne të mund të kalojmë mbi ty—dhe ti ke vënë trupin tënd, si toka dhe si udha, për ata që të kalonin sipër.

24 aZgjohu, zgjohu, vish bfuqinë tënde, O cSion; vish rrobat e tua të bukura, O Jeruzalem, qyteti i shenjtë; pasi tani e tutje dnuk do të hyjë më në ty i parrethpreri dhe i papastri.

25 Shkunde pluhurin, angrihu, ulu, O Jeruzalem, çlirohu nga brripat e qafës tënde, O bijë e robëruar e Sionit.