Shkrimet e Shenjta
2 Nefi 30


Kapitulli 30

Johebrenjtë që janë kthyer në besim do të numërohen me njerëzit e besëlidhjes—Shumë Lamanitë dhe Judenj do ta besojnë fjalën dhe do të bëhen të këndshëm—Izraeli do të rivendoset dhe të ligjtë do të shkatërrohen. Rreth 559–545 para K.

1 Dhe tani vini re, vëllezërit e mi të dashur, unë dua t’ju flas juve; pasi unë, Nefi, nuk do të lejoj që ju të mendoni se jeni më të drejtë sesa do të jenë Johebrenjtë. Pasi vini re, nëse nuk u bindeni urdhërimeve të Perëndisë, ju të gjithë do të mbaroni; dhe për shkak të fjalëve që janë thënë, ju nuk duhet të mendoni se Johebrenjtë do të shkatërrohen krejtësisht.

2 Pasi vini re, unë ju them se të gjithë Johebrenjtë që do të pendohen, janë populli i abesëlidhjes së Zotit; dhe të gjithë bJudenjtë që nuk do të pendohen, do të braktisen; pasi Zoti nuk bën besëlidhje me askënd tjetër, përveçse atyre që cpendohen dhe që besojnë në Birin e tij që është i Shenjti i Izraelit.

3 Dhe tani, do të doja të profetizoja pak në lidhje me Judenjtë dhe Johebrenjtë. Sepse, pasi libri për të cilin ju fola do të dalë në dritë dhe do të shkruhet për Johebrenjtë dhe do të vuloset përsëri për Zotin, do të ketë shumë që do të abesojnë fjalët që janë shkruar; dhe bata do t’i përhapin mes mbetjes së farës sonë.

4 Dhe atëherë, mbetja e farës sonë do të dijë në lidhje me ne, sesi u larguam nga Jeruzalemi dhe se ata janë pasardhës të Judenjve.

5 Dhe ungjilli i Jezu Krishtit do të shpallet mes atyre; prandaj, bata do të rifitojnë cnjohurinë e etërve të tyre, si dhe njohurinë e Jezu Krishtit, që etërit e tyre e kishin.

6 Dhe atëherë, ata do të gëzohen; pasi ata do të dinë se është një bekim për ta nga dora e Perëndisë; dhe leskëret e errësirës do të fillojnë të bien nga sytë e tyre dhe shumë breza nuk do të kalojnë mes tyre, vetëm nëse ata do të jenë një popull i kulluar dhe ai këndshëm.

7 Dhe do të ndodhë që aJudenjtë që janë shpërndarë do të bfillojnë gjithashtu të besojnë në Krisht; dhe ata do të fillojnë të mblidhen në faqen e tokës; dhe të gjithë ata që do të besojnë në Krisht, do të bëhen gjithashtu një popull i këndshëm.

8 Dhe do të ndodhë që Zoti Perëndi do ta fillojë punën e tij mes të gjitha kombeve, fiseve, gjuhëve dhe popujve, për të shkaktuar rivendosjen e popullit të tij mbi tokë.

9 Dhe me drejtësi aZoti Perëndi do të bgjykojë të varfërin dhe do të qortojë me drejtësi të cbindurit e tokës. Dhe ai do ta godasë tokën me shufrën e gojës së tij; dhe me frymën e buzëve të tij ai do të vrasë të ligjtë.

10 Pasi akoha vjen shpejt, që Zoti Perëndi do të shkaktojë një bndarje të madhe mes njerëzve dhe të ligjtë do t’i shkatërrojë; dhe ai do t’i ckursejë njerëzit e tij, po, edhe sikur t’i duhet të dshkatërrojë të ligjtë me zjarr.

11 Dhe adrejtësia do të jetë brezi i ijeve të tij dhe besnikëria brezi i veshkave të tij.

12 Dhe atëherë ujku do të ajetojë me qengjin; dhe leopardi do të shtrihet pranë kecit dhe viçi dhe këlyshi i luanit, dhe mëzati së bashku; dhe një fëmijë i vogël do t’i udhëheqë ata.

13 Dhe lopa dhe ariu do të kullotin; këlyshët e tyre do të shtrihen së bashku; dhe luani do të hajë kashtë si kau.

14 Dhe foshnja e gjirit do të luajë mbi vrimën e nepërkës dhe fëmija i zvjerdhur do të vërë dorën në strofkën e skrapthit.

15 Ata nuk do të prishin, as nuk do të shkatërrojnë në malin tim të shenjtë; pasi toka do të jetë plot me diturinë e Zotit, sikurse ujërat mbulojnë detin.

16 Prandaj, gjërat e a gjitha kombeve do të bëhen të ditura; po, të gjitha gjërat do t’u bëhen b ditura fëmijëve të njerëzve.

17 Nuk ka asgjë që është e fshehtë që të mos azbulohet; nuk ka asnjë punë të errësirës që nuk do të nxirret në dritë; dhe nuk ka asgjë që është vulosur mbi tokë që të mos zgjidhet.

18 Prandaj, të gjitha gjërat që u janë zbuluar fëmijëve të njerëzve do të zbulohen në atë ditë; dhe Satani anuk do të ketë më fuqi në zemrat e fëmijëve të njerëzve për një kohë të gjatë. Dhe tani, vëllezërit e mi të dashur, unë po u jap fund fjalëve të mia.