Shkrimet e Shenjta
2 Nefi 16


Kapitulli 16

Isaia sheh Zotin—Mëkatet e Isaias falen—Ai thirret të profetizojë—Ai profetizon për hedhjen poshtë nga Judenjtë të mësimeve të Krishtit—Një mbetje do të kthehet—Krahaso Isaia 6. Rreth 559–545 para K.

1 avitin që mbreti Uziah vdiq, unë pashë gjithmonë Zotin të ulur në një fron të lartë dhe të ngritur dhe bcepat e mantelit të tij mbushnin tempullin.

2 Mbi të qëndronin aserafinët; secili kishte gjashtë krahë; me dy mbulonte fytyrën, me dy mbulonte këmbët dhe me dy fluturonte.

3 Dhe njëri i thërriste tjetrit, dhe thoshte: I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Zoti i Ushtrive; tërë toka është plot me lavdinë e tij.

4 Dhe ashtyllat e derës lëvizën nga zëri i atij që thërriste dhe shtëpia u mbush me tym.

5 Atëherë unë thashë: I mjeri unë! Pasi unë ambarova; pasi unë jam një njeri me buzë jo të pastra; dhe unë jetoj në mes të një populli me buzë të papastra; pasi sytë e mi kanë parë Mbretin, Zotin e Ushtrive.

6 Atëherë një nga serafinët fluturoi drejt meje, duke patur një athëngjill të ndezur në dorën e tij, të cilin ai e kishte marrë me mashë nga altari;

7 Dhe ai e vuri atë mbi gojën time dhe tha: Shiko, ky ka prekur buzët e tua; dhe apaudhësia jote është hequr dhe mëkati yt është pastruar.

8 Gjithashtu unë dëgjova zërin e Zotit duke thënë: Cilin të dërgoj dhe kush do të shkojë për ne? Atëherë unë thashë: Ja ku jam unë; më dërgo mua!

9 Dhe ai tha: Shko e thuaji këtij populli—Dëgjoni në të vërtetë, por ata nuk kuptuan; dhe shikoni në të vërtetë, por ata nuk dalluan dot.

10 Bëja zemrën të ashpër këtij populli dhe bëji veshët e tyre të rëndë dhe mbylli sytë e tyre—që të mos shohin me sytë e tyre dhe të mos adëgjojnë me veshët e tyre dhe të mos kuptojnë me zemrën e tyre dhe të kthehen në besim dhe të shërohen.

11 Atëherë unë thashë: Zot deri kur? Dhe ai tha: Derisa qytetet të braktisen pa banorë dhe shtëpitë pa njeri dhe toka të jetë krejtësisht e shkretuar;

12 Dhe që Zoti t’i ketë açuar njerëzit larg, pasi do të ketë një braktisje të madhe në mes të tokës.

13 Por, megjithatë, do të mbesë një e dhjeta dhe ata do të kthehen dhe do të veniten si një pemë bliri dhe si një lis, substanca e të cilëve qëndron brenda kur ata hedhin gjethet; kështu fara e shenjtë do të jetë asubstanca e tyre.

      • DMTH rreth 750 para K.

      • DMTH pala e rrobës së tij ose fundet e saj.

      • HEB themelet e pragjeve u dogjën.

      • HEB hoqa; dmth, ndërgjegjja e tij u pushtua nga mëkatet e tij dhe të popullit të tij.

      • DMTH një simbol i pastrimit.

      • DMTH Si një pemë, që edhe pse degët e saj shpërndahen, jeta dhe aftësia për të prodhuar farë përsëri ngelet në të.