Ndihma për Studimin
Hir


Hir

Fuqi aftësuese nga Perëndia që i lejon burrat dhe gratë të marrin bekime në këtë jetë dhe të fitojnë jetë të përjetshme dhe ekzaltim, pasi të kenë ushtruar besim, pasi të jenë penduar dhe të kenë bërë përpjekjet më të mira për të zbatuar urdhërimet. Një ndihmë ose forcë e tillë hyjnore jepet nëpërmjet mëshirës dhe dashurisë së Perëndisë. Çdo person i vdekshëm ka nevojë për hirin hyjnor për shkak të rënies së Adamit dhe gjithashtu për shkak të dobësive të njeriut.