Muzika
Në Kryq Atje në Kalvari


106

Në Kryq Atje në Kalvari 

Me madhështi

1. Në kryq atje në Kalvari

E kryq’zuan Zotin.

Me gjak vulosën flijimin,

Që shenjt’roi fjal’n e Tij.

2. Në kryq Ai vdiq me përul’si,

Që ta shoh‘ njer’zimi,

Se vdekja hap udh’kalimin

Për në përjetësi.

3. Në kryq Shpëtimtari yn’ vdiq,

Por solli lindje t’re

N’saj’ t’mrekullis’ së ringjalljes

Në tok’ të gjith’ bijve.

Teksti: Vilate Raile, 1890–1954. © 1948 IRI

Muzika: Leroy J. Robertson, 1896–1971. © 1948 IRI

Lluka 23:33, 46

Helamani 14:14–19