Muzika
N’se Nxiton te Kolobi


185

N’se Nxiton te Kolobi 

Mendueshëm

1. N’se nxiton te Kolobi,

Sa t’hapësh, të mbyllësh syt’,

Më pas t’vazhdoj’ me t’njëjtën

Shpejt’si flut’rimi yt,

A mendon se ndonjëher’,

Në tër’ përjetësin’,

Mund të zbulosh ti brezin

Ku Per’ndit’ kan’ fillim’n?

2. A t’shohësh t’madhin fillim,

Ku nuk shtrihej hapësir’?

T’shohësh të fundit krijim,

Ku mbarojn’ Perëndit’?

M’duket se Shpirti pëshp’rit:

“Askush ‘veç hap’sir’ s’gjen,

As sheh t’jashtmet mbulesa,

Ku asgjëja s’ka vend”.

3. Veprat e Per’ndis’ vazhdojn’

Edhe bot’ e jet’ shtohen;

Përmir’simi, zhvillimi

Një udh’ t’përjetshme t’ken’.

Nuk ka fund për hap’sirën;

Nuk ka fund për lëndën,

Nuk ka fund as për shpirtin;

Nuk ka fund për racën.

4. Nuk ka fund për virtytin;

Nuk ka fund për forcën;

Nuk ka fund për urtësin’;

Nuk ka fund për dritën.

Nuk ka fund për bashkimin;

Nuk ka fund për rinin’;

Nuk ka fund për t’vërtetën;

Nuk ka fund për prift’rin’.

5. Nuk ka fund për dashurin’;

Nuk ka fund për qenien;

Nuk ka fund për lavdinë;

Nuk ka vdekje në qiell.

Nuk ka fund për dashurin’;

Nuk ka fund për qenien;

Nuk ka fund për lavdinë;

Nuk ka vdekje në qiell.

Teksti: William W. Phelps, 1792–1872

Muzika: melodi angleze, përsh. Ralph Vaughan Williams, 1872–1958, nga English Hymnal. Përdoret me lejen e Oxford University Press. Ndalohet bërja e kopjeve pa leje me shkrim të pronarit të së drejtës së autorit.

Abrahami 3:1–4, 9

Moisiu 1:3–4, 33–39