Muzika
T’Falemi, Per’ndi, për Profetin


13

T’Falemi, Per’ndi, për Profetin 

Me gjallëri

1. T’falemi, Per’ndi, për profetin,

Që udhën ne sot na tregon.

T’falemi q’ungjillin dërgove,

Që mendjet ne fort na ndriçon.

T’falemi për t’gjitha bekimet,

Që na dhuron me bujari.

Kënaqemi Ty të t’shërbejmë,

Urdhrit Tënd duam t’i bindemi.

2. Kur re t’zeza hallesh mbi ne jan’,

Paqen na kërc’nojn’ me shkat’rrim,

Ne dim’ se shpëtimi na ësht’ pran’

Dhe shpresën jo kurr’ s’humbasim.

N’Zotin, as n’mir’sin’ e Tij s’dyshojm’,

Provuar Atë e kemi.

Të ligjt’ që kundër Sionit luftojn’,

Ndëshkimi i pret sigurisht.

3. Mir’sis’, m’shirës së Tij i këndojm’.

Atij lavd t’i thurim përher’,

Në t’lavdishmin ungjill do t’gëzojm’,

N’jet’dhën’sen drit’ t’tij gjejm’ prehje.

Kështu me përsosje t’përjetshme

Të ndershmit, bestarët do shkojn’.

Ata që flakin të g’zimit lajm,

Të till’ lumturi s’do shijojn’.

Teksti: William Fowler, 1830–1865

Muzika: Caroline Sheridan Norton, 1808–rreth 1877

Doktrina e Besëlidhje 21:1–5

Mosia 2:41