Muzika
Ai Ësht’ Ngritur!
Shënimet në Fund të Faqeve

Hide Footnotes

Tematika

118

Ai Ësht’ Ngritur!

Me dinjitet

1. Ai ësht’ ngritur! Ai ësht’ ngritur!

Thoni me zë plot hare.

Ai shpërtheu tri dit’t e burgut;

Gjith’ toka le të g’zohet.

U mposht vdekja, jemi t’lir’.

Fitoren solli Krishti.

2. Himne të shenjt’ t’i thurim sot,

Zotit ton’ këng’ ngadh’njy’se.

Asnjë re e zymt’ nuk pak’son

Drit’n e m’ngjesit, t’lavdishme,

Që nga lindja shkrep’tin sot,

Simbol feste i Pashkës son’.

3. Ai ësht’ ngritur! Ai ësht’ ngritur!

T’qiellit port’ hapi Ai.

T’çliruar nga burg’ i m’katit,

Më të shenjt’ do ngrihemi.

Një drit’ Pashke shkëlqimplot’

N’syt’ tan’ me mall do ndriçoj’.

Teksti: Cecil Frances Alexander, 1818–1895

Muzika: Joachim Neander, 1650–1680

Marku 16:6–7

Mosia 16:7–9