Muzika
Beko Agj’rimin Ton’
Shënimet në Fund të Faqeve

Hide Footnotes

Tematika

76

Beko Agj’rimin Ton’

Me zjarr

1. T’gjunjëzuar, zemërthyer,

Vijm’ Zot, para Teje,

Në lutje të fsheht’ dhe me zë –

Do t’thuash fjal’n Tënde?

[Chorus]

Shpirtrat ushqe, zemrat na mbush,

Beko agj’rimin ton’,

Që pranin’ Tënde t’mund të ndiejm’,

Dhe sot me Ty t’festojm’.

2. Kujt kish nevoj’ për buk’ i dham’,

Ndihmuam të varfrin.

T’huajin në shtëpi pritëm –

A do t’ndash bekime?

[Chorus]

Shpirtrat ushqe, zemrat na mbush,

Beko agj’rimin ton’,

Që pranin’ Tënde t’mund të ndiejm’,

Dhe sot me Ty t’festojm’.

3. Si dëshmitar’, k’tu mblidhemi

T’falenderojm’, t’pohojm’

Për mëshirat dhe mrekullit’ –

Oh, jetën ton’ bekojn’!

[Chorus]

Shpirtrat ushqe, zemrat na mbush,

Beko agj’rimin ton’,

Që pranin’ Tënde t’mund të ndiejm’,

Dhe sot me Ty t’festojm’.

Teksti: John Sears Tanner, l. 1950. © 1985 IRI

Muzika: James B. Welch, l. 1950. © 1985 IRI

Isaia 58:6–11

Doktrina e Besëlidhje 59:12–21