Muzika
Një Burr’ të Varfër Plot Pik’llim


20

Një Burr’ të Varfër Plot Pik’llim 

Plot paqe

1. Një Burr’ të varfër plot pik’llim,

Gjat’ udh’s takova un’ shum’ her’,

Që përul’sisht m’u lut për ndihm’,

“Jo” nuk i thash’ un’ asnjëher’.

Forc’ nuk kisha t’ja pyes emrin,

Ku shkoi dhe nga erdhi ai;

Por kish’ diçka në syt’ e tij,

Dashurin’ m’fi toi; pse s’e di.

2. Kur ushqim’ i pakt’ u shpërnda,

Ai hyri; asnjë fjal’ nuk tha,

I dob’t se për buk’ kish nevoj’.

Të gjith’ ia dhash’; ai e bekoi,

Hëngri dhe pjes’ mua më dha.

Një pjes’ engjëjsh ish’ e imja,

Ndërsa me shum’ dëshir’ hëngra,

Si mana më shijoi korja.

3. Pran’ një burimi që rridhte

Nga shkëmbi, pash’; forc’ nuk kishte.

Etjen e tij uj’ përqeshte;

E dëgjoi, e pa kur rridhte.

Shpejt t’vuajturin e ngrita;

Tri her’ uj’ të pinte i dhash’,

Ma ktheu kupën plot me uj’;

Piva dhe s’pata etje kurr’.

4. Nat’ ish’ përmbytje kish’; frynte

Stuhi dimri e ashpër larg.

Zërin e tij d’gjova, t’vinte

Me t’shpejt shkova për ta ftuar.

Ngroht’si, veshje, gëzim i dhash’

Mikut tim dhe t’prehej në shtrat,

Dhe vet’ përtok’ u shtriva t’fle,

Por m’u duk si kopsht në Eden.

5. Të zhveshur, t’rrahur për vdekje,

E gjeta pran’ së madhes udh’.

I ktheva forc’ dhe frym’marrje,

Shpirtin ia ngjalla, i dhash’ buk’,

Ver’, vaj – ai u shërua.

Vet’ një plag’ të fshehur kisha,

Por dhembjen un’ e harrova,

Zemrën time m’shëroi paqja.

6. Në burg të dënuar pastaj,

E pash’ si tradhtar në mëngjes.

Gjuhët gënjeshtare i heshta,

E nderova mes përbuzjes.

Për miq’sin’ doja t’bëj diçka,

Më pyeti n’se për të vdisja.

I dob’t isha; gjaku m’u ngri,

Por “Po” i lir’ shpirti thirri.

7. Në pamjen time për një çast

Maska e t’panjohurit ra.

Në duar shenjat ia njoha;

Shpëtimtari m’qëndroi para.

Ai foli, emrin tim tha:

“Turp prej meje ti nuk ke pas.

Kujtimi yt t’jen k’to vepra;

Frik’ mos ki, m’i bëre mua.”

Teksti: James Montgomery, 1771–1854

Muzika: George Coles, 1792–1858, përsht. Himni ukëndua përpara martirizimit të Profetit Jozef Smith. Shih Historia e Kishës, 6:614–615.

Mateu 25:31–40

Mosia 2:17