49
F’mij’ të Dashur, Pran’ Ësht’ Zoti
Me butësi
1. F’mij’ të dashur, pran’ ësht’ Zoti,
Dit’ e nat’ të kujdeset,
Dhe gëzohet t’ju bekojë,
Nëse bëni ç’ësht’ e drejt’.
Do t’ju bekoj’, Do t’ju bekoj’,
Tek Ai besim t’keni.
2. F’mij’ të dashur, t’shenjtët engjëj
Nat’ e dit’ po ju vëzhgojn’,
Ata mbajn’ shënim çfar’ thoni
Për të mir’ e për të keq.
Virtyt g’zoni! Virtyt g’zoni!
Zoti të d’lirin bekon.
3. Zoti gëzohet t’ju mësoj’
Prej zërit të Shpirtit t’Shenjt’.
Nxitjet e shenjta dëgjoni.
Dit’ për dit’ ju t’gëzoni.
Besnik’ t’jeni, Besnik’ t’jeni
Ndaj Per’ndis’ dhe Sionit.
Teksti: Charles L. Walker, 1832–1904
Muzika: John Menzies Macfarlane, 1833–1892
Psalmet 37:3–5