Muzika
Ejani, Përsëri


134

Ejani, Përsëri 

Me vendosmëri

1. Ejani, përsëri t’vazhdojm’ tonin udh’tim,

Gjith’ vitin t’lëvizim,

Në vend kurr’ të mos rrijm’ gjersa Mësuesi t’vij’.

Vullnetin e Tij t’mir’ le t’plot’sojm’ me dëshir’

Talentet të rritim

Me pun’t e dashuris’ dhe shpresën plot durim,

Me pun’t e dashuris’ dhe shpresën plot durim.

2. Ëndërr ësht’ jeta jon’, si rrëke koha jon’

Me të shpejt’ na rrëshket

Dhe çasti n’arrati nuk pranon të ndalet.

Fluturoi shigjeta dhe çastet na shkuan.

Vit’ i mij’vjeçarit

Para syve shfaqet, përjet’sia mbërrin.

Para syve shfaqet, përjet’sia mbërrin.

3. N’ditën e ardhjes s’Tij t’gjith’ të mund të themi:

“Udhën përfundova;

Punën që Ti më dhe për të bër’, e kreva”.

Që kushdo nga Zoti, t’mund të marr’ fjal’ g’zimi:

“Të lumtë o besnik;

Hyr në gëzimin Tim dhe ulu n’fronin Tim;

Hyr në gëzimin Tim dhe ulu n’fronin Tim”.

Teksti: Charles Wesley, 1707–1788

Muzika: Atribuar James Lucas, l. 1726

2 Timoteut 4:7–8

Mateu 25:21 (14–30)