Muzika
Eja, Më Ndiq


60

Eja, Më Ndiq 

Me përulësi

1. “Eja, më ndiq”, Shpëtuesi tha.

Në gjurm’t e Tij le t’ecim pra,

Se veç kështu një mund t’jemi

Me Birin e dashur t’Per’ndis’.

2. “Eja, më ndiq”, një fraz’ e thjesht’,

Që madhështin’ e së vërtet’s,

Në ato fjal’ t’thjeshta ndërthur,

Mendjen njer’zore për t’nxitur.

3. A është mjaft vetëm të dim’

Se Atë duhet posht’ t’ndjekim

Përmes luginës s’lot’ve? Jo!

Kjo n’sfera më t’shenjta shtrihet.

4. Ne jo vetëm do të ndjekim

Udhën e Tij këtu në tok’,

Por edhe kur të gjejm’ çlirim,

N’se me Zotin t’kemi trash’gim.

5. Në shtegun para duhet t’shkojm’,

Ndërsa fusha më t’gjera gjejm’,

Atë ta ndjekim pa pushim,

Në çdo rrethan’, sfer’ që t’jemi.

6. Ne frone, sundime, mbret’ri,

Lavdi, lumt’ri do të kemi,

Po t’u bindemi përjet’sisht,

Fjal’ve të Tij: “Eja, më ndiq”.

Teksti: John Nicholson, 1839–1909

Muzika: Samuel McBurney, 1847–1909

Mateu 4:19

2 Nefi 31:10–21