Muzika
Per’ndia Ne na Do, aq sa Birin e Tij e Dha


108

Per’ndia Ne na Do, aq sa Birin e Tij e Dha 

Me dinjitet

1. Per’ndia ne na do, aq sa

Birin e Tij, Krishtin, e dha,

T’na tregoj’ shtegun që shkeli

Prap’ tek Ai të kthehemi.

2. Dhe pse Bir’ i Per’ndis’, erdhi

Si një i përulur njeri.

Ai vdiq në t’shenjtën pafaj’si,

Të thyerin ligj e përmbushi.

3. Për k’të dashuri hyjnore,

Kam un’ një borxh mir’njohjeje;

Që sakrific’ për mua bën,

Që n’zemrën e Tij të kem vend.

4. Me fjal’ dhe vepra Ai kërkon

Vullnetin tim t’ia nënshtroj

Dhe un’, si bir, të përkulem,

Nga i Shenjti të mësohem.

5. Ky sakrament përfaqëson

Gjakun dhe trupin që u dhan’.

Marrja e tij për mua tregon,

Se Ty t’kujtoj, o Zot, gjithmon’.

Teksti: Edward P. Kimball, 1882–1937

Muzika: Alexander Schreiner, 1901–1987. © 1948 IRI

Gjoni 3:16–17

Doktrina e Besëlidhje 34:3