Muzika
E Di, Jeton Shëlbuesi Im
Shënimet në Fund të Faqeve

Hide Footnotes

Tematika

74

E Di, Jeton Shëlbuesi Im

Plot paqe

1. E di, jeton Shëlbuesi im.

Ç’qet’si jep e ëmbla fjali!

Jeton, jeton, kush vdekur ish.

Jeton Prij’si im përjet’sisht.

Jeton me dashuri t’m’bekoj’.

Jeton nga lart të më ndihmoj’.

Jeton që shpirtin t’ma mëkoj’.

Jeton n’nevoj’ të më bekoj’.

2. Jeton që mua shum’ t’më dhuroj’.

Jeton me syn’ e Tij t’m’drejtoj’.

Jeton n’dob’si t’më ngushëlloj’.

Jeton kur qan shpirtin t’m’dëgjoj’.

Jeton që frikën të ma shkrij’.

Jeton që lotët të m’i fshij’.

Jeton që zemrën t’ma qet’soj’.

Jeton bekime t’më dhuroj’.

3. Jeton, Miku i urt’ qiellor.

Jeton dhe gjer në fund më do.

Jeton, sa t’jetoj’, do t’këndoj.

Jeton Profet, Prift, Mbreti im.

Jeton dhe frym’ më jep çdo dit’.

Jeton, un’ vdekjen do ta mposht.

Jeton shtëpin’ të ma ndërtoj’.

Jeton t’sigurt atje t’më çoj’.

4. Jeton! Lavdi past’ emr’ i Tij!

Jeton, Shpëtimtar’, i njëjti.

Ç’gëzim më jep o kjo fjali:

“E di, jeton Shëlbuesi im!”

Jeton! Lavdi past’ emr’ i Tij!

Jeton, Shpëtimtar’, i njëjti.

Ç’gëzim më jep o kjo fjali:

“E di, jeton Shëlbuesi im!”

Teksti: Samuel Medley, 1738–1799. Përfshirë në librin e parë të himneve SHDM, 1835.

Muzika: Lewis D. Edwards, 1858–1921

Jobi 19:25

Psalmet 104:33–34