Muzika
Le t’Flasim Fjal’ t’Mira Njëri–Tjetrit


148

Le t’Flasim Fjal’ t’Mira Njëri–Tjetrit 

Me zell

1. Le t’flasim fjal’ t’mira njëri – tjetrit

N’shtëpi ose ku të jemi;

Si cicërimat e zogjve t’lisit,

Tingujt do jen’ t’mir’pritur, t’lir’.

Zemrën që brengoset do gëzojn’,

Dritën e dashuris’ lejojn’,

Nga lart shpres’ e guxim i dhurojn’,

Kur ret’ e err’ta drit’ s’lejojn’.

[Chorus]

O, fjalët e mira do të jen’ në kujtes’

Dhe gjithmon’ do t’japin hare.

Le t’flasim fjal’ t’mira njëri – tjetrit;

Fjal’t jan’ tinguj t’ëmbël zemre.

2. Si rrezet e mëngjesit në male,

Shpirtin e zgjojn’ plot ngazëllim;

Si zhurma e t’fresk’tave burime,

Pran’ bien me t’ëmblin kumbim.

Shpesh me zëra të dashur, at’her’,

Tonën miqësi t’përtërijm’,

Gjersa zemrat t’takohen përher’

Në miq’si të vërtet’ me g’zim.

[Chorus]

O, fjalët e mira do të jen’ në kujtes’

Dhe gjithmon’ do t’japin hare.

Le t’flasim fjal’ t’mira njëri – tjetrit;

Fjal’t jan’ tinguj t’ëmbël zemre.

Teksti: Joseph L. Townsend, 1849–1942

Muzika: Ebenezer Beesley, 1840–1906

Efesianëve 4:29–32

Fjalët e Urta 16:24