Biblioteka
Njësia 7 e Studimit në Shtëpi


Mësimi i Studimit në Shtëpi

2 Nefi 11–25 (Njësia 7)

Materiali Përgatitor për Mësuesit e Studimit në Shtëpi

Përmbledhje e Mësimeve të Studimit të Përditshëm në Shtëpi

Përmbledhja e mëposhtme e doktrinave dhe parimeve që studentët mësuan ndërsa studiuan 2 Nefin 11–25 (njësia 7) nuk ka për qëllim që të jepet si pjesë e orës suaj mësimore. Mësimi që jepni përqendrohet vetëm te disa nga këto doktrina dhe parime. Ndiqni nxitjet e Shpirtit të Shenjtë ndërsa i mbani nevojat e studentëve tuaj.

Dita 1 (2 Nefi 11–16)

Isaia përshkroi krenarinë dhe ligësinë e Izraelit të lashtë dhe gjykimet që i prisnin ata. Ai gjithashtu profetizoi për një tempull që do të ndërtohej në ditët e fundit dhe dha mësim se Perëndia ngre tempuj për të na mësuar udhët e Tij dhe na ndihmon të ecim në shtigjet e Tij. Isaia pa Zotin dhe u pastrua nga mëkati. Nga përvoja e Isaias, studentët mësuan se mund të pastrohemi nga padenjësitë tona nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit.

Dita 2 (2 Nefi 17–20)

Isaia qortoi mbretërinë e Judës për mos vënien e mirëbesimit të tyre në Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Studentët mësuan që Perëndia do të jetë me ne kur ne mirëbesojmë në Të, madje gjatë kohëve të vështirësisë dhe frikës. Isaia përshkroi shkatërrimin e të ligut në Ardhjen e Dytë dhe dha mësim se Jezu Krishti është një Perëndi i gjykimit dhe mëshirës, dhe mëshira e Tij shtrihet tek ata që pendohen dhe mbajnë urdhërimet e Tij.

Dita 3 (2 Nefi 21–24)

Në këtë mësim, studentët mësuan se Jezu Krishti do të gjykojë në drejtësi dhe se më në fund, nëpërmjet Profetit Jozef Smith, Zoti do të rivendosë Kishën e Tij për të mbledhur popullin e Tij në ditët e fundit. Nefi gjithashtu u kënaq në profecinë e Isaias që gjatë Mijëvjeçarit, paqja dhe njohuria për Zotin do të mbushin tokën. Studentët u nxitën të mendojnë rreth kësaj të vërtete dhe si mund të jenë më të përgatitur për këtë kohë.

Dita 4 (2 Nefi 25)

Ndërsa Nefi përmblodhi mesazhet kryesore të shkrimeve të Isaias, ai rishikoi të vërtetat e thjeshta lidhur me punën e Perëndisë midis fëmijëve të njerëzve: Jezu Krishti është i vetmi emër nën qiell “nga i cili njeriu mund të shpëtohet” (2 Nefi 25:20), dhe Jezu Krishti është i vetmi burim tek i cili mund të kërkojmë për heqje të mëkateve tona. Nefi donte që secili të dinte se nëse ne bëjmë “gjithçka që ne mund të bëjmë”, Jezu Krishti do të na bekojë me hir – ndihmë dhe forcë hyjnore (shih 2 Nefi 25:23).

Hyrje

Këtë javë studentët studiuan kapituj të zgjedhur të Isaias që Nefi i përfshiu në shkrimet e tij. Presidenti Bojd K. Paker, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha për këta kapituj të Isaias: “Mos e ndërprisni leximin! Ecni përpara nëpër këta kapituj të vështirë për t’u kuptuar të profecisë së Dhiatës së Vjetër, edhe nëse kuptoni fare pak prej tyre. Shkoni përpara, edhe nëse gjithçka bëni është lexim kalimthi dhe thjesht mësoni paksa aty-këtu” (“The Things of My Soul”, Ensign, maj 1986, f. 61).

Ndërsa takoheni me studentët këtë javë, nxitini të jenë të durueshëm kur studiojnë fjalët e Isaias. Ju mund gjithashtu t’i ftoni të tregojnë se si i kanë ndihmuar ata shkrimet e Isaias të “ngre[në] zemrën e [tyre] dhe të gëzohe[n]” në mirësinë e Perëndisë (2 Nefi 11:8).

Sugjerime për Mësimdhënien

2 Nefi 11–25

Nefi citon profecitë e Isaias në lidhje me Jezu Krishtin

Paraqitni një pasqyrë zmadhuese ose vizatoni një pikturë të dikujt në tabelë. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë 2 Nefin 25:13. Kërkojini klasës të kërkojë atë që Nefi “lartësoi”. Shpjegojini se një arsye që Nefi i regjistroi fjalët e Isaias, gjendet te 2 Nefi 11–25, ishte që të lartësonte emrin, shërbesën dhe Shlyerjen e Jezu Krishtit në jetën e atyre që do të lexonin fjalët e Nefit.

Vini një student të lexojë me zë të lartë 2 Nefin 11:4–8. Vëreni klasën të kërkojë fraza që përcaktojnë qëllimet e Nefit për citimin e fjalëve të Isaias.

Gjatë studimit të tyre në shtëpi, studentëve iu kërkua të shënonin emrin “Krisht” çdo herë që shfaqej te 2 Nefi 25:20–30. Ftojini ata të kthehen te 2 Nefi 25:28–29 dhe të kërkojnë një frazë që përsëritet në këto vargje. (“Udha e drejtë është të besoni në Krishtin dhe të mos ta mohoni atë”.)

Pyetini studentët: Cilat përvoja në jetën tuaj ju kanë mësuar se të besuarit te Jezu Krishti dhe ndjekja e Tij është udha e drejtë për të jetuar?

Lista vijuese përmban të vërteta, doktrina dhe parime që studentët i studiuan te 2 Nefi 11–25 këtë javë. Shkruani nëntë thëniet vijuese në tabelë ose përfshijini ato në një fletushkë për çdo student. Ftojini studentët të lexojnë listën dhe t’i kërkojnë këto të vërteta, doktrina dhe parime në vargjet e cituara.

Kuptimi i Mësimdhënieve të Isaias në Kohën Tonë

  1. Perëndia ka ngritur tempuj për të na mësuar udhët e Tij dhe për të na ndihmuar të ecim në shtigjet e Tij (shih 2–Nefi 12:2–3).

  2. Ne mund të pastrohemi nga padenjësitë tona nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit (shih 2 Nefi 16:5 7).

  3. Perëndia do të jetë me ne kur ne mirëbesojmë në Të, madje gjatë kohëve të vështirësisë dhe frikës (shih 2 Nefi 17:4, 7, 14).

  4. Jezu Krishti është një Perëndi i gjykimit dhe i mëshirës. Mëshira e Tij shtrihet tek ata që pendohen dhe mbajnë urdhërimet e Tij (shih 2 Nefi 19:12, 17, 21; 20:4).

  5. Zoti ka rivendosur ungjillin e Tij dhe Kishën e Tij nëpërmjet Profetit Jozef Smith dhe tani po mbledh popullin e Tij në ditët e fundit (shih 2 Nefi 21:10, 12).

  6. Gjatë Mijëvjeçarit, toka do të jetë një vend paqeje sepse do të jetë plot me njohuri për Zotin (shih 2 Nefi 21:6 9).

  7. Zoti do të jetë i mëshirshëm ndaj popullit të Tij, por të ligjtë do të mbarojnë (shih 2 Nefi 23:22).

Mësimet e Nefit

  1. Në saje të Jezu Krishtit, ne mund të shpëtohemi nga hiri pas gjithçkaje që mund të bëjmë (shih 2 Nefi 25:23).

  2. Nëpërmjet Shlyerjes së Shpëtimtarit, ne mund të marrim heqje të mëkateve tona (shih 2 Nefi 25:26).

Pas një kohe të mjaftueshme, drejtoni pyetjet vijuese:

  • Çfarë temash shihni në këto mësime nga Isaia dhe Nefi? (Tema të mundshme janë: Ati Qiellor dërgoi Birin e tij, Jezu Krishtin, që të ofrojë shpëtim dhe paqe te fëmijët e Tij. Ne mund të besojmë në Perëndi në çfarëdo rrethane. Tempujt na mësojnë rreth Perëndisë.)

  • Cila nga këto nëntë thënie ju duket më domethënëse? Përse?

Caktojini çdo studenti një doktrinë apo parim nga lista e mësipërme dhe vërini studentët të bëjnë sa vijon:

  1. Të lexojnë fragmentin e shkrimit të shenjtë nga i cili është marrë doktrina apo parimi.

  2. T’i përgjigjet kësaj pyetjeje: Si mund t’ju ndihmojë kjo doktrinë apo ky parim të “kënaqe[ni]” në Zot? (Shih 2 Nefi 11:4–6.)

  3. Mendoni për një rrethanë në të cilën pasja e një njohurie për këtë doktrinë apo parim mund t’ju sjellë shpresë dhe forcë.

Ftojini studentët të japin mendimet e tyre. Ndërsa e bëjnë këtë, ju mund t’i pyetni: “Kush tjetër ka dëshmi apo pikëpamje rreth asaj që sapo u dha mësim?” Lejimi i tyre që të japin pikëpamje dhe dëshmi do të konfirmojë të vërteta në zemrat e tyre dhe te zemrat e bashkëmoshatarëve të tyre. Falënderojini për pjesëmarrjen.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë 2 Nefin 25:13. Vëreni klasën të ndjekë së bashku, duke kërkuar arsyet që Nefi kënaqej në lartësimin e emrit të Zotit. Kërkojuni studentëve të tregojnë çka gjejnë.

Ftojeni një student të lexojë dëshminë vijuese nga Presidenti Tomas S. Monson:

“Besoj se asnjë prej nesh nuk mund ta konceptojë rëndësinë e plotë të asaj që bëri Krishti për ne në Gjetseman, por çdo ditë të jetës sime jam mirënjohës për sakrificën e Tij shlyese në të mirën tonë.

Në çastin e fundit, Ai mund të kthehej pas. Por nuk u kthye. Ai kaloi nën të gjitha gjërat, që të mund t’i shpëtonte të gjitha gjërat. Duke vepruar ashtu, Ai na dha jetë përtej kësaj ekzistence tokësore. Ai na ka rifituar prej Rënies së Adamit.

Deri në thellësinë e vetë shpirtit tim, i jam mirënjohës Atij. Ai na mësoi si të jetojmë. Ai na mësoi si të vdesim. Ai na siguroi shpëtimin” (“Në Lamtumirë”, Ensign ose Liahona, maj 2011, f. 114).

Pyetni: Çfarë ngjashmërish shihni midis fjalëve të Nefit te 2 Nefi 25:13 dhe fjalëve të Presidentit Monson?

Përfundojeni mësimin e sotëm duke u kërkuar studentëve të përshkruajnë mënyra që shenjtorë të ditëve të mëvonshme të rinj mund të lartësojnë emrin e Zotit. Pasi studentët të jenë përgjigjur, nxitini ta lartësojnë emrin e Zotit çdo ditë.

Njësia Tjetër (2 Nefi 26–31)

Në njësinë tjetër, studentët do të studiojnë disa nga profecitë e Nefit rreth ditëve të mëvonshme. Nefi pa që kisha të rreme dhe lidhje të fshehta do të gëlonin. Ai pa gjithashtu se Zoti do të bënte “një punë të mrekullueshme dhe një çudi” (2 Nefi 27:26) dhe se shumë nuk do ta pranonin Librin e Mormonit sepse ata tashmë kishin Biblën. Përveç kësaj, Nefi shpjegoi doktrinën e Krishtit.