Biblioteka
Mësimi 81: Alma 17


Mësimi 81

Alma 17

Hyrje

Në përgatitje për t’u predikuar ungjillin lamanitëve, bijtë e Mosias kërkuan udhëzimin e Zotit me anë të agjërimit dhe lutjes. Zoti i ngushëlloi dhe u premtoi se ata do të ishin mjete në duart e Tij “për shpëtimin e shumë shpirtrave” (Alma 17:11). Më përpara Ai u kishte premtuar atyre, me anë të një zbulese dhënë atit të tyre, se Ai do t’i “shpëton[te] … nga duart e Lamanitëve” (Mosia 28:7). Të forcuar prej premtimeve të Zotit dhe duke besuar se një ditë do të takoheshin përsëri, ata shkuan veç e veç për të ndarë ungjillin në zona të ndryshme. Amoni shkoi në tokën e Ishmaelit, ku ai u përgatit për t’i mësuar njerëzit duke u shërbyer mbretit të tyre.

Sugjerime për Mësimdhënien

Alma 17:1–16

Bijtë e Mosias kërkojnë shkrimet e shenjta, luten dhe agjërojnë që të mund të dinë fjalën e Perëndisë dhe që të japin mësim me fuqi

Përpara se të fillojë ora mësimore, shkruani në tabelë thënien e paplotë që vijon: “Gjëja e vetme, më e rëndësishme që mund të bëni për t’u përgatitur për një thirrje për të shërbyer [një mision] është të …” (Ju do t’i drejtoheni kësaj pak më vonë në mësim).

I pyetni studentët nëse kanë qenë të pranishëm kur të afërm ose shokë janë kthyer në shtëpi nga misione, pasi kishin shërbyer me besnikëri. Ftoni dy ose tre studentë t’i përshkruajnë karakteristikat e ngjashme me Krishtin të këtyre misionarëve kur ata u kthyen.

  • Çfarë ndryshimesh pozitive patë tek ata pas misioneve të tyre? Si mendoni ju, çfarë i shkaktoi këto ndryshime?

Shpjegoni se pasi predikuan ungjillin për 14 vjet në tokën e Nefit, bijtë e Mosias po ktheheshin për në Zarahemla, kur u bashkuan përsëri me Almën. Nëse studentët kanë nevojë për një rishikim të shkurtër të historisë së Almës dhe të bijve të Mosias, pyetni:

  • Cila ishte marrëdhënia midis Almës dhe bijve të Mosias? (Nëse studentët kanë nevojë për ndihmë që t’i përgjigjen kësaj pyetjeje, merrni parasysh t’u kërkoni atyre të lexojnë përmbledhjen e kapitullit për Mosian 27).

Shpjegoni se, ndërkohë që Alma ishte duke predikuar pendim dhe duke themeluar Kishën mes nefitëve në tokën e Zarahemlës dhe në toka të tjera, bijtë e Mosias ishin duke iu predikuar ungjillin lamanitëve në tokën e Nefit. (Ju mund të doni t’i drejtoheni libërshenjuesit të Librit të Mormonit si pjesë e këtij shpjegimi). Emrat e bijve të Mosias ishin Amoni, Aaroni, Omneri dhe Himni (shih Mosia 27:34). Alma 17–26 tregon për disa nga përvojat e tyre misionare.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Alma 17:1–2.

  • Si u ndje Alma kur i pa përsëri shokët e tij? Si mendoni ju, përse u ndje ai në këtë mënyrë?

Drejtojeni vëmendjen e studentëve te thënia e paplotë që shkruat në tabelë përpara orës së mësimit. I ftoni studentët të sugjerojnë mënyra se si ta plotësojnë thënien. Më pas ndani me ta se si e përfundoi thënien Plaku Dejvid Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve: “Gjëja e vetme, më e rëndësishme që mund të bëni për t’u përgatitur për një thirrje për të shërbyer [në mision] është të bëheni një misionar, kohë përpara se ju të shkoni në mision” (“Becoming a Missionary”, Ensign ose Liahona, nëntor 2005, f. 45). Plotësoni thënien në tabelë.

Vini në dukje se një mënyrë që mund ta dimë se si të bëhemi një misionar, është të mësojmë rreth shërbimit të misionarëve besnikë në shkrimet e shenjta. Ftojeni klasën të lexojë në heshtje Alma 17:2–4, duke kërkuar arsye përse bijtë e Mosias patën sukses në sjelljen e njerëzve në njohurinë e së vërtetës.

  • Çfarë gjërash bënë bijtë e Mosias që i ndihmuan ata të bëheshin misionarë të suksesshëm? (Përgjigjet mund të përfshijnë se ata “i kërkua[n] me zell shkrimet e shenjta”, u lutën dhe agjëruan).

  • Çfarë bekimesh morën ata për shkak të studimit, agjërimit dhe lutjes së tyre? (Ndërkohë që studentët i përgjigjen kësaj pyetjeje, i ndihmoni ata të përcaktojnë parimin që vijon: Kur kërkojmë shkrimet e shenjta, lutemi dhe agjërojmë, ne mund të marrim Frymën e Shenjtë dhe mund të japim mësim me fuqi.)

I kërkoni një studenti të lexojë thënien vijuese nga Plaku Bednar, duke theksuar se çfarë mund të bëjmë ne për t’u bërë misionarë:

Pamja
Plaku Dejvid A. Bednar

“Ju mund ta rritni dëshirën tuaj për t’i shërbyer Perëndisë (shih DeB 4:3) dhe mund të filloni të mendoni se si mendojnë misionarët, të lexoni çfarë lexojnë misionarët, të luteni si luten misionarët dhe të ndieni çfarë ndiejnë misionarët. Ju mund t’iu shmangeni ndikimeve të botës që e bëjnë të largohet Frymën e Shenjtë, dhe mund të rriteni në besim te vetja që të dalloni dhe që t’iu përgjigjeni nxitjeve shpirtërore. Rregull mbi rregull dhe urdhër mbi urdhër, pak këtu dhe pak atje, ju dalëngadalë mund të bëheni misionari që shpresoni të bëheni dhe misionari që Shpëtimtari pret [të bëheni]. …

Përgatitja që po përshkruaj, nuk drejtohet vetëm te shërbimi juaj misionar si 19- ose 20- apo 21-vjeçar. … Ju po përgatiteni për një jetë të tërë pune misionare. … Ne jemi misionarë gjithmonë” (“Becoming a Missionary”, f. 46).

Për t’i ndihmuar studentët të zbatojnë parimet që na mësoi Plaku Bednar dhe na mësohen tek Alma 17:2–4, u kërkoni të shkruajnë në fletoret e klasës ose ditarët e studimit të shkrimeve të shenjta se çfarë do të bëjnë që të bëhen misionarë përpara se të thirren për të shërbyer.

I ftoni studentët të lexojnë në heshtje Alma 17:9, duke përcaktuar se për çfarë u lutën bijtë e Mosias dhe shokët e tyre të misionit. Pasi studentët të raportojnë se çfarë kanë gjetur, u kërkoni atyre të lexojnë Alma 17:10–12, duke kërkuar për përgjigjen e Zotit ndaj lutjeve të tyre.

  • Si mendoni ju, përse zemrat e tyre “morën guxim” kur e morën përgjigjen e Zotit ndaj lutjeve të tyre?

  • Alma 17:11 përmban premtimin e Zotit që Ai do t’i bënte këta misionarë mjete në duart e Tij. Çfarë do të thotë kjo për ju? Në çfarë mënyrash mund të jemi mjete në duart e Zotit?

  • Zoti i udhëzoi këta misionarë që të “tregoni[n] shembuj të mirë” (Alma 17:11). Si mendoni ju, përse dhënia e një shembulli të mirë ishte pjesë e rëndësishme e punës së tyre misionare? (Ndërsa studentët japin përgjigjet e tyre, i ndihmoni ata të përcaktojnë parimin që vijon: Kur japim një shembull të mirë, Zoti mund të na bëjë mjete në duart e Tij. Ju mund të dëshironi ta shkruani këtë të vërtetë në tabelë).

  • Cilat janë disa gjëra që njerëzit mund të mësojnë rreth ungjillit, ndërsa shohin shembujt tanë të mirë?

  • Kur ju kanë ndihmuar ju shembujt e mirë të të tjerëve?

    Dëshmoni për rëndësinë e dhënies së shembullit të mirë dhe i nxitni studentët që të jenë shembuj të mirë për njerëzit përreth tyre. Nëse mund të mendoni për raste të veçanta kur i keni parë studentët të japin shembuj të mirë, ju mund të doni t’i lavdëroni studentët për atë që kanë bërë. Megjithatë, mos bëni komplimente të përgjithshme ose të paqarta, të cilat mund të duken të pasinqerta.

I vini studentët të lexojnë në heshtje Alma 17:13–16, duke menduar rreth vështirësisë së dhënies mësim lamanitëve në atë kohë.

  • Përse ishin të gatshëm bijtë e Mosias të vuanin pikëllime dhe të shkonin mes lamanitëve? (Shih Alma 17:16; shih edhe Mosia 28:1–3).

Alma 17:17–39

Amoni bëhet shërbëtor i mbretit Lamoni dhe ruan grigjat e mbretit

Përmblidhni Alma 17:18–20 duke shpjeguar se, përpara se këta misionarë të ndaheshin për të predikuar ungjillin në zona të ndryshme, Amoni i mësoi dhe i bekoi ata. Më pas ai shkoi te një vend i quajtur Ishmael. Kur hyri në atë vend, atë e kapën dhe e sollën përpara mbretit. U kërkoni dy studentëve të lexojnë me radhë me zë të lartë nga Alma 17:21–25.

  • Si mendoni ju, çfarë është domethënëse lidhur me thënien e Amonit ndaj mbretit që “unë do të jem shërbëtori yt”? (Alma 17:25).

  • Kur e keni parë që shërbimi çon drejt mundësish për të ndarë ungjillin?

Shkurtimisht përmblidhni Alma 17:26–27 duke shpjeguar se kur Amoni po ruante grigjat e mbretit, një grup lamanitësh i shpërndanë ato.

Ndajeni klasën në grupe me nga tre studentë secili. Shkruani referencat vijuese të shkrimeve të shenjta në tabelë: Alma 17:28–32; Alma 17:33–35; Alma 17:36–39. U kërkoni studentëve në secilin grup t’i ndajnë këto fragmente mes tyre. I bëni studentët të lexojnë në heshtje fragmentet e caktuara atyre, duke kërkuar përgjigje për pyetjet që vijojnë. (Ju mund të dëshironi t’i shkruani këto pyetje në tabelë).

  • Çfarë ndodhi në pjesën tuaj të historisë?

  • Si mund të kishte ndihmuar kjo për t’i përgatitur njerëzit që të merrnin ungjillin?

  • Çfarë karakteristikash paraqiti Amoni?

U jepni grupeve kohë për t’i diskutuar përgjigjet e tyre. Më pas pyetni:

  • Çfarë mund të mësojmë nga ky tregim? (Studentët mund të japin përgjigje të ndryshme. Për shembull, ata mund të thonë që nëpërmjet shërbimit, ne mund t’i ndihmojmë të tjerët të përgatiten për ta pranuar ungjillin ose që kur jemi në shërbim të Zotit, ne mund të kemi kurajë dhe të marrim zemër. Ju mund të dëshironi t’i nxitni studentët që t’i shkruajnë këto parime në shkrimet e tyre të shenjta).

I ftoni studentët të shkruajnë në ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta për atë që mund të bëjnë për të dhënë shembuj të mirë të të jetuarit të ungjillit. Për të rejat, ky synim mund t’i ndihmojë ato të përmbushin një përvojë shtesë të vlerave në Përparimin Personal në pjesën “Veprat e Mira”. Për priftërinjtë, ky synim mund t’i ndihmojë ata të mësojnë detyrat e tyre dhe t’i përmbushin ato, siç renditen në broshurën Detyra ndaj Perëndisë në pjesët “Detyrat e Priftërisë” dhe “Ftojini të Gjithë të Vijnë te Krishti”.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Alma 17. Shërbimi misionar kohëplotë nga të rinjtë dhe të rejat

Presidenti Tomas S. Monson u dha këshillën vijuese të rinjve dhe të rejave lidhur me përgjegjësinë për të shërbyer një mision kohëplotë:

“Të rinjve të Priftërisë Aarone dhe ju të rinjve që po kaloni në detyrën e plakut: unë ju përsërit atë që kanë dhënë mësim prej kohësh profetët – që çdo i ri i denjë dhe i aftë duhet të përgatitet që të shërbejë në mision. Shërbimi misionar është një detyrë priftërie – një detyrim që Zoti e pret prej nesh, të cilëve na është dhënë kaq shumë. Të rinj, ju këshilloj që të përgatiteni për shërbimin si misionar. Mbajeni veten të pastër, të dëlirë dhe të denjë për të përfaqësuar Zotin. Ruani shëndetin dhe forcën tuaj. Studioni shkrimet e shenjta. Atje ku mundësohen, merrni pjesë në seminar ose institut. Familjarizohuni me manualin misionar Predikoni Ungjillin Tim.

Një fjalë për ju motra të reja: ndonëse ju nuk keni të njëjtën përgjegjësi priftërore siç e kanë të rinjtë për të shërbyer misione kohëplotë, ju gjithashtu jepni një kontribut të çmuar si misionare dhe ne e mirëpresim shërbimin tuaj” (“Ndërsa Prapë Takohemi së Bashku”, Ensign ose Liahona, nëntor 2010, f. 5–6).