Biblioteka
Mësimi 124: 3 Nefi 14


Mësimi 124

3 Nefi 14

Hyrje

Ndërsa Jezu Krishti e vazhdoi predikimin e Tij tek tempulli në Begati, Ai i këshilloi njerëzit rreth gjykimit të të tjerëve dhe i udhëzoi ata të kërkonin bekime nga Ati Qiellor duke u lutur dhe duke bërë vullnetin e Tij. Shpëtimtari gjithashtu i paralajmëroi ata rreth profetëve të rremë dhe theksoi rëndësinë e bërjes së vullnetit të Perëndisë.

Sugjerime për Mësimdhënien

3 Nefi 14:1–6

Shpëtimtari na mëson rreth bërjes së gjykimeve të drejta

Për t’i përgatitur studentët të studiojnë mësimet e Shpëtimtarit në bërjen e gjykimeve të drejta, lexoni ngjarjen e mëposhtme të treguar nga Presidenti Tomas S. Monson:

Pamja
Presidenti Tomas S. Monson

“Një çift i ri, Lisa dhe Xhoni, u transferuan në një lagje të re. Një mëngjes, ndërsa po hanin mëngjes, Lisa pa nga dritarja dhe vështroi fqinjën përbri që po varte rrobat e saj të lara.

‘Këto rroba nuk janë të pastra!’ thirri Lisa. ‘Fqinja jonë nuk di si t’i lajë rrobat!’

Xhoni vështroi, por qëndroi i heshtur.

Sa herë që fqinja varte rrobat e saja të lara për tharje, Lisa bënte të njëjtat komente.

Pak javë më vonë, Lisa u befasua të shihte nga dritarja dhe të vinte re rroba të lara mirë, pastër që vareshin në oborrin e fqinjës së saj. Ajo i tha bashkëshortit të saj: ‘Shih, Xhon – ajo më në fund mësoi si të lajë siç duhet! Çuditem si e ka bërë.’

Xhoni u përgjigj: ‘Mirë, e dashur, unë e kam përgjigjen për ty. Ti do të jesh e interesuar të dish se unë u çova herët këtë mëngjes dhe lava dritaret tona!’” (“Dashuria Nuk Ligështohet Kurrë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2010, f. 122).

  • Çfarë mësimesh mund të mësojmë nga ky tregim?

Shpjegoni se 3 Nefi 14 përmban një vazhdim të mësimeve të Shpëtimtarit dhënë nefitëve tek tempulli. Ftojeni një student të lexojë 3 Nefin 14:1–2. I kërkoni klasës ta ndjekë atë dhe të përcaktojë paralajmërimin që Jezu Krishti dha rreth gjykimit të të tjerëve. Ju mund të doni të shpjegoni se fjala matni, që gjendet te 3 Nefi 14:2, do të thotë të gjykosh. Fraza “me çfarë mase ju matni” i drejtohet standardit që një njeri përdor për të matur ose për të gjykuar njerëzit e tjerë.

  • Si do ta shprehnit me fjalët tuaja të vërtetën tek 3 Nefi 14:2? (Përgjigjet e studentëve duhet të pasqyrojnë të vërtetën që vijon: Ne do të gjykohemi sipas mënyrës se si i gjykojmë të tjerët.)

Për t’i ndihmuar studentët ta kuptojnë urdhrin e Shpëtimtarit për të “mos gjyk[uar]” te 3 Nefi 14:1, ftojeni një student të lexojë thënien që vijon nga Plaku Dallin H. Ouks, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. I kërkoni klasës të dëgjojë për llojin e gjykimit që u bëjmë të tjerëve, të cilin duhet ta shmangim.

Pamja
Plaku Dallin H. Ouks

“Gjykimi përfundimtar … është ai rast i së ardhmes në të cilin ne të gjithë do të qëndrojmë përpara fronit të gjykimit të Krishtit për t’u gjykuar sipas veprave tona. … Unë besoj se urdhri i shkrimeve të shenjta për të ‘mos gjyk[uar]’ i drejtohet më qartësisht këtij gjykimi përfundimtar. …

… Përse na urdhëroi Shpëtimtari që të mos gjykojmë gjykime përfundimtare? Unë besoj se ky urdhërim u dha, sepse ne mendojmë se po bëjmë gjykime përfundimtare sa herë që shpallim se një njeri i caktuar po shkon në ferr (ose në qiell) për një veprim të caktuar ose për një kohë të caktuar. Kur e bëjmë këtë – dhe ka tundim të madh për ta bërë këtë – ne e lëndojmë vetveten dhe njeriun që pretendojmë të gjykojmë. …

… Ungjilli është një ungjill shprese dhe askush prej nesh nuk autorizohet për ta mohuar fuqinë e Shlyerjes që të bëjë të ndodhë një pastrim i mëkateve individuale, faljes dhe një ndryshim i jetës sipas kushteve të duhura” (“‘Judge Not’ and Judging”, Ensign, gusht 1999, f. 7, 9).

  • Si ju ndihmon thënia e Plakut Ouks që ta kuptoni urdhrin e Shpëtimtarit për të “mos gjyk[uar]”?

Paraqitni një copë të vogël materiali, të tillë si një ashkël të vogël druri. Shpjegoni se një fjalë tjetër për një copëz është qime. Më pas paraqitni (ose vizatoni në tabelë) një tra druri ose një copë të gjatë druri. Vërini në dijeni studentët se Shpëtimtari përmendi një qime dhe një tra për të na ndihmuar të kuptojmë problemet që dalin kur ne i gjykojmë të tjerët padrejtësisht. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë 3 Nefin 14:3–5 dhe i kërkoni klasës të mendojë se çfarë përfaqësojnë qimja dhe trari.

  • Çfarë përfaqëson qimja? (Një faj që e shohim te dikush tjetër.) Çfarë përfaqëson trari? (Vetë fajet tona.)

Vini në dukje se analogjia e Shpëtimtarit përqendrohet në objekte që vendosen në sy. Objekte të tilla do të ndikonin në shikimin e një njeriu.

  • Si mund ta ndikojnë fajet tona mënyrën se si i shohim të tjerët?

I ftoni studentët të marrin parasysh nëse është ndonjëherë e përshtatshme të bëjmë gjykime ndaj të tjerëve. U jepni atyre një çast për ta përsiatur këtë pyetje. Pastaj shpjegoni se në përkthimin e frymëzuar të Mateut 7:1, Profeti Jozef Smith qartësoi mësimin e Shpëtimtarit rreth gjykimit të të tjerëve. Sipas Jozef Smithit, Shpëtimtari tha: “Mos gjykoni padrejtësisht, që ju të mos gjykoheni; por gjykoni me gjykim të drejtë” (Përzgjedhje nga Përkthimi i Biblës prej Joseph Smith-it, Mateu 7:1 [në Mateu 7:1, shënimi a në fund të faqes]). Ftojeni një student të lexojë shpjegimin që vijon në Të Vërtetë ndaj Besimit:

“Nganjëherë njerëzve u duket se është gabim të gjykosh të tjerët, sido që të jetë. Ndërsa është e vërtetë që nuk duhet t’i dënoni të tjerët ose t’i gjykoni me pa të drejtë, juve do t’ju duhet të bëni gjykime mbi ide, rrethana e njerëz gjatë gjithë jetës. Zoti ka dhënë shumë urdhërime të cilat ju nuk mund t’i mbani pa arritur të gjykoni” (Të Vërtetë ndaj Besimit: Një Referim për Ungjillin [2006], f. 58).

Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë se Shpëtimtari na mësoi rëndësinë e bërjes së gjykimeve të drejta, i ftoni ata të lexojnë në heshtje 3 Nefin 14:6. U kërkoni studentëve të përcaktojnë disa gjykime që Ai na udhëzoi të bënim. I ftoni ata të raportojnë për atë që gjejnë.

  • Çfarë do të thotë t’u japim qenve atë që është e shenjtë ose t’i hedhim margaritarët para derrave? (Të ndash diçka që është e shenjtë me ata që nuk do ta vlerësojnë atë ose nuk do ta nderojnë shenjtërinë e saj.)

  • Si na kërkon këshilla e Shpëtimtarit tek 3 Nefi 14:6 që të bëjmë gjykime ndaj të tjerëve?

Pasi përgjigjen studentët, lexoni thënien që vijon nga Plaku Dallin H. Ouks rreth situatave të tjera në të cilat ne kemi nevojë të bëjmë gjykime të drejta:

“Ne të gjithë bëjmë gjykime në zgjedhjen e miqve tanë, në zgjedhjen e mënyrës se si do ta harxhojmë kohën tonë e paratë tona dhe, sigurisht, në zgjedhjen e një shoku të përjetshëm. …

… Një gjykim i drejtë do të udhëhiqet nga Shpirti i Zotit, jo nga zemërimi, hakmarrja, xhelozia apo interesi vetjak” (“‘Judge Not’ and Judging”, f. 9).

  • Përse është e rëndësishme të bëjmë gjykime të drejta në fusha të tilla si zgjedhja e miqve, vendimi se si t’i harxhojmë kohën tonë e paratë tona dhe zgjedhja e një shoku të përjetshëm?

  • Cilat janë disa situata të tjera në të cilat ne kemi nevojë të bëjmë gjykime të drejta ndaj të tjerëve? (Studentët mund të përmendin zgjedhjen midis punëdhënësve të mundshëm ose vendimin për të pranuar një ftesë për të shkuar në një takim njohjeje.)

3 Nefi 14:7–11

Shpëtimtari na mëson rreth kërkimit të bekimeve nga Ati Qiellor

U kërkoni studentëve të lexojnë në heshtje 3 Nefin 14:7–11, duke parë për mësimet e Shpëtimtarit rreth gatishmërisë së Atit Qiellor për t’iu përgjigjur lutjeve tona. Shpjegoni se, në qoftë se etërit tokësorë, të cilët janë të mirë dhe të dashur, por të papërsosur, do t’u japin fëmijëve të tyre bukë dhe peshq në vend të gurëve dhe gjarpërinjve, Ati ynë Qiellor, i cili është në mënyrë të përsosur i mirë dhe i dashur, me siguri do t’u përgjigjet lutjeve të fëmijëve të Tij për ndihmë.

  • Çfarë parimesh mund të mësojmë nga 3 Nefi 14:7–11? (Studentët mund të përcaktojnë një larmi parimesh. Një parim që ju mund të doni të theksoni, është se Ati Qiellor na bekon kur lutemi për ndihmën e Tij.)

  • Përse është e rëndësishme që ju të dini se Ati Qiellor do t’iu përgjigjet lutjeve tuaja?

  • Kur e keni ndier dashurinë e Atit Qiellor për ju nëpërmjet mënyrës se si Ai u është përgjigjur lutjeve tuaja? (Ju mund të doni t’u lejoni studentëve një çast për ta përsiatur këtë pyetje përpara se ata të përgjigjen. Gjithashtu merrni parasysh të tregoni për një përvojë nga vetja juaj.)

3 Nefi 14:12–27

Shpëtimtari na mëson rëndësinë e bërjes së vullnetit të Atit Qiellor

I ftoni studentët të lexojnë në heshtje 3 Nefin 14:12 dhe u kërkoni atyre të marrin parasysh se si mësimi i Shpëtimtarit në këtë varg mund t’i ndihmojë ata të bëhen më shumë si Ati Qiellor.

  • Si na ndihmon bindja ndaj këshillës tek 3 Nefi 14:12 që të bëhemi më shumë si Ati ynë Qiellor?

I njoftoni studentët se, ndërsa Shpëtimtari vazhdonte t’u jepte mësim, Ai përdori analogji të fuqishme për të na ndihmuar të kuptojmë rëndësinë e bërjes së vullnetit të Atit Qiellor.

Për t’i përgatitur studentët të studiojnë analogjitë e Shpëtimtarit te 3 Nefi 14, kryeni veprimtarinë që vijon:

I ndani studentët në grupe me nga 2–4 vetë. I jepni çdo studenti një fletë letre. Shkruajini referencat vijuese të shkrimeve të shenjta në tabelë dhe i caktoni një prej tyre secilit grup: 3 Nefi 14:13–14; 3 Nefi 14:15–20; 3 Nefi 14:24–27. (Nëse keni një klasë të madhe, ia caktoni pjesët e shkrimeve të shenjta më shumë se një grupi.) U kërkoni studentëve të lexojnë shkrimet e shenjta që iu caktuan, dhe të vizatojnë ilustrime të analogjive që përdori Shpëtimtari. Gjithashtu i bëni ata të shkruajnë atë që mësojnë nga analogjitë.

Pas një kohe të mjaftueshme, i bëni studentët t’ia tregojnë pikturat klasës dhe të shpjegojnë atë që kanë mësuar. Ndërsa studentët paraqitin atë që kanë mësuar, bëni pyetje të tilla si vijueset:

  • Si është bindja ndaj mësimeve të Jezu Krishtit e ngjashme me ecjen në një shteg të ngushtë? Si është mohimi i mësimeve të Jezu Krishtit i ngjashëm me ecjen në një shteg të gjerë? (Shih 3 Nefi 14:13–14.) Cilat janë disa mënyra se si mësimet e Shpëtimtarit janë të ndryshme nga mësimet e botës?

  • Përse do të vishej një ujk me rroba deleje? (Shih 3 Nefi 14:15.) Çfarë na tregon kjo analogji rreth dëshirave dhe veprimeve të profetëve të rremë?

  • Nëse pemët tek 3 Nefi 14:16–20 përfaqësojnë njerëz, çfarë mund të përfaqësojnë frytet? (Përgjigjet mund të përfshijnë mendimet, fjalët, veprimet dhe ndikimet e njerëzve mbi të tjerët.)

  • Kur i dëgjojmë fjalët e Shpëtimtarit dhe i ndjekim ato, si jemi ne të ngjashëm me një njeri që e ndërton shtëpinë e tij mbi një shkëmb? (Shih 3 Nefi 14:24–25.) Nëse zgjedhim të mos i ndjekim fjalët e Shpëtimtarit, si jemi ne të ngjashëm me një njeri që e ndërton shtëpinë e tij mbi rërë? (Shih 3 Nefi 14:26–27.)

    Pas paraqitjeve dhe diskutimit të studentëve, i kërkoni një studenti të lexojë me zë të lartë 3 Nefin 14:21–23.

  • Çfarë mund të mësojmë nga 3 Nefi 14:21? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por ata duhet të përcaktojnë të vërtetën që vijon [shkruajeni këtë të vërtetë në tabelë]: Ne duhet të bëjmë vullnetin e Atit Qiellor me qëllim që të hyjmë në mbretërinë e qiellit.)

  • Si lidhet kjo e vërtetë me ilustrimet e shtigjeve të gjera dhe të ngushta, të pemëve të mira e të prishura dhe me njeriun e urtë dhe njeriun e marrë?

U lejoni studentëve një çast për të përsiatur dhe për ta vënë në jetë atë që kanë mësuar nga 3 Nefi 14. I ftoni të shkruajnë në fletoret e shënimeve ose në ditarët e studimit të shkrimeve të shenjta rreth mënyrës se si ata do të përmirësohen në përpjekjet e tyre për t’i ndjekur mësimet e Shpëtimtarit te 3 Nefi 14. Nëse e lejon koha, ftoni dy ose tre studentë të përmbledhin atë që kanë mësuar, dhe të tregojnë atë që do të bëjnë, për shkak të asaj që kanë mësuar. Ju mund të përfundoni duke dëshmuar për bekimet që keni marrë, kur keni ndjekur vullnetin e Atit Qiellor.