Biblioteka
Njësia 31 e Studimit në Shtëpi


Mësimi i Studimit në Shtëpi

Ethëri 13Moroni 7:19 (Njësia 31)

Materiali Përgatitor për Mësuesin e Studimit në Shtëpi

Përmbledhje e Mësimeve të Studimit të Përditshëm në Shtëpi

Përmbledhja e mëposhtme e doktrinave dhe e parimeve që studentët mësuan, ndërsa studiuan Ethërin 13Moronin 7:19 (njësia 31), nuk ka për qëllim që të jepet si pjesë e orës suaj mësimore. Mësimi që jepni, përqendrohet vetëm te disa nga këto doktrina dhe parime. Ndiqni nxitjet e Shpirtit të Shenjtë ndërsa i mbani parasysh nevojat e studentëve tuaj.

Dita 1 (Ethëri 13–15)

Jareditët kundërshtuan profetin Ethër dhe vazhduan në ligësi dhe luftë gjersa më në fund shkatërruan njëri-tjetrin. Nga ky rrëfim, studentët mësuan se, nëse ne i kundërshtojmë paralajmërimet e Zotit për t’u penduar, Shpirti i Tij tërhiqet dhe Satani fiton fuqi mbi zemrat tona. Studentët qenë gjithashtu në gjendje të shohin se zemërimi dhe hakmarrja na çojnë të bëjmë zgjedhje që dëmtojmë veten dhe të tjerët. Në rrëfimin e tij për shkatërrimin e jareditëve, Moroni u dha lexuesve të tij shpresë duke deklaruar se Jerusalemi i Ri, ose Sioni, do të ndërtohet në ditët e mëvonshme.

Dita 2 (Moroni 1–5)

Ndërsa Moroni endej për të shpëtuar jetën e vet, ai regjistroi informacion të mëtejshëm mbi priftërinë dhe ordinancat e ungjillit. Ai shkroi se dhënia e dhuratës së Frymës së Shenjtë dhe shugurimi në detyra të priftërisë bëhen me anë të vënies së duarve nga ata që kanë autoritet. Vëmendja e Moronit për sakramentin u siguroi studentëve një mundësi për të përsiatur se si simbolet e sakramentit mund t’i ndihmojnë ata për të kujtuar Shlyerjen e Jezu Krishtit. Atyre iu kujtua gjithashtu se, ndërsa mbajnë besnikërisht besëlidhjet që shoqërohen me sakramentin, ata mund ta kenë gjithmonë Shpirtin e Zotit të jetë me ta.

Dita 3 (Moroni 6)

Moroni theksoi rëndësinë e pagëzimit, shoqërimin në Kishë dhe drejtimin e mbledhjeve të Kishës nëpërmjet Frymës së Shenjtë. Studentët mësuan se nëpërmjet pagëzimit ne besëlidhim të marrim mbi vete emrin e Jezu Krishtit dhe t’i shërbejmë Atij deri në fund. Ata gjithashtu mësuan rreth përgjegjësisë që kanë që të ushqejnë shpirtërisht anëtarë të tjerë të Kishës duke u mbledhur së bashku shpesh për të agjëruar dhe lutur dhe për të marrë sakramentin në kujtim të Jezu Krishtit. Përveç kësaj, studentët mësuan se aq shpesh sa pendohemi dhe kërkojmë falje me dëshirë të sinqertë, ne do të falemi.

Dita 4 (Moroni 7:1–19)

Moroni regjistroi një fjalim dhënë nga babai i tij, i cili u mësoi se, që të bekohemi për punët tona të mira, ne duhet t’i bëjmë ato punë me dëshirë të sinqertë. Në këtë fjalim Mormoni dha gjithashtu mësim se si mund të marrim vendime të drejta. Studentët zbuluan se gjithçka që vjen nga Perëndia, na fton të bëjmë mirë dhe ta duam Perëndinë dhe t’i shërbejmë Atij, dhe çfarëdo që na bind të bëjmë keq dhe të luftojmë kundër Perëndisë, vjen nga djalli. Mormoni iu përgjërua dëgjuesve të tij që të kërkojnë me zell në Dritën e Krishti, që do t’u japë atyre fuqi për të bërë dallim midis së mirës dhe së keqes.

Hyrje

Mësimi i sotëm thekson arsyet dhe nevojën për secilin prej nesh që të marrë pjesë në mbledhjet e Kishës. Ai gjithashtu i nxit studentët në vendosmërinë e tyre për të bërë dallim midis së mirës dhe së keqes dhe për të kërkuar me zell në Dritën e Krishtit me qëllim që të bëjnë gjykime të mira.

Sugjerime për Mësimdhënien

Ethëri 14–15

Moroni regjistron fundin e qytetërimit jaredit

Shkruani shifrën 2.000.000 në tabelë. Kërkojuni studentëve të përfytyrojnë se sa shumë njerëz është dymilionëshi krahasuar me numrin e njerëzve që jetojnë në qytetin e tyre. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Ethërin 15:1–2 ndërsa klasa rishikon atë që ndodhi me dy milionë jareditët.

Pyetni nëse ndonjë nga studentët mund t’i përmbledhë ngjarjet që çuan në shkatërrimin e jareditëve, siç janë regjistruar tek Ethëri 14–15. Nëse studentët kanë vështirësi të përgjigjen, ftojini të rishikojnë fragmentet vijuese të shkrimit të shenjtë: Ethëri 14:5–10, 24; 15:1–6, 19, 22.

Pyetni: Cilat janë disa mësime që mund t’i mësojmë nga shkatërrimi i jareditëve?

Këto dy të vërteta u theksuan në mësimet e studentëve gjatë javës: 1) Nëse ne i kundërshtojmë paralajmërimet e Zotit për t’u penduar, Shpirti i Tij do të tërhiqet dhe Satani do të fitojë fuqi mbi zemrat tona. 2) Zemërimi dhe hakmarrja i çojnë njerëzit të bëjnë zgjedhje që i lëndojnë ata vetë dhe të tjerët.

Pyetni: Cilat janë disa situata në të cilat këto mësime mund të zbatohen në jetën e një të riu apo të reje sot?

Moroni 1–3

Moroni dëshmon se ai nuk do ta mohojë Krishtin

Ftojeni një studenti të lexojë me zë të lartë Moronin 1:1–4. Pastaj bëjini klasës pyetjet vijuese:

  • Përse do ta vrisnin lamanitët Moronin?

  • Çfarë tregon kjo rreth besimit dhe kurajës së Moronit? Si mund ta zhvillojmë ne një dëshmi të tillë të qëndrueshme për Jezu Krishtin?

Moroni 4–6

Moroni regjistron lutjet e sakramentit, kërkesat për pagëzim dhe arsyet për mbledhjet e Kishës

Shkruani frazën vijuese në tabelë: Përse duhet të shkoj në kishë të dielën. I ftoni studentët të kërkojnë te Moroni 4–6 dhe të përgatitin një përgjigje një deri dyminutëshe për këtë thënie duke bërë disa shënime në ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta. Nxitini të përfshijnë në përgjigjet e tyre të paktën dy nga elementët vijues (ju mund të doni t’i shkruani në tabelë këto ose t’i përgatitni në një fletushkë):

  1. Një fragment nga shkrimi i shenjtë te Moroni 4–6 që shpjegon një arsye për t’u mbledhur së bashku në kishë.

  2. Një doktrinë apo parim që shpjegon përse duhet të marrim pjesë në mbledhjet e Kishës.

  3. Një përvojë vetjake që ilustron arsyen përse ne duhet të marrim pjesë në mbledhjet e Kishës.

  4. Një dëshmi personale për rëndësinë e marrjes pjesë në mbledhjet e Kishës.

Sapo studentët të kenë pasur kohë të mjaftueshme për t’i përgatitur mendimet e tyre, ftoni disa prej tyre që t’ia tregojnë këndvështrimet e tyre klasës.

Pasi studentët të kenë thënë atë që kanë mësuar, shtoni dëshminë tuaj për të vërtetat që ata kanë gjetur dhe për rëndësinë e të mbledhurit së bashku rregullisht në mbledhjet e Kishës.

Moroni 7:1–19

Mormoni na mëson se si të gjykojmë midis së mirës dhe së keqes

Përpara se të fillojë ora mësimore, mbushni një gotë me ujë dhe një tjetër me përzierje uji dhe uthull të bardhë (ose kripë). Gotat duhet të duken njësoj. Informoni klasën se ju keni dy gota uji që duken të jenë njësoj, por njëra prej tyre ka shije të athët (ose të kripur). Kërkoni për një vullnetar që të përcaktojë cila gotë ka ujë të mirë dhe cila gotë ka ujë të athët (ose të kripur) (ata duhet ta bëjnë këtë duke e provuar ose duke e nuhatur).

Pyetni: Si mund ta gjejmë se diçka është e keqe pa e provuar atë në të vërtetë?

Shpjegoni se në analin e tij Moroni përfshiu një predikim nga ati i tij, Mormoni, që e ndriçon këtë pyetje. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Moronin 7:11–13, 15–16. Kërkojini klasës të zgjedhë të paktën një frazë që u bie në sy, e cila shpjegon se si mund të bëjmë dallim midis së mirës dhe së keqes. Jepuni disa studentëve mundësi të tregojnë për një frazë që zgjodhën.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Moronin 7:19 dhe kërkojini klasës të kërkojë atë që Mormoni tha se ne duhet të bëjmë me qëllim që të dallojmë të mirën nga e keqja.

Pyetni: Çfarë na këshilloi Mormoni të bëjmë në mënyrë që të mund të bëjmë dallimin midis së mirës dhe së keqes?

Studentët duhet të jenë në gjendje të gjejnë parimin vijues: Ndërsa e kërkojmë me zell Dritën e Krishtit, ne mund të bëjmë dallim midis së mirës dhe së keqes.

Bëjuni studentëve pyetjet vijuese:

  • Nga studimet tuaja këtë javë, çfarë kuptoni se është Drita e Krishtit?

  • Kur ju ka ndihmuar Drita e Krishtit të bëni dallimin midis së mirës dhe së keqes?

Jepuni studentëve një apo dy minuta që të shkruajnë një listë të shfaqjeve të tyre të parapëlqyera televizive, këngëve, grupeve muzikore, faqeve të internetit, programeve kompjuterike, videolojërave apo sendeve personale. Ftojini të përdorin Moronin 7:16–19 për të përcaktuar nëse elementet në listat e tyre i ndihmojnë të vijnë më afër Perëndisë apo të lëvizin më larg Tij.

Kujtojini studentët për ftesën që kanë marrë në studimin e tyre këtë javë për të lënë jashtë jetës së tyre ato gjëra që nuk janë të mira dhe të “mbështeten në çdo gjë të mirë” (Moroni 7:19). Ju mund të doni të tregoni një përvojë që keni pasur kur keni ndjekur Dritën e Krishtit dhe ishit në gjendje të bëni dallimin midis së mirës dhe së keqes.

Njësia Tjetër (Moroni 7:20–10:34)

Ftojini studentët të shqyrtojnë pyetjet vijuese ndërsa studiojnë njësinë tjetër: Çfarë është dashuria hyjnore? Si mund të fitojë një njeri dashuri hyjnore? Përse nuk duhet të pagëzohen fëmijët e vegjël apo foshjnat? Si qëndruan besnikë Mormoni dhe Moroni madje kur ata ishin të rrethuar nga ligësia? Cilat qenë fjalët e fundit të Moronit? Përse ato janë të rëndësishme?