Biblioteka
Njësia 9 e Studimit në Shtëpi


Mësimi i Studimit në Shtëpi

2 Nefi 32Jakobi 4 (Njësia 9)

Materiali Përgatitor për Mësuesin e Studimit në Shtëpi

Përmbledhje e Mësimeve të Studimit të Përditshëm në Shtëpi

Përmbledhja e mëposhtme e doktrinave dhe e parimeve që studentët mësuan ndërsa studiuan 2 Nefi 32Jakobi 4 (Njësia 9) nuk ka për qëllim që të jepet si pjesë e orës suaj mësimore. Mësimi që jepni përqendrohet vetëm te disa nga këto doktrina dhe parime. Ndiqni nxitjet e Shpirtit të Shenjtë ndërsa i mbani parasysh nevojat e studentëve tuaj.

Dita 1 (2 Nefi 32)

Ndërsa studiuan 2 Nefin 32, studentët mësuan se kur ushqehemi me bollëk me fjalët e Krishtit, fjalët e Krishtit do të na tregojnë të gjitha gjërat që duhet të bëjmë. Ata mësuan gjithashtu se ndërsa lutemi gjithmonë, ne do të jemi në gjendje të bëjmë gjithçka që Zoti do të na vinte të bënim për mirëqenien e shpirtit tonë. Mësimi i ftoi studentët të përfshijnë në një periudhë 24-orëshe atë që mësuan rreth të luturit vazhdimisht.

Dita 2 (2 Nefi 33)

Në këtë mësim rreth dëshmisë përfundimtare të Nefit, studentët mësuan se ne zgjedhim nëse do ta hapim apo jo zemrën tonë për frymëzimin nga Fryma e Shenjtë. Ata gjithashtu rishikuan 1 Nefin dhe 2 Nefin, duke përzgjedhur një fragment shkrimi të shenjtë që i ka frymëzuar të bëjnë mirë apo të besojnë në Krisht.

Dita 3 (Jakobi 1–2)

Në mësimin e tyre rreth Jakobit 1–2, studentët mësuan se udhëheqësit e priftërisë punojnë me zell për të na ndihmuar të vijmë te Krishti dhe se ata kanë një përgjegjësi të dhënë hyjnisht për të dhënë mësim fjalën e Perëndisë dhe të paralajmërojnë kundër mëkatit. Duke studiuar predikimin e Jakobit për njerëzit e tij, studentët mësuan se ne duhet të kërkojmë mbretërinë e Perëndisë mbi të gjitha interesat e tjera. Ata shkruan në ditarët e tyre të shkrimeve të shenjta rreth një mënyre që të mund t’i përdorin bekimet dhe mundësitë që Zoti u ka dhënë për të ndërtuar mbretërinë e Perëndisë dhe të bekojnë jetën e të tjerëve. Ata gjithashtu u përqendruan tek e vërteta se Zoti kënaqet në dëlirësinë e të gjithë njerëzve, të burrave dhe të grave. Atyre iu kërkua të përsiatnin se si të jetuarit e ligjit të dëlirësisë bekon familjet dhe kënaq Zotin.

Dita 4 (Jakobi 3–4)

Ndërsa studentët vazhduan të studiojnë predikimin e Jakobit, ata mësuan se Perëndia do të ngushëllojë të kulluarit në zemër në hidhërimet e tyre. Mësimi u përqëndrua në këtë doktrinë: Nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit, ne mund të mbushemi me shpresë dhe ta pajtojmë veten me Perëndinë. Studentët shkruan rreth arsyeve të tyre vetjake për dëshirën që të dëshmojnë për Jezu Krishtin dhe Shlyerjen.

Hyrje

Ky mësim do t’i ndihmojë studentët të kuptojnë se Nefi dëshmoi për misionin e Jezu Krishtit. Studentët do të kenë mundësi që të tregojnë se si fjalët e Jakobit mund t’i ndihmojnë të kapërcejnë krenarinë dhe të përdorin bekimet e tyre nga Perëndia për të ndërtuar mbretërinë e Tij. Ata do të kenë mundësi të përdorin parimet dhe doktrinat që mësojnë te Jakobi 2 për të diskutuar rëndësinë e bindjes ndaj ligjit të Zotit për dëlirësinë. Ata do të diskutojnë mënyra kërkimi mundësish për të folur për Jezu Krishtin dhe Shlyerjen.

Sugjerime për Mësimdhënien

2 Nefi 32–33

Nefi na këshillon të kërkojmë drejtim hyjnor nëpërmjet fjalëve të Jezu Krishtit.

Fillojeni këtë mësim duke drejtuar pyetjet vijuese:

  • Cili është një nga sportet apo veprimtaritë tuaja të parapëlqyera?

  • Çfarë aftësish bazë duhet të praktikoni shpesh që të shquheni në atë sport apo veprimtari?

  • Çfarë ndodh nëse dikush e shpërfill praktikimin e atyre aftësive bazë?

Tregojini klasës se ka veprime bazë që e ftojnë Frymën e Shenjtë për të na dhënë drejtim nga Ati ynë në Qiell. Kopjojeni tabelën vijuese në dërrasë ose përgatiteni si fletushkë.

Lutja

Marrja e Udhëzimit nga Fryma e Shenjtë

Studimi i Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 32:8–9

(Shih 2 Nefi 32:5; 33:1–2

2 Nefi 32:3; 33:4

Kërkojini secilit student të zgjedhë një nga veprimet në tabelë dhe të lexojë fragmentet përkatëse të shkrimit të shenjtë. Ndajeni klasën në çifte ose grupe të vogla. Kërkojuni studentëve ta bëjnë me radhë për të treguar se si lutja, marrja e udhëzimit nga Fryma e Shenjtë dhe studimi i shkrimit të shenjtë i kanë ndihmuar të marrin udhëzim nga Perëndia.

Ju mund të doni t’u kërkoni studentëve të tregojnë se si udhëzimet e Plakut David A. Bednar mbi urdhrin që të luten, i ka ndihmuar gjithmonë ata. Ju gjithashtu mund t’i pyetni se si lutjet e tyre qenë përmirësuar nëpërmjet detyrës që t’i përfshinin për 24 orë ato që mësuan rreth të luturit vazhdimisht. (Këto qenë detyra nga dita 1.)

Jakobi 1–2

Jakobi ndëshkon njerëzit e tij për etjen e tyre për pasuri, krenari dhe pamoralshmëri seksuale.

Shkruajeni fjalinë vijuese në tabelë: Për shkak se disa njerëz kanë më shumë … sesa të tjerët, ata mund të ndihen të tunduar të besojnë se janë më të mirë se të tjerët.

Ftojini studentët të sugjerojnë fjalë të ndryshme që mund ta plotësojnë këtë thënie. Përgjigje të mundshme përfshijnë para, pasuri, aftësi muzikore, aftësi atletike, talente, shkollim, inteligjencë, mundësi për t’u zhvilluar, njohuri ungjilli dhe të mira materiale. Ftojini studentët të shqyrtojnë në heshtje nëse kjo thënie, me ndonjë nga fjalët e ndryshme që kanë sugjeruar, ka qenë ndonjëherë e vërtetë për ata.

Kujtojuni studentëve se për shkak të dashurisë së Jakobit për njerëzit e tij dhe bindjes së tij ndaj urdhrave të Zotit, ai i paralajmëroi njerëzit e tij për dobësitë dhe mëkatet e tyre. Ftojini studentët të lexojnë Jakobin 2:12–13 dhe të sugjerojnë mënyra sesi ata mund ta plotësojnë thënien në tabelë, në mënyrë që ajo të përshkruajë disa nga nefitët gjatë shërbesës së Jakobit.

Ftojini studentët të lexojnë Jakobin 2:17–21 dhe gjeni fjalë këshille që mund t’i ndihmojnë të kapërcejnë krenarinë. (Ata mund t’i kenë shënuar këto fjalë këshille në studimin e tyre vetjak.) Ftojini studentët të thonë disa nga fjalët e këshillës që kanë gjetur dhe të shpjegojnë se si kjo këshillë mund t’i ndihmojë të kapërcejnë krenarinë.

Shpjegoni se këto vargje na mësojnë të vërtetën vijuese: Ne duhet të kërkojmë mbretërinë e Perëndisë mbi të gjitha interesat e tjera. Ftojini disa studentë të tregojnë një mënyrë që ata mund të përdorin bekimet dhe mundësitë që Zoti u ka dhënë, për të ndërtuar mbretërinë e Perëndisë dhe për të bekuar të tjerët.

Për t’i përgatitur studentët të rishikojnë mësimet e Jakobit mbi dëlirësinë seksuale, ftojini të përfytyrojnë se dikush i ka pyetur përse besojnë në të jetuarit e ligjit të dëlirësisë. Kërkojuni studentëve të lexojnë Jakobin 2:28–35 si ndihmë në përgjigjen e kësaj pyetjeje. Mund të jetë me dobi t’u rikujtoni se ata e mësuan të vërtetën vijuese si pjesë të studimit të tyre vetjak: Zoti kënaqet në dëlirësi. Ata studiuan gjithashtu pasojat e pamoralshmërisë seksuale të përshkruar në këto vargje. Ftojini studentët të tregojnë se si mund të shpjegojnë, bazuar te Jakobi 2:28–35, si do t’i përgjigjeshin kësaj pyetjeje.P

yetni: Sipas Jakobit 2:27, cila është “[fjala e] Zotit” lidhur me pasjen e më shumë se një gruaje? (Siguroni që të jetë e qartë se Zoti ka urdhëruar që një burrë duhet të martohet vetëm me një grua.)

Theksoni se në kohë të caktuara të historisë së botës, Zoti i ka urdhëruar njerëzit e Tij të praktikojnë martesë me më shumë se një grua. Për shembull, martesa me më shumë se një grua qe praktikuar në kohët e Dhiatës së Vjetër nga Abrahami dhe Sara (shih Zanafilla 16:1–3; DeB 132:34–35, 37) dhe nga biri Isaku, dhe nipi i tyre Jakob (shih DeB 132:37), dhe ajo gjithashtu praktikohej për një kohë gjatë ditëve të hershme të Kishës së rivendosur, duke filluar me Profetin Jozef Smith (shih DeB 132:32–33, 53). Gjithsesi, në 1890-ën, Perëndia urdhëroi profetin e Tij Uilford Udraf që t’i jepte fund praktikës së martesës me më shumë se një grua (shih DeB, Deklarata Zyrtare 1).

Jepuni studentëve kohë që të përsiatin se si zgjedhjet që po bëjnë për të qenë të dëlirë dhe të pastër do kënaqnin Zotin dhe të tjerët. Ftojini ata të shpjegojnë se si mbajtja e ligjit të dëlirësisë tani do t’i bekojë ata dhe familjet e tyre – tani dhe në të ardhmen. Shpjegoni sesi mbajtja e ligjit të dëlirësisë ju ka bekuar ju dhe familjen tuaj.

Jakobi 3–4

Jakobi i nxit njerëzit e tij të pendohen dhe të marrin shpresë se mund të kthehen në praninë e Perëndisë

Vendosni një pikturë të vogël të Jezu Krishtit në mes të tabelës, në një poster, apo në një copë letër. Rreth pikturës shkruani disa fjalë që përfaqësojnë gjëra që mund t’i shkëputin njerëzit nga Shpëtimtari dhe ungjilli i Tij. Kërkojuni studentëve të drejtohen te Jakobi 4:14. Shpjegoni se ky varg përfshin frazën “duke parë përtej shenjës”. Pyetini se çfarë nënkupton “shenja” në këtë varg. (Plaku Nil A. Maksuell, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, na mësoi se “shenja është Krishti” [“Jesus of Nazareth, Savior and King”, Ensign, dhjetor 2007, f. 45].) Pas ndarjes së këtij shpjegimi, ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Jakobin 4:14–15.

Pyetni: Çfarë mendoni se mund të jetë domethënia e të parit përtej shenjës? (Ta përqendrojmë jetën tonë veçse te Shpëtimtari dhe ungjilli i Tij.)

Ftojini studentët të lexojnë Jakobin 4:4–12 dhe përcaktoni disa arsye përse Jakobi besonte te Jezu Krishti dhe përse ai ndiente se qe e rëndësishme t’u bënte të ditur të tjerëve për Shlyerjen. Si përfundim për këtë diskutim, siguroni që e vërteta vijuese të jetë e qartë: Nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit, ne mund të mbushemi me shpresë dhe ta pajtojmë veten me Perëndinë.

Tregoni ndjenjat tuaja të mirënjohjes për Shpëtimtarin dhe Shlyerjen e Tij. Dëshmoni që Jezu Krishti është “shenja” mbi të cilën ne duhet ta përqendrojmë jetën tonë. Për ta përfunduar mësimin, kërkojuni studentëve të marrin parasysh atë që do të bëjnë për t’u përqendruar te Shpëtimtari gjatë disa pak ditëve vijuese.

Njësia Tjetër (Jakobi 5 deri te Omni)

Pyetini studentët: Çfarë është një anti-Krisht? Si do t’i përgjigjeshit një anti-Krishti? Ndërsa lexoni shkrimet e shenjta në njësinë tjetër, vini re çfarë tha dhe bëri Jakobi kur u përball me Sheremin, një anti-Krisht. Gjithashtu, kërkoni për bekimet që mori Enosi ngaqë e kërkoi Perëndinë me gjithë zemrën e tij, duke u lutur gjithë ditën dhe natën. Vëreni për arsyet përse nefitët e lanë vendin e trashëgimit të tyre të parë dhe u bashkuan me mulekitët.