Biblioteka
Mësimi 135: 3 Nefi 29–30


Mësimi 135

3 Nefi 29–30

Hyrje

Ndërsa Mormoni e përfundoi rrëfimin e tij për vizitën e Shpëtimtarit mes nefitëve, ai shpjegoi se dalja në dritë e Librit të Mormonit do të ishte një shenjë se Zoti po e përmbushte besëlidhjen e Tij me shtëpinë e Izraelit. Ai gjithashtu paralajmëroi se ata që i mohojnë veprat e Perëndisë, do t’iu nënshtrohen gjykimeve të Perëndisë. Së fundi, ai shënoi ftesën e Shpëtimtarit për të gjithë njerëzit, që të pendohen dhe të numërohen mes shtëpisë së Izraelit.

Sugjerime për Mësimdhënien

3 Nefi 29

Mormoni dëshmon se Zoti do ta përmbushë besëlidhjen e Tij me shtëpinë e Izraelit në ditët e fundit

Përpara se të fillojë ora mësimore, kopjoni skemën vijuese në tabelë (ose përgatiteni atë si fletushkë për secilin student):

  1. Johebrenjtë

  1. Dy kuptime: 1) pasardhësit e profetit Jakob (Izrael) të Dhiatës së Vjetër, me të cilin Zoti bëri besëlidhje dhe 2) besimtarët e vërtetë në Jezu Krishtin, të cilët kanë bërë besëlidhje me Perëndinë

  1. Shtëpia e Izraelit

  1. Një premtim për besnikët i cili përfshiu bekimet e ungjillit, autoritetin e priftërisë, familjet e përjetshme dhe një tokë trashëgimie

  1. Përbuz

  1. Dy kuptime: 1) njerëz me prejardhje familjare joizraelitë ose jojudease dhe 2) njerëz pa ungjillin

  1. Besëlidhja e Zotit me Izraelin

  1. Trishtim dhe keqardhje e thellë

  1. Mjerë

  1. Të mos përfillësh ose të mohosh me përçmim ose nënvlerësim

Fillojeni klasën duke i ftuar studentët t’i përputhin fjalët në kolonën e parë të skemës me përkufizimet e tyre të sakta në kolonën e dytë (përgjigjet: 1-c, 2-a, 3-e, 4-b, 5-d). Teksa studentët i raportojnë përgjigjet e tyre, sigurohuni që ta kuptojnë secilin prej përkufizimeve. Ju mund ta bëni këtë duke i ftuar studentët t’i shpjegojnë përkufizimet me vetë fjalët e tyre ose duke e përdorur secilën fjalë ose frazë në një fjali. I njoftoni studentët se këto përkufizime do t’i ndihmojnë të kuptojnë më mirë 3 Nefin 29–30.

Shpjegoni se, pasi Mormoni shkroi rreth vizitës së Shpëtimtarit te nefitët, ai profetizoi për përmbushjen e premtimeve të Zoti në ditët e fundit. Pyetni studentët nëse e kanë përjetuar ndonjëherë plotësimin e një premtimi hyjnor, qoftë ai i dhënë në shkrimet e shenjta, nga një profet, nëpërmjet Frymës së Shenjtë apo nëpërmjet një bekimi patriarkal. Ftoni dy ose tre studentë t’i tregojnë përvojat e tyre, por sigurohuni që i kujtoni ata se nuk duhet të tregojnë përvoja që janë tepër personale apo të fshehta.

  • Si mendoni ju, përse disa njerëz mund të dyshojnë se Perëndia do t’i mbajë premtimet e Tij?

  • Në ç’mënyrë e dini se Perëndia i mban premtimet e Tij?

Shkruani në tabelë fjalët Kur dhe Atëherë. Ftoni studentët të lexojnë në heshtje 3 Nefin 29:1–3, duke kërkuar për fjalët në tabelë. Shpjegoni se këto fjalë do t’i ndihmojnë ata të përcaktojnë një ngjarje që do të tregojë se Zoti po i mban premtimet e Tij drejtuar shtëpisë së Izraelit në ditët e fundit. (Mund të jetë e dobishme të shpjegoni se fraza “këto thënie” tek 3 Nefi 29:1 u drejtohet shkrimeve në Librin e Mormonit.)

  • Si do ta përmblidhnit profecinë e shënuar në këto vargje? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por ata duhet të përcaktojnë të vërtetën që vijon: Dalja në dritë e Librit të Mormonit është një shenjë se Zoti po e përmbush besëlidhjen e Tij për ta mbledhur Izraelin në ditët e mëvonshme. Ju mund të dëshironi t’i nxitni studentët ta shenjojnë këtë të vërtetë në përmbledhjen e kapitullit të 3 Nefit 29.)

I ftoni studentët t’i ngrenë lart kopjet e tyre të Librit të Mormonit. Shpjegoni se ata kanë në duart e tyre përmbushjen e profecisë së Mormonit dhe se ata do të mund të sigurohen se Zoti po e përgatit popullin e Tij për ardhjen e Tij. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien në vijim nga Plaku Rasëll M. Nelson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

Pamja
Plaku Rasëll M. Nelson

“Libri i Mormonit është një provë fizike që Zoti është angazhuar të mbledhë fëmijët e besëlidhjes së Tij me Izraelin. …

Vërtet, Zoti nuk ka harruar! Ai na ka bekuar ne dhe të tjerë kudo në botë me Librin e Mormonit. … Ai na ndihmon të bëjmë besëlidhje me Perëndinë. Ai na fton ta kujtojmë Atë dhe të njohim Birin e Tij të Dashur. Ai është një dëshmi tjetër e Jezu Krishtit” (“Besëlidhjet”, Ensign ose Liahona, nëntor 2011, f. 88).

  • Si është fakti që ne e kemi Librin e Mormonit, një dëshmi se Perëndia do t’i mbajë premtimet e Tij?

Shkruajeni pyetjen vijuese në tabelë: Përse interesohen shenjtorët e ditëve të mëvonshme në besëlidhjen e Zotit me shtëpinë e Izraelit? U kërkoni studentëve të dëgjojnë përgjigjet e kësaj pyetjeje, ndërsa lexoni thënien që vijon nga Plaku Rasëll M. Nelson, i cili rendit premtimet që janë pjesë e besëlidhjes së Zotit me popullin e Tij. (Ju mund të dëshironi t’i jepni secilit student një kopje të kësaj thënieje.)

“Besëlidhja e Perëndisë, e bërë me Abrahamin dhe më vonë e përsëritur me Isakun dhe Jakobin, … përmbante disa premtime, duke përfshirë:

  • Jezusi, Krishti, do të lindte përmes prejardhjes familjare të Abrahamit.

  • Pasardhësit e Abrahamit do të jenë të shumtë, me të drejtën që të shtohen përjetësisht dhe gjithashtu me të drejtën që të mbajnë priftërinë.

  • Abrahami do të bëhet atë i shumë kombeve.

  • Vende të caktuara do të trashëgohen nga pasardhësit e tij.

  • Të gjitha kombet e tokës do të bekohen nga fara e tij.

  • Dhe ajo besëlidhje do të jetë e përjetshme – madje nëpër ‘një mijë breza’.

Disa nga këto premtime janë përmbushur; të tjera presin të përmbushen. …

Disa nga ne janë farë e mirëfilltë e Abrahamit, të tjerë janë mbledhur në familjen e tij nëpërmjet birësimit. Zoti nuk bën asnjë dallim. Së bashku ne i marrim këto bekime të premtuara – nëse e kërkojmë Zotin dhe u bindemi urdhërimeve të Tij. …

… Brigam Jangu tha: ‘Të gjithë shenjtorët e ditëve të mëvonshme hyjnë në besëlidhjen e re dhe të përjetshme kur hyjnë në këtë Kishë’” (“Besëlidhjet”, f. 87–88; duke cituar Teachings of Presidents of the Church: Brigham Young [1997], f. 62).

  • Duke përdorur atë që keni mësuar nga thënia e Plakut Nelson, si mund t’i përgjigjeni pyetjes në tabelë? (Studentët mund të japin përgjigje të ndryshme, por sigurohuni që ata të përcaktojnë të vërtetën që vijon: Shenjtorët e ditëve të mëvonshme janë pjesë e popullit të besëlidhjes së Zotit dhe ne mbajmë përgjegjësinë për t’i bekuar të gjitha kombet.)

  • Si kërkojnë shenjtorët e ditëve të mëvonshme t’i bekojnë kombet e tokës?

  • Çfarë roli luan Libri i Mormonit në këto përpjekje?

Drejtojuni fjalëve përbuz dhe mjerë nga veprimtaria përputhëse. Shpjegoni se Mormoni e dinte që në ditët e fundit do të ishin ata që do ta përbuznin Librin e Mormonit dhe prova të tjera të përmbushjes së besëlidhjes së Zotit me popullin e Tij. Vërini studentët të lexojnë në heshtje 3 Nefin 29:4–9, duke kërkuar atë që do t’u ndodhë atyre që e përbuzin Shpëtimtarin dhe veprat e Tij. Pasi studentët të shpjegojnë atë që kanë gjetur, ju mund të sugjeroni që ta shkruajnë të vërtetën që vijon në shkrimet e tyre të shenjta: Hidhërim do t’iu vijë atyre që i mohojnë Jezu Krishtin dhe veprat e Tij.

  • Përse është hidhërimi pasojë e natyrshme e përbuzjes së Shpëtimtarit dhe të veprave të Tij?

  • Si do t’i përgjigjeshit dikujt që thotë se Zoti nuk i flet njeriut ose Ai nuk kryen mrekulli?

  • Si mund t’i dallojmë dhe vlerësojmë më mirë në jetën tonë Zotin dhe veprat e Tij?

3 Nefi 30

Zoti i këshillon johebrenjtë të pendohen dhe të vijnë tek Ai

Drejtojuni fjalës përbuz nga veprimtaria përputhëse. I njoftoni studentët se tek 3 Nefi 30, Mormoni plotësoi një urdhërim nga Zoti për të shënuar një ftesë nga Jezu Krishti drejtuar veçanërisht johebrenjve, ose njerëzve pa ungjillin. I ftoni studentët të lexojnë në heshtje 3 Nefin 30:1–2, duke kërkuar sa më shumë ftesa drejtuar johebrenjve që mund të gjejnë. Pasi të raportojnë atë që kanë gjetur, pyetni:

  • Cilat prej këtyre ftesave mendoni se do të ishin një përmbledhje e gjithë të tjerave? (Ftesa për të ardhur te Krishti përfshin pendimin, pagëzimin, marrjen e Frymës së Shenjtë dhe qenien i numëruar mes njerëzve të Zotit.)

  • Çfarë bekimesh u premton Jezu Krishti johebrenjve, në qoftë se ata do të vijnë tek Ai? (Heqje të mëkateve, qenien të mbushur me Frymën e Shenjtë dhe qenien të numëruar mes popullit të Tij.)

  • Përse është bekim që të numërohemi mes popullit të Zotit?

Shkruani parimin vijues në tabelë: Nëse vijmë te Krishti, ne vërtet do të numërohemi mes popullit të Tij. Shpjegoni se, edhe pse 3 Nefi 30:2 u drejtohet atyre që nuk janë anëtarë të Kishës, ne mund ta përdorim ftesën e Jezu Krishtit për të matur vetë përpjekjet tona për t’i mbajtur besëlidhjet që kemi bërë me Perëndinë. Dëshmoni për bekimet që vijnë nga mbajtja e besëlidhjeve tona dhe e urdhërimeve të Zotit.

Përsëritje e 3 Nefit

Merrni pak kohë për t’i ndihmuar studentët të përsëritin librin e 3 Nefit. Kërkojuni të mendojnë rreth asaj që kanë mësuar nga ky libër, si në seminar ashtu edhe në studimin e tyre vetjak të shkrimeve të shenjta. Nëse nevojitet, i ftoni të shqyrtojnë shkurtimisht disa prej përmbledhjeve të kapitujve në 3 Nefi për t’i ndihmuar që të kujtojnë. Pas një kohe të mjaftueshme, ftoni disa studentë të tregojnë diçka nga 3 Nefi që ishte frymëzuese për ta ose që i ka ndihmuar të kenë besim më të madh në Jezu Krishtin.

Përsëritja e Zotërimit të Shkrimit të Shenjtë

Jepini secilit student një fletë letre bosh. I ftoni ata të shkruajnë një letër drejtuar një personi (qoftë imagjinar ose dikujt që njohin) që nuk është anëtar i Kishës. Sugjeroni që t’i kërkojnë fragmentet e zotërimit të shkrimit të shenjtë për të vërteta që mund t’i përdorin për ta ftuar marrësin e letrës që të vijë te Krishti dhe të numërohet mes popullit të Tij. Kërkojuni dy ose tre studentëve të tregojnë atë që shkruan.

Shënim: Kohëzgjatja e këtij mësimi mund të lejojë kohë për këtë veprimtari. Për veprimtari të tjera përsëritjeje të zotërimit të shkrimit të shenjtë, shihni shtojcën në fund të këtij manuali.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

3 Nefi 30:1–2. Mbledhja e Izraelit

Presidenti Spenser W. Kimball dha mësim:

“Mbledhja e Izraelit përbëhet nga bashkimi me kishën e vërtetë dhe nga ardhja e tyre tek një dije për Perëndinë e vërtetë. … Si rrjedhim, çdo njeri që e ka pranuar ungjillin e rivendosur dhe që tani kërkon ta adhurojë Zotin në gjuhën e vet dhe me shenjtorët në kombet ku ai jeton, ka vepruar në pajtim me ligjin e mbledhjes së Izraelit dhe është trashëgimtar i të gjitha bekimeve të premtuara shenjtorëve në këto ditë të fundit” (The Teachings of Spencer W. Kimball, red. Edward L. Kimball [1982], f. 439).