Biblioteka
Njësia 10 e Studimit në Shtëpi


Mësimi i Studimit në Shtëpi

Jakobi – Omni (Njësia 

Materiali Përgatitor për Mësuesin e Studimit në Shtëpi

Përmbledhje e Mësimeve të Studimit të Përditshëm në Shtëpi

Përmbledhja e mëposhtme e doktrinave dhe e parimeve që studentët mësuan ndërsa studiuan Jakobin – Omnin (njësia , nuk ka për qëllim që të jepet si pjesë e mësimit tuaj. Mësimi që jepni, përqendrohet vetëm te disa nga këto doktrina dhe parime. Ndiqni nxitjet e Shpirtit të Shenjtë ndërsa i mbani parasysh nevojat e studentëve.

Dita Jakobi 5–6)

Në mësimin e tyre mbi alegorinë e pemëve të ullirit te Jakobi studentët u përqendruan te parimi që Zoti na do dhe punon me zell për shpëtimin tonë. Studentët shkruan mbi atë që mësuan nga Jakobi lidhur me dashurinë e Zotit për ta. Te Jakobi studentët mësuan se ne jemi të urtë nëse përgatitemi tani për gjykimin duke u penduar dhe duke marrë mëshirën e Zotit.

Dita Jakobi 

Studentët studiuan takimin e Jakobit me Sheremin, një anti-Krisht. Ata mësuan se, kur mbështetemi te Zoti, ne mund t’i mposhtim sfidat ndaj besimit tonë. Nga shembulli i Jakobit, ata gjithashtu mësuan se nuk mund të lëkundemi në besimin tonë nëse dëshmitë tonë bazohen te zbulesa dhe te përvoja të vërteta shpirtërore. Përveç kësaj, studentët panë një ilustrim të parimit se, kur u përgjigjemi pyetjeve ose kritikave drejtuar besimit tonë në mënyra që e ftojnë Shpirtin, ne mund t’i ndihmojmë të tjerët të kthehen te Zoti. Studentët shkruan rreth mënyrës se si do ta zbatojnë një parim që e përcaktuan te Jakobi 7:15-23.

Dita Enosi)

Nga shembulli i Enosit, studentët mësuan se, kur ushtrojmë besim në Jezu Krisht, mëkatet tona mund të falen dhe ne mund të shërohemi. Ata gjithashtu mësuan se, ndërsa përjetojmë bekimet e Shlyerjes së Jezu Krishtit, ne do të përpiqemi t’i ndihmojmë të tjerët të marrin shpëtim. Studentët shkruan rreth një mënyre se si mund t’i zbatojnë këto parime.

Dita Jaromi dhe Omni)

Në studimin vetjak të librit të Jaromit dhe të Omnit, studentët përcaktuan të vërtetën në vijim: Kur u bindemi urdhërimeve të Perëndisë, ne do të përparojmë. Ata shënuan se si Zoti i ka bekuar ata për mbajtjen e urdhërimeve të Tij. Studentët gjithashtu studiuan shkurtimisht shtegtimin nefit për në tokën e Zarahemlës dhe u njohën me popullin e Zarahemlës, jareditët, dhe një grup nefitësh (popullin e Zenifit) që u kthyen tek toka e Nefit. Studentët mësuan parimin në vijim: Nëse vijmë te Krishti dhe durojmë deri në fund, ne do të shpëtohemi. Ata e mbyllën këtë mësim duke shkruar një bisedë një deri dy minuta të gjatë mbi një nga mënyrat se si Amaleki na nxiti që të vijmë te Krishti.

Hyrje

Në këtë mësim, studentët do të kenë mundësinë të marrin në konsideratë dashurinë e Zotit për ta siç tregohet te Jakobi Nëse koha premton, ju mund të dëshironi t’u mësoni atyre edhe nga Jakobi 5 rreth rolit të tyre si shërbëtorë të Zotit. Studentët do të mund të diskutojnë mbi të vërtetat nga Jakobi që mund t’i ndihmojnë kur të tjerët vënë në pikëpyetje ose i kritikojnë bindjet e tyre. Ata gjithashtu do të kenë mundësi t’i tregojnë klasës se si e kanë zbatuar atë që kanë mësuar nga libri i Enosit. Përveç kësaj, studentët mund të japin bisedat që përgatitën rreth mënyrës se si mund t’ia vëmë veshin ftesës së dhënë te Omni për të ardhur te Krishti. Nëse do të dëshironit që ta bënin këtë, mund të jetë e dobishme të lidheni që përpara me disa studentë dhe t’i ftoni të përgatiten për të ndarë bisedat e tyre me klasën.

Sugjerime për Mësimdhënien

Jakobi 5–6

Jakobi citon alegorinë e pemëve të ullirit për të treguar që Zoti punon me zell për shpëtimin tonë

Kujtojuni studentëve që, në alegorinë e pemëve të ullirit, degët nga pema e ullirit të butë janë të shpërndara nëpër vresht. Kjo përfaqëson shpërndarjen e popullit të besëlidhur të Perëndisë – anëtarët e shtëpisë së Izraelit – nëpër botë. Gjithsesi, përfundimisht, të gjitha pemët e vreshtit u prishën (shih Jakobi 5:46). Shpjegoni se kjo përfaqëson periudhën e Braktisjes së Madhe.

Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Jakobin 5:61–62, duke kërkuar për atë që Zoti e udhëzoi shërbëtorin e Tij (profetin e Tij) që të bënte, në mënyrë që t’i ndihmonte pemët të prodhonin frut të mirë edhe një herë. Pastaj bëni pyetjet në vijim:

  • Si mendoni, cilët mund të quhen këta “shërbëtorë”? (Udhëheqësit e Kishës, misionarët dhe të gjithë anëtarët e Kishës.)

  • Çfarë është e veçantë rreth kohës në të cilën këta shërbëtorë janë thirrur për të punuar?

Shkurtimisht shpjegoni se këto përpjekje përfaqësojnë mbledhjen e Izraelit. Për t’i ndihmuar studentët që të kuptojnë se janë pjesë e grupit të shërbëtorëve që u thirrën për të punuar në vreshtin e Zotit, lexoni thënien në vijim nga Plaku Din Larsen, i Të Shtatëdhjetëve. Kërkojuni studentëve të dëgjojnë se kë quan ai “punëtorë[t] [e] fundit në vresht”.

“[Tani] është periudha gjatë së cilës Zoti dhe shërbëtorët e Tij do të bëjnë përpjekjen e fundit të madhe për të çuar mesazhin e së vërtetës tek të gjithë njerëzit e tokës dhe për të rivendosur pasardhësit e Izraelit të lashtë që e kanë humbur identitetin e tyre të vërtetë. …

Ju keni ardhur në tokë në kohën kur është hedhur themeli për këtë punë madhështore. Ungjilli është rivendosur për të fundit herë. Kisha është vendosur thuajse në çdo anë të botës. Skena është përgatitur për të luajtur aktet e fundit dramatike. Ju do të jeni aktorët kryesorë. Ju jeni ndër punëtorët e fundit në vresht. … Ky është shërbimi për të cilin ju jeni zgjedhur” (“A Royal Generation”, Ensign, maj 1983, 33).

Bëni pyetjet në vijim:

  • Kush tha Plaku Larsen se janë shërbëtorët apo “punëtorë[t] [e] fundit” të thirrur për të punuar në vresht?

  • Çfarë mundësish keni për t’i shërbyer Zotit dhe për t’i ndihmuar të tjerët që të japin “frut të mirë”?

Si klasë, lexoni me zë Jakobin 5:71. Ftojini studentët të gjejnë se çfarë u premton Zoti atyre që punojnë me Të. Pyetini studentët se kur janë ndier të bekuar për përpjekjet e tyre për t’i shërbyer Zotit.

Jakobi 

Jakobi mbështetet te Zoti teksa përballet me Sheremin dhe udhëheq një turmë nefitësh të kthehen te Zoti

Shënim: Te Jakobi studentët mësuan rreth asaj se si Jakobi e mposhti kundërshtimin drejtuar besimit të tij në Jezu Krisht nga një burrë i quajtur Sherem, një anti-Krisht. Ndonëse ky mësim nuk përqendrohet te përvoja e Jakobit me Sheremin, ju mund të dëshironi t’i ftoni studentët të përmbledhin ngjarjet dhe të përcaktojnë një të vërtetë që mësuan nga shembulli i Jakobit. Në veçanti, ju mund të dëshironi të theksoni të vërtetën që ne nuk mund të lëkundemi në besimin tonë nëse dëshmitë tona janë bazuar te zbulesa dhe te përvoja të vërteta shpirtërore.

Enosi

Pasi merr një heqje të mëkateve të tij, Enosi lutet për të tjerët dhe punon për shpëtimin e tyre

Pamja
skica e lutjes

Vizatojeni këtë skicë në tabelë ose në një copë letër. Kërkojuni studentëve që të shpjegojnë se si lidhet ajo me përvojën e Enosit.

Ndajini studentët në tri grupe. (Nëse keni klasë me pak studentë, një grup mund të përbëhet nga një person i vetëm.) Kërkojini grupit të parë të lexojë Enosin 1:4–6 dhe të përgatitet të shpjegojë një të vërtetë që mund të mësojmë nga lutja e Enosit për veten e vet. Kërkojini grupit të dytë të lexojë Enosin 1:9–10 dhe të përgatitet të shpjegojë një të vërtetë që mund të mësojmë nga kjo pjesë e lutjes së Enosit. Kërkojuni personave në grupin e tretë të lexojnë Enosin 1:11–14 dhe të përgatiten të shpjegojnë një të vërtetë që mund të mësojmë nga kjo pjesë e lutjes së Enosit. Pastaj kërkojini një anëtari të secilit grup të tregojë atë që ka përgatitur. Kërkojuni studentëve që te ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta të rishikojnë detyrën e dita he ftoni disa prej tyre që të tregojnë se si zgjodhën që t’i zbatojnë të vërtetat nga libri i Enosit.

Jaromi dhe Omni

Mbajtësit e analeve rrëfejnë vështirësitë dhe bekimet e nefitëve

Nëse studentët kanë pyetje rreth shtegtimeve të popujve të ndryshëm në tokat e Hemisferës Perëndimore, ju mund të dëshironi të diskutoni me ta materialin te manuali i studentit rreth Omnit 1:1-30, përfshirë thënien nga Presidenti Entoni Ajvins, i Presidencës së Parë.

Ftojini studentët të rishikojnë bisedat që përgatitën rreth ardhjes te Krishti (dita detyra Nëse koha premton, ju mund t’u kërkoni disa studentëve t’ia paraqesin bisedat e tyre klasës. Nëse u kërkuat studentëve që më përpara të japin bisedat e tyre, sigurohuni që t’u lini atyre kohë të mjaftueshme për ta bërë këtë.

Sigurohuni që t’i falënderoni studentët për pjesëmarrjen e tyre. Jepni dëshmi për dashurinë që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti ka për secilin prej studentëve tuaj dhe sigurojini që, ndërsa vijnë te Krishti me gjithë shpirtin e tyre, ata do të shpëtohen në mbretërinë e Tij.

Njësia Tjetër (Fjalët e MormonitMosia 

Në njësinë tjetër, studentët do të lexojnë për një engjëll të Perëndisë që i shfaqet mbretit Beniamin, duke e udhëzuar atë dhe duke i treguar atij se çfarë t’i thotë popullit të tij (shih Mosia . Mbreti Beniamin ia shprehu këto fjalë popullit të tij, të cilët përjetuan një ndryshim të madh në zemrat e tyre.