Biblioteka
Njësia 6 e Studimit në Shtëpi


Mësimi i Studimit në Shtëpi

2 Nefi 4–10 (Njësia 6)

Materiali Përgatitor për Mësuesit e Studimit në Shtëpi

Përmbledhje e Mësimeve të Studimit të Përditshëm në Shtëpi

Përmbledhja e mëposhtme e doktrinave dhe e parimeve që studentët mësuan ndërsa studiuan 2 Nefin 4–10 (njësia 6) nuk ka për qëllim që të jepet si pjesë e orës suaj mësimore. Mësimi që jepni përqendrohet vetëm te disa nga këto doktrina dhe parime. Ndiqni nxitjet e Shpirtit të Shenjtë ndërsa i mbani parasysh nevojat e studentëve tuaj.

Dita 1 (2 Nefi 4–5)

Ndërsa studentët mësonin 2 Nefin 4, ata u përqendruan në parimin që Perëndia i mbështet ata që e vënë besimin e tyre tek Ai (shih 2 Nefin 4:12–35) dhe shkruan në ditarin e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta rreth një mënyre që do t’u pëlqente për të rritur mirëbesimin e tyre në Perëndi. Te 2 Nefi 5 ata panë shembuj të të vërtetave vijuese: Siguria vjen nga bindja ndaj zbulesave të Perëndisë (shih 2 Nefi 5:1–8). Ndërsa ungjilli i Jezu Krishtit bëhet mënyra jonë e jetesës, ne do të rritemi në lumturi (shih 2 Nefi 5:9–18, 26–27). Studentët shqyrtuan jetën e tyre dhe përcaktuan diçka që do të bënin për të jetuar më plotësisht “sipas mënyrës së lumturisë”.

Dita 2 (2 Nefi 6–8)

Në këtë mësim studentët mësuan se Zoti është i mëshirshëm me ata që kthehen tek Ai (shih 2 Nefi 6). Ata përsiatën se si Zoti ka qenë i mëshirshëm ndaj tyre. Ata gjithashtu mësuan se Shpëtimtari dëshiron ta shëlbejë popullin e Tij të besëlidhjes dhe ka të gjithë fuqinë për ta bërë këtë (shih 2 Nefi 7–8).

Dita 3 (2 Nefi 9)

Kur filluan studimin e 2 Nefit 9, studentët mësuan çfarë do të ndodhte nëse nuk do të kishte Shlyerje. Ata gjithashtu studiuan të vërtetat vijuese: Shlyerja e Jezu Krishtit e çliron të gjithë njerëzimin nga vdekja fizike dhe shpirtërore sjellë nga Rënia (shih 2 Nefi 9:1–22). Nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit, ne mund të kapërcejmë pasojat e mëkateve tona nëse jemi besnikë në Jezu Krisht, pendohemi, pagëzohemi dhe durojmë deri në fund (shih 2 Nefi 9:14–27). Studentët shkruan një paragraf që shprehnin ndjenjat e tyre rreth sakrificës së Shpëtimtarit për ta.

Dita 4 (2 Nefi 9–10)

Kur studiuan pjesën tjetër të 2 Nefit 9 dhe studiuan 2 Nefin 10, studentët përsiatën se cilat nga zgjedhjet e tyre mund të jenë duke i ndarë nga Zoti dhe cilat duke i ndihmuar që të vijnë më afër Tij. Ata mësuan se kur zgjedhim të vijmë te Zoti dhe të jetojmë sipas vullnetit të Tij, ne do të marrim bekimet e plota të Shlyerjes.

Hyrje

Midis shumë të vërtetave të rëndësishme që studentët kanë studiuar këtë javë, theksoni rëndësinë e Shlyerjes së Jezu Krishtit. Lutuni për drejtim për mënyrën si mund t’i ndihmoni sa më mirë të kuptojnë e mbështeten te Shlyerja. Ndërsa jepni mësim, nxitini studentët të përsiaten mbi atë çfarë kanë nevojë të bëjnë për të marrë bekimet e Shlyerjes së Shpëtimtarit.

Shënim: Ndërsa përgatitni plot lutje mësimin tuaj, shqyrtoni nevojat e studentëve tuaj – veçanërisht nevojat e atyre që mund të jenë duke luftuar. Ndërsa luteni për studentë të veçantë dhe për drejtim për mënyrën si t’u mësoni sa më mirë doktrinat dhe parimet që gjenden në shkrimet e shenjta, Fryma e Shenjtë do t’ju frymëzojë të dini si t’u përgjigjeni nevojave të studentëve.

Sugjerime për Mësimdhënien

2 Nefi 4–5

Nefi shpreh mirëbesimin e Tij në Zot; Zoti i ndan nefitët nga lamanitët; nefitët jetojnë sipas mënyrës së lumturisë

Shkruajeni informacionin në skemën vijuese në tabelë, ose përgatiteni si një fletushkë.

2 Nefi 4

2 Nefi 5

  1. Lexoni kreun e kapitullit, dhe përgatituni ta përmblidhni kapitullin me fjalët tuaja.

  2. Lexoni 2 Nefin 4:19 dhe shpjegoni se çfarë mendoni se do të thotë “e di në cilin kam besuar”.

  3. Lexoni atë që keni shkruar në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë për ditën 1, detyra 4, dhe përgatituni të tregoni një mënyrë që do ta pëlqenit për të rritur mirëbesimin tuaj në Zot.

  1. Lexoni kreun e kapitullit, dhe përgatituni ta përmblidhni kapitullin me fjalët tuaja.

  2. Lexoni 2 Nefin 5:27 dhe shpjegoni çfarë mendoni se do të thotë të jetosh “sipas mënyrës së lumturisë”.

  3. Lexoni atë që keni shkruar në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë për ditën 1, detyra 6. Përgatituni që të ndani një nga veprimet apo qëndrimet e nefitëve dhe mënyrën si kryerja e të njëjtit veprim apo pasja e të njëjtit qëndrim ka ndikuar lumturinë tuaj.

Ndajeni klasën në mes. Vëreni një nga gjysmat e studentëve të përgatiten të japin mësim materialin e 2 Nefit 4 dhe gjysmën tjetër të përgatitet të japë mësim materialin e 2 Nefit 5.

Bashkojeni çdo student të caktuar te 2 Nefi 4 me një student të caktuar te 2 Nefi 5. Ftojini studentët ta ndajnë me partnerët e tyre materialin që kanë përgatitur për detyrat e tyre.

2 Nefi 6–8

Jakobi profetizon për shpërndarjen dhe mbledhjen e Izraelit dhe citon profecitë e Isaias për besnikërinë e Shpëtimtarit ndaj popullit të besëlidhjes

Kujtojuni studentëve se 2 Nefi 6–9 është dita e parë e predikimit që Jakobi i bëri popullit të tij. Dita e dytë e mësimdhënies së tij vazhdon te 2 Nefi 10. Te 2 Nefi 6, Jakobi profetizoi se judenjtë nuk do ta pranonin Zotin dhe do të shpërndaheshin. Vërini studentët të lexojnë 2 Nefin 7:1–2, dhe ftojini ta përsëritin domethënien me vetë fjalët e tyre.

2 Nefi 9

Jakobi jep mësim se si Shlyerja e Shpëtimtarit na çliron nga pasojat e Rënies dhe rrjedhimet e mëkatit

Thoni thënien vijuese nga Presidenti Ezra Taft Benson:

“Ashtu si njeriu vërtet nuk do ushqim gjersa të jetë i uritur, po ashtu ai nuk e dëshiron vërtet shpëtimin e Krishtit derisa ta dijë se përse i nevojitet Krishti.

Askush nuk e di mjaftueshëm dhe siç duhet se përse i nevojitet Krishti, derisa të kuptojë e të pranojë doktrinën e Rënies dhe pasojat e saj mbi të gjithë njerëzimin. Dhe asnjë libër tjetër në botë nuk e shpjegon këtë doktrinë jetësore pothuajse si Libri i Mormonit” (“The Book of Mormon and the Doctrine and Covenants”, Ensign, maj 1987, f. 85).

Vërini studentët të përfytyrojnë sikur një mik pyeti: “Përse kemi nevojë për Shpëtimtarin?” Ftojeni klasën të përgatitet t’i përgjigjet kësaj pyetjeje bazuar në atë që kanë mësuar te 2 Nefi 9. Vërini të rishikojnë 2 Nefin 9:7–10, 19–22 për një përgjigje. Kërkojuni studentëve të japin përgjigjet e tyre për pyetjen.

Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë më mirë se si Jezu Krishti mund të na shpëtojë nga pasojat e Rënies, lexoni analogjinë nga Presidenti Jozef Filding Smith në materialin mësimor për 2 Nefi 9:10–27, në Njësinë 6: Dita 3, në manualin e studentit. Ju mund të merrni parasysh t’i ftoni studentët të vizatojnë në tabelë ose në një fletë atë që përshkroi Presidenti Smith. Nëse ju zgjidhni të vini një student të vizatojë në tabelë ose në një letër, ju mund të doni ta ftoni studentin gjithashtu që ta shpjegojë vizatimin.

Ftoni studentë të mendojnë rreth ndjenjave të tyre mbi të rënit në kurth në një gropë të thellë dhe të shkëputurit nga Perëndia për shkak të zgjedhjeve që kanë bërë. Shpjegoni se nëse nuk do të ishte për Shlyerjen e Jezu Krishtit, nuk do të kishte mundësi për pendim, nuk do të kishte shpresë dhe askush nuk do mund t’u shpëtonte këtyre pasojave të mëkatit.

Vini një student të lexojë 2 Nefin 9:21–23, dhe ftoni disa studentë ta shpjegojnë atë me fjalët e tyre. Edhe pse mund ta thonë ndryshe, jini të sigurt se e vërteta vijuese është e qartë: Nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit, ne mund të kapërcejmë pasojat e mëkateve tona.

Shpjegoni se një nga mundësitë e mëdha, të mundësuara në mbledhje si grup, është të jesh në gjendje të tregosh ndjenjat dhe dëshmitë. Ftojini studentët të tregojnë ndjenjat dhe dëshmitë e tyre rreth Jezu Krishtit dhe Shlyerjes së Tij. Nëse e kanë të vështirë ta tregojnë, mund t’i vini të lexojnë atë që kanë shkruar në ditarin e tyre të studimit të shkrimit të shenjtë për ditën 3, detyra 4. Ju mund të doni të shtoni dëshminë tuaj tek të tyret.

Vëreni klasën të përfytyrojë se dikush qe goditur nga një sëmundje e tmerrshme. Pastaj diskutoni për pyetjet e mëposhtme:

  • Përse është e rëndësishme që personi të kuptojë nevojën për të kërkuar ndihmë?

  • Përse është e rëndësishme që personi të kuptojë gjithashtu se çfarë të bëjë për të marrë ndihmë?

  • Çfarë do të rezultojë nëse personi kupton nevojën për ndihmë por nuk kupton se çfarë duhet të bëjë për ta marrë atë?

Pyetini studentët nëse e dinë se çfarë duhet të bëjnë për të marrë bekimet e Shlyerjes. Kujtojuni se ata studiuan 2 Nefin 9:23, 42–52 dhe përcaktuan disa veprime dhe qëndrime që na ndihmojnë të vijmë në Krisht dhe të ftojmë fuqinë e sakrificës së Tij shlyese në jetën tonë. Vërini ata të rishikojnë shkrimet e shenjta që kanë shënuar dhe listën që bënë në ditarët e tyre të studimit të shkrimit të shenjtë të atyre gjërave që na çojnë te Shpëtimtari (dita 4, detyra 1). Ftojini studentët të tregojnë se si një apo më shumë nga këto veprime dhe qëndrime i kanë sjellë ata më afër Shpëtimtarit. Jepni dëshminë tuaj se ndjekja e parimeve të dhëna mësim në këto vargje do të na ndihmojë të marrim bekimet e plota të Shlyerjes.

2 Nefi 10

Jakobi nxit njerëzit e tij të gëzohen dhe të vijnë te Zoti

Lexoni 2 Nefin 10:23–24 me studentët. Kujtojuni studentëve se në ditën 3, detyra 6, ata qenë ftuar të përcaktojnë diçka që do të bënin për ta pajtuar veten me vullnetin e Perëndisë. Nxitini që t’i përgjigjen plotësisht kësaj ftese.

Kërkojuni studentëve të japin pikëpamje shtesë që morën nga kapitujt që studiuan këtë javë. Nëse ka mjaft kohë, përfundojeni këtë mësim të javës duke kënduar apo lexuar së bashku fjalët e himnit “Qëndroj Plot Habi” (Himne dhe Këngë të Fëmijëve, nr. 22) ose një himn tjetër rreth Shlyerjes së Jezu Krishtit. Jepni dëshminë tuaj për rëndësinë e ardhjes te Shpëtimtari dhe vërtetësinë e bekimeve të Shlyerjes.

Njësia Tjetër (2 Nefi 11–25 )

Ndërsa studiojnë 2 Nefin 11–25 javën që vjen, studentët do të dallojnë disa nga fjalët e Isaias dhe si e pa kohën tonë dhe na paralajmëroi duke u bazuar në atë që pa. Disa nga paralajmërimet e tij lidhen me median tonë, veshjet tona, mënyrën tonë të jetesës dhe qëndrimet tona. Nxitini studentët të lexojnë dhe të qëmtojnë atë që munden nga 2 Nefi 11–25, edhe nëse nuk e kuptojnë çdo fjalë.