Biblioteka
Mësimi 104: Alma 56–58


Mësimi 104

Alma 56–58

Hyrje

Helamani dhe kapiten Moroni i luftuan lamanitët në pjesë të ndryshme të vendit. Helamani i dërgoi një letër Moronit duke përshkruar luftërat e ushtrisë së tij me lamanitët dhe duke shprehur sigurinë e tij në besimin e 2.060 luftëtarëve të rinj që i ishin bashkuan ushtrisë së tij. Helamani gjithashtu përshkroi atë që bëri ushtria e tij për të fituar luftërat dhe për të marrë shpresë e forcë gjatë vuajtjeve të tyre.

Sugjerime për Mësimdhënien

Alma 56

Ushtritë e Antipusit dhe Helamanit janë fitimtare mbi ushtrinë më të fuqishme të lamanitëve

Pyetini studentët nëse kanë marrë ndonjëherë një letër ose mesazh, që i forcoi ata për të duruar një vështirësi të caktuar. Shpjegoni se Alma 56–58 përfshin përmbajtjen e një letre që Helamani ia shkroi kapiten Moronit gjatë një periudhe të vështirë në luftë. Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Almën 59:1–2 për të zbuluar se si kapiten Moroni iu përgjigj letrës. Nxitini studentët që, ndërsa e studiojnë letrën, të përcaktojnë arsyet përse kapiten Moroni mund të gëzohej pavarësisht nga rrethanat e vështira në të cilat ndodhej.

Përmblidhni Almën 56:2–17 duke shpjeguar se Helamani komandoi një ushtri të vogël, të përbërë prej 2.000 bijësh anti-nefi-lehitë, ose nga populli i Amonit. Këta ushtarë shpesh quhen si 2.000 luftëtarët e rinj. (Mund t’ju duhet të shpjegoni se fjala i ri do të thotë i ri në moshë.) Prindërit e këtyre djemve të rinj kishin besëlidhur që të mos t’i merrnin më kurrë armët. Djemtë e rinj, të cilët nuk kishin lidhur të njëjtën besëlidhje, dolën vullnetarë për t’i mbrojtur prindërit e tyre dhe nefitët e tjerë kur u kërcënuan nga një ushtri lamanite.

Shpjegoni se Helamani i drejtoi 2.000 luftëtarët e rinj drejt qytetit të Judesë për të ndihmuar një ushtri nefite të drejtuar nga Antipusi. Lamanitët kishin pushtuar disa qytete nefite dhe e kishin pakësuar shumë ushtrinë e Antipusit. Antipusi u gëzua kur Helamani dhe ushtarët e tij mbërritën për t’i ndihmuar.

Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Almën 53:17–21, duke kërkuar fjalë dhe fraza që përshkruajnë forcën shpirtërore që i sollën këta djem të rinj ushtrisë. Ndërsa ata lexojnë, kopjojeni vizatimin e mëposhtëm në tabelë. Ftoni disa studentë të dalin në tabelë dhe të shkruajnë fjalë dhe fraza që i zbuluan nën kreun “Përpara luftës”.

Pamja
figura e luftëtarit
  • Çfarë mendoni se mund të ketë dashur të thoshte Hemalani kur i përshkroi 2.000 luftëtarët e rinj si “njerëz që i përmbaheshin së vërtetës dhe njerëz seriozë”? (Ju mund të dëshironi të shpjegoni se fjala serioz tregon seriozitet, qetësi dhe vetëkontroll.)

  • Si mund të na ndihmojnë tiparet e renditura në tabelë që t’i përballojmë luftërat shpirtërore dhe sfidat e tjera?

Përmblidhni shkurtimisht fillimin e luftës së parë të luftëtarëve të rinj tek Alma 56:29–43. Antipusi përdori Helamanin dhe 2.000 luftëtarët e tij si një kurth për ta tërhequr ushtrinë më të fortë të lamanitëve jashtë qytetit Antiparah. Pjesa më e madhe e ushtrisë lamanite u largua nga qyteti Antiparah për të ndjekur ushtrinë e Helamanit, duke i dhënë mundësi ushtrisë së Antipusit t’i ndiqte dhe t’i sulmonte nga prapa. Teksa ushtria e Antipusit e arriti ushtrinë lamanite, ata i sulmuan sipas planit të tyre. Kur ushtria lamanite e ndali ndjekjen e ushtrisë së Helamanit, Helamani nuk mund të kuptonte nëse ushtria lamanite po përpiqej t’i tërhiqte luftëtarët e tij në kurth apo nëse ushtria e Antipusit i kishte tërhequr lamanitët në betejë prapa krahëve të tyre. Helamani dhe ushtarët e tij të rinj duhet të vendosnin nëse do të vazhdonin të iknin apo do të sulmonin lamanitët.

Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Almën 56:44–48. Kërkojuni të kërkojnë fjalë dhe fraza që tregojnë fakte se si këta djem të rinj vepruan me besim. Ftoni disa studentë të shkruajnë atë që zbulojnë në tabelë poshtë kreut “Gjatë luftës”.

  • Për çfarë nuk dyshuan këta djem të rinj? (Që Perëndia do t’i shpëtonte.)

  • Përse nuk dyshuan se Perëndia do t’i shpëtonte?

  • Si i ndihmuan gjatë luftës tiparet që kishin zhvilluar që përpara luftës?

Shkruani të vërtetën vijuese në tabelë: Kur veprojmë me besim, ne mund të marrin forcë nga Perëndia. Ftojini studentët të kërkojnë fakte për këtë të vërtetë ndërsa studiojnë Almën 56.

Përmblidhni Almën 56:49–53 duke shpjeguar se ushtria e Helamanit e gjeti ushtrinë e Antipusit në një situatë të vështirë. Antipusi dhe shumë nga udhëheqësit e tjerë të ushtrisë kishin vdekur dhe nefitët e lodhur e të hutuar ishin afër shpartallimit.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Almën 56:54–56. Kërkojini klasën ta ndjekë, duke parë mënyrën se si Perëndia i bekoi luftëtarët e Helamanit për shkak të besimit të tyre.

  • Si mendoni ju se cilësitë shpirtërore të renditura në tabelë kontribuan në ndodhitë e shënuara tek Alma 56:56?

  • Kur keni vepruar ju ose dikush që njihni me besim dhe morët forcë nga Perëndia në një situatë të vështirë?

Alma 57

Helamani dhe luftëtarët e tij të rinj rimarrin qytetin Kumeni dhe ruhen në luftë

Shpjegoni se Alma 57 është vijimësi e letrës së Helamanit drejtuar kapiten Moronit. Ajo nis me rrëfimin për nefitët që rimarrin dy qytete nga lamanitët. Gjatë kësaj kohe, Helamani merr 6.000 ushtarë për të fuqizuar ushtrinë e tij, së bashku me 60 djem më shumë nga populli i Amonit. Lamanitët gjithashtu morën përforcime dhe vazhduan të fortifikonin qytetet që kishin pushtuar.

Vini në dukje se në njërën luftë, lamanitët ishin gati t’i mposhtnin nefitët (shih Almën 57:18). Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Almën 57:19–22, duke kërkuar arsyen përse nefitët qenë në gjendje të triumfonin.

  • Përse nefitët ishin në gjendje të triumfonin kundër lamanitëve?

  • Helamani tha se luftëtarët e tij “u bindën dhe u përpoqën të zbatonin çdo fjalë të urdhrit me përpikmëri” (Alma 57:21). Çfarë mendoni se nënkupton kjo? Si qe kjo bindje një shprehje e besimit të tyre?

Për të plotësuar përgjigjet e studentëve ndaj këtyre pyetjeve, lexoni thënien në vijim nga Plaku Rasëll Nelson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

Pamja
Plaku Rasëll M. Nelson

“[Ju] do të has[ni] njerëz, që përzgjedhin se cilat urdhërime do të mbajnë dhe nuk i marrin parasysh [urdhërimet e] tjera, të cilat vendosin t’i shkelin. Unë e quaj këtë ta trajtosh bindjen si përzgjedhja e ushqimeve në një vakt tip bufe. Ky zakon i përzgjedhjes dhe i të vendosurit, nuk do të funksionojë. Do të udhëheqë drejt mjerimit. Që të përgatitet të takohet me Perëndinë, një njeri i mban të gjitha urdhërimet e Tij. Duhet besim për t’ju bindur atyre; dhe mbajtja e urdhërimeve të Tij do ta përforcojë atë besim” (“Të Përballosh të Ardhmen me Besim”, Ensign ose Liahona, maj 2011, f. 34-35).

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Almën 57:23–27. Kërkojini klasës të shohë se si Zoti i ruajti ushtarët e rinj të Helamanit dhe përse Ai i ruajti ata. Për t’i ndihmuar të diskutojnë mbi atë që zbulojnë, bëni këto pyetje pasuese:

  • Lidhur me luftëtarët e tij, Helamani tha: “Mendjet e tyre janë të vendosura”. Si mendoni ju, çfarë do të thotë kjo? Përse duhet t’i mbajmë mendjet tona të vendosura kur hasim sfida?

  • Si e treguan ushtarët e Helamanit se “e vendos[nin] përherë besimin e tyre në Perëndi”?

Mund të jetë e dobishme të shpjegoni se në disa rrethana, të drejtët do të vuajnë ose do të vdesin, sikurse luftëtarët e rinj vuajtën dhe sikurse disa në ushtrinë nefite u vranë. Megjithatë, Perëndia do t’i nderojë gjithnjë ata që e nderojnë Atë dhe të drejtët që vdesin do të bekohen.

  • Çfarë ngjashmërish shihni midis luftërave të luftëtarëve të rinj me armiqtë e tyre dhe luftërave tona me kundërshtarin?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë deklaratën vijuese nga Plaku M. ëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

“Sot, ne po luftojnë një luftë që në shumë mënyra është më e rrezikshme … sesa lufta midis nefitëve dhe lamanitëve. Armiku ynë është dinak dhe i shkathët. Ne luftojmë kundër Luciferit, babait të të gjitha gënjeshtrave, armikut të gjithçkaje që është e mirë, e drejtë dhe e shenjtë. …

… ndeshemi në kuptimin e mirëfilltë për shpirtrat e njerëzve. Armiku është i pafalshëm dhe i pamëshirshëm. Ai po merr të burgosur të përjetshëm në një shkallë alarmuese. Dhe nuk tregon asnjë shenjë të heqjes dorë.

Ndërsa jemi jashtë mase mirënjohës për shumë anëtarë të Kishës të cilët po bëjnë gjëra të mrekullueshme në luftën për të vërtetën dhe të drejtën, ndershmërisht duhet t’ju them se ende nuk mjafton. Ne kemi nevojë për më shumë ndihmë. … Kemi nevojë për ju. Ashtu si 2.000 luftëtarët e rinj të Helamanit, … ju gjithashtu mund të pajiseni me fuqi për të ngritur dhe mbrojtur mbretërinë e Tij. Ne kemi nevojë që ju të bëni besëlidhje të shenjta, sikurse bënë ata. Ne kemi nevojë që ju të jeni plotësisht të bindur dhe besnikë, sikurse ishin ata” (“The Greatest Generation of Missionaries”, Ensign ose Liahona, nëntor 2002, f. 46–47).

Shkruani sa vijon në tabelë: Nëse i mirëbesojmë Zotit dhe i bindemi Atij me përpikëri …

  • Bazuar në atë që keni lexuar rreth luftëtarëve të Helamanit, si do ta plotësonit këtë fjali? (Plotësojeni fjalinë në tabelë sipas sugjerimeve të studentëve. Për shembull, ju mund të shkruani të vërtetën në vijim: Nëse i mirëbesojmë Zotit dhe i bindemi Atij me përpikëri, Ai do të na mbështetë në luftërat tona.)

Kërkojuni studentëve të reflektojnë rreth një kohe kur ata ose dikush që njohin u bind me përpikëri në një situatë të vështirë në shkollë, në shtëpi ose në një mjedis shoqëror. Ftoni disa studentë të tregojnë përvojat e tyre. Pyetini se si Zoti i ndihmoi me situatën.

Jepuni studentëve kohë që të shkruajnë në fletoret e klasës ose ditarët e studimit të shkrimeve të shenjta rreth asaj që do të bëjnë për t’ju bindur urdhrave të Perëndisë “me përpikmëri” (Alma 57:21) dhe për të “vendos[ur] përherë besimin e tyre në Perëndi” (Alma 57:27).

Alma 58

Ushtarët nefitë mirëbesojnë se Perëndia do t’i ruajë ata në vështirësitë e tyre

Shpjegoni se Alma 58 përmban fundin e letrës së Helamanit drejtuar Moronit. Helamani tregoi se si ushtritë nefite u përballën me rrethana të vështira që i ndërlikuan kushtet e pafavorshme që kishin hasur tashmë. Ftoni disa studentë të lexojnë me zë të lartë sipas radhës nga Alma 58:2, 6–9 dhe kërkojini klasës të përcaktojë ato rrethana të vështira (mungesa e furnizimeve, mungesa e përforcimeve, frika se do të shkatërroheshin nga armiqtë e tyre).

Vërini studentët të lexojnë në heshtje Almën 58:10–12, duke kërkuar përgjigjet ndaj pyetjeve në vijim. (Përpara fillimit të orës mësimore, shkruajini pyetjet në tabelë. Lexojani pyetjet klasës përpara se të lexojnë fragmentin e shkrimit të shenjtë dhe më pas përsëritini ato pasi t’i kenë lexuar. Kjo do t’i ndihmojë studentët të përqendrohen te mënyra se si ushtria e Helamanit u përgjigj në këtë situatë të vështirë.)

Çfarë bënë nefitët kur u përballën me këtë situatë të vështirë?

Si iu përgjigj Zoti kërkesave dhe lutjeve të tyre të sinqerta?

Si i ndihmuan sigurimet e Zotit Helamanin dhe ushtrinë e tij?

Ftojini studentët të përmbledhin një të vërtetë që kanë mësuar nga Alma 58:10–12. (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por sigurohuni që ta përcaktojnë parimin në vijim: Nëse kthehemi te Perëndia në kohë vështirësish, ne mund të marrim siguri hyjnore që mund ta forcojë besimin tonë dhe të na japë shpresë.)

  • Kur ju ka bekuar Zoti me paqe dhe siguri gjatë një përvoje të vështirë?

Shpjegoni se pjesa tjetër e Almës 58 ritregon përpjekjet e suksesshme të ushtrisë nefite për të rimarrë qytetet që ishin pushtuar nga lamanitët (shih Almën 58:31). Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Almën 58:39–40.

  • Si e treguan besimin e tyre te Perëndia luftëtarët e rinj të Helamanit, pavarësisht nga “shumë plagë” që morën?

  • Kur hasni sfida në jetë, si mund të përfitoni nga ndjekja e shembullit të bijve të Helamanit?

Mbylleni mësimin duke dhënë dëshminë tuaj për parimet e dhëna në këtë mësim.