Biblioteka
Njësia 16 e Studimit në Shtëpi


Mësimi i Studimit në Shtëpi

Alma 11–16 (Njësia 

Materiali Përgatitor për Mësuesin e Studimit në Shtëpi

Përmbledhje e Mësimeve të Studimit të Përditshëm në Shtëpi

Përmbledhja e mëposhtme e doktrinave dhe e parimeve që studentët mësuan ndërsa studiuan Almën 11–16 (njësia–16), nuk ka për qëllim që të jepet si pjesë e orës suaj mësimore. Mësimi që jepni, përqendrohet vetëm te disa nga këto doktrina dhe parime. Ndiqni nxitjet e Shpirtit të Shenjtë ndërsa i mbani parasysh nevojat e studentëve.

Dita 1 (Alma )

Nëpërmjet shembullit të Amulekut duke u përballur me Zizromin, studentët mësuan se, kur mbështetemi në Frymën e Shenjtë, ne mund ta mposhtim tundimin. Gjatë mësimit të Zizromit dhe të popullit të Amonihës, Amuleku theksoi doktrinat vijuese lidhur me rolin e Shpëtimtarit: Besimi i vërtetë në Jezu Krishtin është një fillim i procesit të shëlbimit nga mëkatet tona. Nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit, të gjithë do të ringjallen dhe gjykohen sipas veprave të tyre.

Dita 2 (Alma )

Si Amuleku, Alma iu dha mësim Zizromit dhe popullit të Amonihës. Ai shpjegoi qëllimet e djallit dhe shpalli se Zizromi ishte nën fuqinë e djallit. Alma dhe Amuleku treguan me shembuj se Fryma e Shenjtë mund të na ndihmojë të dallojmë tundimet e kundërshtarit. Alma i ndihmoi njerëzit të kuptonin se Zoti na zbulon të vërteta shpirtërore në përputhje me vëmendjen dhe zellin që u japim fjalëve të Tij. Ai gjithashtu dha mësim për Gjykimin e Fundit, duke shpjeguar se ne vërtet do të mbahemi përgjegjës përpara Perëndisë për fjalët, veprat dhe mendimet tona. Ai theksoi se vdekshmëria është një kohë për ne që të përgatitemi për ta takuar Perëndinë.

Dita 3 (Alma )

Alma e kujtoi Zizromin dhe popullin që Perëndia shuguroi mbajtës të priftërisë që nga krijimi i botës. Burrat që ushtrojnë besim të madh dhe zgjedhin drejtësinë, marrin Priftërinë Melkizedeke për t’i sjellë të tjerët te Perëndia. Studentët mësuan rreth Melkizedekut dhe popullit të tij dhe menduan për këtë të vërtetë: Kur përgjigjemi me përulësi ndaj ftesës për t’u penduar, Fryma e Shenjtë do të na udhëheqë drejt prehjes së Zotit.

Dita 4 (Alma 14–16)

Studentët lexuan rreth grave dhe fëmijëve të pafajshëm që vdesin nga duart e njerëzve të ligj. Ata përsiatën për thënie profetike që na mësojnë se Zoti i lejon të drejtët të vuajnë nga duart e të ligjve, me qëllim që gjykimet e Tij të mund të jenë të drejta. Studentët vunë re në jetën e Almës dhe të Amulekut se kur besojmë në Zotin, Ai na forcon gjatë sprovave tona. Nëse i bëjmë thirrje Atij me besim, Ai do të na forcojë në vështirësitë tona dhe do të na çlirojë sipas mënyrës së Tij dhe në vetë kohën e Tij.

Hyrje

Ndërsa Alma dhe Amuleku filluan t’i jepnin mësim popullit të Amonihës, ata u ndeshën me kundërshtim. Pasi shpjeguan disa të vërteta të përjetshme, shumë njerëz “filluan të pendohen dhe të kërkojnë shkrimet e shenjta” (Alma 14:1). Tregimet tek Alma 11–16 ilustrojnë sakrificën që njerëzit janë të gatshëm të bëjnë për dëshminë e tyre për të vërtetën. Këta kapituj gjithashtu japin prova se kur të ligjtë “i dëbojnë të drejtët”, Zoti do t’i bëjë të goditen “nga zia e bukës dhe nga epidemia dhe nga shpata” (Alma 10:23). Alma dhe Amuleku e paralajmëruan popullin e Amonihës se, nëse nuk do të arrinin të pendoheshin, gjykimet e Perëndisë do të binin mbi ta. Duke mos e pranuar thirrjen për t’u penduar, populli i Amonihës më vonë u shkatërrua nga një ushtri lamanite.

Ky mësim do të përqendrohet tek Alma 14–15. Përveç këtyre, ju mund të doni t’u mësoni ose të rishikoni të vërteta nga kapitujt e tjerë të caktuar për këtë javë.

Sugjerime për Mësimdhënien

Alma 14–15

Perëndia i bekon ata që i besojnë Atij në vështirësitë e tyre

Merrni parasysh ta filloni mësimin e sotëm duke përmendur ngjarje të kohëve të fundit në të cilat njerëz të pafajshëm kanë vuajtur për shkak të zgjedhjeve të të tjerëve. Ose mund t’u kërkoni studentëve të tregojnë për shembuj nga shkrimet e shenjta, të njerëzve të drejtë, që u përndoqën për shkak të dëshmive të tyre për ungjillin. Pas diskutimit të dy ose tre shembujve, i ftoni dy ose tre studentë që të lexojnë me radhë me zë të lartë nga Alma 14:7–11 dhe Alma 60:13.

Pyetni: Çfarë arsyesh jepen në këto vargje se përse të drejtët lejohen nganjëherë të vuajnë nga duart e të ligjve? (Një të vërtetë që mësuan studentët ndërsa po studionin këtë pjesë të Almës , është se Zoti i lejon të drejtët të vuajnë nga duart e të ligjve që gjykimet e Tij të mund të jenë të drejta.)

Shpjegoni se drejtësia dhe mëshira e Perëndisë shtrihen përtej vdekjes për t’i mbajtur përgjegjës ata që kanë mëkatuar dhe për t’u shfaqur mëshirë të drejtëve. Më pas ndani thënien vijuese nga Presidenti Xhejms Faust, i Presidencës të Parë:

“Gjithë kjo vuajtje me të vërtetë mund të jetë e padrejtë nëse gjithçka mbaronte me vdekjen, por nuk është ashtu. Jeta nuk është si një pjesë teatrale me një akt. Ajo ka tre akte. Ne patëm një akt të së shkuarës, kur ishim në ekzistencën para lindjes; dhe tani kemi një akt të së tashmes, që është vdekshmëria; dhe do të kemi një akt të së ardhmes, kur të kthehemi te Perëndia. … Ne u dërguam në vdekshmëri për t’u provuar dhe testuar [shih Abraham 3:25]. …

Vuajtjet tona të së shkuarës dhe të së tashmes, sikurse tha Pali, nuk mund ‘të krahasohen me lavdinë që do të shfaqet në ne’ [Romakëve 8:18] në përjetësitë. ‘Sepse pas shumë mundimesh vijnë bekimet. Si rrjedhim dita vjen që ju do të kurorëzoheni me shumë lavdi’ [DeB 58:4]. Kështu që mundimi është i dobishëm, në kuptimin që na ndihmon për t’u futur në mbretërinë çelestiale. …

Nuk është e rëndësishme ajo që na ndodh, por mënyra se si veprojmë me atë që na ndodh” (“Where Do I Make My Stand?” Ensign ose Liahona, nëntor 2004, f. 19–20).

Shpjegoni se vuajtja dhe mundimi mund të na ndihmojnë të fitojmë ekzaltim duke na e forcuar besimin tonë. Të mbeturit besnikë gjatë sprovave dhe vështirësive tregon besim absolut te Perëndia dhe plani i Tij, duke forcuar kështu besimin tonë dhe aftësinë tonë për të duruar deri në fund.

Bëni pyetjet e mëposhtme:

  • Si mundet pasja e një dëshmie për planin e shpëtimit, përfshirë jetën para lindjes dhe pas vdekjes, të na lehtësojë vuajtjen që përjetojmë në vdekshmëri?

  • Duke marrë parasysh atë që studiuat këtë javë tek Alma 14–15, në çfarë mënyrash bekohen të drejtët në mundimet e tyre?

  • Në kohë mundimi, si mund ta tregojmë se ne i besojmë Perëndisë?

I bëni studentët të krahasojnë pyetjen që bëri Alma tek Alma 14:26 me pyetjen që bëri Jozef Smithi te Doktrina e Besëlidhje 121:3. Më pas pyetni: Sipas Almës 14:26, si ishin në gjendje Alma dhe Amuleku t’i mposhtnin vuajtjet?

Shpjegoni se kur Profeti Jozef Smith u burgos padrejtësisht në Misuri, ai bëri pyetjen e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 121:3. Ndryshe nga Alma dhe Amuleku, ai nuk u çlirua menjëherë nga burgu. Çfarë mund të mësojmë nga përgjigjja e Perëndisë dhënë lutjes së tij? (Shih DeB 121:7–9; 122:4–9.) E vërteta vijuese u theksua këtë javë në studimin vetjak të studentëve: Nëse i bëjmë thirrje Zotit me besim, Ai do të na forcojë në vuajtjet tona dhe do të na çlirojë sipas mënyrës së Tij dhe në vetë kohën e Tij.

Bëni pyetjet vijuese:

  • Si ju ka ndihmuar Zoti kur keni përjetuar sprova?

  • Çfarë ju ndihmon që t’i nënshtroheni vullnetit të Tij dhe të pranoni kohën e Tij?

I ndihmoni studentët të kuptojnë se si Zizromi dhe Amuleku patën besim te Perëndia në vuajtjet e tyre dhe u shpërblyen sipas vullnetit të Tij dhe në vetë kohën e Tij.

E udhëzoni gjysmën e klasës të lexojë Almën 15:5–12 dhe të përcaktojë informacion rreth Zizromit që tregon besimin në rritje të tij te Zoti. E udhëzoni gjysmën tjetër të studiojë Almën 15:16, dhe të përcaktojë informacion rreth asaj që Amuleku sakrifikoi për t’i shërbyer Zotit.

I nxitni studentët të besojnë te Zoti dhe ta pranojnë vullnetin dhe kohën e Tij kur vështirësitë dhe mundimet të vijnë mbi ta. I siguroni ata që Perëndia e shtrin fuqinë dhe ndikimin e Tij në një llojshmëri mënyrash të mrekullueshme dhe vetjake.

Përsëritja e Zotërimit të Shkrimit të Shenjtë

Ky mësim shënon pikën e mesit në programin mësimor të seminarit për Librin e Mormonit. Për t’i përforcuar përpjekjet e studentëve që t’i mësojnë dhe t’i kuptojnë fragmentet e zotërimit të shkrimit të shenjtë, merrni parasysh t’u jepni një provim të shpejtë për të përcaktuar se sa i njohin 13 pjesët që kanë studiuar deri tani. Ky mund të jetë një provim i shpejtë i thjeshtë gojor ose me shkrim, duke u dhënë studentëve një të dhënë nga fragmenti i shënuar i parapëlqyer dhe duke i lënë ta shkruajnë referencën, ose mund të jetë një rishikim i disa pjesëve që kanë mësuar përmendsh. Kohëzgjatja e këtij mësimi mund të lejojë kohë që provimi të bëhet këtë javë ose mund ta shpallni se do të jetë një provim i shpejtë i ardhshëm me qëllim që studentët të mund të përgatiten.

Njësia e Ardhshme (Alma 17–24)

Bijtë e Mosias shkojnë për t’i predikuar një populli të lig dhe mizor. Fillimisht ata vuajnë shumë mundime, por kur u predikojnë ungjillin lamanitëve, mrekulli ndodhin. Vini në dukje se besnikëria e Amonit ndaj Perëndisë dhe mbretit bën të vijë shumë drejtësi.