Biblioteka
Mësimi 5: Vështrim i përgjithshëm mbi Librin e Mormonit


Mësimi 5

Vështrim i përgjithshëm mbi Librin e Mormonit

Hyrje

Ky mësim jep një vështrim të përgjithshëm mbi Librin e Mormonit. Studentët do të studiojnë dëshminë e Jozef Smithit lidhur me daljen në dritë të Librit të Mormonit. Ata gjithashtu do të mësojnë se si u përpilua dhe u përmblodh libri nën drejtimin qiellor. Autorët e Librit të Mormonit panë ditët e mëvonshme dhe përfshinë rrëfime e mësime që e dinin se do të ishin me përfitim shumë të madh për ne.

Sugjerime për Mësimdhënien

Dëshmia e Profetit Jozef Smith

Përpara orës mësimore, vendosni një Libër të Mormonit në një kuti dhe mbështilleni atë si dhuratë. Paraqiteni dhuratën në tavolinë përpara klasës dhe tregojuni studentëve se kjo është një dhuratë me vlerë.

  • Cilat janë disa nga dhuratat më me vlerë që keni marrë?

  • Çfarë e bën një dhuratë të ketë vlerë?

  • Si ndiheni kur jepni një dhuratë që e keni menduar me vlerë, dhe marrësi e pranon me gëzim?

Ftojeni një student ta hapë dhuratën dhe t’u tregojë studentëve të tjerë se çfarë përmban.

  • Kush na e dha këtë dhuratë?

  • Përse ndieni se kjo dhuratë është me vlerë?

Paraqiteni figurën ku Moroni i Shfaqet Jozef Smithit në Dhomën e Tij (62492; Libri i Figurave Artistike të Ungjillit [2009], nr. 91).

Pamja
The Angel Moroni Appears to Joseph Smith
  • Cila ngjarje përshkruhet në këtë figurë?

  • Si ndikoi kjo ngjarje në Rivendosjen e ungjillit?

Shpjegojuni studentëve se tani ata do të lexojnë vetë fjalët e Profetit Jozef Smith rreth daljes në dritë të Librit të Mormonit. Tregojuni atyre se dëshmia e Profetit Jozef Smith që shfaqet në fillim të Librit të Mormonit, është marrë nga Joseph Smith – Historia te Perla me Vlerë të Madhe. Ndërsa studentët kryejnë veprimtarinë vijuese, u thoni atyre të lexojnë nga Perla me Vlerë të Madhe.

Caktojini studentët që të punojnë në çifte. Ftojeni një student në secilin çift të lexojë në heshtje Joseph Smith – Historia 1:30, 32–35, 42. Kërkojini studentit tjetër në secilin çift të lexojë në heshtje Joseph Smith – Historia 1:51–54, 59–60. Shpjegoni se kur ata të përfundojnë së lexuari, secili partner do t’i japë mësim tjetrit rreth asaj që ka lexuar.

Pasi studentët të kenë pasur kohë mjaftueshëm për të lexuar dhe diskutuar, pyetini:

  • Si mendoni se mund ta ketë ndihmuar kjo Jozef Smithin që të priste katër vjet përpara se të mund t’i merrte fletët e arta me vete? (Gjatë asaj kohe Jozefi u udhëzua nga Moroni dhe ai u poq në shumë mënyra. Shih Joseph Smith – Historia 1:54.)

  • Çfarë faktesh shihni te rrëfimi i Jozef Smithit që Zoti e ruajti Librin e Mormonit që të dilte në dritë në ditët e mëvonshme?

  • Çfarë faktesh shihni te rrëfimi i Jozef Smithit që Libri i Mormonit doli në dritë nëpërmjet fuqisë së Perëndisë?

Një Shpjegim i Shkurtër mbi Librin e Mormonit

Në mënyrë që t’i ndihmoni studentët të kuptojnë se si u përpilua Libri i Mormonit, bëjini ata t’i kthehen “Një Shpjegimi të Shkurtër mbi Librin e Mormonit” në faqet hyrëse të Librit të Mormonit. Ftoni katër studentë t’i lexojnë me radhë, me zë të lartë pikat 1–4. Ndërsa lexojnë, kërkojini pjesës tjetër të klasës të dëgjojë për të gjetur mënyrat se si çdo grup fletësh është i rëndësishëm për Librin e Mormonit. Shtojca e këtij manuali përfshin një ilustrim të quajtur “Fletët dhe Marrëdhënia e Tyre me Librin e Botuar të Mormonit”. Ky ilustrim mund t’i ndihmojë studentët për t’i përfytyruar fletët e diskutuara në “Një Shpjegim i Shkurtër mbi Librin e Mormonit”. (Nëse e ndieni se do të ishte e dobishme si pjesë e këtij diskutimi, vini në dukje paragrafin e fundit të shpjegimit të shkurtër, që fillon me frazën “Lidhur me këtë botim”. Shpjegoni se secili botim i Librit të Mormonit ka përfshirë korrigjime të vogla të shqiptimit dhe gabime të radhitjes.)

Pamja
Mormon Abridging the Plates

Paraqitni figurën Mormoni Përmbledh Fletët (62520; Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 73). Shpjegoni se shumë individë i ruajtën analet, që përfundimisht u bënë Libri i Mormonit. Shkruani në tabelë referencat vijuese të shkrimeve të shenjta. Kërkojuni studentëve t’i studiojnë ato në heshtje, duke kërkuar disa prej parimeve që i ndihmuan autorët e Librit të Mormonit të përcaktonin se çfarë të përfshinin në analet e tyre. Ftojini studentët të tregojnë atë çka gjejnë. (Ju mund të dëshironi t’i shkruani në tabelë përgjigjet e tyre.)

  • Si mund t’ju ndihmojë të kuptuarit e këtyre parimeve udhëzuese ndërsa studioni Librin e Mormonit?

Jepni dëshminë tuaj se autorët e Librit të Mormonit panë ditët tona dhe shkruan rreth asaj që do të ishte më ndihmuese për ne. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Mormoni 8:35–38.

  • Çfarë problemesh pa Moroni midis njerëzve të kohës sonë?

  • Përse është e rëndësishme të dimë se Moroni dhe autorë të tjerë të Librit të Mormonit ishin në dijeni të problemeve me të cilat do të përballemi?

Ftojeni një student të lexojë deklaratën vijuese nga Presidenti Ezra Taft Benson, lidhur me mënyrën se si ta studiojmë Librin e Mormonit:

Pamja
Presidenti Ezra Taft Benson

“Nëse ata e panë kohën tonë dhe zgjodhën ato gjëra që do të ishin me vlerë më të madhe për ne, a nuk mjafton kjo që ta studiojmë Librin e Mormonit? Ne duhet ta pyetim veten tonë vazhdimisht: ‘Përse Zoti e frymëzoi Mormonin (ose Moronin apo Almën) që ta përfshijë këtë [gjë] në analin e tij? Çfarë mësimi mund të mësoj nga kjo që të më ndihmojë të jetoj në këtë ditë dhe në këtë kohë?’” (“The Book of Mormon—Keystone of Our Religion”, Ensign, nëntor 1986, f. 6).

Tregojuni studentëve se njerëzit që shkruan në Librin e Mormonit, u përballën me probleme pak a shumë si tonat. Edhe pse Libri i Mormonit është një dokument i lashtë, doktrinat, historitë dhe ndodhitë janë me vlerë të madhe sot.

Kërkojini një student të lexojë me zë të lartë deklaratën vijuese nga Presidenti Ezra Taft Benson. (Ju mund të dëshironi t’i jepni secilit student një kopje të deklaratës.) I thoni klasës të dëgjojë për bekimet që u premtoi Presidenti Benson atyre që fillojnë një studim serioz të Librit të Mormonit.

“Nuk është thjesht se Libri i Mormonit na mëson neve të vërtetën, edhe pse ai vërtet e bën këtë. Nuk është vetëm se Libri i Mormonit dëshmon për Krishtin, edhe pse vërtet e bën atë, gjithashtu. Por atje ka diçka më shumë. Ka një fuqi te libri që do të fillojë të vërshojë në jetën tuaj në çastin që filloni një studim serioz të tij. Ju do të gjeni një forcë më të madhe për t’i rezistuar tundimit. Ju do të gjeni forcë të shmangni mashtrimin. Ju do të gjeni forcën të qëndroni në shtegun e ngushtë dhe të ngushtuar. Shkrimet e shenjta quhen ‘fjalët e jetës’ (shih DeB 84:85) dhe askund nuk është ajo më e vërtetë sesa te Libri i Mormonit. Kur filloni të keni uri dhe etje për ato fjalë, ju do ta gjeni jetën në begati gjithnjë e më të madhe” (“The Book of Mormon—Keystone of Our Religion”, f. 7).

  • Kur keni përjetuar bekime nga studimi i Librit të Mormonit?

Jepni dëshminë tuaj se Libri i Mormonit na jep një fuqi më të madhe për t’i rezistuar tundimit, për të shmangur mashtrimin dhe për të qëndruar në shtegun e ngushtë dhe të ngushtuar. Tregojuni studentëve rreth një kohe kur ju i keni marrë këto bekime si pasojë e studimit të Librit të Mormonit.

Përpara orës mësimore, shkruani në tabelë listën vijuese të pyetjeve dhe të shkrimeve të shenjta:

Shpjegoni se, përveç bekimeve të përmendura tashmë, Libri i Mormonit përmban përgjigje për pyetjet më kuptimplote të jetës. Ftojini studentët të përzgjedhin individualisht një ose dy prej pyetjeve dhe t’i shqyrtojnë fragmentet shoqëruese të shkrimeve të shenjta për përgjigje. Jepuni atyre pak minuta për t’i gjetur përgjigjet. Ju mund të dëshironi të ecni përreth klasës, duke dhënë ndihmë sipas nevojës.

  • Si u përgjigjet Libri i Mormonit pyetjeve që zgjodhët?

Lexoni deklaratën vijuese nga Presidenti Bojd K. Paker, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Kur e bëri këtë deklaratë, ai po u fliste mësuesve të seminarit dhe të institutit rreth fuqisë së shkrimeve të shenjta, për t’iu përgjigjur pyetjeve më kuptimplote të jetës.

“Nëse studentët tuaj njihen me zbulesat, nuk ka pyetje – vetjake, apo sociale, apo politike, apo profesionale – që ka nevojë të mbetet pa përgjigje. Këtu gjendet plotësia e ungjillit të përjetshëm. Këtu ne gjejmë parimet e së vërtetës që do ta zgjidhin çdo pështjellim, çdo problem dhe çdo mëdyshje që do të hasë familja njerëzore ose ndonjë individ në të” (“Teach the Scriptures” [drejtuar mësuesve të fesë së SAK-ut, 14 tetor 1977], f. 3–4, si.lds.org).

Tregoni se si e ka bekuar jetën tuaj Libri i Mormonit. Kujtojini studentët për synimin e tyre për ta lexuar Librin e Mormonit përditë dhe për ta lexuar të gjithë Librin e Mormonit të paktën një herë këtë vit.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Një Shpjegim i Shkurtër mbi Librin e Mormonit. “Lidhur me këtë botim”

Ka dy dorëshkrime të Librit të Mormonit: dorëshkrimi origjinal dhe dorëshkrimi i shtypur. Një pjesë e vogël e radhitjes për botimin e vitit 1830 të Librit të Mormonit u bazua mbi dorëshkrimin origjinal dhe pjesa tjetër u bazua mbi dorëshkrimin e shtypur, i cili qe një kopje e dorëshkrimit origjinal. Kur Jozef Smithi përgatiti botimin e vitit 1840 të Librit të Mormonit, ai përdori dorëshkrimin origjinal për t’i korrigjuar gabimet dhe fshirjet e rastësishme që ndodhën në botimin e vitit 1830. Për botimin e 1981-shit, dorëshkrimi origjinal sërish u diskutua për të kthyer formulimin origjinal në rreth 20 vende. Çdo gabim në Librin e Mormonit është gabim njerëzor dhe ndryshimet janë bërë vetëm për ta kthyer Librin e Mormonit në kuptimin dhe qëllimin e tij të vërtetë. (Shih Book of Mormon Reference Companion, red. Dennis Largey [2003], f. 124–125.)

Presidenti Jozef Filding Smith shkroi:

“U kapën pas disa gabimeve tipografike në botimin e parë [të Librit të Mormonit], dhe ndoshta te heqja e një apo dy fjalëve. Ata të cilët kanë botuar libra nën rrethanat më të kujdesshme dhe favorizuese, kanë gjetur, për llahtarinë e tyre, gabime tipografike dhe automatike, disa prej të cilave ndodhën pasi qe bërë kontrolli përfundimtar i bocave.

… Një kontroll i kujdesshëm i listës me ndryshime … tregon se nuk ka asnjë ndryshim ose shtesë që nuk është plotësisht në harmoni me tekstin origjinal. Ndryshime janë bërë në shenjat e pikësimit dhe në pak çështje të tjera të vogla që duhet të korrigjoheshin, por asnjë ndryshim ose shtesë nuk e ka ndryshuar kurrë asnjë mendim të vetëm origjinal. Sikurse na shfaqet neve, ndryshimet … janë të tilla që e bëjnë tekstin më të qartë dhe tregojnë se ishin lënë jashtë. Jam i sigurt se ndryshimet ose heqjet në botimin e parë përgjithësisht janë rezultat i defektit të radhitësit ose makinës së shtypit. Shumica prej këtyre gabimeve, që ishin në bocat e para, u kapën nga vetë Profeti Jozef Smith, dhe ai i bëri korrigjimet” (Answers to Gospel Questions, përmb. Joseph Fielding Smith Jr., 5 volume. [1957–1966], 2:199–200; theksimet në origjinal).