Biblioteka
Njësia 15 e Studimit në Shtëpi


Mësimi i Studimit në Shtëpi

Alma 5–10 (Njësia 

Materiali Përgatitor për Mësuesin e Studimit në Shtëpi

Përmbledhje e Mësimeve të Studimit të Përditshëm në Shtëpi

Përmbledhja e mëposhtme e doktrinave dhe e parimeve që studentët mësuan, ndërsa studiuan Almën 5–10 (njësia–15), nuk ka për qëllim që të jepet si pjesë e orës suaj mësimore. Mësimi që jepni, përqendrohet vetëm te disa nga këto doktrina dhe parime. Ndiqni nxitjet e Shpirtit të Shenjtë ndërsa i mbani parasysh nevojat e studentëve tuaj.

Dita Alma 5:1–36)

Ndërsa studiuan predikimin e Almës dhënë popullit të Zarahemlës, studentët zbuluan se, kur besojmë në fjalën e Perëndisë dhe ushtrojmë besim në Jezu Krishtin, ne mund të përjetojmë një ndryshim të madh të zemrës. Teksa studentët u përgjigjeshin pyetjeve të Almës, ata gjithashtu mësuan se, duke përjetuar një ndryshim të zemrës, ne përgatitemi për të marrë një vend në mbretërinë e qiellit.

Dita Alma 5:37–62)

Teksa studiuan gjysmën e dytë të Almës studentët mësuan këto parime: Nëse e ndjekim zërin e Zotit (Bariut të Mirë), ne vërtet do të mblidhemi në mbretërinë e Tij. Ne mund ta dimë vetë, nëpërmjet Frymës së Shenjtë, se Jezu Krishti është Shëlbuesi i njerëzimit.

Dita Alma 6–7)

Duke studiuar Almën studentët mësuan se, në kohën e nefitëve dhe në kohën tonë Kisha ngrihet për mirëqenien e të gjithë njerëzve. Nga predikimi i Almës drejtuar njerëzve në Gideon, studentët mësuan se Jezu Krishti vuajti për të na shpëtuar nga mëkati e vdekja dhe për të na ndihmuar përmes sfidave të vdekshmërisë. Ata gjithashtu mësuan se, duke jetuar parimet e ungjillit, ne ndjekim shtegun drejt mbretërisë së Perëndisë.

Dita Alma 8–10)

Duke studiuar rreth gatishmërisë së Almës për t’u kthyer te populli i Amonihës pasi ata nuk e kishin pranuar, studentët mësuan se, kur i përgjigjemi me të shpejtë fjalës së Zotit, Ai na ndihmon që t’iu bindemi urdhërimeve të Tij. Alma u bëri thirrje njerëzve për pendim dhe i mësoi për nevojën që të përgatiteshin për ardhjen e Shpëtimtarit. Nga përvoja e Amulekut me një engjëll, studentët mësuan se, kur e dëgjojmë thirrjen e Zotit dhe i bindemi asaj, bekime na vijnë neve dhe të tjerëve.

Hyrje

Në këtë mësim, kërkoni t’i ndihmoni studentët që të përqendrohen në parime të cilat mund të çojnë drejt një ndryshimi të zemrës. Kërkoni mënyra për t’i ndihmuar të mbështeten në fjalën e Perëndisë dhe për t’i rritur dëshmitë e tyre për Shpëtimtarin.

Sugjerime për Mësimdhënien

Alma 5:1–36

Alma na mëson se një ndryshim i madh i zemrës kërkohet për të hyrë në mbretërinë e qiellit

Shkruani fjalën ndryshim në tabelë ose në një fletë letre. U kërkoni studentëve të tregojnë shembuj për mënyrat se si njerëzit mund të ndryshojnë, të tilla si pamja e tyre e jashtme, sjellja ose qëndrimi i tyre. I ftoni të shpjegojnë çfarë mund të shkaktojë që njerëzit t’i bëjnë këto ndryshime.

U kërkoni studentëve të lexojnë Almën 5:14 dhe të përcaktojnë tri pyetjet që Alma u kërkoi njerëzve në Zarahemla që t’i shqyrtonin. Merrni parasysh të ftoni dy ose tre studentë të përshkruajnë atë që nënkuptohet prej një “ndryshim[i] të madh në zemrat tuaja”.

I ftoni studentët të lexojnë Almën 5:3–7 dhe përcaktoni atë që Alma i tha popullit të Zarahemlës, gjë që i ndihmoi t’i përgatitnin zemrat e tyre për të ndryshuar.

Alma i tregoi popullit të Zarahemlës rreth kthimit në besim të atit të tij dhe të tjerëve, si edhe për çlirimin e tyre nga robëria. Pyetni: Si mendoni se të mësuarit rreth këtyre përvojave i ndihmoi njerëzit të përgatiteshin për të përjetuar një ndryshim të zemrës? (Ju mund të doni t’i kujtoni studentët se ata shkruan një përgjigje të kësaj pyetjeje në mësimin për ditën ë udhëzuesin e tyre të studimit të studentëve.)

Pyetni nëse një student do të ishte i gatshëm t’u tregonte për një përvojë që çoi në një ndryshim në zemrën e tij ose të saj. Ju mund të dëshironi të tregoni për një përvojë nga vetja juaj. Ju gjithashtu mund të doni t’u kujtoni studentëve një thënie nga Plaku D. Kristoferson (në mësimin për ditën ë udhëzuesin e studimit të studentëve). Shpjegoni se për shumicën e njerëzve, ndryshimi i madh në zemrat tona ndodh dalëngadalë, ndërsa mësojmë ungjillin dhe rritemi në të.

U kërkoni studentëve të shohin tek tabela “Alma Kardiograma Shpirtërore” në mësimin për ditën 1 në udhëzuesin e studimit të studentëve. I ftoni të rishikojnë disa nga shkrimet e shenjta tek Alma që janë në tabelë. Pastaj bëni pyetjet e mëposhtme:

  • Cilat nga pyetjet e Almës janë veçanërisht domethënëse për ju?

  • Si mund ta ndihmojnë këto pyetje një njeri që të përjetojë një ndryshim të zemrës?

U shpjegoni studentëve se Shpëtimtari dëshiron shumë që të gjithë njerëzit të vijnë tek Ai dhe të përjetojnë një ndryshim të madh të zemrës, me qëllim që ata të mund të marrin jetë të përjetshme. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Almën 5:33–36. Pyetni:

  • Çfarë po na fton Zoti të bëjmë?

  • Cilat janë shpërblimet për pranimin e ftesës së Tij?

Alma 5:43–52

Alma tregon se si fitoi një dëshmi dhe na mëson rreth pendimit

Shpjegoni se për ta nxitur popullin e Zarahemlës që të kërkonte një ndryshim të zemrës, Alma dha dëshminë e tij dhe shpjegoi se si ai e mori atë. Nga këshilla e tij, ne mund të mësojmë se si t’i fitojmë ose forcojmë dëshmitë tona. I ftoni studentët të lexojnë në heshtje Almën 5:45–48. U kërkoni të përcaktojnë atë që Alma tha se e dinte. Gjithashtu u kërkoni të përcaktojnë përgjigjet e Almës për pyetjen “Dhe si mendoni që unë di për sigurinë e tyre?”

U kërkoni studentëve të tregojnë atë që mësuan dhe i shkruani përgjigjet e tyre në tabelë. Shkruani edhe këtë parim: Ne mund ta dimë vetë, nëpërmjet Frymës së Shenjtë, se Jezu Krishti është Shëlbuesi i njerëzimit.

I ndihmoni studentët të kuptojnë se një ditë dëshmitë e tyre do të sfidohen nga dikush ose diçka. Kjo mund të ketë ndodhur tashmë. Këshilla e Almës na jep një mënyrë se si të qëndrojmë të paepur dhe të fortë pavarësisht sfidave ndaj dëshmive tona. Merrni parasysh të tregoni rreth një kohe kur u përballët me një sfidë ndaj dëshmisë suaj dhe e kapërcyet atë, apo me një kohë kur dikush që njihni u përball me një sfidë të tillë. Ju gjithashtu mund të tregoni një përvojë nga një bisedë e konferencave të përgjithshme ose nga një artikull i një reviste të Kishës. Ju gjithashtu mund të ftoni një student të tregojë për një përvojë të tillë.

Shpjegoni se Alma vazhdoi t’i mësonte njerëzit rreth pendimit. Ju mund të doni ta vini një student të lexojë Almën 5:50 dhe thënien nga Plaku Dallin Ouks që gjendet në njësinë 15, dita 2 e udhëzuesit të studimit të studentëve. U kërkoni studentëve të japin idetë e tyre rreth arsyes përse duhet ta jetojmë çdo ditë sikur po përgatitemi për t’u takuar me Zotin.

Alma 7–10

Alma jep mësim në Gideon dhe Amoniha

Paraqitni situatat e mëposhtme dhe u kërkoni studentëve t’i mbajnë ato në mendje kur rishikojnë mësimet e Almës për popullin e Gideonit:

  1. Një e re kupton se Shlyerja mund ta ndihmojë t’i mposhtë mëkatet, por ajo u diagnostikua me një sëmundje të rëndë dhe nuk mendon se Shlyerja mund të ndihmojë.

  2. Një i ri ka vështirësi ndërkohë që prindërit e tij po divorcohen, por ai nuk e kërkon ndihmën e Shpëtimtarit.

  3. Një e re has vështirësi për ta kontrolluar gjaknxehtësinë e saj. Ajo nuk e ka menduar thellë se si Shlyerja mund ta ndihmojë atë.

I ftoni studentët të lexojnë Almën 7:11–13 dhe të rishikojnë kushtet që Shpëtimtari ishte i gatshëm t’i “[merrte] përsipër” Vetë për të mirën tonë. I ftoni dy ose tre studentë të përmbledhin atë që këto vargje na mësojnë rreth Shlyerjes së Jezu Krishtit. Gjithashtu i nxitni studentët të shohin tabelën, duke treguar disa nga kushtet që ne vuajmë në vdekshmëri (në mësimin për ditën ë udhëzuesin e studimit të studentëve).

U shpjegoni studentëve se, nëpërmjet fuqisë së Shlyerjes, dhembja dhe hidhësia e vuajtjeve të jetës mund të largohen prej nesh. Sigurohuni që studentët e kuptojnë këtë parim: Jezu Krishti vuajti për të na shpëtuar nga mëkati e vdekja dhe për të na ndihmuar përmes sfidave të vdekshmërisë.

I ftoni studentët të tregojnë për atë që do t’u thoshin të rinjve dhe të rejave në tri situatat që u paraqitët. Pyetni: Si mund të zbatohen në këto situata mësimet e dhëna nga Alma rreth Shlyerjes?

I kujtoni studentët për tri pikturat dhe referencat e shkrimeve të shenjta rreth Almës në Amoniha (në mësimin për ditën ë udhëzuesin e studimit të studentëve), të cilat i studiuan dhe për të cilat shkruan tituj. Ju mund të doni t’u kërkoni dy ose tre studentëve të tregojnë titujt që shkruan rreth përvojës së Almës me engjëllin. U kërkoni studentëve të shprehin ndjenjat e tyre rreth mënyrës se si kjo përvojë lidhet me parimin vijues: Kur i përgjigjemi me të shpejtë fjalës së Zotit, Ai na ndihmon t’u bindemi urdhërimeve të Tij.

Njësia Tjetër (Alma 11–16)

U kërkoni studentëve të mendojnë rreth pyetjeve që vijojnë, ndërsa përgatiten për të studiuar detyrën e caktuar për javën e ardhshme: Si do të ndiheshit nëse detyroheshit të shihnit njerëz të pafajshëm të vriten për shkak të besimit të tyre te Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij? Si mendoni se u ndien Alma dhe Amuleku duke parë të ndodhte kjo? Çfarë i thanë njëri-tjetrit kur e panë të ndodhte kjo? Çfarë bënë ata?