Biblioteka
Mësimi 22: 2 Nefi 1


Mësimi 22

2 Nefi 1

Hyrje

Të vërtetat te 2 Nefi 1 qenë thënë nga një prind dhe udhëheqës i dashur që po i afrohej vdekjes. Lehi iu lut bijve të tij, bijve të Ishmaelit dhe Zoramit që t’u bindeshin urdhërimeve të Perëndisë. Ai u premtoi atyre se nëse do t’i mbanin urdhërimet e Perëndisë, ata do të përparonin në tokë. Ai gjithashtu i këshilloi ata të ndiqnin udhëheqjen profetike të Nefit.

Sugjerime për Mësimdhënien

2 Nefi 1:1–23

Lehi i këshillon njerëzit e tij që të jetojnë me drejtësi

Kërkojuni studentëve të përfytyrojnë se papritur duhet të lënë anëtarët e familjeve të tyre dhe mund të mos i shohin kurrë përsëri.

  • Nëse do t’ju duhej t’i thoni disa fjalë të fundit këshille familjes tuaj, çfarë do të thoshit? Përse?

Pas dëgjimit të disa studentëve, shpjegoni se kapitujt 1–4 nga 2 Nefi përmbajnë analin e Nefit për këshillën e fundit të babait të tij. Ky mësim përqendrohet te 2 Nefi 1, që përmban këshillën që Lehi ndau me bijtë e tij, bijtë e Ishmaelit dhe Zoramin.

  • Përse mundet këshilla e fundit e një prindi apo një profeti të jetë veçanërisht e rëndësishme?

Ftoni një student të lexojë me zë të lartë 2 Nefin 1:1–5. Kërkojini klasës të gjejë “gjëra[t e] mëdha [që] kishte bërë Zoti” për familjen e Lehit.

  • Si u shfaq te këto gjëra të mëdha mëshira e Zotit?

  • Cili është një shembull i një gjëje të madhe që Zoti ka bërë për ju apo familjen tuaj?

  • Cilat janë ndjenjat tuaja kur mendoni rreth mëshirës së Perëndisë ndaj jush dhe familjes suaj?

Në njërën anë të tabelës, shkruani Veprimet. Në anën tjetër të tabelës, shkruani Pasojat. Ndajeni klasën në dy grupe. Ftojeni grupin e parë të lexojë 2 Nefin 1:6–9 dhe grupin e dytë të lexojë 2 Nefin 1:10–12. Kërkojuni të dy grupeve që të gjejnë veprimet, që Lehi u tha pasardhësve të tij se duhej t’i kryenin. Gjithashtu kërkojuni të kërkojnë pasojat e atyre veprimeve. Për shembull, Lehi tha se nëse njerëzit do t’i shërbenin Zotit sipas urdhërimeve të Tij, vendi do të jetë një tokë e lirisë për ta (shih 2 Nefi 1:7). Ndërsa studentët thonë përgjigjet e tyre, vëreni një student që t’i shkruajë ato në tabelë.

  • Ndërsa i shqyrtoni përgjigjet në tabelë, si do ta përmblidhnit mesazhin e Lehit për familjen e tij? (Studentët mund të përgjigjen me fjalë të ndryshme, por jini të sigurt që mesazhi i mëposhtëm të jetë i qartë: Zoti na bekon ne kur mbajmë urdhërimet e Tij, dhe Ai i ndal bekimet kur ne nuk i mbajmë urdhërimet e Tij.)

  • Te 2 Nefi 1:9, fraza “këtë tokë” nënkupton Amerikën. Çfarë i premtoi Zoti të bindurit që do të jetonte në “këtë tokë”?

Për t’i ndihmuar studentët ta kuptojnë domethënien e metaforës që Lehi përdori për t’i nxitur bijtë e tij të mbajnë urdhërimet e Zotit, paraqitni një orë alarmi, një zinxhir dhe diçka me pluhur përsipër (sigurohuni që të theksoni pluhurin, jo objektin).

Ftojini studentët të lexojnë 2 Nefin 1:13–14 qetësisht, duke kërkuar fjalë dhe fjali që lidhen me këto tri objekte. Pasi të kenë lexuar, ngrijeni secilin objekt dhe kërkojuni studentëve të tregojnë fjalët dhe frazat që kanë gjetur. (Përgjigjet mund të përfshijnë “zgjoheni”, “gjumi i ferrit”, “hidhni tutje zinxhirët e tmerrshëm”, “zinxhirët të cilët lidhin” dhe “ngrihuni nga pluhuri”.) Pyetini studentët çfarë domethënie mund të ketë të jesh në një “gjum[ë të] thellë”, të jesh i lidhur me “zinxhirët e tmerrshëm” apo të të duhet të “ngrih[esh] nga pluhuri”.)

  • Kur Lehi i përdori këto fjalë dhe fraza, për çfarë po i nxiste bijtë e tij? (Për t’u penduar, për të ndërruar udhët e tyre.)

  • Çfarë paralajmëroi Lehi se do të ndodhte nëse bijtë e tij nuk i “hidhni[n] tutje zinxhirët [e tyre]”? (Shih 2 Nefi 1:13.)

Ftojini studentët të studiojnë 2 Nefin 1:14–18 qetësisht. Shpjegoni se Lehi e dha këtë këshillë me shpirtmirësi e dashuri dhe me merak të madh (“shqetësim”) për mirëqenien e fëmijëve të tij. Kërkojuni studentëve të kërkojnë arsyet përse Lehi donte që familja e tij të mbante urdhërimet e Zotit.

  • Përse Lehi ishte i merakosur për pasardhësit e tij? (Ai ishte i merakosur për pasojat që mund të vuanin prej veprimeve të tyre dhe donte që ata të përjetonin dashurinë e Perëndisë, siç e kishte provuar ai.)

Vërini disa studentë ta lexojnë përsëri më vete 2 Nefin 1:15.

  • Çfarë bekimi pati marrë Lehi për shkak të besnikërisë së tij?

  • Kur jeni ndier të rrethuar në krahët e dashurisë së Perëndisë?

Ndajeni klasën në çifte. Kërkojini një studenti në secilin çift të kërkojë te 2 Nefi 1:19–22 premtime që mund t’i kenë frymëzuar bijtë e Lehit që të pendohen. Kërkojini studentit tjetër në secilin çift të kërkojë tek të njëjtat vargje pasojat që Lehi tha se do të vinin nëse bijtë e tij do të zgjidhnin të mos e pranonin këshillën e tij. (Ju mund të doni ta shkruani këtë detyrë në tabelë.) Jepuni studentëve tre ose katër minuta për të plotësuar detyrën dhe t’i ndajnë gjetjet e tyre me njëri-tjetrin. Ju mund të doni të lëvizni nëpër klasë ndërsa ata japin raportimet e tyre kështu që ju të mund të ndihmoni në drejtimin e diskutimeve të tyre.

Lexojeni me zë të lartë për studentët sfidën e Lehit te 2 Nefi 1:23. Ju mund të dëshironi t’i nxitni studentët ta shënojnë këtë varg. Ju mund gjithashtu t’i nxitni të shkruajnë në ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta ose në fletoren e klasës rreth diçkaje që ata mund të kenë nevojë të bëjnë që të “zgjohen” ose “të [hedhin] tutje zinxhirët” apo “[të] ngrih[en] nga pluhuri” në mënyrë që të marrin bekimet për të cilat foli Lehi.

  • Çfarë do të thotë për ju të “vishni parzmoren e drejtësisë”? (Shih edhe DeB 27:15–18.)

2 Nefi 1:24–32

Lehi këshillon bijtë e tij që të ndjekin udhëheqjen profetike të Nefit

Shpjegoni se Lehi dha mësim mbi burimin e forcës dhe frymëzimit që Zoti kishte siguruar për familjen e tij. Ftojini studentët ta gjejnë atë burim te 2 Nefi 1:24. (Burimi ishte Nefi, që do të shërbente si profeti i tyre pasi vdiq Lehi.)

Ftoni një student të lexojë me zë të lartë 2 Nefin 1:25–28. Kërkojini klasës të kërkojë arsyet që Lehi dha që njerëzit të ndiqnin Nefin.

  • Çfarë cilësish theksoi Lehi kur foli për udhëheqjen nga Nefi? A do t’i besonit një udhëheqësi me këto cilësi?

  • Kur keni parë udhëheqës të Kishës që i mishërojnë këto cilësi?

Ftojini studentët të lexojnë 2 Nefin 1:30–32 qetësisht. Ftojini ata të kërkojnë premtimet që Lehi i dha Zoramit.

  • Çfarë premtimesh gjetët?

  • Si mund të zbatohen këto premtime për ne dhe familjet tona ndërsa ndjekim profetin?

Pas këtij diskutimi, siguroni që studentët të kuptojnë se ndërsa i ndjekim ata që Perëndia i ka thirrur të na udhëheqin, ne bekohemi me begati shpirtërore dhe siguri. Për të mbështetur këtë parim, jepni dëshminë tuaj për bekimet që vijnë kur ne ndjekim udhëheqësit tanë të Kishës.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

2 Nefi 1:22. “Shkatërrim [i] përjetshëm”

Te 2 Nefi 1:22, Lehi flet për “shkatërrimin e përjetshëm si të shpirtit ashtu edhe të trupit”. Thënia e mëposhtme nga Presidenti Jozef Filding Smith mund t’ju ndihmojë të shpjegoni fjalët e Lehit:

“Shkatërrimi nuk do të thotë asgjësim. Ne e dimë, sepse ne jemi mësuar nga zbulesat e Zotit, që një shpirt nuk mund të shkatërrohet.

Çdo shpirt i lindur në këtë botë do të ketë ringjallje e pavdekësi dhe do të durojë përgjithmonë. Veç kësaj, shkatërrim nuk do të thotë asgjësim. Kur Zoti thotë se ata do të shkatërrohen, ai nënkupton se ata do të dëbohen nga prania e tij, se atyre do t’u ndalohet prania e dritës dhe e vërtetës, dhe nuk do të kenë privilegjin e arritjes së këtij ekzaltimi; dhe ky është shkatërrim” (Doctrines of Salvation, përmb. Bruce R. McConkie, 3 vëll. [1954–56], 2:227–28).

2 Nefi 1:28. “Nëse ju do të dëgjoni zërin e Nefit, ju nuk do të mbaroni”

Lehi premtoi se ata që do të “dëgjoni[n] zërin e Nefit” do të bekoheshin (shih 2 Nefi 1:28). Për të lexuar rreth premtimeve që Zoti u ka bërë atyre që ndjekin profetët e gjallë në kohën tonë, shih Doktrina e Besëlidhjet 21:5–6.

Presidenti Uillford Udraf tha: “Unë shpresoj se ne të gjithë do të ndjekim drejtimin e përcaktuar për ne nga shërbëtorët e Zotit, sepse nëse e bëjmë këtë unë e di se ne do të jemi të sigurt në këtë botë, dhe do të sigurojmë lumturi dhe ekzaltim në botën që vjen. Nëse jemi besnikë ata do të na udhëheqin në udhën e jetës, dhe për aq sa ne kemi besë t’u besojmë udhëzimeve të tyre, mësimeve të Shpirtit së Shenjtë përmes tyre, ne jemi gjithmonë në shtegun e sigurt dhe do të jemi të sigurt për shpërblimin tonë” (Teachings of Presidents of the Church: Wilford Woodruff [2004], f. 199).