Biblioteka
Mësimi 79: Alma 14


Mësimi 79

Alma 14

Hyrje

Pasi i dëgjuan të predikonin Almën dhe Amulekun, disa njerëz në Amoniha besuan dhe u penduan. Shumica e njerëzve u zemëruan dhe u përpoqën t’i shkatërronin Almën, Amulekun dhe ata që i besuan fjalët e tyre. Alma dhe Amuleku u arrestuan, u gjykuan dhe së fundi u burgosën. Njerëzit e ligj në Amoniha i dëbuan burrat që besuan dhe i dogjën gratë, fëmijët dhe shkrimet e tyre të shenjta, ndërkohë që Alma dhe Amuleku u detyruan të shihnin. Pas shumë ditësh, Zoti i çliroi Almën dhe Amulekun nga burgu dhe i shkatërroi udhëheqësit e ligj të Amonihës.

Sugjerime për Mësimdhënien

Alma 14:1–13

Alma dhe Amuleku burgosen dhe njerëzit besimtarë të Amonihës dëbohen ose digjen

I ftoni studentët të mendojnë për sfidat që kanë hasur ose që po hasin. Më pas ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese:

“Fatkeqësia vjen nga burime të ndryshme. Ju nganjëherë mund të përballeni me prova si pasojë e vetë krenarisë dhe mosbindjes suaj. Këto prova mund të shmangen nëpërmjet një jete të drejtë. Prova të tjera janë thjesht pjesë e natyrshme e jetës dhe mund të vijnë hera-herës kur po jetoni drejt. Për shembull, ju mund të përjetoni prova në kohë sëmundjeje ose të pasigurisë apo gjatë vdekjeve të njerëzve të dashur. Fatkeqësia mund të vijë nganjëherë për shkak të zgjedhjeve të dobëta dhe fjalëve e veprimeve lënduese të të tjerëve.

Suksesi dhe lumturia juaj, si tani edhe në përjetësi, varen shumë nga reagimi juaj ndaj vështirësive të jetës” (Të Vërtetë ndaj Besimit: Një Referim për Ungjillin [2004], f. 50–51).

Shpjegoni se në mësimin e sotëm studentët do të diskutojnë një tregim për njerëz që përjetuan sprova të vështira. Shumica e këtyre sprovave u shkaktuan nga të tjerët. I nxitni studentët të marrin parasysh se si lidhen me ta të vërtetat që do të diskutojnë në këtë mësim, pavarësisht se çfarë sprovash mund të hasin.

Shkruani sa vijon në tabelë:

Alma dhe Amuleku

Zizromi

Burra të kthyer në besim

Gra të kthyera në besim dhe fëmijë

I ftoni disa studentë që të lexojnë me radhë me zë të lartë nga Alma 14:1–10. Vëreni klasën t’i ndjekë, duke kërkuar shembuj të vuajtjes së përjetuar nga njerëzit e renditur në tabelë.

  • Çfarë vuajtjeje patën këta njerëz? (I renditin përgjigjet e studentëve në tabelë.)

Vini në dukje se kur Amuleku pa vuajtjen e grave dhe fëmijëve, ai donte ta ushtronte fuqinë e priftërisë për t’i shpëtuar ata. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Almën 14:11 dhe vëreni klasën të kërkojnë përgjigjen e Almës ndaj kërkesës së Amulekut.

  • Përse i lejoi Zoti të digjeshin këto gra dhe fëmijë? (Ju mund të keni nevojë të shpjegoni se në këtë varg, fraza “ai lejon” do të thotë “ai i lë”. Zoti i lejoi njerëzit të vuanin që vdekjet e tyre të mund të qëndronin si dëshmi kundër njerëzve që i vranë ata. Shih edhe Alma 60:13.)

  • Sipas Almës, si do të bekoheshin gratë dhe fëmijët për besimin e tyre në Zotin?

Ju mund të keni nevojë të theksoni se në këtë rast konkret, ishte vullneti i Zotit për t’i lejuar njerëzit të vuanin. Megjithatë, nuk është gjithmonë kështu. I siguroni studentët se Zoti i do dhe dëshiron që ata të jenë të gëzuar dhe të kenë paqe në jetën e tyre. Nëse lëndohen apo abuzohen në çfarëdo mënyre, ata duhet të kërkojnë ndihmë nga një prind ose udhëheqës i Kishës që të mund ta zgjidhin problemin.

  • Cilat janë disa arsye të tjera që Zoti mund të na lejojë të vuajmë? (Përgjigjet mund të përfshijnë se Ai dëshiron që ne të kuptojmë pasojat e vendimeve të pamatura, se Ai dëshiron që ne të zhvillojmë durim, se Ai dëshiron që ne të kemi simpati për të tjerët që vuajnë dhe se Ai dëshiron që ne të kuptojmë se kemi nevojë të mbështetemi tek Ai.)

Shkruani të vërtetën vijuese në tabelë: Kur kemi besim në Zotin, Ai na forcon gjatë sprovave tona. I kërkoni një studenti të lexojë me zë të lartë Almën 14:12–13.

  • Si e treguan fjalët e Almës besimin e tij te Zoti?

Ju mund të doni t’i kërkoni një studenti të lexojë thëniet që vijonë nga Plaku Riçard Skot, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

Pamja
Plaku Riçard G. Skot

“Shembulli i Almës dhe Amulekut është ndriçues për mendjen. Ndërsa përpiqeshin të bënin mirë mes popullit të Amonihës, ata u zunë robër. Amuleku pati besim te shoku i tij më i regjur, Alma, i cili e kishte udhëhequr drejt mirëbesimit më të madh te Zoti. Të detyruar që t’i shihnin gratë dhe fëmijët të digjeshin në zjarr, Amuleku tha: ‘Ndoshta ata do të na djegin edhe ne’. Alma u përgjigj: ‘U bëftë sipas vullnetit të Zotit’ – një parim jetësor. ‘Por … puna jonë nuk është mbaruar; prandaj ata nuk na djegin’ [Alma 14:12–13; theksimi i shtuar]” (“To Be Healed”, Ensign, maj 1994, f. 8).

Kjo jetë është një përvojë në besim të thellë – besimin në Jezu Krishtin. … Të besosh do të thotë të bindesh me dëshirë, pa e ditur mbarimin që nga fillimi (shih Fjalët e Urta 3:5–7). Për të dhënë fryt, besimi i juaj në Zotin duhet të jetë më i fuqishëm dhe më i durueshëm se sa besimi juaj në ndjenjat dhe përvojat tuaja personale” (“Trust in the Lord”, Ensign, nëntor 1995, f. 17).

Shpjegoni se tek Alma 14:14–29, studentët do të shohin më shumë shembuj të Almës dhe Amulekut duke besuar në Zotin. Do të shohin gjithashtu se si Zoti i forcoi ata që të mund ta bënin punën e Tij.

Alma 14:14–29

Perëndia i çliron Almën dhe Amulekun nga burgu dhe i shkatërron udhëheqësit e ligj të Amonihës

Ndajeni klasën në dy pjesë. E bëni gjysmën e klasës të kërkojnë Almën 14:14–19, ndërsa gjysmën tjetër të kërkojnë Almën 14:20–25. U kërkoni të dy grupeve të kërkojnë atë që Alma dhe Amuleku vuajtën nga duart e udhëheqësve të ligj të Amonihës. Kur studentët të kenë pasur kohë të mjaftueshme për të lexuar, u kërkoni të tregojnë atë që kanë gjetur. I renditni përgjigjet e tyre në tabelë nën “Alma dhe Amuleku”.

  • Cilat nga këto sprova do të kishin qenë më të vështirat për ju? Përse?

  • Kur keni parë njerëz të vuajnë sprova edhe pse përpiqeshin të ishin të drejtë?

Ftoni studentë që të lexojnë me radhë me zë të lartë nga Alma 14:25–29. Vëreni klasën t’i ndjekë, duke kërkuar atë që bëri Zoti për t’i çliruar Almën dhe Amulekun nga burgu. Për t’i ndihmuar studentët të përcaktojnë dhe të dallojnë parimet në këto vargje, u bëni disave ose të gjithëve pyetjet e mëposhtme:

  • Përse ishin Alma dhe Amuleku në gjendje të merrnin fuqi dhe forcë nga Zoti? (Shih Alma 14:26, 28.)

  • Çfarë parimesh mund të mësojmë nga përvoja e Almës dhe e Amulekut në burg? (Përgjigjet e studentëve mund të ndryshojnë, por ato duhet të pasqyrojnë të vërtetën që, nëse i thërrasim Zotit me besim, Ai do të na forcojë në vështirësitë tona dhe do të na çlirojë sipas mënyrës së Tij dhe në vetë kohën e Tij. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët t’i shenjojnë frazat që theksojnë këtë parim tek Alma 14:26, 28.)

  • Cilat janë disa mënyra se si njerëzit mund të ushtrojnë besim në Jezu Krishtin gjatë kohëve të vështira?

I ftoni studentët të tregojnë për përvoja që kanë pasur kur kanë qenë dëshmitarë të forcës që mund të na vijë në jetën tonë, ndërkohë që ushtrojmë besim në Jezu Krishtin dhe presim me përulësi për Të. Ata mund të tregojnë për përvoja të vetat ose për përvoja nga jeta e njerëzve që njohin. Ju gjithashtu mund të tregoni për një përvojë nga jeta juaj ose nga jeta e dikujt që njihni.

Përfundoni duke dëshmuar për fuqinë e Zotit që na jep forcë dhe na çliron nga sprovat sipas vetë mënyrës së Tij dhe në vetë kohën e Tij. I siguroni studentët se kur ne besojmë në vullnetin e Zotit, Ai do ta rritë forcën dhe fuqinë tonë për t’i duruar vështirësitë.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Alma 14:7–11. “Zoti i pranon ata te vetja e tij”

Edhe pse brengosemi nga vdekja e të drejtëve, ne gëzojmë në diturinë e shpërblimeve të tyre në botën e shpirtrave (shih Alma 40:12) dhe gjendjen e tyre përfundimtare në mbretërinë çelestiale (shih DeB 76:50–70). Zoti tha: “Ata që vdesin në mua, nuk do ta shijojnë vdekjen, sepse ajo do të jetë e ëmbël për ta” (DeB 42:46). Presidenti Jozef Filding Smith shpjegoi:

“Është e vërtetë që jam mjaft i dobët sa të vajtoj në vdekjen e miqve dhe të afërmve të mi. Unë mund të derdh lotë kur shoh pikëllimin e të tjerëve. Ndiej simpati në shpirt për fëmijët e njerëzve. Mund të vajtoj me ta kur ata vajtojnë; mund të gëzohem me ta kur ata gëzohen; por nuk kam asnjë arsye përse të mbaj zi, as për t’u trishtuar ngaqë vdekja vjen në botë. Gjithë frika e kësaj vdekjeje është hequr nga shenjtorët e ditëve të mëvonshme. Ata nuk kanë asnjë frikësim nga vdekja e përkohshme, ngaqë e dinë se, ashtu si vdekja u erdhi nëpërmjet shkeljes së Adamit, po ashtu nëpërmjet drejtësisë së Jezu Krishtit do t’iu vijë vërtet jeta dhe, edhe pse vdesin, ata do të jetojnë përsëri. Duke zotëruar këtë dituri, ata kanë gëzim edhe në vdekje, sepse e dinë se do të ringjallen përsëri dhe do të takohen përsëri përtej varrit” (në Conference Report, tetor 1899, f. 70).

Plaku Brus R. Mek-Konki, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve na mësoi:

“Nganjëherë njerëzit e Zotit përndiqen dhe persekutohen. Nganjëherë Ai me vetëdije i lë shenjtorët e Tij besnikë të enden dhe të vuajnë, si në trup edhe në shpirt, për t’i provuar në të gjitha gjërat dhe për të parë nëse ata do të jetojnë sipas besëlidhjes së Tij, madje deri në vdekje, që ata të mund të gjenden të denjë për jetë të përjetshme. Nëse i tillë është fati i ndonjërit prej nesh, ashtu qoftë” (“The Dead Who Die in the Lord”, Ensign, nëntor 1976, f. 108).