Biblioteka
Mësimi 86: Alma 25–26


Mësimi 86

Alma 25–26

Hyrje

Pasi shkatërruan qytetin e Amonihas, lamanitët patën shumë beteja të tjera me nefitët dhe u dëbuan. Pasi pësuan humbje të mëdha, shumë lamanitë i braktisën armët e tyre të luftës, u penduan dhe u bashkuan me anti-nefi-lehitët. Ndërsa bijtë e Mosias dhe shokët e tyre të misionit e përfunduan misionin e tyre 14-vjeçar mes lamanitëve, Amoni e përlëvdoi Zotin dhe shprehu mirënjohje për bekimin e të qenit mjete në duart e Perëndisë për t’ua sjellë ungjillin lamanitëve.

Sugjerime për Mësimdhënien

Alma 25:1–12

Profecitë e Abinadit dhe të Almës përmbushen

Përpara orës së mësimit, kopjoni listën e mëposhtme në tabelë:

Profecia

Përmbushja e Profecisë

Alma 9:12. Çfarë u profetizoi Alma popullit të Amonihës?

Alma 25:1–2 (shih edhe Alma 16:2–3, 9–11)

Mosia 17:14–19. Çfarë profetizoi Abinadi se do t’u ndodhte pasardhësve të mbretit Noe dhe priftërinjve të tij?

Alma 25:4–9

Shkruani fjalën besim në tabelë. U kërkoni studentëve të thonë emrat e disa njerëzve te të cilët e vendosim shpesh besimin tonë. (Përgjigje të mundshme përfshijnë Zoti, profetët, prindërit, mësuesit dhe trajnerët). Pyetini studentët:

  • Përse është më e lehtë ta vendosni besimin te disa njerëz sesa te disa të tjerë?

  • Nga të gjithë njerëzit në tokë sot, te cili është më e lehtë për ju ta vendosni besimin tuaj?

U thoni studentëve se Alma 25 përmban prova që fjala e Zotit thënë profetëve të Tij do të përmbushet gjithmonë. U shpjegoni studentëve se ata do ta përdorin listën në tabelë për të studiuar dy profeci nga profetët e Librit të Mormonit dhe përmbushjen e atyre profecive. U kërkoni studentëve ta kopjojnë listën në fletoret e klasës ose në ditarët e studimit të shkrimeve të shenjta. Në kolonën e parë, i bëni të shkruajnë përgjigjet ndaj pyetjeve, duke përdorur referencat e dhëna nga shkrimet e shenjta. Në kolonën e dytë, i bëni të shkruajnë rreth përmbushjes së profecive. I ftoni dy ose tre studentë të raportojnë atë çka gjejnë.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Almën 25:11–12. I kërkoni pjesës tjetër të klasës ta ndjekin atë, duke parë për atë që Mormoni tha se ndodhi me fjalët e Abinadit. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta shenjojnë frazën “këto fjalë u vërtetuan” te vargu 12.

  • Çfarë do të thotë fraza “këto fjalë u vërtetuan”?

Ju mund të dëshironi të sugjeroni që studentët të shkruajnë DeB 1:38 në shkrimet e tyre të shenjta pranë Almës 25:12. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhje 1:38. Vëreni klasën ta ndjekë atë, duke kërkuar një frazë që është e ngjashme me frazën “këto fjalë u vërtetuan”. (“Do të përmbushe[n të] gjitha.”)

  • Çfarë mësojmë nga Alma 25:1–12 rreth profecive dhe premtimeve të bëra nga profetët? (Shkruani të vërtetën që vijon në tabelë: Fjalët e frymëzuara të profetëve do të përmbushen të gjitha.)

Vini në dukje se shembujt në listë tregojnë se paralajmërimet e profetëve ndaj të padrejtëve gjithmonë do të përmbushen. Profetët gjithashtu japin premtime për ata që do të kthehen te Zoti. Këto premtime do të përmbushen gjithashtu. Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë zbatimin e këtij parimi në jetën e tyre, lexoni thënien vijuese të Presidencës së Parë nga broshura Për Forcën e Rinisë. U kërkoni studentëve të dëgjojnë premtimet ndaj atyre që i mbajnë standardet e dhëna në broshurë.

“Standardet në këtë broshurë do t’ju ndihmojnë në zgjedhjet e rëndësishme që ju po bëni tani dhe ato që ende do t’i bëni në të ardhmen. Ne ju premtojmë se, ndërsa i mbani besëlidhjet që keni bërë dhe gjithashtu i mbani këto standarde, ju do të bekoheni me shoqërimin e Frymës së Shenjtë, besimi e dëshmia juaj do të rriten më shumë dhe ju do të gëzoni lumturi të madhe” (Për Forcën e Rinisë [broshurë, 2011], f. //).

  • Çfarë premtoi Presidenca e Parë?

  • Kur i keni parë këto premtime të përmbushen?

Alma 25:13–17

Shumë lamanitë pendohen dhe bashkohen me anti-nefi-lehitët

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Almën 25:13–14. Vëreni klasën ta ndjekë atë, duke kërkuar atë që bënë shumë lamanitë pasi e kuptuan se ata nuk mund t’i mundnin nefitët.

  • Çfarë ju bën përshtypje rreth veprimeve të lamanitëve?

I bëni studentët të lexojnë në heshtje Almën 25:17, duke kërkuar për ndjenjat e bijve të Mosias rreth suksesit që kishin pasur mes lamanitëve.

  • Si ishte suksesi i bijve të Mosias një shembull i fjalëve të Zotit që po vërtetoheshin? (Nëse studentët kanë nevojë për ndihmë që t’i përgjigjen kësaj pyetjeje, i drejtoni ata te Mosia 28:5–7 dhe Alma 17:11.)

Alma 26

Amoni gëzohet në mëshirat e Zotit ndaj tij e vëllezërve të tij dhe ndaj lamanitëve

Paraqitni disa vegla (të tilla si një çekiç, kaçavidë, çelës papagall, një stilolaps ose laps, një furçë lyerjeje, një palë gërshërë, një kompjuter dhe një instrument muzikor). Shpjegoni se një fjalë tjetër për vegël është mjet.

  • Cilat janë disa gjëra që një mjeshtër apo artist i aftë mund të bëjë me mjetin e duhur?

  • Si mendoni ju, çfarë do të thotë për dikë të jetë një mjet në duart e Zotit?

I ftoni dy ose tre studentë të lexojnë me radhë me zë të lartë nga Alma 26:1–5, 12. I kërkoni klasës të përcaktojë mënyra se si Amoni dhe bashkëmisionarët e tij ishin mjete në duart e Perëndisë.

  • Çfarë përmbushi Zoti nëpërmjet Amonit dhe bashkëmisionarëve të tij?

  • Si do ta thonit me fjalë të tjera Almën 26:12? Si lidhet thënia e Amonit në këtë varg me të qenit një mjet në duart e Zotit?

I ftoni studentët të lexojnë në heshtje Almën 26:11, 13, 16, duke kërkuar për të gjitha herët që shfaqen fjalët gëzim dhe gëzohem. Ju mund të dëshironi të sugjeroni që studentët t’i shenjojnë këto fjalë në shkrimet e tyre të shenjta. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Almën 26:13–16 dhe vëreni klasën të kërkojë arsyet që dha Amoni për gëzimin e tij.

  • Përse u gëzua Amoni?

  • Çfarë parimesh mund të mësojmë nga këto vargje? (Studentët mund të përmendin shumë parime të ndryshme. Parimi vijues mund të shërbejë si një përmbledhje e komenteve të tyre: Ne përjetojmë gëzim kur u shërbejmë me besnikëri Zotit dhe fëmijëve të Tij. Ju mund të dëshironi ta shkruani këtë parim në tabelë).

  • Si mendoni ju, përse përjetojmë gëzim kur jemi në shërbim të Zotit?

Shkruani në tabelë referencat e shkrimeve të shenjta dhe pyetjet vijuese. (Merrni parasysh t’i shkruani ato përpara orës së mësimit). I ndani studentët në dyshe. I kërkoni çdo dysheje të përzgjedhi e të lexojë një nga fragmentet dhe t’i diskutojë përgjigjet e pyetjes shoqëruese.

Alma 26:17–20. Çfarë lloj njerëzish ishin Amoni dhe vëllezërit e tij përpara se të ktheheshin në besim?

Alma 26:23–25. Bazuar në atë që nefitët i thanë Amonit dhe vëllezërve të tij, si ishin lamanitët përpara se të ktheheshin në besim?

U jepni kohë dy ose tre studentëve t’i shpjegojnë përgjigjet e tyre për këto pyetje. I ftoni studentët të lexojnë në heshtje Alma 26:23–29, duke përcaktuar pengesat që hasën Amoni dhe vëllezërit e tij në shërbimin e tyre ndaj Zotit dhe lamanitëve.

  • Cilat prej këtyre pengesave mendoni se mund të hasin misionarët sot?

  • Bazuar te Alma 26:27, 30, çfarë i nxiti Amonin dhe bashkëmisionarët e tij të vazhdonin të shërbenin? (Ngushëllim dhe premtime nga Zoti dhe një dëshirë për të “[qenë] mjetet e shpëtimit të ndonjë shpirti”.)

I vini studentët të lexojnë në heshtje Almën 26:31–34, duke kërkuar për disa prej rezultateve të punëve të bijve të Mosias. Pasi të kenë pasur kohë të mjaftueshme për të lexuar, u kërkoni të tregojnë për atë që kanë gjetur.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Almën 26:35–37. I kërkoni klasës ta ndjekë, duke përsiatur për arsyet që kanë për t’u gëzuar në mirësinë e Perëndisë.

  • Çfarë mesazhesh shihni në këto vargje?

Vini në dukje se një nga mesazhet e shumta në këto vargje është që Zoti është i mëshirshëm ndaj gjithë atyre që pendohen dhe besojnë në emrin e Tij. Për t’i ndihmuar studentët ta ndiejnë të vërtetën dhe rëndësinë e këtij parimi, lexoni thënien vijuese nga Presidenti d Paker, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

Pamja
Presidenti Bojd K. Paker

“Letra vijnë prej atyre që kanë bërë gabime tragjike. Ata pyesin: ‘A mund të falem ndonjëherë?’

Përgjigjja është po!

Ungjilli na mëson se ai lehtësim nga mundimi dhe faji mund të fitohet nëpërmjet pendimit. Përveç atyre pak vetëve që zgjedhin të ndjekin humbjen e shpirtit pasi kanë njohur plotësi, nuk ka zakon, as varësi, as rebelim, as shkelje, as kundërvajtje, që të përjashtohet nga premtimi për falje tërësore” (“The Brilliant Morning of Forgiveness”, Ensign, nëntor 1995, f. 19).

Dëshmoni për fuqinë e Shlyerjes që lejon falje të mëkateve, të mëdha ose të vogla, për ata që kanë besim në Jezu Krishtin dhe pendohen. Gjithashtu dëshmoni për gëzimin që vjen në jetën tonë kur shërbejmë si mjete në duart e Zotit.