Biblioteka
Njësia 14 e Studimit në Shtëpi


Mësimi i Studimit në Shtëpi

Mosia –Alma (Njësia 

Materiali Përgatitor për Mësuesin e Studimit në Shtëpi

Përmbledhje e Mësimeve të Studimit të Përditshëm në Shtëpi

Përmbledhja e mëposhtme e doktrinave dhe e parimeve që studentët mësuan ndërsa studiuan Mosian –Almën (njësia nuk ka për qëllim që të jepet si pjesë e orës suaj mësimore. Mësimi që jepni, përqendrohet vetëm te disa nga këto doktrina dhe parime. Ndiqni nxitjet e Shpirtit të Shenjtë ndërsa i mbani parasysh nevojat e studentëve tuaj.

Dita 1 (Mosia )

Duke studiuar rreth një brezi nefitësh që nuk zhvilluan dëshmi për ungjillin, studentët zbuluan se për të zhvilluar e ruajtur një dëshmi, ne kemi nevojë të ushqehemi me bollëk me fjalën e Perëndisë, të lutemi me besim dhe t’u bindemi urdhërimeve të Zotit. Nga përpjekjet e Almës për t’i ndihmuar të tjerët të pendohen, studentët mësuan se Zoti do t’i falë ata që pendohen në mënyrë të sinqertë në zemrën e tyre.

Dita 2 (Mosia )

Ndërsa studentët studiuan kthimin në besim të Almës së Ri dhe të bijve të Mosias, ata mësuan tri të vërtetat vijuese të ungjillit. Zoti iu përgjigjet lutjve tona besimtare për të tjerët, por përsëri iu lejon atyre lirinë e zgjedhjes; secili prej nesh duhet të lindet përsëri nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit; dhe që të pendohet me të vërtetë, një njeri duhet të bëjë gjithçka të mundur për ta riparuar dëmin që ai ose ajo ka bërë. Studentët shënuan në ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta se si janë ndryshuar ata nëpërmjet Shlyerjes.

Dita 3 (Mosia 28–29)

Ndërsa studentët studiuan rreth dëshirës së bijve të Mosias për t’u predikuar ungjillin lamanitëve, ata mësuan se teksa kthimi ynë në besim thellohet, dëshira jonë për ta ndarë ungjillin rritet. Ata gjithashtu shkruan rreth përvojave që kanë pasur, të cilat i ndihmuan ata të dëshironin ta ndanin ungjillin. Studentët lexuan rreth ndryshimit të nefitëve në qeverisje dhe mësuan se qytetarët kanë për detyrë t’i përkrahin ligjet dhe udhëheqësit e drejtë.

Dita 4 (Alma 1–4)

Duke studiuar shembujt e nefitëve të përulur, studentët mësuan se kur e jetojmë ungjillin, ne mund të kemi paqe në jetën tonë, edhe nëse përndiqemi. Teksa lexuan rreth ngritjes krye të amlicitëve, ata zbuluan se ne marrim lumturi ose mjerim në varësi të atij që zgjedhim për t’iu bindur. Alma ishte një shembull i dikujt që zgjodhi t’i bindej Zotit. Përkushtimi i tij i palëkundur për t’i thirrur nefitët kryelartë në pendim, i ndihmoi studentët të shihnin se shërbëtorët e Zotit japin dëshmi dhe u bëjnë thirrje mëkatarëve të pendohen.

Hyrje

Ky mësim i lejon studentët t’i rishikojnë parimet e pendimit dhe të përsiatin për nevojën tonë për t’u ndryshuar nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit – sikurse u ndryshuan Alma i Riu dhe bijtë e Mosias. Lutuni për udhëzim, për të ditur se si mund t’i ndihmoni më mirë studentët që ta kërkojnë këtë ndryshim në jetën e tyre.

Sugjerime për Mësimdhënien

Mosia 

Alma merr frymëzim rreth mënyrës se si t’i gjykojë ata që bëjnë mëkate të rënda

Për ta filluar këtë mësim, ftoni një student të lexojë përmbledhjen e kapitullit në fillim të Mosias . I lexoni klasës situatat që vijojnë. U kërkoni studentëve të mendojnë rreth asaj që mund të bëjnë për ta ndihmuar personin në secilën situatë.

  1. Një e re ka kryer një mëkat të rëndë, por ka frikë të flasë me peshkopin e saj.

  2. Një i ri ka dëshirë të pendohet, por ai nuk e di si të pendohet.

  3. Një e re përsërit një mëkat që e ka kryer më parë, dhe ajo shqetësohet se Zoti nuk do ta falë më.

  4. Një i ri vendos të pendohet, por ai nuk pranon ta falë dikë prej të cilit është fyer.

Shkruani referencën vijuese të shkrimeve të shenjta në tabelë: Mosia 26:21–23, 29–31. U shpjegoni studentëve se këto vargje shënojnë zbulesën e Zotit dhënë Almës lidhur me njerëz që kishin kryer mëkate të rënda. I ftoni studentët t’i lexojnë këto vargje dhe të përcaktojnë të paktën një parim që mund ta ndihmojë një nga individët e përshkruar në listën paraprirëse. U kërkoni disa studentëve t’ia tregojnë përgjigjet e tyre klasës. Ju mund të doni gjithashtu të jepni një përgjigje dhe dëshminë tuaj për një parim rreth pendimit që gjendet te Mosia .

I kujtoni studentët që ata kishin në plan të zbatonin një nga parimet që mësuan nga Mosia në vetë përpjekjet e tyre për t’u penduar. I nxitni të vazhdojnë deri në fund me planet e tyre.

Mosia 27–28

Alma i Riu dhe bijtë e Mosias pendohen dhe linden përsëri

Për t’iu dhënë studentëve një shembull të dikujt që përjetoi një ndryshim të madh të zemrës, ftoni dy ose tre prej tyre ta bëjnë me radhë duke lexuar me zë të lartë përvojën vijuese të treguar nga Plaku Kith Hilbig, i Të Shtatëdhjetëve:

“[Një misionar i ri që shërbente në Europën Lindore] dhe shoku i tij kishin gjetur dhe mësuar një mesoburrë të quajtur Ivan. … Kërkuesi i tyre vinte nga një jetesë e vështirë, sikurse pasqyrohej nga rrobat e tij shumë të përdorura, mjekra e shprishur dhe sjellja ngurruese. Jeta kishte qenë e ashpër dhe mizore për të.

Pa ndonjë trajnim të mëparshëm fetar, Ivani kishte shumë për të mësuar. Praktika që nuk përputheshin me ungjillin e rivendosur, duhej të liheshin mënjanë. Parime të reja ishin të nevojshme të pranoheshin dhe më pas të përfshiheshin. Ivani donte të mësonte dhe e përgatiti veten me zell për pagëzim dhe konfirmim e tij. Rrobat i mbetën të vjetëruara dhe mjekra e shprishur, por ai i kishte ndërmarrë hapat e parë. Pak kohë pas pagëzimit të Ivanit, misionari u transferua. Ai shpresoi se mund t’u puqeshin udhët përsëri me Ivanin.

Gjashtë muaj më vonë presidenti i misionit e ricaktoi misionarin e ri tek dega e tij e mëparshme. I habitur, por plot dëshirë që të kthehej, misionari, me një shok të ri, erdhi herët në mbledhjen e sakramentit të dielën e parë që ishte kthyer në degë. …

Misionari njohu pothuajse çdo njeri në grupin e vogël. Megjithatë, ai kërkoi më kot mes fytyrave për burrin që ai dhe shoku i tij e kishin mësuar dhe e kishin pagëzuar gjashtë muaj më parë. Misionarit i lindi brenda vetes një ndjenjë zhgënjimi dhe trishtimi. …

Frika dhe mendimet e misionarit u ndërprenë nga afrimi i një burri të panjohur, i cili po nxitonte drejt tij për ta përqafuar misionarin. Burri i rruar kishte një buzëqeshje mirëbesuese dhe një mirësi të dukshme që shkëlqente nga pamja e fytyrës së tij. I veshur me një këmishë të bardhë dhe një kravatë të lidhur me kujdes, ai ishte në rrugë e sipër për të përgatitur sakramentin për grumbullimin e vogël atë mëngjes Shabati. Vetëm kur burri filloi të fliste, misionari e njohu. Ishte Ivani i ri, jo Ivani i mëparshëm të cilit ata i kishin dhënë mësim dhe e kishin pagëzuar! Misionari pa të trupëzuar në mikun e tij mrekullinë e besimit, pendimit dhe faljes; ai pa realitetin e Shlyerjes.

… ani] pati provuar një ‘ndryshim të zemrës’ (Alma 5:26) të mjaftueshëm si për t’u pagëzuar, edhe për të ecur përpara në procesin e vazhdueshëm të kthimit në besim” (“Experiencing a Change of Heart”, Ensign, qershor 2008, f. 29–31).

Pyetni: Çfarë prove tregon se Ivani kishte ndryshuar? (Sigurohuni që është e qartë se ndryshimet e jashtme që bëri Ivani, ishin tregues të një ndryshimi më të thellë brenda tij.)

I kujtoni studentët që Mosia përshkruan një përvojë tjetër të ndryshimit nëpërmjet Shlyerjes. Ftojeni një student të qëndrojë përpara klasës dhe të përmbledhë Mosian . Nëse është e mundësuar, studenti mund të paraqesë fotografinë Kthimi në Besim i Almës, të Riut (Libri i Figurave Artistike të Ungjillit [2009], f. . I kërkoni një studenti tjetër të lexojë Mosian 27:24–26. Më pas i kërkoni klasës të përcaktojnë se kush duhet të ndryshohet nëpërmjet Shlyerjes, apo “të lind[et] nga Perëndia”. Ndërsa përgjigjen, studentët duhet të shprehin kuptim për të vërtetën vijuese: Secili prej nesh duhet të lindet përsëri nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit.

Pyetni: Si e keni parë dikë të ndryshojë për më mirë nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit?

I ftoni studentët të përsiatin pyetjet që misionari te historia i bëri vetes pas ribashkimit me Ivanin: “‘Sa shumë “ndryshim të zemrës” kam përjetuar unë në gjashtë muajt e fundit?’ … ‘A jam “rilindur unë përsëri”?’” (cituar në Keith Hilbig, “Experiencing a Change of Heart”, f. .

I ftoni studentët të lexojnë Mosian 27:24, , duke kërkuar atë që bëri Alma dhe për atë që bëri Zoti, të cilat bënë të ndodhte ndryshimi tek Alma. U kërkoni atyre të shpjegojnë përse besojnë se individi dhe Zoti duhet të marrin pjesë së bashku në një ndryshim të madh të zemrës.

I kujtoni studentët se ata plotësuan një tabelë me fraza që tregonin dallimin tek Alma përpara dhe pas ndryshimit të tij të zemrës (në mësimin për ditën 2). Në detyrën 2 për ditën 2, studentët shkruan në ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta një frazë nga kolona “Pas” që shpresuan se do t’i përshkruante ata gjatë gjithë jetës së tyre dhe shpjeguan përse. I ftoni disa studentë të tregojnë për atë që shkruan. Dëshmoni se një ndryshim i madh i zemrës është i mundshëm për ne nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit.

U kërkoni studentëve të përsiaten se si janë ndryshuar ata nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit. I ftoni t’i japin mendimet e tyre, nëse dëshirojnë. Gjithashtu mund të dëshironi të tregoni se si jeni ndryshuar ju nëpërmjet Shlyerjes.

I nxitni studentët të punojnë drejt përjetimit të një ndryshimi të zemrës që ata të mund të afrohen më pranë Zotit dhe ta lejojnë Shlyerjen për të bërë një tjetërsim në zemrat e tyre.

Kopjoni tabelën që vijon në dërrasë përpara orës së mësimit ose bëni një kopje të saj për secilin student:

Mosia 27:32–37

Mosia 28:1–4

Si ndryshuan Alma dhe bijtë e Mosias?

Çfarë parimi mësuat nga këto vargje?

Si mendoni ju, përse bërja e zhdëmtimit është një pjesë e rëndësishme e pendimit?

Si ndryshuan Alma dhe bijtë e Mosias?

Çfarë parimi mësuat nga këto vargje?

Çfarë përvojash në jetën tuaj ju kanë bërë të dëshironi ta ndani ungjillin me të tjerët?

I kërkoni gjysmës së klasës t’u përgjigjet pyetjeve në kolonën e parë të tabelës dhe gjysmës tjetër t’u përgjigjet pyetjeve në kolonën e dytë. Bëjeni secilin student të punojë në mënyrë individuale. Ftoni dy ose tre studentë nga secili grup që t’i raportojnë përgjigjet e tyre.

I ftoni studentët të përsiatin se si mund të bëjnë zhdëmtim për mëkatet e tyre dhe se si ta shtojnë dëshirën e tyre për ta ndarë ungjillin me të tjerët.

Mosia –Alma 

Perënda i bekoi nefitët që mbetën të drejtë në kohë përndjekjeje

I kujtoni studentët se kapitulli i parë i Almës përshkruan kohë shqetësimi dhe përndjekjeje për nefitët e drejtë. I ftoni studentët të lexojnë në heshtje Almën 1:25, . U kërkoni atyre të përcaktojnë se çfarë bënë këta nefitë gjatë një kohe përndjekjeje.

Vini në dukje se Zoti i bekoi nefitët e drejtë me qëllim që ata të përparonin më shumë sesa ata që ishin të ligj (shih Alma 1:29–32). U kërkoni studentëve të përpiqen për ta ndjekur shembullin e këtyre nefitëve besnikë, ndërkohë që hasin vështirësi në jetën e tyre.

Njësia pasuese (Alma 5–10)

Si e dini ju nëse jeni lindur përsëri? Çfarë do të thotë të lindesh përsëri? Teksa studiojnë Almën 5–10, studentët do të gjejnë disa pyetje që mund t’ia bëjnë vetvetes për të vlerësuar nëse ata janë lindur përsëri dhe kanë përjetuar një ndryshim të madh të zemrës. Përveç kësaj, ata do të fitojnë një kuptim më të mirë për thellësinë dhe fuqinë e Shlyerjes.