Biblioteka
Njësia 12 e Studimit në Shtëpi


Mësimi i Studimit në Shtëpi

Mosia 7–17 (Njësia 

Materiali Përgatitor për Mësuesin e Studimit në Shtëpi

Përmbledhje e Mësimeve të Studimit të Përditshëm në Shtëpi

Përmbledhja e mëposhtme e doktrinave dhe e parimeve që studentët mësuan ndërsa studiuan Mosian 7–17 (njësia–12) nuk ka për qëllim që të jepet si pjesë e orës suaj mësimore. Mësimi që jepni, përqendrohet vetëm te disa nga këto doktrina dhe parime. Ndiqni nxitjet e Shpirtit të Shenjtë ndërsa i mbani parasysh nevojat e studentëve.

Dita 1 (Mosia 7–8)

Ndërsa studiuan Mosian 7–8, studentët u përqendruan te lidhja mes paudhësisë dhe robërisë. Ata gjithashtu mësuan nga fjalët e mbretit Limhi që pranimi i paudhësive tona dhe të ndjerit keq për to mund të na bëjnë që t’i drejtohemi Zotit për çlirim. Amoni e siguroi Limhin që Zoti siguron profetë, shikues dhe zbulues në dobi të njerëzimit.

Dita 2 (Mosia 9–10)

Studentët mësuan më shumë rreth asaj se si një grup nefitësh, të quajtur populli i Zenifit, u vendosën mes lamanitëve. E vërteta në vijim u theksua kur Zenifi dhe populli i tij shkuan në betejë kundër lamanitëve ndërluftues: Zoti do të na forcojë ndërsa bëjmë gjithçka mundemi dhe e vëmë besimin tonë tek Ai.

Dita 3 (Mosia 11–14)

Mbreti Noe e çoi popullin e vet drejt kryerjes së neverive dhe ligësisë. Studentët zbuluan që Perëndia dërgon profetë për të na ndihmuar të pendohemi, të shmangim mjerimin dhe të fitojmë shpëtimin. Përmes mësimeve të profetit Abinadi, studentët mësuan që nëse i zbatojmë urdhërimet e Perëndisë, ne do të shpëtohemi. Ata gjithashtu mësuan që Shlyerja e Jezu Krishtit është burimi i shpëtimit.

Dita 4 (Mosia 15–17)

Përpara martirizimit të tij, Abinadi me guxim shpalli që Shlyerja e Jezu Krishtit i plotëson kërkesat e drejtësisë për të gjithë ata që besojnë në fuqinë shëlbuese të Shpëtimtarit, pendohen për mëkatet e tyre dhe i zbatojnë urdhërimet. Abinadi gjithashtu dha mësim që për shkak të Shlyerjes së Jezu Krishtit, të gjithë njerëzit do të ringjallen. Përmes studimit të këtyre doktrinave, studentët përsiatën mbi rëndësinë e mbështetjes te Shpëtimtari dhe të qenit të vërtetë ndaj Perëndisë në të gjitha rrethanat.

Hyrje

Mosia 7–17 përshkruan udhëtimet dhe përvojat e individëve dhe grupeve të ndryshme të njerëzve. Zgjedhja e Zenifit për të udhëhequr një grup nefitësh që të vendoseshin mes lamanitëve pati një ndikim tek të dy kombet. Për shembull, populli i Zenifit dhe pasardhësit e tyre përjetuan sfida, braktisje, robërim, rilindje shpirtërore dhe çlirim. Pjesa e parë e këtij mësimi do t’u japë studentëve mundësi të përsëritin emrat, vendet dhe ngjarjet që studiuan këtë javë. Pjesa e dytë e mësimit do t’i ndihmojë studentët të dallojnë temën qendrore të mesazhit të profetit Abinadi për popullin – Jezu Krishtin dhe Shlyerjen e Tij. Ky qe një mesazh për të cilin Abinadi qe i gatshëm të vdiste.

Sugjerime për Mësimdhënien

Mosia 7–17

Përsëritje e vendngjarjeve historike dhe e doktrinës

Për t’ju ndihmuar të shpjegoni ngjarjet në këtë mësim, rishqyrtoni pasqyrën përmbledhëse: “Shikim i Përgjithshëm i Mosias 7–24” te njësia dita 1 e udhëzuesit studimor të studentit. Ftojini studentët të lexojnë Mosian 7:1–2, dhe vërini të përcaktojnë dy vendet që përmenden. Kërkojuni që të shpjegojnë përse grupet e ndryshme të nefitëve dëshironin të udhëtonin nga një tokë te tjetra.

Shkruajini emrat e dy vendeve në skajet e kundërta të tabelës (ose në një copë letre):

Toka e Zarahemlës

Toka e Nefit (Lehi-Nefit)

Pyetjet në vijim mund të jenë të dobishme ndërsa ju dhe studentët përsëritin ngjarjet. Shkruajini në tabelë emrat e individëve për të cilët po diskutoni. Në varësi të komenteve të studentëve, ju mund t’i përdorni të gjitha ose vetëm disa nga pyetjet në vijim:

  • Përse dëshironte Zenifi të largohej nga toka e Zarahemlës? (Shih Mosia 9:1, )

  • Ç’lidhje gjaku kishte mes Zenifit, Noeut dhe Limhit? (Shih Mosia 7:9.)

  • Çfarë lloj mbreti qe Noeu? (Shih Mosia 11:1–5, .)

  • Çfarë bëri Perëndia që ta bindte Noeun dhe popullin e tij të ktheheshin nga ligësia dhe neveritë e tyre të mëdha? (Ai dërgoi profetin e Tij, Abinadin, që t’i thërriste në pendim.)

  • Çfarë mund të na tregoni rreth Almës? (Përgjigjet mund të përfshijnë që ai ishte një nga priftërinjtë e mbretit Noe, që ai i besoi dhe i shkroi fjalët e Abinadit dhe se u arratis që t’i shpëtonte vrasjes.)

  • Përse janë të rëndësishëm Moisiu dhe Isaia në këta kapituj, megjithëse jetuan shumë më përpara Abinadit dhe në një anë tjetër të botës?

  • Përse i dërgoi Limhi 43 nga njerëzit e tij në vendin e shkretë? (Limhi dhe populli i tij qenë nën robërinë e lamanitëve dhe u përpoqën të merrnin ndihmë nga populli i Zarahemlës.) Çfarë gjetën ata në vend të Zarahemlës? (Ata gjetën një qytetërim të rrënuar dhe 24 fletët e arit me shkrime në to.)

  • Çfarë bënë Amoni dhe 15 burrat e tjerë? (Ata u dërguan nga Mosia për të zbuluar se çfarë i kishte ngjarë popullit të Zenifit. Ata i gjetën pasardhësit e atyre njerëzve në robëri. Nipi i Zenifit, Limhi, ishte mbreti i tyre.)

  • Kush shërbente si mbret në Zarahemla dhe si profet, shikues e zbulues? (Mosia.) Përse roli i tij si shikues qe i rëndësishëm për Limhin? (Limhi mësoi që Mosia mund t’i përkthente shkrimet mbi 24 fletët e arit.)

Vini në dukje që kishin kaluar afërsisht 80 vjet që nga koha e largimit të Zenifit dhe e popullit të tij nga Zarahemla deri te mbërritja e Amonit dhe e shokëve të tij në tokën e Nefit.

Pasi t’i keni ndihmuar studentët që ta kuptojnë më mirë rrëfimin historik, kujtojini që është [dhe] një individ tjetër për të cilin studiuan këtë javë, emri i të cilit nuk është ende në tabelë.

Kërkojini secilit student të lexojë Mosian 16:6–8 dhe të përcaktojë emrin e këtij individi. U thoni studentëve se pavarësisht se kjo pjesë e Librit të Mormonit përfshin shumë histori, ajo gjithashtu thekson doktrinën e shpëtimit përmes Jezu Krishtit.

Për të theksuar rëndësinë e shpëtimit përmes Jezu Krishtit, kopjojeni në tabelë pasqyrën përmbledhëse në vijim ose jepeni në një fletushkë. Ftojini studentët të punojnë në dyshe për të studiuar referencat e shkrimit të shenjtë të renditura në pasqyrën përmbledhëse dhe diskutoni atë që do të zbulojnë ata. Për shkak se disa prej pyetjeve për zbatim janë të një natyre tepër personale, studentët mund të vendosin t’i përgjigjen me zë njëri-tjetrit për ato, t’i shkruajnë përgjigjet në ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta, ose t’i mendojnë në heshtje përgjigjet e tyre.

Shkrimi i Shenjtë

Për Çfarë të Kërkoni

Pyetje për Zbatim

Mosia 7:33

Si nxirremi nga robëria shpirtërore dhe fizike?

Nga të tri pikat që theksoi Limhi, me cilën pikë ndieni se keni nevojë të punoni për ta përmirësuar në këtë periudhë?

Mosia 13:11

Përse mbreti Noe dhe shumë nga njerëzit e tij nuk arritën ta kuptonin misionin e Jezu Krishtit?

Çfarë faktesh keni në jetën tuaj që urdhërimet janë shkruar në zemrën tuaj? Në çfarë mënyrash mund ta studioni dhe ta jepni mësim drejtësinë?

Mosia 14:3–7

Fjalë dhe fraza kuptimplote rreth vuajtjes dhe braktisjes së Shpëtimtarit.

Në çfarë mënyrash njerëzit sot e përbuzin dhe e braktisin Shpëtimtarin? Si e fsheh një person fytyrën e tij apo të saj nga Ai? Si do të bënte një person të kundërtën e kësaj?

Mosia 15:6–9, 

Çfarë “këput[i]” Jezu Krishti dhe çfarë “korr[i]” Ai; gjithashtu, çfarë korrim ne për shkak të sakrificës së Shpëtimtarit?

Në çfarë mënyrash ka ndërhyrë Zoti në interesin tuaj këto kohët e fundit? Si ka qëndruar Ai mes jush dhe kërkesave të drejtësisë?

Për t’i ndihmuar studentët të përsiaten për atë çfarë kanë studiuar në këtë veprimtari të shkrimit të shenjtë dhe mësimet e tyre për javën, pyetini: Si ju ndihmojnë parimet dhe doktrinat që keni studiuar këtë javë të shpresoni për një heqje të mëkateve tuaja?

Jepuni studentëve një mundësi për të dëshmuar për Jezu Krishtin.

Një mënyrë si mund ta mbyllni mësimin e sotëm është që të lexoni Mosian 16:13–15 dhe të jepni dëshminë tuaj për nevojën tonë për Shpëtimtarin. Një mënyrë tjetër do të ishte t’u theksonit studentëve tuaj dy doktrina apo parime që mësuan këtë javë: që Shlyerja e Jezu Krishti është burimi i shpëtimit dhe që Jezu Krishti i plotëson kërkesat e drejtësisë për të gjithë ata që do të pendohen.

Njësia Tjetër (Mosia 18–25)

Mosia 18–25 zbulon se si dy grupe njerëzish u arratisën nga robëria e armiqve të tyre dhe u kthyen shëndoshë e mirë në Zarahemla. Ju do të mësoni se si Perëndia e udhëzoi secilin grup që të arratiseshin. Njëri grup ndoqi planin e Gideonit duke i bërë rojat të deheshin; dhe grupi tjetër u arratis duke ndjekur Almën ndërsa lamanitët flinin. Kush bëri që lamanitët të flinin?