Biblioteka
Njësia 11 e Studimit në Shtëpi


Mësimi i Studimit në Shtëpi

Fjalët e MormonitMosia (Njësia 

Materiali Përgatitor për Mësuesin e Studimit në Shtëpi

Përmbledhje e Mësimeve të Studimit të Përditshëm në Shtëpi

Përmbledhja e mëposhtme e doktrinave dhe e parimeve që studentët mësuan ndërsa studiuan Fjalët e Mormonit – Mosia (njësia nuk ka për qëllim që të jepet pjesë e orës suaj mësimore. Mësimi që jepni, përqendrohet vetëm te disa nga këto doktrina dhe parime. Ndiqni nxitjet e Shpirtit të Shenjtë ndërsa imbani parasysh nevojat e studentëve.

Dita 1 (Fjalët e MormonitMosia 

Duke studiuar përvojën e Mormonit që ndoqi Shpirtin dhe i përfshiu fletët e vogla të Nefit me analin e tij, studentët mësuan që Zoti i di të gjitha gjërat. Mbreti Beniamin dha mësim se nëse nefitët nuk do t’i kishin pasur shkrimet e shenjta, ata do të kishin rënë në mosbesim dhe se hetimi i shkrimeve të shenjta na ndihmon t’i dimë dhe t’i mbajmë urdhërimet. Ai i dha mësim popullit të tij parime të rëndësishme të tilla si: Kur u shërbejmë të tjerëve, ne i shërbejmë Perëndisë. Kur ndihemi në borxh ndaj Perëndisë, ne dëshirojmë t’u shërbejmë të tjerëve dhe mirënjohja jonë rritet. Nëse i mbajmë urdhërimet, ne do të bekohemi si materialisht edhe shpirtërisht.

Dita 2 (Mosia 

Mbreti Beniamin rrëfeu fjalët e një engjëlli, i cili solli “lajme [të] gëzuara të gëzimit të madh” rreth ardhjes së Zotit në vdekshmëri. Studentët mësuan se qe profetizuar më shumë se 100 vjet përpara se të ndodhnin ngjarjet që Jezu Krishti do të vuante në mënyrë që ne të mund të shpëtoheshim nga mëkatet tona. Ne mund të shpëtohemi nga mëkatet tona kur ushtrojmë besim në Jezu Krisht dhe pendohemi. Nëse dëgjojmë thirrjet e Shpirtit të Shenjtë, ne mund ta mposhtim njeriun e natyrshëm nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit.

Dita 3 (Mosia 

Mesazhi i mbretit Beniamin e mbushi popullin e tij me Shpirtin e Zotit. Studentët mësuan se, kur ushtrojmë besim në Jezu Krisht dhe pendohemi sinqerisht, ne marrim heqje të mëkateve tona. Mbreti Beniamin e mësoi popullin e tij se nëse e përulim veten para Perëndisë dhe përpiqemi të zhvillojnë cilësi si të Krishtit, ne mund të ruajmë një heqje të mëkateve tona.

Dita 4 (Mosia 5–6)

Ndërsa lexuan rreth ndryshimit që i ndodhi popullit të mbretit Beniamin, studentët mësuan se, kur ushtrojmë besim në Jezu Krisht dhe marrim Shpirtin e Shenjtë, ne mund të përjetojmë një ndryshim të madh të zemrës. Populli i mbretit Beniamin u besëlidh se do të bënte vullnetin e Zotit dhe do të mbante urdhërimet e Tij, duke treguar se, kur bëjmë e mbajmë besëlidhje të shenjta, ne marrim mbi vete emrin e Jezu Krishtit.

Hyrje

Ky mësim do t’i ndihmojë studentët të kuptojnë mësimet e mbretit Beniamin për bijtë e tij dhe popullin e tij tre vjet përpara vdekjes së tij. Mbreti Beniamin e mësoi popullin e tij se si ata të merrnin dhe të ruanin një heqje të mëkateve të tyre duke ushtruar besim në Jezu Krisht.

Sugjerime për Mësimdhënien

Fjalët e Mormonit

Nefi dhe Mormoni shprehin mirëbesimin e tyre në Perëndi

Ftojeni një student të lexojë 1 in 9:2–3 për t’u kujtuar studentëve që Nefi u urdhërua të bënte dy palë fletë. Ndihmojini të kuptojnë se në këtë fragment, fraza “këto fletë” u referohet fletëve të vogla të Nefit, të cilat përmbanin kryesisht një anal të gjërave të shenjta. Kërkojini një studenti të lexojë me zë 1 in 9:4. Vëreni klasën që të kërkojë qëllimin e fletëve të mëdha (një rrëfim të mbretërimit të mbretërve dhe të luftërave të popullit).

Kujtojuni studentëve se, kur Mormoni po përmblidhte fletët e mëdha të Nefit, ai zbuloi fletët e vogla mes analeve të tjera. Ai u frymëzua nga Fryma e Shenjtë që të përfshinte çfarë kishte gjetur te fletët e vogla me përmbledhjen e tij, megjithëse nuk e dinte arsyen (shih Fjalët e Mormonit 1:7).

Ftojeni gjysmën e klasës të kërkojë te 1 i 9:5–6 se përse Nefi u urdhërua që të bënte fletët e vogla. Vëreni gjysmën tjetër të klasës të kërkojë te Fjalët e Mormonit 1:6–7 se përse Mormoni vendosi t’i përfshinte fletët e vogla me përmbledhjen e tij. Pasi anëtarët e klasës të kenë raportuar, pyetini se çfarë u mësojnë rreth Zotit këto fragmente nga Nefi dhe Mormoni. (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por sigurohuni që tregojnë se e kuptojnë që Zoti i di të gjitha gjërat.)

  • Cili qe “qëllim[i] [ose] synim[i] [i] urtë” i ardhshëm të cilit iu referua si Nefi edhe Mormoni? (Zoti e dinte se në vitin 1828, fletët e vogla do të zinin vendin e 116 faqeve të humbura të dorëshkrimit të Librit të Mormonit. Shih ditën 1 te njësia 6 tek udhëzuesi studimor i studentit.)

  • Si mund t’ju japë besim për t’iu bindur nxitjeve shpirtërore që merrni, të kuptuarit se Zoti i di të gjitha gjërat e të ardhmes?

Nëse ndieni nevojën për të kaluar më shumë kohë me këtë pjesë të mësimit, pyetini studentët nëse mund të tregojnë përvoja kur janë ndier të nxitur nga Shpirti për të bërë diçka dhe nuk i mësuan qëllimet e nxitjeve deri kohë më vonë.

Mosia 

Mbreti Beniamin e thërret popullin të mblidhet së bashku

Shpjegoni se fletët e vogla të Nefit mbulojnë historinë e nefitëve që nga shërbesa e Lehit deri në periudhën kur mbreti Mosia bashkoi popujt e Nefit dhe të Zarahemlës, dhe kur i biri i Mosias, Beniamini, sundoi me drejtësi mbi mbretërinë. Mbretit Beniamin iu dhanë në ngarkim analet e shenjta. (Shih Omni 1:23, .)

Nga fundi i jetës së vet, mbreti Beniamin i kërkoi të birit, Mosias, ta mblidhte popullin së bashku. Ftojini studentët të lexojnë Mosian 1:10–11 dhe të kërkojnë arsyet përse mbreti Beniamin dëshironte t’i fliste popullit. (Ai dëshironte të shpallte që Mosia do të ishte mbreti i ardhshëm dhe dëshironte t’i jepte popullit një emër.)

Mosia 2–6

Mbreti Beniamin e mëson popullin e tij rreth Shlyerjes së Shpëtimtarit

Tregojuni studentëve figurën ‘Mbreti Beniamin i Drejtohet Popullit të Tij’ (62298; Libri i Figurave Artistike të Ungjillit [2009], nr. . Lexojini klasës Mosian 2:12–19. Ftojini studentët që të ngrenë duart lart kur të gjejnë fraza që tregojnë karakterin e mbretit Beniamin. Kur studentët t’i ngrenë duart lart, ndaloni së lexuari dhe kërkojuni që të shpjegojnë atë që kanë gjetur dhe se si ajo vë në dukje karakterin e mbretit Beniamin.

Ju mund të dëshironi t’i pyetni studentët se çfarë mësuan rreth shërbimit te Mosia 2:17. (Përgjigjet e studentëve duhet të pasqyrojnë se e kanë kuptuar që kur u shërbejmë të tjerëve, ne i shërbejmë Perëndisë. ) Ju gjithashtu mund të dëshironi ta vini klasën të përsëritë përmendsh Mosian 2:17, fragment i zotërimit të shkrimit të shenjtë. Merrni parasysh t’i ftoni studentët të tregojnë se si, këto kohët e fundit, i kanë shërbyer Perëndisë duke u shërbyer të tjerëve.

Shkruajini në tabelë ose në një copë letër fragmentet e shkrimit të shenjtë në vijim. Mos i përfshini përgjigjet në kllapa. Caktojini secilit student të shqyrtojë një nga fragmentet e shkrimit të shenjtë. Kujtojuni atyre se predikimi i mbretit Beniamin u përqendrua te kjo temë: “Shpëtimi mund të vijë te fëmijët e njerëzve, vetëm në dhe nëpërmjet emrit të Krishtit, Zotit të Plotfuqishëm” (Mosia 3:17). Secili nga fragmentet e shkrimit të shenjtë jep mësim diçka rreth kësaj teme.

  1. Mosia 2:20–25, . (Kur e pranojmë borxhin tonë ndaj Perëndisë, mirënjohja jonë rritet.)

  2. Mosia 3:7–11, 17–18. (Jezu Krishti vuajti në mënyrë që ne të mund të shpëtohemi nga mëkatet tona. Nëse ushtrojmë besim në Jezu Krisht përmes pendimit, ne mund të shpëtohemi nga mëkatet tona.)

  3. Mosia 3:12–16, 19–21. (Nëse i dëgjojmë thirrjet e Shpirtit të Shenjtë, ne mund ta mposhtim njeriun e natyrshëm dhe të bëhemi shenjtorë përmes Shlyerjes së Jezu Krishtit.)

  4. Mosia 4:5–8, 19–21, . (Nëse e përulim veten para Perëndisë dhe përpiqemi të zhvillojmë cilësi si të Krishtit, ne mund të mbajmë një heqje të mëkateve tona.)

Pasi t’u keni dhënë kohë të mjaftueshme studentëve, lejojini që të tregojnë përpara klasës ose në grupe të vogla se çfarë kanë mësuar. Pastaj kërkojuni disa studentëve të zgjedhin një nga parimet dhe të shpjegojnë se si mund ta zbatojnë atë në jetën e tyre.

Ftojeni një student të lexojë me zë Mosian 4:1–3. Kërkojini klasës që ta ndjekë gjatë [leximit], duke shikuar për mënyrën se si populli iu përgjigj fjalëve të mbretit Beniamin. Pastaj ftoni një student tjetër të lexojë me zë Mosian 5:1–2, 5–8. Kërkojini klasës që të gjejë se si e marrim ne mbi vete emrin e Zotit. Sigurohuni që studentët e kuptojnë këtë parim: Ne e marrim mbi vete emrin e Jezu Krishtit kur bëjmë dhe mbajmë besëlidhjet e shenjta. Ju mund të dëshironi t’u kujtoni studentëve që një nga arsyet përse mbreti Beniamin e mblodhi popullin bashkë ishte që t’u mësonte rreth bërjes së besëlidhjeve. Ai gjithashtu e shuguroi të birin, Mosian, që të ishte mbret mbi popullin (shih Mosia 6:3).

Për ta mbyllur, pyetini studentët nëse ndonjëri prej tyre do të pëlqente të tregonte se si ndihet që ka marrë mbi vete emrin e Jezu Krishtit në pagëzim. Kërkojuni që të përsiaten rreth pyetjeve në vijim:

  • Si mund t’i zbatoni personalisht parimet nga fjalimi i mbretit Beniamin?

  • Çfarë do të thotë për ju të merrni mbi vete emrin e Jezu Krishtit?

Ju gjithashtu mund të dëshmoni për gëzimin që vjen nga besimi në Jezu Krisht dhe mbështetja te Shlyerja e Tij.

Njësia Tjetër (Mosia 7–17)

Pyetini studentët: A do të qëndronit për Jezu Krishtin edhe nëse bërja e kësaj do të thoshte që do të vriteshit? Bëjuni të ditur studentëve që javën tjetër ata do të studiojnë mësimet e profetit Abinadi. Nxitini që të kërkojnë mesazhin që Abinadi qe i gatshëm t’ua jepte nefitëve, megjithëse e dinte se do të vritej.