Biblioteka
Mësimi 90: Alma 32


Mësimi 90

Alma 32

Hyrje

Pasi dëshmuan për mënyrën braktisëse të adhurimit të zoramitëve, Alma dhe shokët e tij të misionit filluan të predikonin fjalën e Perëndisë te zoramitët. Ata filluan të provonin pak sukses mes njerëzve që ishin të varfër dhe që ishin dëbuar nga sinagogat e tyre. Duke e krahasuar fjalën e Perëndisë me një farë, Alma u mësoi njerëzve se si ta pranonin fjalën e Perëndisë dhe ta shtonin besimin e tyre.

Sugjerime për Mësimdhënien

Alma 32:1–16

Zoramitët e përulur tregojnë se ata janë të përgatitur për ta dëgjuar fjalën e Perëndisë

I ftoni studentët të përfytyrojnë se ju jeni një mik, i cili iu ka kërkuar atyre se si mund ta dinë nëse ungjilli i Jezu Krishtit është i vërtetë. I pyetni ata se çfarë do të thoshin për t’ju ndihmuar të merrni një dëshmi.

Pasi studentët t’i japin mendimet e tyre, shkruani në tabelë Si ta marrim dhe ta forcojmë një dëshmi. U thoni studentëve se gjatë gjithë mësimit, ju do të renditni parime dhe ide që zbulojnë rreth mënyrës se si ta marrim dhe ta forcojmë një dëshmi.

I kujtoni studentët se Alma dhe vëllezërit e tij kishin vëzhguar adhurimin e rremë të zoramitëve, një grupi nefitësh që kishin braktisur fenë. Për shkak të pikëllimit të tij për ligësinë e popullit, ai ishte lutur për ngushëllim dhe për fuqi që të ishin në gjendje t’i mësonin ata. (Shih Alma 31.)

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Almën 32:1–3. Vëreni klasën të kërkojë se cili grup i zoramitëve tregoi interesim në mesazhin e misionarëve. U kërkoni atyre të raportojnë mbi atë që zbulojnë.

  • Sipas Almës 32:3, në çfarë mënyrash ishin këta njerëz të varfër? (“Ata ishin të varfër nga gjërat e botës; dhe gjithashtu ishin të varfër në zemër.”)

  • Çfarë mendoni se do të thotë të jesh “[i] varfër në zemër”?

Për t’i ndihmuar studentët t’i përgjigjen kësaj pyetjeje, ftoni disa prej tyre të lexojnë me radhë me zë të lartë nga Alma 32:4–12. (Studentët mund të sugjerojnë se të jesh i varfër në zemër përfshin të qenit i përulur, i penduar dhe i gatshëm për ta dëgjuar fjalën e Perëndisë).

  • Si tregon pyetja tek Alma 32:5 se zoramitët ishin të varfër në zemër?

  • Si e çoi varfëria këtë grup zoramitësh drejt bekimeve?

  • Çfarë na mësojnë këto vargje rreth marrjes dhe forcimit të një dëshmie? (Teksa studentët tregojnë për parime të ndryshme, i shkruani ato nën titullin në tabelë. Sigurohuni që ata të përcaktojnë parimin vijues: Përulësia na përgatit për të marrë fjalën e Perëndisë.)

  • Përse përulësia është thelbësore në procesin e marrjes dhe forcimit të një dëshmie?

I ftoni dy ose tre studentë të lexojnë me radhë me zë të lartë nga Alma 32:13–16. Vëreni klasën të kërkojë dy mënyra të ndryshme se si njerëzit mund të bëhen të përulur. (Njerëzit mund të zgjedhin të jenë të përulur ose ata mund të detyrohen të jenë të përulur).

  • Çfarë mund të mësojmë rreth përulësisë nga këto vargje? (I ndihmoni studentët të dallojnë parimin vijues: ne jemi më të bekuar kur zgjedhim të jemi të përulur, sesa kur detyrohemi të jemi të përulur.) Si mendoni ju, përse është më mirë të zgjedhim vetë të jemi të përulur?

  • Si mendoni ju, çfarë do të thotë të përuleni “për shkak të fjalës”? (Alma 32:14). Si mund të zbatohet kjo për sjelljet tona në kishë, në seminar apo në studimin familjar të shkrimeve të shenjta?

Alma 32:17–43

Alma i mëson zoramitët se si ta shtojnë besimin e tyre

Shpjegoni se Alma përcaktoi një ide të rreme që shumë njerëz e kanë rreth marrjes së një dëshmie. I kërkoni një studenti të lexojë me zë të lartë Almën 32:17–18, ndërkohë që klasa e përcakton këtë ide të rreme.

  • Çfarë ide të rreme patën shumë prej njerëzve lidhur me marrjen e një dëshmie?

  • Ku qëndron gabimi lidhur me kërkimin e një shenje përpara se të besojmë? (Ju mund të dëshironi t’iu kujtoni studentëve shembullin e Sheremit te Jakobi 7:13–16 dhe shembullin e Korihorit tek Alma 30:43–52. Ju gjithashtu mund t’i bëni ata të lexojnë Doktrina e Besëlidhje 63:9 për të theksuar se shenjat janë fryt i besimit, jo diçka që duhet ta kërkojmë përpara se të kemi besim).

Shpjegoni se Alma u mësoi njerëzve se çfarë është besimi. I ftoni studentët të lexojnë në heshtje Almën 32:21, duke kërkuar përkufizimin e Almës për besimin. Vini në dukje se ky varg është fragment për zotërimin e shkrimit të shenjtë. Ju mund të dëshironi t’i nxitni studentët ta shenjojnë atë në një mënyrë të dallueshme, që të mund ta gjejnë atë me lehtësi.

I vini studentët të lexojnë në heshtje Almën 32:22, duke kërkuar këshillë se si ta marrin dhe forcojnë një dëshmi. I ftoni ata të raportojnë mbi atë që zbulojnë.

I shtoni listës në tabelë Kujtoni mëshirën e Perëndisë dhe Besoni fjalën e Perëndisë.

  • Përse janë këto veprime të rëndësishme në zhvillimin e besimit tonë?

Shpjegoni se, që t’i ndihmonte zoramitët të kuptonin se si të besonin në fjalën e Perëndisë, Alma sugjeroi që ata të kryenin një provë.

  • Përse kryejnë njerëzit eksperimente shkencore? (Për të zbuluar nëse një teori ose ide është e vërtetë).

U kërkoni studentëve të përshkruajnë eksperimente që kanë kryer në orët e mësimit të shkencës apo në mjedise të tjera. I ndihmoni ata të kuptojnë se eksperimentet kërkojnë veprim, jo thjesht hamendje, nga ana e kërkuesit. Procesi i marrjes ose i forcimit të një dëshmie gjithashtu kërkon veprim.

E bëni një student të lexojë me zë të lartë Almën 32:27. Vëreni klasën të kërkojë eksperimentin që Alma i ftoi të kryenin zoramitët. I shtoni listës në tabelë Bëni provë mbi fjalën.

  • Si mendoni ju çfarë donte të thoshte Alma kur tha të “[bëni] një provë mbi fjalët e [tij]”?

  • Si mendoni ju, çfarë donte të thoshte Alma kur tha të “zgjoheni dhe … të vini në veprim aftësitë tuaja”? (Ju mund të keni nevojë të shpjegoni se fjala aftësitë nënkupton aftësinë sonë për të menduar e vepruar dhe për të përmbushur gjëra. Alma po i ftonte njerëzit të vepronin sipas fjalëve të tij. Ju mund të dëshironi t’i shtoni listës në tabelë Zgjohuni dhe vini në veprim aftësitë tuaja.)

  • Çfarë mendoni se do të thotë të “ushtroni një pjesëz të besimit”?

Për t’i ndihmuar studentët të zbulojnë se si mund të fillojnë ta kryejnë këtë eksperiment në jetën e tyre, i ftoni ata të lexojnë në heshtje Almën 32:28.

  • Me çfarë e krahasoi Alma fjalën e Perëndisë? (Një farë).

  • Cilat janë disa burime të fjalës së Perëndisë? (Përgjigjet duhet të përfshijnë shkrimet e shenjta, mësimet e profetëve të ditëve të mëvonshme dhe zbulesën personale nga Fryma e Shenjtë).

  • Çfarë tha Alma se duhet të bëjmë ne me këtë “farë”?

I renditni përgjigjet e studentëve në tabelë. Ju mund të dëshironi t’i shkruani ato nën fjalët Bëni provë mbi fjalën, të cilat i shkruat më parë. Lista mund të përfshijë elementët që vijojnë:

  1. I bëni vend fjalës (ose farës) që të mbillet në zemrën tuaj.

  2. Mos e hidhni tej fjalën me mosbesimin tuaj.

  3. Dalloni rritjen e fjalës brenda jush.

Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë atë që kanë lexuar rreth eksperimentit, u bëni pyetjet e mëposhtme:

  • Si është fjala e Perëndisë e ngjashme me një farë që mund të mbillet në zemrat tona? (Përgjigjet mund të përfshijnë se ajo mund të rritet, se ajo mund të na forcojë dhe se ne kemi nevojë ta ushqejmë atë).

Ndërsa studentët diskutojnë mbi krahasimin e fjalës së Perëndisë me një farë, i ftoni ata të lexojnë në heshtje Almën 33:22–23. Përpara se të lexojnë, u kërkoni atyre të kërkojnë shprehjen e Almës “këtë fjalë”. I ndihmoni ata të kuptojnë se i referohet Jezu Krishtit dhe Shlyerjes së Tij.

  • Si mendoni ju, çfarë do të thotë të “bëni vend” për fjalën që të mbillet në zemrën tuaj? (Shih Almën 32:28. Përgjigjet mund të përfshijnë se ne kemi nevojë ta hapim zemrën tonë dhe se ne kemi nevojë të bëjmë vend në jetën tonë për studimin e shkrimeve të shenjta).

  • Si mendoni ju, çfarë do të thotë të ndieni se fjala e Perëndisë “fryhet” brenda jush? Nëse fjala e Perëndisë po fryhet brenda jush, atëherë çfarë po i ndodh dëshmisë dhe besimit tuaj?

  • Kur e ka zmadhuar shpirtin tuaj dhe e ka ndriçuar kuptimin tuaj fjala e Perëndisë?

U kërkoni dy ose tre studentëve të lexojnë me radhë nga Alma 32:29–34. E ftoni klasën t’i ndjekë ata, duke kërkuar fjalë dhe fraza që përshkruajnë atë që mësojmë rreth fjalës së Perëndisë. Më pas u kërkoni studentëve të lexojnë fjalët dhe frazat që kanë gjetur dhe të shpjegojnë përse i kanë zgjedhur ato.

  • Përse nuk do të jetë ende i përsosur besimi ynë pasi ta kryejmë këtë eksperiment? Si mendoni ju, çfarë kemi nevojë të bëjmë më shumë për të marrë një dëshmi të përhershme të ungjillit?

  • Si është procesi i të ndihmuarit të një peme për t’u rritur i ngjashëm me procesin e forcimit të një dëshmie?

I ftoni dy ose tre studentë të lexojnë me radhë me zë të lartë nga Alma 32:35–40. Vëreni klasën të kërkojë këshillën e Almës rreth mënyrës se si ta plotësojnë eksperimentin.

  • Sipas Almës 32:37–40, çfarë duhet të bëjmë me qëllim që besimi ynë në fjalën e Perëndisë do të vazhdojë të rritet? (I shtoni listës në tabelë Ushqeni fjalën.)

  • Çfarë mund të bëjmë për ta ushqyer fjalën? (Përgjigjet mund të përfshijnë që ne mund t’i studiojmë shkrimet e shenjta çdo ditë, të lutemi për udhëzim ndërsa studiojmë, të kërkojmë mënyra se si shkrimet e shenjta dhe mësimet e profetëve të ditëve të mëvonshme zbatohen në jetën tonë dhe të ndajmë atë që mësojmë).

  • Çfarë ndodh kur e lëmë pas dore një pemë ose nuk arrijmë ta ushqejmë atë? Çfarë ndodh kur ne e lëmë pas dore fjalën e Perëndisë, e cila është mbjellë në zemrat tona?

U kërkoni studentëve të shkruajnë në fletoret e klasës ose ditarët e studimit të shkrimeve të shenjta se çfarë kanë mësuar nga Alma 32 rreth mënyrës se si të marrim dhe ta forcojmë një dëshmi. Ju mund të sugjeroni gjithashtu që ata t’i shkruajnë këto përmbledhje në shkrimet e tyre të shenjta pranë Almës 32:37–43.

I ftoni studentët të tregojnë për atë që kanë shkruar. Ndërsa tregojnë, sigurohuni që ata të shprehin se, nëse me zell e ushqejmë fjalën e Perëndisë në zemrat tona, besimi ynë dhe dëshmia jonë për Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij do të rriten.

I vini studentët të lexojnë Almën 32:41–43, duke parë për përshkrimin e Almës për pemën dhe për frutën.

  • Në çfarë vendi tjetër përfshin Libri i Mormonit një përshkrim të një peme me frutë, i cili është “më i ëmbël mbi çdo gjë që është e ëmbël”? (Ju mund të keni nevojë t’i kujtoni studentët për përshkrimin e pemës së jetës te 1 i 8:11–12 dhe 1 i 11:9–24.)

  • Në vegimin e Lehit dhe të Nefit për pemën e jetës, çfarë përfaqësojnë pema dhe fruta? (Pema përfaqëson dashurinë e Perëndisë, siç shprehet nëpërmjet Shpëtimtarit dhe Shlyerjes së Tij, dhe fruta përfaqëson bekimet që mund të marrim nëpërmjet Shlyerjes. Shih mësimin 12 në këtë libër).

  • Në vegimin e Lehit dhe të Nefit, si arrijnë njerëzit te pema? (Duke ndjekur shufrën e hekurt, e cila përfaqëson fjalën e Perëndisë). Si është kjo e ngjashme me krahasimin e Almës për fjalën e Perëndisë me një farë?

I ftoni dy ose tre studentë për të ndarë se si e kanë ndjekur praktikën e përshkruar tek Alma 32. I pyetni ata se si kjo praktikë ka ndikuar në jetën e tyre. Merrni parasysh të tregoni për vetë përvojat tuaja kur e keni ndier fuqinë e fjalës së Perëndisë.

Zotërim i Shkrimit të Shenjtë – Alma 32:21

U kërkoni studentëve të përdorin Almën 32:21 për të përcaktuar se si njerëzit në situatat e mëposhtme po ushtrojnë besim ose nuk po ushtrojnë besim.

  1. Një e re dëshiron provë fizike që Libri i Mormonit është i vërtetë, përpara se ajo do ta besojë atë.

  2. Një i ri dëgjon se gjithë të rinjtë e denjë duhet të shërbejnë një mision kohëplotë. Edhe pse familja e tij është e varfër, ai është i vendosur të shërbejë dhe të bëjë përgatitje për të shërbyer.

  3. Një e re dëshiron të bëhet e pastruar nga mëkatet e saj nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit. Ajo e di se ka nevojë t’ia rrëfejë disa shkelje peshkopit të saj, me qëllim që të pendohet tërësisht. Ajo cakton një orar që të takohet me peshkopin e saj.

Shënim: Ju mund ta përdorni këtë ide gjatë mësimit, ndërkohë që paraqitni fragmentin për zotërimin e shkrimit të shenjtë, ose mund ta përdorni atë në fund të mësimit.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Alma 32:21–22, 26–27. Besimi si zgjedhje

Peshkopi Riçard C. Exhli, i Peshkopatës Kryesuese, na mësoi se besimi është një zgjedhje:

“Për shkak të mosmarrëveshjeve dhe sfidave që hasim në botën e sotme, dëshiroj të sugjeroj një zgjedhje të vetme – një zgjedhje paqeje e mbrojtjeje dhe një zgjedhje që është e përshtatshme për të gjithë. Ajo zgjedhje është besimi. Kini parasysh që besimi nuk është dhuratë falas që jepet pa treguar vëmendje, dëshirë apo përpjekje. Nuk vjen si vesa që bie nga qielli. Shpëtimtari tha: ‘Ejani tek unë’ (Mateu 11:28) dhe ‘Trokitni dhe do t’ju [jepet]’ (Mateu 7:7). Këto janë folje veprimi – ejani, trokitni. Ato janë zgjedhje. Prandaj them, zgjidhni besimin. Zgjidhni besimin në vend të dyshimit, zgjidhni besimin në vend të frikës, zgjidhni besimin në vend të së panjohurës e të padallueshmes dhe zgjidhni besimin në vend të pesimizmit.

Diskutimi klasik i Almës mbi besimin, sikurse shënohet në kapitullin e 32-të të Almës në Librin e Mormonit, është një seri zgjedhjesh për të garantuar zhvillimin dhe ruajtjen e besimit tonë. Alma na dha një udhëzim për të zgjedhur. Ishin të tijat fjalët e veprimit që fillon me zgjedhjen. Ai përdori fjalët zgjohuni, vini në veprim, vini në provë, ushtroni, dëshironi, vepro[ni] dhe mbillni. Më pas Alma shpjegoi se, në rast se i bëjmë këto zgjedhje dhe nuk e hedhim farën tej me mosbesim, atëherë ‘ajo do të fillojë të fryhet në kraharorin [tonë]’ (Alma 32:28).

Po, besimi është zgjedhje dhe duhet të kërkohet e të zhvillohet. Kësisoj, ne jemi përgjegjës për besimin tonë vetjak. Jemi gjithashtu përgjegjës për mungesën e besimit tonë. Zgjedhja është e juaja” (“Besim – Zgjedhja Është e Juaja”, Ensign ose Liahona, nëntor 2010, f. 31–32).

Alma 32:40–43. Kërkimi i një dëshmie të gjallë

Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë, përcaktoi mënyra se si ne mund t’i ushqejmë dëshmitë tona:

“Dëshmia kërkon ushqimin nëpërmjet lutjes me besim, urinë për fjalën e Perëndisë në shkrimet e shenjta dhe bindjen ndaj së vërtetës që kemi marrë. Ka rrezik në lënien pas dore të lutjes. Ka rrezik për dëshminë tonë te studimi dhe leximi vetëm rastësor i librave të shenjta. Ato janë ushqyes të domosdoshëm për dëshminë tonë.

Të ushqyerit me bollëk me fjalën e Perëndisë, lutja e ndier me zemër dhe bindja ndaj urdhërimeve të Zotit, duhet të zbatohen rregullisht dhe vazhdimisht që dëshmia juaj të rritet dhe të sjellë sukses. Të gjithë ne herë pas here kemi rrethana përtej kontrollit tonë që ndërpresin rregullin tonë të studimit të shkrimeve të shenjta. Mund të ketë periudha kohe kur ne zgjedhim për një arsye të mos lutemi. Mund të ketë urdhërime që ne zgjedhim për një kohë të mos i marrim parasysh.

Por nuk do ta keni dëshirën tuaj për një dëshmi të gjallë të dhënë nëse ju harroni paralajmërimin dhe premtimin tek Alma [32:40–43]” (“Një Dëshmi e Gjallë”, Ensign ose Liahona, maj 2011, f. 127–128).