Biblioteka
Mësimi 33: 2 Nefi 17–20


Mësimi 33

2 Nefi 17–20

Hyrje

Te 2 Nefi 17–20, Nefi shënon një rrëfim të Isaias që përpiqet të bindë mbretin e Judës dhe popullin e tij që të besojnë në Zot më mirë se në aleanca të kësaj bote. Duke përdorur tipa dhe hije, Isaia profetizoi lidhur me ngjarjet e vetë kohës së tij, lindjen e Jezu Krishtit dhe shkatërrimin e të ligjve në Ardhjen e Dytë të Zotit.

Sugjerime për Mësimdhënien

2 Nefi 17–18; 19:1–7

Populli i mbretërisë së Judës nuk e vë besimin e tij në Jezu Krisht

Fillojeni orën mësimore duke u kërkuar studentëve të renditin sa më shumë tituj përshkrues të Jezu Krishtit që munden. Shkruani përgjigjet e tyre në tabelë. Pastaj i ftoni të lexojnë 2 Nefin 17:14. Shtoni titullin Emanuel në listën në tabelë, ose futeni në rreth nëse tashmë është atje. Ftojini studentët të gjejnë kuptimin e këtij emri te Mateu 1:23 ose te Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, fq. 41.

  • Cili është kuptimi i titullit Emanuel? (“Zoti me ne.”)

Vini në dukje se rëndësia më e madhe e profecisë së Isaias rreth Emanuelit gjendet te Mateu 1:18–25. mundësuar një student ta lexojë këtë fragment me zë të lartë.

  • Si u përmbush profecia e Isaias rreth Emanuelit?

  • Kur e keni parë realitetin e Zotit si Emanueli, ose “Zoti me ne”, në jetën tuaj?

Shpjegoni se 2 Nefi 19:6–7 është një nga profecitë më të famshme rreth Shpëtimtarit. Lexojeni këtë fragment me zë të lartë. Nxirrni në pah se ky fragment përmban disa tituj për Jezu Krishtin. (Nëse ndonjëri nga këta tituj nuk është tashmë në tabelë, shtojini në listë.)

  • Cili nga këta tituj përshkruan më mirë se si ndiheni ju rreth Shpëtimtarit? Përse?

Përpara se të jepni pjesën tjetër të këtij mësimi, u jepni studentëve disa të dhëna historike për 2 Nefin 17–18. Shpjegojuni se këta kapituj shpesh u referohen tre kombeve të vegjël–Judës, Izraelit dhe Sirisë – dhe mbretërve të tyre, si dhe Perandorisë asiriane, që kërkonte t’i pushtonte të tre kombet e vegjël. Nëse studentët kanë qasje te botimi i Biblës për shenjtorët e ditëve të mëvonshme, mund të jetë e dobishme t’i vini të shkojnë te hartat 1, 3 dhe 5, që tregojnë zonat gjeografike për të cilat ka referenca në këta kapituj. Ju gjithashtu mund të doni t’i ndihmoni studentët të kuptojnë kontekstin e këtyre kapitujve duke treguar hartën vijuese (përshtatur nga Victor L. Ludlow, Isaiah: Prophet, Seer, and Poet [1982], f. 140). Drejtojuni asaj sipas nevojës gjatë mësimit.

Vendi

Juda

Siria

Izraeli

Kryeqyteti

Jerusalemi

Damasku

Samaria

Territor ose fisi kryesor

Juda

Arami

Efraimi

Udhëheqës

Ashazi (mbret), nga shtëpia e Davidit

Retsini (mbret)

Pekahu (mbret), biri i Remaliahut

Shkruani aleancë në tabelë.

  • Çfarë është një aleancë? (Përgjigje të mundshme përfshijnë një shoqatë, bashkim, traktat apo pakt.)

  • Cilat janë disa arsye që një komb mund të kërkojë aleancë me kombe të tjerë?

Shpjegoni se gjatë shërbesës së profetit Isaia në mbretërinë e Judës, mbretërit e Izraelit dhe Sirisë donin që Mbreti Ashaz i Judës t’u bashkohej atyre në aleancë kundër perandorisë së fuqishme të Asirisë. Kur Mbreti Ashaz kundërshtoi, Izraeli dhe Siria e sulmuan Judën gjatë një përpjekjeje për ta imponuar aleancën dhe për të vendosur një sundues tjetër në fronin e Judës (shih 2 Nefi 17:1, 6). 2 Nefi 17–18 përshkruan këshillën që profeti Isaia i dha mbretit Ashaz ndërsa mbreti përpiqej të përcaktonte mënyrën si ta mbronte Judën kundër kërcënimeve të bëra nga Izraeli, Siria dhe Asiria.

Ftojeni një student të lexojë 2 Nefin 17:1–2.

  • Çfarë mendoni se do të thotë që “zemra e [Ashazit] u drodh; dhe zemra e popullit të tij u drodh, sikurse dridhen pemët e pyllit nga era”? (Ashazi dhe populli i tij ishin plot frikë dhe të pasigurt rreth asaj se çfarë duhej të bënin pasi Izraeli dhe Siria i sulmuan.)

Shpjegoni se ngaqë Ashazi i trembej Izraelit dhe Sirisë, ai mori parasysh të formonte një aleancë me Asirinë për të mbrojtur mbretërinë e tij (shih 2 Mbretërve 16:7). Isaia i tregoi Ashazit se nëse ai (Ashazi) do ta vinte besimin e tij në Zot në vend që të bënte aleanca politike, Zoti do ta mbronte mbretërinë e Judës.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë 2 Nefin 17:3–8. (Nëse botimi për shenjtorët e ditëve të mëvonshme i Variantit të Biblës së Mbretit Jakob është i mundësuar, ftojini studentët të lexojnë Isaian 7:4, shënimet në fund të faqes a. Nëse nuk është i mundësuar, shpjegoni se fraza ur[a e] zjarrit që nxjerr tymi referohet një pishtari të konsumuar. Zoti po thoshte në thelb: “Mos u alarmoni nga sulmi. Ata dy mbretër kanë lënë pak zjarr”. Izraeli dhe Siria e kishin shpenzuar fuqinë e tyre. Ata shpejt do të dërrmohen nga Asiria dhe nuk do të jenë më një kërcënim për Judën.)

Vini disa studentë të lexojnë me radhë me zë të lartë nga 2 Nefi 17:9, 17–25. Ndërsa lexojnë, vëreni klasën të gjejë çfarë zbuloi Zoti se do t’i ndodhte popullit të Judës, nëse do të mbështeteshin mbi aleanca politike në vend që të besonin në Zot.

  • Sipas këtyre vargjeve, çfarë do të ndodhte nëse Ashazi nuk do të mirëbesonte në Zot? (Juda do të shkatërrohej.)

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë 2 Nefin 17:10–12. (Ju mund të keni nevojë të shpjegoni se kur Isaia e drejtoi Ashazin që të kërkonte për një shenjë, ai në të vërtetë po e nxiste Ashazin të kërkonte këshillën e Zotit lidhur me problemin e tij. Kur Ashazi kundërshtoi, ai po thoshte se nuk kishte nevojë për ndihmën e Perëndisë dhe se ai synonte të mbështetej në gjykimin e vet.)

Ftojeni një student të lexojë 2 Nefin 17:13–14. Drejtojini studentët që përsëri të vërejnë fjalën Emanuel te 2 Nefi 17:14 dhe kuptimin e saj, “Zoti me ne”.

  • Përse ishte e rëndësishme për Ashazin të donte që Perëndia të ishte me të gjatë krizës së kombit të tij?

  • Përse është e rëndësishme për ne të drejtohemi nga Zoti në vend që të mbështetemi vetëm në urtësinë tonë?

Lexoni me zë të lartë për studentët 2 Nefin 18:5–8. Kur lexoni vargun 6, shpjegoni se fjala Siloe ndonjëherë i referohet Jezu Krishtit. Kur lexoni vargun 8, shpjegoni frazën “do të arrijë madje deri te qafa” duke theksuar se koka, ose kryeqyteti i Judës ishte Jerusalemi. Isaia profetizoi se asirianët do të përparonin te muret e Jerusalemit – me fjalë të tjera, qafa e qytetit. Kjo profeci u përmbush kur 185.000 ushtarë asirianë erdhën për të sulmuar Jerusalemin, duke ndaluar te muret e qytetit. Zoti e mbrojti popullin e Tij duke dërguar një engjëll për të shkatërruar ushtrinë sulmuese. (Shih 2 Mbretërve 19:32–35.)

Ftojini studentët të lexojnë qetësisht 2 Nefin 18:9–10, duke kërkuar për paralajmërimin e Zotit ndaj atyre që do të punonin së bashku për të luftuar kundër Judës.

  • Cilat do të ishin pasojat për ata që do të luftonin kundër Judës?

  • Sipas 2 Nefit 18:10, përse do të shkatërroheshin këto kombe?

Kujtojuni studentëve se Mbreti Ashaz i trembej kërcënimit nga Izraeli dhe Siria dhe ai po mendonte për bashkimin e forcave me Asirinë. Ftoni studentët të lexojnë qetësisht 2 Nefin 18:11–13.

  • Çfarë tha Zoti lidhur me atë se a duhej Juda të formonte një bashkim (t’i bashkohej Asirisë)?

  • Te cili i tha Isaia popullit që ta vendoste mirëbesimin e tij?

Për të ndihmuar studentët t’i zbatojnë këta kapituj në jetën e tyre, pyetni:

  • Cilat janë rreziqet e vendosjes së mirëbesimit tonë në fuqi dhe ndikime të kësaj bote në vend të vendosjes te Zoti? (Nxitini studentët të mendojnë për situata që mund t’i tundojnë të marrin vendime bazuar te frika.)

  • Kur jeni drejtuar te Perëndia për fuqi kur fillimisht ishit tunduar të drejtoheshit te burime të tjera? Si ju ndihmoi Perëndia? Çfarë mësuat nga përvoja?

Dëshmoni se Perëndia do të jetë me ne kur mirëbesojmë në Të, madje gjatë kohëve të vështirësisë dhe frikës. (Ju mund të doni ta shkruani këtë parim në tabelë.)

2 Nefi 19:8–21; 20:1–22

Isaia përshkruan shkatërrimin e të ligut në Ardhjen e Dytë

Përmblidhni kontekstin historik të 2 Nefit 19–20 duke shpjeguar se Ashazi nuk e pranoi këshillën e Isaias dhe zgjodhi të bënte aleancë me Asirinë (shih 2 Mbretërve 16:7–20). Juda u bë shtet vasal, duke i paguar haraçe Asirisë për mbrojtje nga kërcënimi prej Sirisë dhe Izraelit. Siç profetizoi Isaia, Asiria më në fund i pushtoi këto mbretëri më të vogla – Damaskun (Siri) në vitin 732 Pr.K. dhe Samarinë (Izrael) në vitin 722 Pr.K. Asiria pati pushtuar gjithashtu gjithë Judën, përveç Jerusalemit, në vitin 701 Pr.K.

Shpjegoni se kur Asiria pushtoi Sirinë dhe Izraelin dhe vendosi rrethimin e kryeqytetit të Judës, Jerusalemit, Ashazi nuk ishte më mbret i Judës. Një mbret i drejtë, Ezekia, ishte në fron atëherë. Ngaqë Ezekia e vuri mirëbesimin e vet në Zot, Zoti e mbrojti qytetin e Jerusalemit kundër rrethimit të ushtrisë asiriane. Natën, një engjëll i Zotit dërrmoi kampin e asirianëve. Në mëngjes, 185.000 ushtarë të ushtrisë asiriane u gjendën të vdekur (shih 2 Mbretërve 19:34–35; 2 Kronikave 32:21; Isaia 37:36).

Profecitë e Isaias te 2 Nefi 19–20 përqendrohen te ndëshkimet që do të pllakosnin Izraelin dhe Judën nga dora e Asirisë. Isaia paralajmëroi Izraelin se shkatërrimi dhe robëria do të binin shpejt mbi ta dhe ai paratha një sulm tjetër mbi Judën. Profecitë mesianike të 2 Nefit 17–18 janë zhvilluar më tej te 2 Nefi 19–20. Profecia e Emanuelit është përforcuar te 2 Nefi 19 kur Isaia premton një dritë të re dhe një udhëheqës të ri: Ezekia historikisht dhe Mesia nga ana profetike. Ky është një shembull i një profecie me përmbushje të dyfishtë. Ai është gjithashtu një shembull i një simboli, që nënkupton se një ndodhi shërben si profeci e një ndodhie të ardhshme. Profecia e Isaias për shkatërrimin e Asirisë te 2 Nefi 20 është një simbol i shkatërrimit të të ligut në Ardhjen e Dytë.

Shkruajini referencat vijuese të shkrimeve të shenjta në tabelë: 2 Nefi 19:12, 17, 21; 20:4. Vërini studentët të gjejnë një frazë që është përsëritur në këto vargje. Shkruajeni frazën në tabelë. (“Megjithatë, zemërimi i tij nuk shuhet, por dora e tij është akoma e shtrirë.”) Shpjegoni se këto vargje bëjnë fjalë për pasojat që i vijnë popullit që rebelohet kundër Zotit dhe kundërshton të pendohet. Ato shprehin pakënaqësinë e Zotit me popullin që vazhdon në mëkat.

Shpjegoni se në fragmente të tjera të shkrimit të shenjtë, fjalë të ngjashme përdoren për të shprehur mëshirën e Zotit për ata që do të pendohen. Edhe pse Ai është Perëndi i drejtësisë, Ai është gjithashtu pafundësisht i mëshirshëm ndaj atyre që do të vijnë tek Ai. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë 2 Nefin 28:32. Pastaj lexoni thënien vijuese nga Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

“Të gjithë juve që mendoni se keni humbur apo jeni pa shpresë, ose që mendoni se keni bërë me tepri shumë mëkate të rënda për një kohë tepër të gjatë (për t’u falur), të gjithë ju që keni ngecur diku në fusha dimërore të jetës dhe ju është shkatërruar karroca e dorës gjatë procesit, kjo konferencë ju përsërit me zë të lartë refrenin e paepur të Jehovas: ‘Dora [ime] rri e shtrirë’ [shih Isaia 5:25; 9:17, 20]. ‘Unë do të zgjat krahun drejt tyre’, tha Ai, ‘[edhe nëse ata] do të më mohojnë; megjithatë, unë do të jem i mëshirshëm ndaj tyre,.… nëse ata do të pendohen dhe do të vijnë tek unë; pasi krahu im është i shtrirë gjithë ditën e ditës, thotë Zoti, Perëndia i Ushtrive’ [2 Nefi 28:32]. Mëshira e Tij zgjat përgjithmonë, dhe krahu i Tij rri i shtrirë. Dashuria e Tij është dashuria e pastër e Krishtit, dashuria hyjnore që nuk ligështohet kurrë, ajo dhembshuri që duron edhe kur të gjitha forcat e tjera zhduken [shih Moroni 7:46–47]” (“Prophets in the Land Again”, Ensign, nëntor 2006, f. 106–107).

Ftojini studentët të thonë me fjalët e tyre një të vërtetë që e mësojnë nga këto vargje. (Bëjini studentët të kuptojnë se Jezu Krishti është një Perëndi i gjykimit dhe mëshirës. Mëshira e Tij shtrihet tek ata që pendohen dhe mbajnë urdhërimet e Tij.)

  • Si do ta zbatonit këtë parim në jetën tuaj?

Isaia parashikoi se në ditët e fundit populli i Zotit do të rikthehej tek Ai dhe do pushonte së mbështeturi mbi shoqëri jo të perëndishme për siguri dhe paqe. Nëse studentët kanë qasje te botimi për shenjtorët e ditëve të mëvonshme të Variantit të Biblës së Mbretit Jakob, ftojini të lexojnë Isaia 10:20, shënimet në fund të faqes c,dhe shpjegojuni kuptimin e fjalësmbështeten. Ju mund të doni të shpjegoni se, në këtë kontekst, fjala mbështeten do të thotë mbështetesh te, apo ta vendosësh besimin në diçka ose te dikush. Sigurojini studentët se kur e vendosim besimin te Zoti, ne nuk ka pse të trembemi nga gjykimet që do të bien mbi njerëzit e tokës që shpien tek Ardhja e Dytë.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

2 Nefi 19:6-7. “Perandoria do të jetë mbi shpatullën e tij”

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve shkroi se edhe pse shpesh e shoqërojmë profecinë e Isaias te 2 Nefi 19:6–7 me lindjen e Krishtit, edhe ajo do të përmbushet në kohën e Mijëvjeçarit:

“Fakti që qeveria më në fund do të jetë mbi shpatullat e Tij pohon atë që e gjithë bota do të pranojë një ditë – që ai është Zoti i zotërve dhe Mbreti i mbretërve dhe që një ditë do të sundojë vetë mbi tokën dhe Kishën e tij” (Christ and the New Covenant: The Messianic Message of the Book of Mormon [1997], f. 80).

Plaku Holland gjithashtu shpjegoi rëndësinë e titujve të ndryshëm që janë përdorur për Zotin Jezu Krisht në këto vargje:

“Si ‘Këshilltar i Mrekullueshëm’, Ai do të jetë ndërmjetësi ynë, ndërhyrësi ynë, duke mbrojtur kauzën tonë në oborret e qiellit. …

Sigurisht, siç shënohet nga Isaia, Krishti nuk është vetëm një ndërmjetës por gjithashtu një gjykatës [shih Mosia 3:10; Moroni 10:34; Moisiu 6:57]. Është në këtë rol gjykatësi që ne mund të gjejmë domethënie edhe më të madhe te shprehja e përsëritur e Abinadit që ‘vetë Perëndia’ do të zbresë për të shëlbuar popullin e Tij [Mosia 13:28; shih edhe Mosia 13:34; 15:1; Alma 42:15]. Është sikurse gjykatësi në atë sallë të madhe gjyqi në qiell, pa dashur t’i kërkojë ndonjë tjetri, përveçse vetes, të mbajë barrët e njerëzve fajtorë që qëndrojnë në bankën e të pandehurit, i heq veshjet e tij të gjykatësit dhe zbret në tokë për t’i mbartur vetë ndëshkimet e tyre. Krishti si gjykatës i mëshirshëm është një koncept po aq i bukur dhe i mrekullueshëm sa ai i Krishtit si këshilltar, ndërmjetës dhe avokat.

‘Perëndia i Plotfuqishëm’ përcjell diçka nga fuqia e Perëndisë, forca, plotfuqia dhe ndikimi i pamposhtur i Tij. Isaia e sheh Atë si të aftë gjithmonë për të kapërcyer ndikimet e mëkatit dhe shkeljes te populli i Tij dhe për të triumfuar përgjithmonë mbi ata që duan të jenë shtypës të fëmijëve të Izraelit.

‘Ati i Amshuar’ thekson doktrinën themelore që Krishti është një Atë – Krijues i botëve të panumërta, Ati i jetës fizike të rivendosur nëpërmjet Ringjalljes, Ati i jetës së përjetshme për bijtë dhe bijat e Tij të dashura të lindura shpirtërisht, dhe Ai që vepron për Atin (Elohimin) nëpërmjet veshjes hyjnisht me autoritet. Të gjithë duhet të kërkojnë të lindin dhe të bëhen bijtë dhe bijat e Tij [shih Mosia 5:7].

Më në fund, me frazën ‘Princ i Paqes’, ne gëzohemi që kur Mbreti do të vijë, nuk do të ketë më luftë në zemrën njerëzore apo midis kombeve të botës. Ky është një mbret paqësor, mbreti i Salemit, qyteti që më vonë do të bëhej Jerusalemi. Krishti do të sjellë paqe tek ata që e pranojnë Atë në vdekshmëri në çfarëdo epoke që jetojnë, dhe Ai do të sjellë paqe te të gjithë ata të mbretërive të lavdisë së Tij mijëvjeçare dhe pasmijëvjeçare” (Christ and the New Covenant, f. 80–82).