Biblioteka
Mësimi 116: 3 Nefi 1


Mësimi 116

3 Nefi 1

Hyrje

Kur afroi koha për përmbushjen e profecisë së Samuel Lamanitit rreth lindjes së Shpëtimtarit, besimtarët pritën shenjat që kishte thënë Samueli se do të vinin. Mosbesimtarët kërcënuan se do t’i vrisnin besimtarët, në qoftë se profecia nuk do të përmbushej deri në një ditë të caktuar. Nefi, një bir i Nefit dhe nip i Helamanit, iu lut Zotit në emër të besimtarëve. Në përgjigje të lutjes së Nefit, zëri i Zotit erdhi tek ai, duke shpallur se shenja do të jepej atë natë. Kur dielli perëndoi, nuk pati errësirë dhe një yll i ri u shfaq. Pavarësisht nga përpjekjet e vazhdueshme të Satanit për ta shkatërruar besimin e njerëzve, shumica e njerëzve u kthyen në besim te Zoti. Por dy vjet më vonë, hajdutët e Gadiantonit filluan t’i udhëheqin shumë nefitë dhe lamanitë drejt ligësisë.

Sugjerime për Mësimdhënien

3 Nefi 1:1–26

Përmbushen profeci lidhur me lindjen e Jezu Krishtit dhe shumë nefitë kthehen në besim

I ftoni studentët të mendojnë rreth njerëzve që e kanë sakrifikuar jetën e tyre për ungjillin. (Disa shembuj janë Jezu Krishti, Abinadi, disa nga anti-nefi-lehitët dhe Jozef e Hajrëm Smithi). U kërkoni studentëve të shpjegojnë si mendojnë ata, përse njerëzit janë të gatshëm ta bëjnë një sakrificë të tillë. U lejoni studentëve një çast që të përsiatin se si mendojnë se do të përgjigjeshin, në qoftë se do të ishin në një situatë që do t’u kërkonte të jepnin jetën për ungjillin. Shpjegoni se pesë vjet pasi Samuel Lamaniti predikoi në Zarahemla, një grup nefitësh besnikë u ndeshën me këtë mundësi.

Përmblidhni 3 Nefi 1:1–3 duke u treguar studentëve se biri i Helamanit, Nefi, ia dha analet e shenjta birit të tij, Nefit, dhe më pas u largua nga vendi. Askush nuk e dinte se ku shkoi ai.

Ftoni disa studentë të lexojnë me radhë me zë të lartë nga 3 Nefi 1:4–9. Vëreni klasën t’i ndjekë ata, për të kërkuar sfidën që hasën nefitët besnikë.

  • Çfarë sfide hasën besimtarët?

  • Përse disa njerëz mund të kenë vështirësi që të mbeten besnikë në këtë situatë?

  • Cilin njihni që besoni se do të mbetet besnik në këtë situatë? Si mendoni ju, përse këta njerëz do të qëndronin besnikë?

I ftoni studentët të lexojnë në heshtje tek 3 Nefi 1:10–12, duke kërkuar për atë që bëri Nefi në këtë kohë vendimtare.

  • Çfarë ju bën përshtypje rreth përgjigjes së Nefit ndaj kësaj situate? Përse?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë tek 3 Nefi 1:13–14 dhe i kërkoni klasës t’i kushtojë vëmendje të veçantë përgjigjes së Zotit ndaj lutjes së Nefit.

  • Çfarë tha Zoti se Ai do t’i “treg[onte] botës”? (Përgjigjet e studentëve duhet të pasqyrojnë se Zoti do t’i përmbushë të gjitha fjalët që Ai i ka bërë të thuhen nga profetët e Tij.)

  • Kur Zoti foli për ardhjen në botë për të “bërë vullnetin, si të Atit, ashtu dhe të Birit”, Ai e kishte fjalën për Shlyerjen e Tij. Si na ndihmon ky mesazh për të “mos e humb[ur] kurajën”?

I ftoni studentët të lexojnë në heshtje 3 Nefin 1:4, 14–15, 19–21, duke kërkuar fraza që theksojnë se Zoti i përmbush fjalët e profetëve.

  • Si mendoni se do të ishit ndier nëse do të kishit qenë mes besimtarëve kur erdhi shenja?

  • Si mund t’ju ndihmojë ju dija se Zoti do t’i përmbushë fjalët e profetëve, kur dikush tallet me standardet tuaja ose ju përndjek për shkak të bindjeve tuaja?

Ftoni dy ose tre studentë që të lexojnë me radhë me zë të lartë nga 3 Nefi 1:16–18. Vëreni klasën t’i ndjekë ata, duke kërkuar mënyrën se si u përgjigjën të ligjtë kur panë shenjat që ishin profetizuar.

  • Çfarë dinin të ligjtë pasi ishte dhënë shenja?

  • Përse mëkati dhe mosbesimi çojnë drejt frikës?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë 3 Nefin 1:22–23. Vëreni klasën ta ndjekë atë, duke kërkuar atë që bëri Satani për t’i bindur njerëzit që të mos besonin në shenjat e lindjes së Zotit.

  • Çfarë bëri Satani? (Ai përhapi gënjeshtra mes njerëzve). Cilat janë disa gënjeshtra që përhap Satani sot?

  • Çfarë të vërtete mund të mësojmë nga përgjigjja e njerëzve ndaj gënjeshtrave të Satanit? (I ndihmoni studentët të përcaktojnë parimin vijues: Kur përballemi me gënjeshtra të Satanit, ne mund të zgjedhim të besojmë në Jezu Krishtin dhe të kthehemi në besim. Ju mund të dëshironi ta shkruani këtë parim në tabelë).

Për t’i ndihmuar studentët të ndiejnë të vërtetën dhe rëndësinë e këtij parimi, ndani thënien vijuese nga Peshkopi Riçard C. Exhli, i Peshkopatës Kryesuese. Merrni parasysh që t’u jepni studentëve një kopje të kësaj thënieje, e cila mund të vendoset brenda shkrimeve të tyre të shenjta.

“Për shkak të mosmarrëveshjeve dhe sfidave që hasim në botën e sotme, dëshiroj të sugjeroj një zgjedhje të vetme – një zgjedhje paqeje e mbrojtjeje dhe një zgjedhje që është e përshtatshme për të gjithë. Ajo zgjedhje është besimi. … Zgjidhni besimin kundrejt dyshimit, zgjidhni besimin kundrejt frikës, zgjidhni besimin kundrejt së panjohurës e së paparës dhe zgjidhni besimin kundrejt pesimizmit. …

Kur logjika, arsyeja ose intelekti vetjak arrijnë në mosmarrëveshje me mësimet dhe doktrinat e shenjta, ose mesazhe ngatërruese ua sulmojnë bindjet tuaja … , zgjidhni të mos e flakni farën tej zemrës suaj me anë të mosbesimit [shih Alma 32:28]. Mbani mend, ne nuk marrim dëshmi deri pas provës së besimit tonë (shih Ethëri 12:6)” (“Faith – the Choice Is Yours”, Ensign ose Liahona, nëntor 2010, f. 31, 32–33).

  • Çfarë mund të bëjmë për të zgjedhur besimin kundrejt dyshimit, frikës dhe pesimizmit? (Përgjigjet mund të përfshijnë atë që ne mund të zgjedhim të lutemi dhe të kërkojmë ndihmën e Zotit, të studiojmë shkrimet e shenjta, të zbatojmë urdhërimet, të ndjekim mbledhjet e Kishës dhe t’u shërbejmë të tjerëve).

I ftoni studentët të lexojnë në heshtje 3 Nefin 1:24–25 dhe të përcaktojnë një sfidë tjetër që hasën disa nga besimtarët.

  • Çfarë u përpoqën të vërtetonin disa njerëz rreth ligjit të Moisiut?

  • Çfarë ju bën përshtypje lidhur me përgjigjen e këtyre njerëzve kur mësuan se kishin gabuar?

Shkruajeni pyetjen vijuese në tabelë: Kur kundërshtari përpiqet të më bëjë të dyshoj, si do ta ruaj vërtet besimin në Jezu Krishtin dhe në ungjillin e Tij të rivendosur? U kërkoni studentëve ta kopjojnë këtë pyetje në fletoret e shënimeve ose në ditaret e studimit të shkrimeve të shenjta. U jepni atyre pak minuta për t’i shkruar përgjigjet e tyre.

3 Nefi 1:27–30

Të larguarit nga nefitët dhe disa të rinj lamanitë bashkohen me hajdutët e Gadiantonit

Ftoni dy studentë të dalin përpara klasës. I kërkoni një studenti t’i mbyllë sytë dhe të qëndrojë me një këmbë. Shpjegoni se ky student përfaqëson dikë që e di të vërtetën, por nuk po ushtron besim tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti dhe nuk është i zellshëm në të jetuarit e ungjillit.

Shpjegoni se në këtë demonstrim, studenti i dytë përfaqëson ndikimet që mund ta çojnë dikë që të largohet nga e vërteta. I kërkoni studentit të dytë ta shtyjë butësisht nga krahu studentin e parë, derisa studenti i parë ta humbasë ekuilibrin e tij ose të saj apo të bëhet i paqëndrueshëm. Vini në dukje se kur një njeri nuk po përpiqet ta jetojë ungjillin, ai ose ajo ka më shumë mundësi të mashtrohet nga gënjeshtrat dhe tundimet e Satanit.

  • Çfarë ka nevojë të bëjë studenti i parë me qëllim që të qëndrojë i palëkundur? (Studenti duhet t’i hapë sytë dhe të qëndrojë me të dy këmbët).

Udhëzojeni studentin e parë t’i hapë sytë dhe të qëndrojë mbi të dyja këmbët të hapura sa gjerësia e shpatullave. Shpjegoni se ky student tani përfaqëson dikë që është “[i] vendosur dhe [i] paepur” (Helamani 15:8). Pastaj i kërkoni studentit të dytë që ta shtyjë butësisht studentin e parë përsëri. Vini në dukje se kur një njeri po përpiqet ta studiojë ungjillin dhe t’i zbatojë urdhërimet e Perëndisë, ai ose ajo qëndron i patundur edhe kur vjen kundërshtimi.

I bëni dy studentët të kthehen në vendet e tyre. Shpjegoni se pak vite pas shenjave të lindjes së Jezu Krishtit, Satani vazhdoi të përpiqej t’i bënte njerëzit ta dyshonin vërtetësinë e ungjillit.

Ftoni dy ose tre studentë që të lexojnë me radhë me zë të lartë nga 3 Nefi 1:27–29. Vëreni klasën t’i ndjekë ata, duke kërkuar ndikimin që njerëz të padrejtë patën mbi disa të rinj lamanitë.

  • Çfarë u ndodhi disa prej të rinjve lamanitë? (Ata “u çuan në udhën e keqe nga disa që ishin Zoramitë” dhe ata u bashkuan me hajdutët e Gadiantonit).

  • Sipas 3 Nefi 1:29, përse disa nga të rinjtë lamanitë i besuan “gënjeshtra[t]” dhe “fjalë[t] lajkatare” të zoramitëve? (Nëse studentët nuk e përmendin thënien e Mormonit se të rinjtë “vendosnin vetë”, ua vini atë në dukje).

  • Çfarë mendoni se do të thotë fraza “vendosnin vetë”?

Teksa studentët e diskutojnë këtë pyetje, lexoni atë që Motra Kathlin H. Hjus, një anëtare e presidencës së përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës, tha rreth frazës:

“Do të thotë për mua që ata panë te vetja fillimisht dhe u dhanë pas dëshirave për të cilat profetët i kishin paralajmëruar për t’i shmangur. Ata iu hapën udhën joshjeve dhe tërheqjeve të Satanit” (“Grow Up unto the Lord”, Ensign, shkurt 2010, f. 18).

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë 3 Nefin 1:30. Vëreni klasën ta ndjekë atë, duke kërkuar ndikimin e “brezit të ri” (rinisë) mbi të tjerët.

  • Çfarë ndikimi pati brezi i ri mbi besimin e atyre që ishin përreth tyre?

Për t’i ndihmuar studentët ta krahasojnë këtë tregim me situata të kohëve të tanishme, bëni pyetjet që vijojnë:

  • Cilat janë disa “gënjeshtra” dhe “fjalë lajkatare” që mund ta joshin rininë sot për t’u shoqëruar me grupe njerëzish të padrejtë?

  • Kur i keni parë të rinjtë të kenë ndikim të keq mbi besimin e të tjerëve?

U kërkoni studentëve të thonë një parim i cili përmbledh atë që mund të mësojmë nga 3 Nefi 1:29–30. Ata mund të përdorin fjalë të ndryshme për t’i shprehur përgjigjet e tyre, por sigurohuni që e përcaktojnë të vërtetën vijuese: Nëse i dorëzohemi tundimit, shembulli ynë mund të ketë ndikim të keq mbi besimin dhe drejtësinë e të tjerëve. Ju mund të doni t’i nxitni studentët që ta shkruajnë këtë të vërtetë në shkrimet e tyre të shenjta).

Vini në dukje se, edhe pse të rinjtë e përmendur tek 3 Nefi 1:30 patën ndikim të keq mbi besimin e të tjerëve, të rinjtë gjithashtu mund të kenë ndikim të drejtë tek njerëzit përreth tyre. Ftojeni një student të vijë tek tabela dhe të veprojë si shkrues për klasën. I kërkoni shkruesit t’i shkruajë përgjigjet e studentëve për pyetjen që vijon:

  • Cilat janë disa mënyra se si ju mund të keni ndikim pozitiv mbi besimin e familjes, lagjes apo degës suaj dhe të komunitetit tuaj?

I nxitni studentët të zgjedhin një ose dy ide në tabelë që ata do t’i vënë menjëherë në veprim. I siguroni që ata mund ta forcojnë besimin e të tjerëve nëpërmjet fuqisë së shembujve të tyre të drejtë.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

3 Nefi 1:2. Mbajtësit nefitë të analeve

Biri i Helamanit, Nefi, i dha birit të tij, Nefit, “të gjitha analet që ishin mbajtur; dhe të gjitha ato gjëra që mbaheshin të shenjta, që nga dalja e Lehit nga Jeruzalemi” (3 Nefi 1:2). Në atë kohë, grumbullimi i analeve të shenjta përfshinte fletët e mëdha të Nefit, fletët e vogla të Nefit, fletët prej tunxhi dhe 24 fletët e arta, të shkruara nga Ethëri.

Tabela e mëposhtme tregon se si analet e shenjta u kaluan nga një profet tek tjetri përafërsisht që prej vitit 124 pr. K. (fillimi i librit të Mosias) deri te viti 1 ps. K. (fillimi i librit të 3 Nefit).

Mbreti Beniamin

Pamja
shigjetë me drejtim poshtë

Mbreti Mosia (i mori fletët rreth vitit 124 pr. K.; shih Mosia 1:15–16)

Pamja
shigjetë me drejtim poshtë

Alma i Riu (i mori fletët rreth vitit 92 pr. K.; shih Mosia 28:20)

Pamja
shigjetë me drejtim poshtë

Helamani I, biri i Alma të Riut (i mori fletët rreth vitit 73 pr. K.; shih Alma 37:2)

Pamja
shigjetë me drejtim poshtë

Shibloni, biri i Alma të Riut (i mori fletët rreth vitit 56 pr. K.; shih Alma 63:1)

Pamja
shigjetë me drejtim poshtë

Helamani II, biri i Helamanit I (i mori fletët rreth vitit 53 pr. K.; shih Alma 63:11)

Pamja
shigjetë me drejtim poshtë

Nefi I, biri i Helamanit II (i mori fletët rreth vitit 39 pr. K.; shih Helamani 3:37; 3 Nefi 1:2)

Pamja
shigjetë me drejtim poshtë

Nefi II, biri i Nefit I (i mori fletët rreth vitit 1 ps. K. ; shih 3 Nefi 1:3)

Vini re se përcaktimet “Helamani I” dhe “Nefi I” nuk kanë për qëllim të nënkuptojnë se ata janë përmendja e parë e këtyre emrave në Librin e Mormonit. Numrat romakë pas emrave përdoren thjesht për ta përmirësuar qartësinë e kësaj tabele. Biri i Lehit, Nefi, i cili shkroi librat e 1 Nefit dhe 2 Nefit, nuk përfshihet në këtë grafik.

3 Nefi 1:29-30 “Ligësi[a e] brezit të ri”

Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë, shpjegoi ndikimin që një njeri, i cili shkon në udhë të shtrembër, mund të ketë mbi një familje:

“Të rinjtë e Kishës … e mbajnë të ardhmen në duart e tyre. Kisha gjithmonë ka qenë një brez larg nga zhdukja. Nëse një brez i tërë do të humbej, gjë e cila nuk do të ndodhë, ne do ta humbisnim Kishën. Por edhe një individ i vetëm, i humbur nga ungjilli i Jezu Krishtit, i mbyll dyert për breza pasardhësish, përveç në se Zoti ndihmon që t’i kthejë disa nga ata” (“We Must Raise Our Sights” [fjalim i dhënë mësuesve fetarë të SAK-ut, 14 gusht 2001], f. 1, si.lds.org).