Biblioteka
Mësimi 13: 1 Nefi 10–11


Mësimi 13

1 Nefi 10–11

Hyrje

Pasi dëgjoi rrëfimin e të atit, Lehit, mbi vegimin e tij, Nefi dëshiroi që t’i shihte, t’i dëgjonte e t’i dinte vetë gjërat që kishte parë e dëgjuar Lehi (shih 1 Nefin 10:17). Teksa po mendonte mbi mësimet e të atit, Nefi u “rrëmb[ye] në Shpirtin e Zotit” (1 Nefi 11:1) dhe pa vegimin e vet. Vegimi rrëfehet te 1 Nefi 11–14. Te 1 Nefi 11 lexojmë për pemën e jetës, shufrën e hekurit dhe ndërtesën e gjerë dhe të madhe, si edhe për lindjen, pagëzimin, shërbesën dhe kryqëzimin e Shpëtimtarit. Teksa Nefi i dëshmonte këto gjëra, ai dalloi dashurinë që Perëndia ka për fëmijët e Tij.

Sugjerime për Mësimdhënien

1 Nefi 10:1–16

Lehi profetizon për Mesian

Përmblidhni shkurtimisht 1 Nefin 10:1–16 duke u treguar studentëve se pasi rrëfeu vegimin e tij mbi pemën e jetës, Lehi dha edhe një sërë profecish. Këto përfshinin hollësi mbi kohën kur Jezu Krishti do të vinte në tokë (shih 1 Nefin 10:4), pagëzimin e Tij nga Gjon Pagëzori (shih 1 Nefin 10:7–10), kryqëzimin dhe ringjalljen e Tij (shih 1 Nefin 10:11) dhe shpërndarjen e mbledhjen e pashmangshme të Izraelit (shih 1 Nefin 10:12–14).

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë 1 Nefin 10:4–6. (Ju mund të dëshironi të shpjegoni që Mesia është “një formë e një fjale aramaike dhe hebraike që do të thotë ‘i vajosuri’. Në Dhiatën e Re Jezusi quhet Krisht, që është ekuivalenti në greqisht i Mesias. Do të thotë Profeti i vajosur, Prift, Mbret dhe Çlirimtar, ardhjen e të cilit judenjtë mezi po e prisnin” [Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Mesia”, f. 116, scriptures.lds.org; shih edhe Bible Dictionary, “Messiah”]).

  • Sipas profecisë së Lehit, kur do të vinte Shpëtimtari? (Shih 1 Nefin 10:4.)

  • Çfarë do t’i ndodhte njerëzimit nëse nuk do të mbështetej te Shpëtimtari? (Shih 1 Nefin 10:6.)

1 Nefi 10:17–22; 11:1–6

Nefi kërkon të shikojë, të dëgjojë dhe të dijë të vërtetat që dha mësim i ati

Kërkojuni studentëve ta marrin parasysh shembullin në vijim: Tre të rinj ndjekin të njëjtën mbledhje të Kishës. Pasi kthehen në shtëpi, një i ri ndien se mbledhja qe e mërzitshme dhe harxhim kohe për të. Një tjetër mendon se mbledhja qe e mirë, por nuk ndikohet prej saj. I treti kthehet në shtëpi i lartësuar prej Frymës së Shenjtë dhe merr frymëzim e udhëzim për jetën e vet, madje përtej asaj që u dha mësim në mbledhje.

  • Si është e mundur që tre të rinj të marrin pjesë në të njëjtën mbledhje por të kenë përvoja kaq të ndryshme?

Shpjegoni se ky shembull është i ngjashëm me përvojën e Lamanit, Lemuelit dhe Nefit kur dëgjuan profecitë e të atit dhe rrëfimin e vegimit të tij. Lamani dhe Lemueli nuk i kuptuan fjalët e të atit dhe u grindën rreth asaj që dëgjuan (shih 1 Nefin 15:2). Nefi, nga ana tjetër, iu drejtua Zotit për kuptueshmëri. Ai dha një shembull të shkëlqyeshëm të mënyrës se si të kërkosh dhe të marrësh zbulesë.

Tregojuni studentëve se teksa studiojnë përvojën e Nefit, do të gjejnë parime që do t’i ndihmojnë të kërkojnë dhe marrin zbulesë për veten. Nxitini që t’i vënë re gjërat që bëri Nefi, që e lejuan të merrte një zbulesë të ngjashme me atë që mori Lehi.

Ndajeni klasën në tri grupe. Caktojini secilit grup një prej kategorive dhe grup-pyetjeve në tabelën në vijim. (Ju mund të dëshironi ta paraqitni tabelën në dërrasë para se të fillojë ora mësimore.) Ftojini studentët të lexojnë në heshtje 1 Nefin 10:17 dhe 11:1–6 dhe të përgatitin përgjigjet për pyetjet e caktuara atyre.

Dëshira

Çfarë dëshiroi Nefi që të shihte, të dëgjonte e të dinte?

Si ndikojnë dëshirat tona te aftësia jonë për të marrë zbulesë?

Çfarë dëshiroj të di prej Zotit?

Besimi

Çfarë bindjesh shprehu Nefi teksa kërkoi zbulesë?

Si mund të ndikojnë këto bindje në aftësinë tonë për të marrë zbulesë?

Si mund ta rrit dëshminë dhe besimin tim në Jezu Krisht?

Përsiatja

Çfarë ndodhi kur Nefi u ul që të përsiatej?

Përse përsiatja mund të çojë te zbulesa?

Çfarë mund të bëj që t’i përsiat më me zell fjalët e profetëve?

Ftoni disa studentë nga secili grup që të japin përgjigje për dy pyetjet e para të caktuara atyre. (Ju gjithashtu mund të ftoni studentë t’i përgjigjen pyetjes së tretë, por sigurojini që nuk nevojitet të japin përgjigje që janë tepër personale apo të brendshme.)

Ftoni një student të lexojë me zë të lartë 1 Nefin 10:19.

  • Kush mund t’i dijë misteret e Perëndisë?

  • Me anë të cilës fuqi mund të shpalosen misteret e Perëndisë?

  • Çfarë duhet të bëjmë që të marrim zbulesë nga fuqia e Frymës së Shenjtë?

  • Si mendoni, çfarë do të thotë të kërkosh me zell?

  • Çfarë bëri Nefi që tregoi se ai po kërkonte me zell që të shihte, të dëgjonte e të dinte gjërat që i ati dha mësim?

Shkruajeni në tabelë thënien në vijim:

Perëndia ua zbulon të vërtetën …

Kërkojuni studentëve që të përmbledhin atë që kanë mësuar nga përvoja e Nefit duke plotësuar thënien në tabelë. Edhe pse studentët mund të zgjedhin fjalë të ndryshme, përgjigjet e tyre duhet ta paraqesin saktë të vërtetën se Perëndia ua zbulon të vërtetën të gjithë atyre që e kërkojnë me zell. (Ju mund të dëshironi ta shkruani këtë parim në tabelë.)

Nxitini studentët të mendojnë për një rast kur të kërkuarit me zell nga Perëndia i ka bërë të ndiejnë Shpirtin e Tij dhe të marrin zbulesë. (Mund të jetë e dobishme të përmendni se zbulesa mund të përfshijë marrjen e udhëzimit kur merret një vendim, fitimin e një kuptueshmërie më të madhe, marrjen e ngushëllimit ose marrjen e sigurisë që diçka është e vërtetë.) Ftoni studentë që t’ia tregojnë përvojat e tyre pjesës tjetër të klasës. Gjithashtu, ju mund të dëshironi të dëshmoni atë që keni përjetuar gjatë përpjekjeve tuaja për ta kërkuar me zell Zotin.

1 Nefi 11:7–36

Nefi dëshmon denjimin e Perëndisë

Shpjegojuni studentëve që Nefi vazhdoi të përsiatej e të kërkonte udhëzim hyjnor gjatë vegimit të tij. Kur Nefi kërkoi të mësonte shpjegimin e kuptimit të pemës që kishin parë ai dhe i ati, një engjëll iu shfaq atij. Engjëlli pyeti: “E di ti domethënien e pemës që ati yt pa?” (1 Nefi 11:21). Përsëritni domethënien e pemës duke vënë disa studentë që të lexojnë me radhë me zë të lartë nga 1 Nefi 11:18–23.

  • Çfarë tha Nefi se ishte domethënia e pemës? (Pasi studentët të përgjigjen, ju mund të dëshironi të vini në dukje se Nefi pa Marien duke mbajtur foshnjën Jezus, dhe engjëlli e identifikoi foshnjën si “Birin e Atit të Amshuar”. Pastaj engjëlli e pyeti Nefin mbi domethënien e pemës, që ta ndihmonte të kuptonte se ajo përfaqësonte Jezu Krishtin. Kur Nefi u përgjigj se përfaqësonte “dashuri[në] e Perëndisë”, ai e kishte fjalën për dashurinë e Perëndisë të shprehur përmes dhurimit të Birit të Tij. Ne e përjetojmë dashurinë e Perëndisë duke marrë nga bekimet e Shlyerjes së Jezu Krishtit.)

  • Si e përshkruan Nefi dhe engjëlli dashurinë e Perëndisë?

Kërkojini një studenti të lexojë 1 Nefin 11:16. (Shpjegoni se fjala denjim do të thotë zbritje me dëshirë nga një pozitë me nivel ose dinjitet. Ju mund të dëshironi t’i ftoni studentët ta shkruajnë këtë shpjegim në shkrimet e tyre të shenjta anash 1 Nefit 11:16.)

Vërini studentët të përcaktojnë përgjigjen e Nefit ndaj pyetjes së engjëllit duke lexuar me zë të lartë 1 Nefin 11:17.

  • Çfarë dinte Nefi?

  • Çfarë nuk dinte ai?

Pasi Nefi u përgjigj, engjëlli i tregoi disa shembuj të denjimit të Perëndisë që të ndihmonte në rritjen e kuptueshmërinë së tij për dashurinë së Perëndisë. Shpjegojuni studentëve që “denjim[i] [i] Perëndisë” i referohet si Perëndisë Atit edhe Jezu Krishtit.

Tregoni thënien në vijim nga Plaku Brus R. Mek-Konki, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, i cili shpjegoi denjimin e Perëndisë, Atit tonë Qiellor:

“Denjimi i Perëndisë qëndron në faktin se ai, një Qenie e ekzaltuar, zbret nga froni i tij i përjetshëm që të bëhet Ati i një Biri të vdekshëm” (The Mortal Messiah [1979], 1:314).

Pamja
Lindja e Jezusit

Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë se si “denjimi i Perëndisë” i referohet edhe Jezu Krishtit, tregoni figurën e “Lindj[es] [së] Jezusit” (62116; Paketa e Figurave Artistike të Ungjillit [2009], nr. 30). Kërkojini një studenti të lexojë me zë të lartë 1 Nefin 11:13–21. Ftoni një student tjetër që të përcaktojë se çfarë lidhje kanë këto vargje me figurën. Vëreni një student të lexojë thënien në vijim nga Plaku Gerald N. Land, që më parë ishte i Shtatëdhjetë. Ftojeni klasën të dëgjojë mënyrat se si e shfaqi Shpëtimtari dashurinë e Tij për ne.

“Ja Jezusi – anëtar i Kreut Perëndi, i Parëlinduri i Atit, Krijuesi, Jehovai i Dhiatës së Vjetër – e lë tashmë vendin e Tij hyjnor e të shenjtë; duke e zhveshur Veten prej gjithë asaj lavdie e madhështie dhe hyn në trupin e një foshnje të vogël; i pazotë, tërësisht i varur prej nënës dhe atit të Tij tokësor. Është e habitshme që Ai nuk duhej të vinte në një prej pallateve më të mira tokësore dhe të … mbulohej me xhevahire por duhej të vinte në një ahur të përulur. Nuk është çudi që engjëlli i tha Nefit: ‘Vër re denjimin e Perëndisë!’” (Jesus Christ, Key to the Plan of Salvation [1991], f. 16).

  • Si e tregon lindja e Shpëtimtarit dashurinë e Tij për ne?

Sigurohuni që të jetë e qartë se gatishmëria e Shpëtimtarit për të jetuar një jetë të vdekshme tregon dashurinë e Tij për ne.

Pamja
Krishti Shëron të Sëmurin në Betesda

Paraqitni figurat “Jezusi Ringjall të Bijën e Jairit” (62231; Paketa e Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 41) dhe “Krishti Shëron të Sëmurin në Betesda” (Paketa e Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 42). Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë 1 Nefin 11:28 dhe 31. Nxiteni klasën të përcaktojë mënyrat se si figurat janë të ngjashme me vargjet.

  • Çfarë pa Nefi: kujt po i shërbente Shpëtimtari dhe kë po shëronte?

  • Si e tregojnë veprimet e Shpëtimtarit dashurinë e Tij?

Kërkojini një studenti të lexojë me zë të lartë 1 Nefin 11:32–33. Ftojeni klasën të dëgjojë shembullin përfundimtar të dashurisë së Shpëtimtarit.

Pamja
Kryqëzimi

Pasi studentët të tregojnë atë që kanë përcaktuar, tregoni figurën “Kryqëzimi” (62505; Paketa e Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 57).

Dëshmoni se denjimi i Jezu Krishtit tregon dashurinë e Perëndisë për ne. Shpëtimtari denjoi të jetonte në vdekshmëri, t’u shërbente e t’i shëronte të sëmurët e të përvuajturit, dhe të vdiste për të gjitha mëkatet tona që ne të mund të ktheheshim në shtëpi në prani të Atit Qiellor.

  • Si ndikon dijenia për denjimin dhe dashurinë e Shpëtimtarit te ndjenjat tuaja për Të?

Mbylleni duke ftuar disa studentë të tregojnë se si dashuria e Perëndisë është “më e dëshirueshmja” dhe “më e gëzueshmja” për ta (shih 1 Nefin 11:22–23). Dëshmoni se teksa ndjekim shembullin e Nefit dhe e kërkojmë me zell Perëndinë, ne do të ndiejmë dashurinë e Tij dhe do të përjetojmë gëzimin e marrjes së bekimeve që janë të disponueshme përmes Shlyerjes së Krishtit.

Ftojini studentët të ndjekin shembullin e Nefit në përpjekjet që po bëjnë për të marrë zbulesë. Kujtojuni rolin e tyre si nxënës në klasën e seminarit dhe se besimi e përpjekja që i kushtojnë studimit të tyre të përditshëm vetjak të shkrimeve të shenjta dhe pjesëmarrja në klasë ndikojnë tek aftësia e tyre për t’u mësuar nga Shpirti.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

1 Nefi 10:17–19. Mësoni përmes fuqisë së Frymës së Shenjtë

Plaku Rasëll M. Nelson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, theksoi nevojën tonë për të mësuar të vërtetat e ungjillit nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë:

“Vënia në jetë e standardeve të Zotit kërkon që të kultivojmë dhuratën e Frymës së Shenjtë. Ajo dhuratë na ndihmon të kuptojmë doktrinën dhe ta zbatojmë atë personalisht. Duke qenë se e vërteta që jepet përmes zbulesës mund të kuptohet vetëm nëpërmjet zbulesës, studimi ynë duhet të jetë plot lutje” (“Living by Scriptural Guidance”, Ensign, nëntor 2000, f. 17).

1 Nefi 11:1. Rëndësia e meditimit

Plaku Gerald N. Land, i Të Shtatëdhjetëve, dha mësim mbi rëndësinë e meditimit në procesin e kërkimit të zbulesës:

“Gjeni kohë për të medituar dhe menduar. Largohuni nga rrëmuja e jetës. Gjeni një vend të qetë dhe kaloni kohë thjesht duke u ulur e menduar, duke dëgjuar mendimet e ndjenjat tuaja, duke ia hapur veten nxitjeve të Shpirtit. Vini re atë që profetët në vijim thanë se po bënin para se të merrnin zbulesa të rëndësishme. Nefi: ‘U ula duke menduar në zemrën time’ (1 Nefi 11:1). Jozef Smithi dhe Sidni Rigdon: ‘Ndërsa medituam për këto gjëra’ (DeB 76:19). Jozef F. Smith: ‘U ula në dhomën time, duke përsiatur për shkrimet e shenjta; dhe duke reflektuar’ (DeB 138:1–2). Jozef Smithi: ‘Mendja ime u nxit të mendonte seriozisht. Mendova … herë pas here [për fjalët e Jakobit]’ (JS—H 1:8, 12).

Ndonjëherë ne qëllimisht duhet t’i lemë mënjanë shqetësimet e botës, duhet ta lëmë mënjanë të nxituarin e jetës sonë të përditshme dhe të gjejmë një periudhë të qetë e një vend të qetë ku mund të ulemi e të meditojmë e të përsiatim – dhe të dëgjojmë për zërin e qetë, të ulët që pëshpërit” (“The Voice of the Lord” [fjalim në takimin shpirtëror në universitetin “Brigam Jang”, 2 dhjetor 1997], f. 9–10, speeches.byu.edu).