Biblioteka
Mësimi 31: 2 Nefi 11 dhe 16


Mësimi 31

2 Nefi 11 dhe 16

Hyrje

Te 2 Nefi 11, Nefi shprehu dashurinë e tij për fjalët e Isaias. Ai gjithashtu dëshmoi se Jakobi dhe Isaia patën parë “Shëlbuesin.…, madje ashtu siç e kam parë unë” (2 Nefi 11:2). 2 Nefi 16 përmban rrëfimin e Isaias mbi pastrimin nga mëkatet dhe thirrjen e tij si profet kur ai “[pa ].… Zotin të ulur në një fron” (shih 2 Nefi 16:1, 5–8). Edhe Nefi edhe Jakobi dhanë mësim mbi vlerën e krahasimit të shkrimeve të Isaias me veten tonë (shih 1 Nefi 19:23; 2 Nefi 6:5; 11:2), dhe Zoti shpalli: “të mëdha janë fjalët e Isaias” (3 Nefi 23:1). 2 Nefi 11 përmban disa nga shpjegimet e Nefit për përfshirjen e profecive të Isaias në analin e tij, që shërbejnë kështu si hyrje për fjalët e Isaias te 2 Nefi 12–24. 2 Nefi 25 shërben si përmbyllje e këtyre kapitujve, duke përfshirë këshillën e Nefit mbi mënyrën se si të kuptohen fjalët e Isaias (shih mësimin 35 në këtë manual).

Sugjerime për Mësimdhënien

2 Nefi 11

Nefi shpreh kënaqësinë e tij në dëshmimin se shpëtimi vjen nëpërmjet Jezu Krishtit

Ftoni tre studentë të shkruajnë qetësisht një fjali secili rreth asaj çfarë ndodhi herën e fundit kur u mblodh klasa. Mos i lejoni të krahasojnë apo diskutojnë atë që po shkruajnë. Për të demonstruar epërsitë e pasjes së më shumë se një dëshmitar, vini tre studentë të lexojnë me zë të lartë fjalitë e tyre. Pasi studenti i parë lexon fjalinë e tij apo saj, pyeteni klasën nëse ajo është një paraqitje e plotë e asaj çka ndodhi në orën e tyre të fundit mësimore. Pastaj vini studentin/en e dytë të ndajë fjalinë e tij apo të saj dhe pyetni nëse ajo është një paraqitje e plotë e orës së tyre të fundit mësimore. Pasi lexon studenti i tretë, bëni të njëjtën pyetje.

  • Çfarë epërsish ka në pasjen e dëshmitarëve të shumtë?

Shpjegoni se Zoti thërret profetë për të qenë dëshmitarë të Tij ndaj botës. Nxitini studentët të përsiaten mbi atë çfarë do të thotë për ta të dëgjojnë profetët të dëshmojnë për Jezu Krishtin.

Shkruani thënien vijuese në tabelë: Duke i studiuar dëshmitë e profetëve të Jezu Krishtit, ne mund të forcojmë besimin tonë në Jezu Krisht dhe të gëzohemi në Të.

Ftoni një student të lexojë 2 Nefin 11:2–3.

  • Sipas këtyre vargjeve, çfarë bëri përvoja e Nefit, Isaias dhe Jakobit që i aftësoi ata të jenë dëshmitarë të veçantë të Jezu Krishtit?

  • Përse mendoni se është e rëndësishme të ketë një dëshmi për Jezu Krishtin nga profetë të shumtë? (Shih edhe Mosia 13:33–35.)

Ftojini studentët të kontrollojnë rreshtat e para të çdo vargu te 2 Nefi 11:4–6, duke kërkuar për një frazë që Nefi e përsëriti në çdo varg.

  • Çfarë do të thotë të “kënaqe[sh] në” diçka? (Ju mund të shpjegoni se fjala kënaqem sugjeron një ndjenjë që është më e thellë sesa thjesht pëlqimi apo interesimi në diçka. Ajo nënkupton një përvojë gëzimi dhe përmbushjeje.)

Vërini studentët të lexojnë qetësisht 2 Nefin 11:4–7, duke gjetur gjëra që e kënaqnin Nefin. Pastaj ndajeni klasën në çifte. Kërkojuni studentëve të tregojnë frazat që u kanë lënë më shumë mbresa dhe arsyet. Gjithashtu ftojini të tregojnë çfarë i kënaq apo i bën të gëzojnë për Jezu Krishtin.

Lexoni me zë të lartë 2 Nefin 11:8 dhe vërini studentët të kërkojnë arsyen përse Nefi i përfshiu shkrimet e Isaias në këtë anal.

  • Çfarë shpresonte Nefi se populli i tij dhe lexuesit e ardhshëm të Librit të Mormonit do të përjetonin kur të lexonin fjalët e Isaias?

Lista vijuese jep disa shembuj të arsyes se përse Nefi i përfshiu shkrimet e Isaias në analin e tij:

  1. Isaia pati parë Shpëtimtarin, siç e patën parë Nefi dhe Jakobi (shih 2 Nefi 11:2–3; shih edhe 2 Nefi 16:1–5, që përfshin përshkrimin e Isaias për një vegim në të cilin ai pa Shpëtimtarin).

  2. Nefi kënaqej në dëshmimin për Krishtin, dhe Isaia gjithashtu dëshmoi për Krishtin (shih 2 Nefi 11:4, 6; shih edhe 2 Nefi 17:14 dhe 19:6–7, dy shembuj të profecive të Isaias për Shpëtimtarin).

  3. Nefi kënaqej në besëlidhjet e Zotit (shih 2 Nefi 11:5). Profecitë e Isaias lidhur me besëlidhjet e Zotit. Për shembull, ai profetizoi për punën në tempull të ditëve të mëvonshme (shih 2 Nefi 12:1–3).

Shpjegoni se në këtë mësim dhe në tre të tjerët, studentët do të mësojnë dhe diskutojnë fjalët e Isaias te 2 Nefi 12–24. Nxitini ata që të kërkojnë në këta kapituj për të vërteta që forcojnë më tej dëshmitë e tyre për Shpëtimtarin dhe u ndihmojnë të gëzohen në Të. Ftojini studentët të ndajnë disa nga vargjet e tyre të parapëlqyera nga këta kapituj me anëtarët e familjes dhe miqtë e tyre.

2 Nefi 16

Isaia thirret të shërbejë si profet

Shpjegoni se klasa do të studiojë 2 Nefin 16 më pas sepse ai përmban rrëfimin e Isaias për një vegim ku ai mori thirrjen për të qenë një profet. Për t’i ndihmuar studentët të përgatiten për të kuptuar këtë vegim, shpjegojuni se shkrimet e Isaias kanë një gjuhë simbolike. Shkrimet e shenjta janë të pasura me simbole, shembuj dhe shprehje figurative. Nxirrni në pah se në një nga vargjet që ata lexuan më parë, Nefi tha: “Çdo gjë që është dhënë nga Perëndia nga fillimi i botës ndaj njeriut, janë shenja që e tipizojnë [Jezu Krishtin]” (2 Nefi 11:4). Përdorimi i simboleve dhe shembujve është një mënyrë me të cilën shkrimet e shenjta na mësojnë për misionin shpëtimtar të Zotit.

Shkruajini fjalët dhe frazat vijuese në tabelë: cepat e mantelit, serafinë (engjëj) me gjashtë krahë secili, tym, thëngjill i ndezur.

Pyetini studentët çfarë mendimesh u shkojnë në mendje kur shohin apo dëgjojnë këto fjalë. Pas një diskutimi të shkurtër, shpjegojuni se Isaia i përdori këto fjalë në rrëfimin e tij për thirrjen e për të qenë profet i Perëndisë. (Përpiquni t’i ndihmoni studentët të kuptojnë domethëniet që synonte Isaia. Jini të kujdesshëm që të mos analizoni me tepri domethëniet e gjuhës simbolike. Më mirë, ndihmojini studentët të kuptojnë se si zbatohet mesazhi i Isaias në jetën e tyre.)

Kërkojini një studenti të lexojë 2 Nefin 16:1. (Nëse studentët kanë qasje në botimin e Biblës të Variantit të Mbretit Jakob për shenjtorët e ditëve të mëvonshme, ju mund të doni t’i vini të kthehen te Isaia 6, që përmban shënime në fund të faqes dhe mjete ndihmëse studimore që do të lartësojnë kuptimin e fragmenteve të shkrimit të shenjtë që mbulohet në këtë mësim.)

Shpjegoni se në këtë varg, fjala cepa të mantelit i do të thotë anës apo buzës së një rrobeje.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë 2 Nefin 16:2–3. Shpjegoni se “serafinë” janë engjëj që banojnë në prani të Perëndisë.

  • Çfarë mund të përfaqësojnë gjashtë krahët e serafinëve? (Ju mund të sugjeroni që studentët të lexojnë Doktrina e Besëlidhjeve 77:4 për një të dhënë. Imazhi i krahëve është simbol i fuqisë për të lëvizur dhe vepruar.)

  • Cilat fjalë tregojnë qëndrimin e serafinëve ndaj Zotit?

  • Kur keni ndier një qëndrim të ngjashëm ndaj Perëndisë?

Vini një student të lexojë me zë të lartë 2 Nefin 16:4 dhe Zbulesa 15:8. Vëreni klasën të kërkojë për domethënien e frazës “u mbush me tym”. (Juve mund t’ju nevojitet t’i ndihmoni studentët të kuptojnë se tymi përfaqëson praninë, fuqinë dhe lavdinë e Zotit.) Merrni parasysh të sugjeroni që studentët të shkruajnë Zbulesa 15:8 në anë të librit të tyre të shkrimit të shenjtë te 2 Nefi 16:4.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë 2 Nefin 16:5. Vëreni klasën të kërkojë për fraza që shprehin se si ndihej Isaia në praninë e Zotit. (Nëse botimi i Biblës i Variantit të Mbretit Jakob për shenjtorët e ditëve të mëvonshme është i mundësuar, vërini studentët të shohin Isaia 6:5, shënimet në fund të faqes a dhe b.)

  • Çfarë mendoni se kishte ndër mend Isaia kur tha: “Unë jam i humbur, sepse jam një njeri me buzë të papastra”? (Ju mund t’ju duhet të shpjegoni se te Isaia 6:5, fjala i humbur qe përkthyer nga fjala hebraisht që do të thotë “i përjashtuar”, dhe fraza buzë të papastra i referohet ndërgjegjes së Isaias për mëkatet e tij dhe mëkatet e popullit të tij. Isaia po shprehej se ndihej i padenjë të ishte në praninë e Zotit.)

Jepuni studentëve një moment që të përsiaten mbi arsyen përse Isaia mund të jetë ndier në këtë mënyrë. Shpjegoni që disa profetë janë shprehur se sa të pamjaftueshëm ndiheshin kur morën thirrjet e tyre. Presidenti Spenser W. Kimball e përshkroi thirrjen telefonike në të cilën Presidenti J. Ruben Klark i Riu, i Presidencës së Parë, e informoi atë se ishte thirrur në Kuorumin e Të Dymbëdhjetëve:

“‘Oh, Vëllai Klark! Jo unë? Ju nuk e keni fjalën për mua? Duhet të ketë ndonjë gabim. Unë sigurisht nuk mund t’ju kem dëgjuar saktë.’ Kjo ndërsa unë fundosesha pas karriges në dysheme. …

‘Oh, Vëllai Klark! Duket e pamundur. Unë jam kaq i dobët e i parëndësishëm dhe i kufizuar e i paaftë’” (Edward L. Kimball and Andrew E. Kimball Jr., Spencer W. Kimball: Presidenti i Dymbëdhjetë i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme [1977], f. 189).

Ndihmojini studentët të kuptojnë se Isaia, një burrë i drejtë, ndihej “i humbur” dhe “[i] papast[ër]” në praninë e Zotit. Cili midis nesh nuk do të ndihej i padenjë duke qëndruar përpara Perëndisë?

Shkruani të vërtetën vijuese në tabelë: Ne mund të jemi të pastër nga padenjësitë tona nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit.

Nëse është e mundur, tregojuni studentëve një copë qymyr druri apo një copë dru të djegur. Pyetini se si do të dukej nëse sapo do të qe nxjerrë nga zjarri.

  • Çfarë do t’i ndodhte dikujt që do e prekte një thëngjill të nxehtë?

Lexoni me zë të lartë 2 Nefin 16:6–7. Kërkojuni studentëve të lexojnë qetësisht, duke kërkuar për përvojë të Isaias lidhur me një thëngjill të ndezur. (Nëse botimi i Biblës i Variantit të Mbretit Jakob për shenjtorët e ditëve të mëvonshme është i mundësuar, vërini studentët të shohin Isaia 6:6, shënimet në fund të faqes a, dhe Isaia 6:7, shënime në fund të faqes a dhe b.)

  • Sipas 2 Nefit 16:7, çfarë do të thoshte kur një engjëll simbolikisht prekte buzët e Isaias me një thëngjill të nxehtë? (Juve mund t’ju duhet të shpjegoni se thëngjilli i ndezur është një simbol i pastrimit. Kur engjëlli në vegimin e Isaias preku buzët e tij me një thëngjill, ai përfaqësonte Zotin që pastronte Isaian nga padenjësia e tij dhe që i falte mëkatet e tij.)

Jepuni studentëve disa çaste të mendojnë rreth çasteve kur ata kanë ndier fuqinë pastruese të Shlyerjes së Jezu Krishtit.

Ftoni studentë të lexojnë qetësisht 2 Nefin 16:8–13. Ftojeni një student të përmbledhë atë që Zoti tha rreth shërbesës së Isaias midis njerëzve. (Juve mund t’ju duhet të shpjegoni se Zoti e këshilloi Isaian që predikimi i tij te izraelitët kryengritës do të shpërfillej së shumti por që ai duhej të vazhdonte të predikonte gjersa “toka të jetë krejtësisht e shkretuar”. Me fjalë të tjera, Zoti do të vazhdojë me mirësi misionin e Tij të shpëtimit nëpërmjet shërbëtorëve të Tij “përderisa të zgjasë koha ose derisa të qëndrojë toka, ose përderisa të ketë një njeri mbi faqen e dheut që të shpëtohet” [Moroni 7:36].)

Shpjegoni se Isaia u bë një dëshmitar i fuqishëm i Zotit Jezu Krisht dhe i ungjillit të Tij. Dëshmoni se Shpëtimtari është i vërtetë dhe mund të na falë për mëkatet tona dhe se ndërsa përjetojmë fuqinë e Shlyerjes në jetën tonë, ne gjithashtu mund të bëhemi dëshmitarë të Shpëtimtarit.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

2 Nefi 16:2-3. A kanë krahë engjëjt?

“Një engjëll i Perëndisë kurrë nuk ka krahë” (Joseph Smith, në History of the Church, 3:392). Atëherë përse Isaia i përshkroi engjëjt si të kishin krahë? Plaku Brus R. Mek-Konki shpjegoi se përshkrimi është simbolik: “Fakti që këto qenie të shenjta i qenë paraqitur atij sikur të ishin me krahë qe thjesht për të simbolizuar ‘fuqinë [e tyre] për të lëvizur, për të vepruar, etj.’ siç ishte rasti gjithashtu në vegimet që të tjerë kishin pasur.(DeB 77:4.)”(Mormon Doctrine, bot. 2-të. [1966], f. 703).