Biblioteka
Mësimi 61: Mosia 18


Mësimi 61

Mosia 18

Hyrje

Pas vdekjes së Abinadit, Alma, në fshehtësi, dha mësim fjalët e Abinadit mes popullit. Ata që i besuan atij u mblodhën tek Ujërat e Mormonit për të mësuar më tepër. Alma predikoi mesazhin e “pendim[it] dhe shëlbim[it] dhe besim[it] në Zotin” (Mosia 18:7). Ata, që i pranuan mësimet e tij dhe u penduan për mëkatet e tyre, hynë në një besëlidhje pagëzimi. Njerëzit qenë besnik ndaj kësaj besëlidhjeje dhe e ndihmuan njëri-tjetrin materialisht dhe shpirtërisht.

Sugjerime për Mësimdhënien

Mosia 18:1–16

Alma mëson dhe pagëzon njerëzit

Paraqitni figurën “Abinadi përpara Mbretit Noe” (62042; Libri i Figurave Artistike të Ungjillit [2009], nr. 75). Vini në dukje priftërinjtë në sfondin e figurës. Shpjegoni që Mosia 18 flet për përvojën e Almës, i cili qe një nga priftërinjtë e mbretit Noe.

Ftojeni një student të lexojë me zë Mosian 18:1, 3–6. Kërkojini klasës të gjejë atë që bëri Alma pasi dëgjoi dëshminë e Abinadit. Pasi studentët të kenë treguar se çfarë kanë mësuar, ftojini që t’u drejtohen skicave të tyre që tregojnë përmbledhjen e udhëtimeve te Mosia 7–24. Udhëzojini që t’i vizatojnë Ujërat e Mormonit në vendin e duhur. (Për skicën e plotë, shihni shtojcën në fund të këtij manuali.)

Pamja
udhëtimet te Mosia 7–24

Shpjegoni që Alma kishte për qëllim që mësimet e tij t’i përgatitnin njerëzit për pagëzim. Kërkojuni studentëve që të mendojnë për një çast rreth pagëzimit të tyre. Për t’i ndihmuar që të përsiatin se çfarë domethënie kanë pagëzimet e tyre për ta, ju mund të bëni pyetje si këto në vijim:

  • Çfarë hollësish mund të kujtoni rreth përvojës suaj?

  • Si ju ndihmuan prindërit, mësuesit dhe udhëheqësit tuaj të përgatiteshit për pagëzim?

  • Çfarë vlerësoni më shumë rreth pagëzimit tani, sesa e vlerësonit kur u pagëzuat?

Shpjegoni që historia e Almës, duke dhënë mësim e duke pagëzuar njerëzit tek Ujërat e Mormonit, mund të na ndihmojë të fitojmë një kuptim më të thellë për besëlidhjen e pagëzimit.

Kërkojuni studentëve të lexojnë në heshtje Mosian 18:2, 7 duke parë se çfarë u mësoi Alma njerëzve ndërsa i përgatiti për pagëzim.

  • Sipas këtyre vargjeve, cilat doktrina e parime theksoi Alma?

  • Si mendoni se të kuptuarit e këtyre të vërtetave mund ta ndihmojë një person të përgatitet për pagëzim?

Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë se çfarë mund të bëjnë për të mbajtur besëlidhjen e pagëzimit, dhe për t’i ndihmuar që të vlerësojnë bekimet që do të marrin si rrjedhojë, kopjojeni pasqyrën përmbledhëse në vijim në tabelë. Mos i përfshini thëniet apo referencat e shkrimit të shenjtë në gjysmën e poshtme të pasqyrës përmbledhëse.

Jam i gatshëm …

Perëndia premton …

Të ndihmoj në mbajtjen e barrave të të tjerëve që ato të mund të jenë të lehta (shih Mosia 18:8).

Të vajtoj me ata që vajtojnë (shih Mosia 18:9).

Të ngushëlloj ata që kanë nevojë të ngushëllohen (shih Mosia 18:9).

Të qëndroj si dëshmitar i Perëndisë në të gjitha kohërat, në të gjitha gjërat dhe në të gjitha vendet (shih Mosia 18:9).

T’i shërbej Perëndisë dhe të zbatoj urdhërimet e Tij (shih Mosia 18:10).

Që unë do të shëlbehem nga Perëndia (shih Mosia 18:9).

Që unë do të jem pjesë e ringjalljes së parë (shih Mosia 18:9).

Që unë do të marr jetën e përjetshme (shih Mosia 18:9).

Që Ai do të derdhë Shpirtin e Tij mbi mua (shih Mosia 18:10).

Shpjegoni që përpara se t’i ftonte njerëzit të pagëzoheshin, Alma u foli rreth qëndrimeve dhe veprimeve që do të tregonin se ata qenë të gatshëm ta bënin dhe ta mbanin këtë besëlidhje me Zotin. (Ju mund të dëshironi t’iu kujtoni studentëve që një besëlidhje është një marrëveshje ndërmjet Perëndisë dhe njeriut por që Perëndia dhe njeriu “nuk veprojnë si të barabartë në këtë marrëveshje. Perëndia jep kushtet e besëlidhjes dhe njerëzit pranojnë të bëjnë atë që ai u kërkon të bëjnë. Perëndia më pas u premton njerëzve bekime të caktuara për bindjen e tyre.” [Guide to the Scriptures, “Covenant,” scriptures.lds.org; Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Besëlidhje”, f. 14]. Për një shpjegim të ditëve të mëvonshme rreth kërkesave për t’u pagëzuar, shih Doktrina e Besëlidhje 20:37.)

Ndajeni klasën në dy pjesë. Ftojeni njërën gjysmë të klasës të kërkojë te Mosia 18:8–11 se çfarë dha mësim Alma që ne duhet të jemi të gatshëm të bëjmë kur pagëzohemi. Ftojeni gjysmën tjetër të klasës të shqyrtojë të njëjtin fragment dhe të përcaktojë se si premton Zoti të na bekojë nëse e mbajmë besëlidhjen tonë. Pasi studentët të kenë pasur kohë për t’i studiuar vargjet, kërkojuni disave prej tyre që të vijnë në tabelë dhe të shkruajnë në kolonat e duhura atë që kanë zbuluar.

Që t’i ndihmoni studentët të vlerësojnë besëlidhjen e tyre të pagëzimit, pyetni:

  • Çfarë domethënie kanë për ju veprimet dhe qëndrimet në kolonën e parë?

  • Përse janë të rëndësishme për ju premtimet e renditura në kolonën e dytë?

Kërkojuni studentëve të shqyrtojnë në heshtje Mosian 18:12–16, duke kërkuar mënyrat se si u bekuan Alma dhe populli i tij ndërsa u besëlidhën që t’i shërbenin Zotit. Ftojini studentët të tregojnë atë që gjejnë. Ju mund të dëshironi të vini në dukje që Alma u mbush me Shpirtin e Zotit ndërsa u përgatit të pagëzonte Helamin, dhe se të dy Alma dhe Helami u mbushën me Shpirtin kur u plotësua pagëzimi, duke treguar që tashmë Zoti kishte filluar të plotësonte besëlidhjen e Tij për të derdhur Shpirtin e Tij mbi popullin.

Jepni dëshminë tuaj që ne e marrim Shpirtin e Zotit dhe premtimin për jetën e përjetshme duke bërë dhe duke mbajtur besëlidhjen e pagëzimit.

Mosia 18:17–30

Alma themelon Kishën e Jezu Krishtit mes popullit

Lexoni thënien në vijim nga Presidenti Henri Ajring, i Presidencës së Parë:

“Që nga dita e pagëzimit përmes kulmeve shpirtërore të jetëve tona, ne i bëjmë premtime Perëndisë dhe Ai na bën premtime neve. Ai gjithmonë i mban premtimet e Tij të dhëna përmes shërbëtorëve të Tij të autorizuar, por prova kritike e jetëve tona është që të shohim nëse do t’i bëjmë e do t’i mbajmë besëlidhjet tona me Të” (“Witnesses for God”, Ensign, nëntor 1996, f. 30).

Drejtojini studentët te pasqyra përmbledhëse në tabelë. Shpjegoni se tani ata do të mësojnë rreth asaj se si populli i Almës jetoi sipas besëlidhjes së pagëzimit dhe se si u bekuan ngaqë e bënë këtë. Ndajini studentët në dy grupe. Kërkojini njërit grup të studiojë Mosian 18:17–23 dhe grupit tjetër të studiojë Mosian 18:24–30. Ndërsa lexojnë, ftojini të dy grupet të kërkojnë disa nga mënyrat sipas të cilave Alma e mësoi popullin që ata duhej të jetonin në mënyrë që të mbanin besëlidhjen e pagëzimit. Kërkojuni studentëve të veçantë nga secili grup që t’ia tregojnë ato që kanë zbuluar një partneri të përzgjedhur nga grupi tjetër. Ose vini një përfaqësues nga secili grup që t’i tregojë të gjithë klasës atë që ai apo ajo ka mësuar.

  • Si ndikon besëlidhja juaj e pagëzimit në mënyrën si jetoni çdo ditë? (Merrni parasysh të ftoni studentë që t’i përgjigjen kësaj pyetjeje duke folur rreth asaj se si besëlidhja e tyre e pagëzimit ndikon në mënyrën si i trajtojnë anëtarët e familjes, cilat lloje argëtimi zgjedhin apo në mënyrën se si ndërveprojnë me bashkëmoshatarët.)

Ftojini studentët të rishqyrtojnë Mosian 18:17, 22, 29 për të gjetur fjalë dhe fraza që tregojnë se si njerëzit u bekuan për shkak se i mbajtën besëlidhjet e tyre. Renditini këto bekime në tabelë poshtë pasqyrës përmbledhëse të besëlidhjes së pagëzimit. (Mund t’ju duhet t’iu kujtoni studentëve që fraza “fëmijët e Perëndisë” [Mosia 18:22] ka lidhje me atë që ne bëhemi trashëgimtarë të jetës së përjetshme përmes Shlyerjes së Jezu Krishtit [shih Mosia 5:6–8, 15].)

Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë që bekime të mëdha u vijnë atyre që e mbajnë besëlidhjen e pagëzimit, drejtojini studentët te pasqyra përmbledhëse në tabelë dhe pyetini:

  • Në çfarë mënyrash keni parë të bekohen miqtë tuaj, anëtarët e familjes apo lagjes tuaj për shkak se i mbajtën besëlidhjet e tyre?

  • Si ju ka bekuar Zoti për mbajtjen e besëlidhjeve tuaja të pagëzimit?

Jepni dëshminë tuaj rreth asaj se si mbajtja e besëlidhjeve ka sjellë bekime në jetën tuaj.

Mosia 18:31–35

Ata që i përkasin Kishës i arratisen përndjekjes së mbretit Noe

Përmblidhni Mosian 18:31–33 duke shpjeguar që, një ditë, kur Alma dhe populli i tij ishin mbledhur për të dëgjuar fjalën e Zotit, ata u zbuluan nga shërbëtorët e mbretit Noe. Atëherë mbreti dërgoi ushtrinë e tij për t’i shkatërruar ata.

Ftojeni një student të lexojë me zë Mosian 18:34. Vini në dukje që shënimi në fund të faqes a i drejton lexuesit te Mosia 23:1. (Ju mund të dëshironi t’i ftoni studentët ta shenjojnë këtë shënim në fund të faqes.) Shpjegoni që rrëfimi te Mosia 18:34 vijon te Mosia 23:1, pasi kapitujt 19–22 shënojnë përvojat e popullit të Limhit. Kërkojini një studenti të lexojë me zë Mosian 23:1–2.

  • Si u “lajmërua” Alma për rrezikun që i kanosej popullit të tij?

Shkruani parimin në vijim në tabelë: Zoti mund t’i paralajmërojë të drejtët kur ata janë në rrezik. (Ju mund të dëshironi t’i ftoni studentët ta shkruajnë këtë parim në anë të faqes, pranë Mosias 18:34.) Për ta ilustruar këtë të vërtetë, lexoni historinë në vijim të treguar nga Plaku Nil Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

“Në punën e tij si agjent i posaçëm për FBI-në, miku im hetonte grupe kriminale të organizuara që transportonin droga të paligjshme për në Shtetet e Bashkuara.

Në një rast, ai dhe një agjent tjetër iu afruan një apartamenti ku ata besonin se një shitës i njohur droge po shpërndante kokainë. Miku im përshkruan atë që ndodhi:

‘Trokitëm në derën e shitësit të drogës. I dyshuari e hapi derën dhe, me të na parë, u përpoq të na zinte pamjen. Por ishte tepër vonë; ne arritëm ta shihnim kokainën mbi tryezë.

Një burrë dhe një grua që ishin tek tryeza, filluan menjëherë të hiqnin kokainën. Na duhej t’i ndalnim në shkatërrimin e provave, kështu që unë menjëherë e shtyva të dyshuarin e drogës, i cili po bllokonte derën anash. Kur e shtyva, sytë më hasën me sytë e tij. Çuditërisht, nuk dukej i zemëruar apo i frikësuar. Ai po më buzëqeshte.

Sytë dhe buzëqeshja e tij çarmatosëse më dhanë përshtypjen se ishte i parrezikshëm dhe prandaj me të shpejtë e lashë atë dhe zura t’i afrohem tryezës. I dyshuari tashmë ndodhej pas. Në atë çast, një përshtypje e qartë dhe e fuqishme më erdhi në mendje: “Ruhu nga e keqja prapa syrit të qeshur”.

Menjëherë u ktheva në drejtim të të dyshuarit. Dorën e kishte në xhepin e madh të përparëm. Instiktivisht ia mbërtheva dorën dhe ia nxora nga xhepi. Vetëm atëherë e pashë, në dorën e shtrënguar, revolen gjysmëautomatike gati për zjarr. Pasoi një veprim i rrufeshëm dhe unë e çarmatosa atë.’ …

… ma e Shenjtë e paralajmëroi mikun tim për rrezikun fizik; Fryma e Shenjtë do t’ju paralajmërojë juve edhe për rrezikun shpirtëror” (“Beware of the Evil behind the Smiling Eyes”, Ensign ose Liahona, maj 2005, f. 46–47; “Ruhuni nga e Keqja Prapa Syrit të Qeshur”, Konferenca e Përgjithshme prill 2005 [nr. i artikullit 00074 101], f. 55, 57).

Pohoni që Zoti shpesh i paralajmëron të drejtët për rrezikun që i kërcënon, por ne nuk duhet të supozojmë që jemi të padrejtë nëse nuk ndiejmë një paralajmërim nga Fryma e Shenjtë sa herë që hasim rrethana të rrezikshme.

  • Kur e keni ndier Zotin t’ju paralajmërojë për rrezikun fizik apo shpirtëror? (Pasi studentët të tregojnë përvojat e tyre, ju mund të dëshironi të tregoni një përvojë nga vetja.)

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Mosia 18:8–11. Të kuptuarit e fuqisë së besëlidhjes së pagëzimit

Plaku Jozef B. Uirthlin, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha:

“Gjatë jetës sime kam vënë re se, kur njerëzit arrijnë t’i kuptojnë plotësisht bekimet dhe fuqinë e besëlidhjes së tyre të pagëzimit, qoftë si të kthyer të rinj në besim apo anëtarë të lindur në Kishë, gëzim i madh vjen në jetën e tyre dhe ata u qasen detyrave të tyre në mbretëri me entuziazëm ngjitës” (“Alma the Elder: A Role Model for Today”, te Heroes from the Book of Mormon [1995], f. 84).

Mosia 18:12–18. Përse Alma e zhyti veten në ujë kur pagëzoi Helamin?

Presidenti Jozef Filding Smith vuri në dukje se “në librin e Mosias është shpallur në mënyrë të qartë që ai kishte autoritet [shih Mosia 18:13]”. Presidenti Smith arsyetoi se “nëse [Alma] kishte autoritet të pagëzonte ky është fakt që ai [tashmë] ishte pagëzuar”. Prandaj, shpjegoi ai më tej, kur Alma u zhyt në ujë me Helamin, “nuk qe që Alma pagëzoi veten, por thjesht si një shenjë para Zotit për përulësinë dhe pendimin e tij të plotë” (Answers to Gospel Questions, përmbl. Joseph Fielding Smith Jr., 5 vëll. Joseph Fielding Smith Jr., 5 vëll [1957–66], 3:203).