Shkrimet e Shenjta
2 Nefi 32


Kapitulli 32

Engjëjt flasin nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë—Njerëzit duhet të luten dhe të fitojnë dituri për veten e tyre nga Fryma e Shenjtë. Rreth 559–545 para K.

1 Dhe tani vini re, vëllezërit e mi të dashur, unë mendoj që ju të meditoni paksa në zemrën tuaj në lidhje me atë që ju duhet të bëni pasi të keni hyrë nëpërmjet udhës. Por, vini re, pse i meditoni ju këto gjëra në zemrat tuaja?

2 A nuk e mbani mend se unë ju thashë se pasi të kishit amarrë Frymën e Shenjtë, ju do të mund të flisnit me bgjuhën e engjëjve? Dhe tani, si mund të flisnit ju me gjuhën e engjëjve, po të mos ishte nëpërmjet Frymës së Shenjtë?

3 aEngjëjt flasin nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë; prandaj, ata flasin fjalët e Krishtit. Prandaj, unë ju thashë, bushqehuni me bollëk me fjalët e Krishtit; pasi, vini re, fjalët e Krishtit do t’ju tregojnë të gjitha gjërat që ju duhet të bëni.

4 Kështu që tani, pasi ju kam folur këto fjalë, në qoftë se ju nuk mund t’i kuptoni ato, do të jetë, sepse nuk apyesni as nuk trokitni; prandaj, ju nuk jeni çuar te drita, por duhet të mbaroni në errësirë.

5 Pasi vini re, përsëri unë ju them se, në qoftë se ju do të hyni nëpërmjet udhës dhe do të merrni Frymën e Shenjtë, ai do t’ju tregojë të gjitha gjërat që duhet të bëni.

6 Vini re, kjo është doktrina e Krishtit dhe nuk do të jepet asnjë doktrinë tjetër, derisa ai ta shfaqë veten e tij te ju në mish. Dhe kur ai do të ashfaqë veten e tij te ju në mish, gjërat që ai do t’ju thotë, ju duhet të kujdeseni t’i bëni.

7 Dhe tani unë, Nefi, nuk mund të them më; Shpirti ma ndalon të folurën time dhe unë jam lënë të mbaj zi për shkak të amosbesimit dhe të ligësisë dhe të paditurisë dhe të kokëfortësisë së njerëzve; pasi ata nuk do të kërkojnë dituri, as nuk kuptojnë dituri të madhe, kur ajo u jepet atyre me bqartësi, madje aq qartë, sa fjala mund të jetë.

8 Dhe tani, vëllezërit e mi të dashur, unë kuptoj se ju akoma meditoni në zemrat tuaja; dhe më hidhëron mua që më duhet të flas në lidhje me këtë gjë. Pasi, në qoftë se ju do të mbanit vesh Shpirtin, i cili i mëson një njeriu të alutet, do të dinit se ju duhet të luteni; pasi shpirti i blig nuk e mëson njeriun të lutet, por e mëson atë që të mos lutet.

9 Por vini re, unë po ju them se ju duhet të aluteni gjithmonë dhe mos u jepni; se ju nuk duhet të kryeni asnjë gjë ndaj Zotit pa iu lutur më parë Atit në bemër të Krishtit, që ai të shenjtërojë kryerjen tënde ndaj teje, që kryerja jote mund të jetë për cmirëqenien e shpirtit tënd.