Biblioteka
Njësia 19 e Studimit në Shtëpi


Mësimi i Studimit në Shtëpi

Alma 33–38 (Njësia 

Materiali Përgatitor për Mësuesin e Studimit në Shtëpi

Përmbledhje e Mësimeve të Studimit të Përditshëm në Shtëpi

Përmbledhja e mëposhtme e doktrinave dhe e parimeve që studentët mësuan ndërsa studiuan Almën 33–38 (njësia , nuk ka për qëllim që të jepet si pjesë e orës suaj mësimore. Mësimi që jepni, përqendrohet vetëm te disa nga këto doktrina dhe parime. Ndiqni nxitjet e Shpirtit të Shenjtë ndërsa i mbani parasysh nevojat e studentëve.

Dita 1 (Alma 33–35)

Alma i mësoi zoramitët se ne mund ta adhurojmë Perëndinë vazhdimisht nëpërmjet lutjes. Alma më pas na mësoi se ne marrim mëshirën e Atit Qiellor, duke përfshirë falje për mëkatet tona, për shkak të Shlyerjes së Jezu Krishtit. Amuleku u mësoi zoramitëve se Shlyerja e pafundme dhe e përjetshme e Jezu Krishtit siguron shpëtim për gjithë njerëzimin. Studentët gjithashtu mësuan se, me qëllim që t’i marrim bekimet e plota të Shlyerjes, ne duhet të ushtrojmë besim deri në pendim.

Dita 2 (Alma )

Nga rrëfimi i Almës për kthimin e tij në besim, studentët mësuan se mëkati mund të çojë në dhembje dhe keqardhje të madhe. Përveç kësaj, ata mësuan se, në qoftë se ushtrojmë besim në Shlyerjen e Jezu Krishtit, Ai do të na çlirojë nga dhembja e mëkateve tona dhe do të na mbushë me gëzim. Sikurse Alma, ne mund të marrim gëzim të madh kur kërkojmë t’i sjellim të tjerët te Krishti.

Dita 3 (Alma )

Alma i dha birit të tij, Helamanit, përgjegjësi për t’i mbajtur dhe për t’i ruajtur analet e shenjta. Nëpërmjet studimit të fjalëve të Almës, studentët mësuan se, për t’i bërë të ndodhin qëllimet e Tij të përjetshme, Zoti vepron me anë të mjeteve të vogla dhe të thjeshta. Ata gjithashtu mësuan se, nëse u bindemi urdhërimeve të Zotit, ne vërtet do të përparojmë. Alma i mësoi birit të tij se ne duhet të mësojmë në rininë tonë t’i zbatojmë urdhërimet e Perëndisë dhe se, në qoftë se ua vëmë veshin fjalëve të Jezu Krishtit, ato do të na drejtojnë për të marrë jetë të përjetshme.

Dita 4 (Alma )

Teksa studentët studiuan këshillën e Almës për Shiblonin, ata mësuan se, kur fillojnë në rininë e tyre të jenë të qëndrueshëm dhe besnikë në zbatimin e urdhërimeve, ata mund t’u sjellin gëzim të madh prindërve të tyre. Alma u dëshmoi bijve të tij se Perëndia i çliron individët nga sprovat, shqetësimet dhe mundimet, kur ata i durojnë të gjitha gjërat me durim dhe besim tek Ai. Alma gjithashtu dëshmoi se, për të marrë heqje të mëkateve tona dhe paqe për shpirtrat tanë, ne duhet t’i lutemi Zotit për mëshirë. Së fundi, studentët mësuan se zhvillimi i tipareve të drejta na përgatit për t’iu dhënë mësim të tjerëve dhe për t’u shërbyer atyre.

Hyrje

Amuleku u mësoi zoramitëve se Shlyerja është “[e] pafund[me] dhe [e] përjetsh[me]” (Alma 34:10). Studentët e mësuan këtë të vërtetë në studimin e tyre javor dhe ky mësim do t’i sigurojë ata me një mundësi të mëtejshme për të kuptuar dhe për ta vlerësuar Shlyerjen e Jezu Krishtit.

Sugjerime për Mësimdhënien

Alma 33–35

Alma dhe Amuleku u mësojnë zoramitëve rreth Shlyerjes së Jezu Krishtit

Pyetni: Përse ishte Jezu Krishti i vetmi që mund të shlyente për mëkatet e botës?

I kujtoni studentët se, si pjesë e detyrave të tyre të caktuara javore, ata lexuan Almën 34:10–14 dhe shenjuan fraza që përfshijnë fjalët i pafundëm dhe i përjetshëm. I kërkoni një studenti t’i lexojë këto vargje me zë të lartë dhe më pas u kërkoni studentëve të tregojnë frazat që përcaktuan.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Plaku Rasëll Nelson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, për t’i ndihmuar ata të kuptojnë se si Shlyerja e Jezu Krishtit është e pafundme dhe e përjetshme:

“Shlyerja e Tij është e pafundme – pa mbarim. Ishte gjithashtu e pafundme në atë që tërë njerëzimi do të shpëtohej nga vdekja e pambarueshme. Ishte e pafundme në kuptimin e vuajtjes së Tij të pashpjegueshme. … Ishte e pafundme në qëllim – ishte për t’u bërë njëherësh për të gjithë. Dhe mëshira e Shlyerjes shtrihet jo vetëm te një numër i pafundëm njerëzish, por gjithashtu te një numër i pafundëm botësh të krijuara prej Tij. Ishte e pafundme përtej çdo shkalle njerëzore të matjes ose përtej çdo kuptueshmërie të vdekshme.

Jezusi ishte i vetmi që mund të mund ta ofronte një shlyerje të tillë, të pafundme, ngaqë Ai u lind prej një nëne të vdekshme dhe një Ati të pavdekshëm. Për shkak të asaj parëbirënie të pashoqe, Jezusi ishte një Qenie e pafundme” (“The Atonement”, Ensign, nëntor 1996, f. .

Pyetni: Si na ndihmojnë mësimet e Amulekut dhe ky shpjegim nga Plaku Nelson për të kuptuar përse Jezu Krishti ishte i vetmi njeri që mund të shlyente për mëkatet e botës?

I bëni studentët ta përmbledhin atë që kanë mësuar deri tani nga Alma rreth Shlyerjes së Jezu Krishtit. Shpjegoni se një parim i rëndësishëm që mund të mësojmë nga kjo pjesë është që shlyerja e pafundme dhe e përjetshme e Jezu Krishtit e bën shpëtimin të mundur për gjithë njerëzimin.

Shkruani frazën që vijon në tabelë ose në një copë letre: Imagjinoni jetën pa …

Ngrini një diçka që shumë të rinj e quajnë me vlerë (të tillë si një telefon celular). Pyetni: Si do të ishte jeta pa këtë gjë?

Më pas, ngrini një shishe ose një gotë me ujë (ose diçka tjetër që është thelbësore për ta mbështetur jetën). Pyetni: Si do të ishte jeta pa ujë?

Pasi studentët t’u jenë përgjigjur këtyre pyetjeve, përfundoni thënien në dërrasë: Imagjinoni jetën pa Shlyerjen e Jezu Krishtit.

Bëni pyetjet e mëposhtme:

  • Si e imagjinoni ju që njerëzit e shohin jetën, nëse ata nuk e njohin Jezu Krishtin apo nëse nuk besojnë se ka një Perëndi?

  • Si e imagjinoni ju se do të ishte jeta e ndryshme për ju pa Shlyerjen e Jezu Krishtit? (U lejoni studentëve një çast për të përsiatur mbi këtë pyetje përpara se t’i pyetni për përgjigje).

Shpjegoni se Amuleku u mësoi zoramitëve se ata kishin nevojë të pendoheshin me qëllim që t’i sillnin bekimet e Shlyerjes në jetën e tyre (shih Alma 34:15–17). I pyetni studentët nëse e kanë vonuar ndonjëherë pendimin, pasi ata kishin frikë t’i rrëfenin mëkatet e tyre apo kishin frikë se nuk ishin të fortë sa duhej për të ndryshuar. Më pas pyetni: Përse është e rrezikshme të vonohet pendimi?

I ftoni studentët të lexojnë me zë të lartë nga Alma 34:30–35, duke kërkuar për atë që Amuleku u mësoi rreth arsyes përse ne nuk duhet ta vonojmë pendimin. I diskutoni këto vargje duke bërë pyetjet vijuese:

  • Shihni Almën 34:32. Përse duhet të pendohemi sot? (Ndërsa studentët përgjigjen, i ndihmoni ata ta kuptojnë këtë parim: Kjo jetë është koha për ne që të përgatitemi për ta takuar Perëndinë.)

  • Shihni Almën 34:33. Cili është qëllimi i kësaj jetë? Çfarë do t’u ndodhë atyre që e shtyjnë pendimin?

  • Shihni Almën 34:31. Çfarë premtimi u jepet atyre që pendohen tani?

Lexoni thënien në vijim nga Presidenti Bojd Paker, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

“Ju nuk ka nevojë të dini gjithçka përpara se fuqia e Shlyerjes do të veprojë për ju. Kini besim në Krishtin; ai fillon të veprojë ditën që ju e kërkoni!” (“Washed Clean”, Ensign, maj 1997, f. )

Pyetni: Çfarë ju mëson kjo thënie nga Presidenti Paker? Përse është ajo e dobishme për ju?

Alma 

Alma këshillon birin e tij, Helamanin

Studentët tuaj studiuan këshillën e Almës për birin e tij, Helamanin, të shënuar tek Alma , dhe mësuan rreth gëzimit që ndjeu Alma kur u pendua me sinqeritet për mëkatet e tij. Studentëve iu kërkua të lexonin Almën 36:19–22 dhe më pas të shkruanin në ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta se çfarë u mësuan atyre këto vargje lidhur me fuqinë e Shlyerjes (dita 2, detyra 3). Ftoni dy ose tre studentë të tregojnë atë që shkruan. Përfundojeni me vetë dëshminë tuaj për Shlyerjen e Jezu Krishtit dhe gëzimin që vjen nga pendimi.

Njësia Tjetër (Alma 39–44)

U kërkoni studentëve të mendojnë rreth mënyrës se si një prind i shqetësuar dhe i dashur mund ta korrigjojë një bir ose bijë, që kreu shkelje të rënda seksuale. Alma u ndodh përballë kësaj situate dhe i mësoi të vërteta të rëndësishme birit të tij, Koriantonit, i cili mëkatoi ndërkohë që po shërbente në një mision.