Biblioteka
Mësimi 74: Alma 8


Mësimi 74

Alma 8

Hyrje

Pasi shumë njerëz e pranuan mesazhin e Almës në Zarahemla, Gideon dhe Melek, populli i Amonihës nuk e pranoi Almën dhe e dëbuan nga qyteti i tyre. Ndërsa Alma ishte i brengosur për ligësinë e këtyre njerëzve, i njëjti engjëll që i ishte shfaqur atij dhe bijve të Mosias, erdhi tek ai përsëri. Engjëlli e përgëzoi Almën për besnikërinë e tij dhe e urdhëroi të kthehej në Amoniha. Alma iu bind me besnikëri urdhërimeve të Zotit dhe Zoti thirri Amulekun për ta ndihmuar atë në shërbesën e tij. Alma dhe Amuleku u nisën besnikërisht për ta mësuar popullin e Amonihës, të mbushur me Frymën e Shenjtë dhe fuqinë për ta bërë punën e Zotit.

Sugjerime për Mësimdhënien

Alma 8:1–6

Shumë njerëz në Melek pranojnë mesazhin e Almës dhe pagëzohen

U kërkoni studentëve të ngrenë dorën nëse kanë ndonjë të afërm ose mik që ka shërbyer një mision për Kishën. Ftoni dy ose tre studentë të tregojnë për një përvojë që i afërmi ose miku i tyre u ka treguar e cila ilustron se si ndihen misionarët kur mesazhi i tyre pranohet. (Ju gjithashtu mund të merrni parasysh t’i ftoni studentët të tregojnë rreth rasteve kur dikush ishte pranues ndaj përpjekjeve të tyre për të ndarë ungjillin. Ju gjithashtu mund të dëshironi të tregoni një përvojë tuajën.)

Ftojeni një student të lexojë në heshtje Almën 8:1–5. Vërini të gjejnë tre qytetet në të cilat Alma kishte predikuar ungjillin. Shkruani emrat e këtyre tre qyteteve në tabelë. (Zarahemla, Gideoni dhe Meleku.)

  • Cilat ishin rezultatet e predikimit të Almës në këto tre qytete? (Ju mund të doni të sugjeroni që studentët t’u drejtohen përmbledhjeve të kapitujve për Almën 6–8 për t’i ndihmuar ata t’i përgjigjen kësaj pyetjeje.)

Vini në dukje se, edhe pse njerëzit e këtyre qyteteve e pranuan mesazhin e Almës, shërbimi i tij misionar nuk ishte pa sfida.

Alma 8:7–32

Pasi Alma nuk pranohet në Amoniha, Zoti e urdhëron të kthehet

U kërkoni studentëve nëse të afërmit ose miqtë e tyre, të cilët kanë shërbyer misione kohëplota, kanë parë ndonjëherë njerëz që nuk e pranuan mesazhin e ungjillit. Merrni parasysh të ftoni dy ose tre studentë të tregojnë rreth mënyrës se si të afërmit ose miqtë e tyre iu janë përgjigjur përvojave të tilla.

Ftoni dy ose tre studentë që të lexojnë me radhë me zë të lartë nga Alma 8:7–14. Nxiteni klasën të mendojë rreth mënyrës se si mund të jetë ndier Alma kur u përpoq t’i mësonte ungjillin popullit të Amonihës. Ndërsa studentët lexojnë këto vargje, i ndërprisni sipas rastit për t’iu përgjigjur pyetjeve të tilla si në vijim:

  • Çfarë na tregojnë këto vargje rreth karakterit të Almës? (Shih Alma 8:8–10.)

  • Si mund t’i ishit përgjigjur ju trajtimit që iu bë Almës? (Shih Alma 8:11–13.)

  • Si do të ngjasonte apo ndryshonte reagimi i Almës me reagimin që mund të kishit ju në një situatë të ngjashme? (Shih Alma 8:14. Ju mund të doni të sugjeroni se vendimi i Almës për ta vazhduar punën e Zotit në qytetin e Aaronit tregoi se ai kishte besim në Zotin dhe se ai nuk do të hiqte dorë.)

Vini në dukje se, edhe pse lutjet e Almës për popullin e Amonihës ishin të sinqerta (shih Alma 8:10), kërkesat e tij nuk u plotësuan menjëherë. (Disa njerëz në Amoniha vërtet u penduan më vonë. Shih Alma 14:1.)

Lexoni thënien vijuese nga Plaku Rasëll Nelson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

Pamja
Plaku Rasëll M. Nelson

“Unë e pranoj se, me raste, disa nga lutjet tona më të zjarrta mund të duket sikur kalohen pa përgjigje. Pyetim veten: ‘Përse?’ E e njoh atë ndjesi! E njoh frikën dhe i njoh lotët e çasteve të tilla. Por, di gjithashtu se lutjet tona kurrë nuk shpërfillen. Besimi ynë nuk mbetet kurrë i pavlerësuar. E di se një këndvështrim tërësisht i urtë i Atit Qiellor është shumë më i gjerë sesa këndvështrimi ynë. Ndërsa i dimë problemet dhe dhembjen tonë në vdekshmëri, Ai e njeh përparimin dhe aftësinë tonë të pavdekshme” (“Jezu Krishti – Mësuesi Shërues”, Ensign ose Liahona, nëntor 2005, f. 86; Konferenca e Përgjithshme, tetor 2005, f. 116, 117).

  • Çfarë na mësoi Plaku Nelson që mund të na ndihmojë të kemi besim edhe kur lutjet tona të drejta nuk marrin përgjigje menjëherë ose në mënyrën si ne shpresojmë ose e presim përgjigjen?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Almën 8:14–17. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar mesazhet ngushëlluese në fjalët e engjëllit dhe për urdhrat që mund të kenë qenë për Almën të vështira për t’iu bindur.

  • Si mund ta kenë ngushëlluar Almën fjalët e engjëllit tek Alma 8:15? Si mund të jenë ngushëlluese për ju fjalët e engjëllit?

  • Përse mund të ketë qenë e vështirë për Almën të ishte i bindur në këtë situatë?

I bëni studentët të lexojnë Almën 8:18, duke kërkuar fjalën që përshkruan mënyrën në të cilën Alma iu përgjigj urdhrit të Zotit për t’u kthyer në qytetin e Amonihës. (Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta shenjojnë fjalën me të shpejtë.)

  • Çfarë mund të mësojmë rreth Almës nga fakti që ai u kthye me të shpejtë për në Amoniha?

Lexoni thënien vijuese nga Presidenti Henri Ajring, i Presidencës së Parë. U kërkoni studentëve të dëgjojnë për mënyrën se si mund të përfitojmë kur i bindemi Zotit me të shpejtë:

Pamja
Presidenti Henri B. Ajring

“Sado shumë besim që kemi tani për t’iu bindur Perëndisë, ne vërtet do të na duhet ta forcojmë vazhdimisht dhe ta mbajmë të ripërtëritur në mënyrë të vazhdueshme. Ne mund ta bëjmë këtë duke vendosur tani që të jemi më të shpejtë për t’u bindur dhe më të vendosur për të duruar. Të mësoni që të filloni herët dhe të jeni të qëndrueshëm janë kyçet e përparimit shpirtëror. …

… Atë i dashur Qiellor plot dashuri dhe Biri i Tij i Dashur na kanë dhënë të gjithëve ndihmën që Ata munden, për ta kaluar provën e jetës që është vendosur përpara nesh. Por ne duhet të vendosim të bindemi dhe më pas ta bëjmë atë. Ne e ndërtojmë besimin për t’i kaluar provat e bindjes me kalimin e kohës dhe nëpërmjet zgjedhjeve tona të përditshme. Ne mund të vendosim tani që ta bëjmë me të shpejtë çfarëdo që Perëndia kërkon prej nesh. Dhe ne mund të vendosim për të qenë të qëndrueshëm në provat e vogla të bindjes, të cilat ndërtojnë besimin për të na mbartur përmes provave të mëdha, të cilat me siguri që do të vijnë” (“Përgatitja Shpirtërore: Fillo Herët dhe Ji i Qëndrueshëm”, Ensign, nëntor 2005, f. 38, 40; Konferenca e Përgjithshme, tetor 2005, f. 54-56).

  • Sipas Presidentit Ajring, çfarë i ndodh besimit tonë kur zgjedhim t’i bindemi Zotit me të shpejtë?

  • Kur e keni ndier besimin tuaj në Zotin të forcohet për shkak të bindjes suaj të shpejtë dhe të qëndrueshme?

Për secilën nga situatat që vijojnë, i pyetni studentët se si bindja e menjëhershme mund t’i bekojë ata:

  1. Teksa një e re po niset për në shkollë, nëna e saj i kërkon të veshë një këmishë më të hijshme.

  2. Në një intervistë me peshkopin e tij, një prift i ri ftohet që të fitojë çmimin Detyra ndaj Perëndisë.

  3. Dy misionarë, gjatë kohës së tyre të planifikimit ditor, kanë përshtypjen se duhet të vizitojnë një familje më pak aktive ku nëna nuk është anëtare e Kishës.

Shpjegoni se Zoti e bekoi Almën për bindjen e tij të menjëhershme. I ftoni tre studentë që të dalin përpara klasës për të bërë një dramatizim të takimit të Almës me Amulekun tek Alma 8:19–26. E vini një student të lexojë fjalët e Almës, një student të dytë fjalët e Amulekut dhe një student të tretë fjalët që tregojnë ngjarjen. I nxitni studentët t’i lexojnë pjesët e tyre me emocionet që mendojnë se mund të kenë përjetuar Alma dhe Amuleku.

Pas dramatizimit, bëni pyetjet:

  • Si e bekoi Zoti Almën ngaqë ishte i bindur?

  • Si është përvoja e Almës me Amulekun një tregues që Zoti i dëgjoi dhe iu përgjigj lutjeve të Almës? (Shih Alma 8:10.)

  • Çfarë parimesh mund të mësojmë nga përvoja e Almës? (Studentët mund të sugjerojnë një larmi parimesh. Një përgjigje e mundshme është që, kur ne i përgjigjemi menjëherë fjalës së Zotit, Ai na ndihmon për t’iu bindur urdhërimeve të Tij.)

I ftoni studentët të lexojnë në heshtje Almën 8:27–32, duke kërkuar për të dhëna shtesë që, nëse jemi besnikë dhe të zellshëm, Zoti do të na ndihmojë t’u bindemi urdhërimeve të Tij.

  • Çfarë sfidash hasën Alma dhe Amuleku kur shkuan për t’i mësuar njerëzit? (Shih Alma 8:28–29. Njerëzit ishin bërë më të ligj dhe Zoti i urdhëroi Almën dhe Amulekun për t’u bërë thirrje që të pendoheshin.)

  • Si e ndihmoi Zoti Almën dhe Amulekun? (Shih Alma 8:30–31. Ata u mbushën me Frymën e Shenjtë dhe morën fuqi hyjnore që t’i mbronte. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët t’i shenjojnë këto bekime në shkrimet e tyre të shenjta.)

  • Kur e keni ndier se Zoti ju ka ndihmuar kur keni qenë besnikë dhe të zellshëm?

I ftoni studentët ta shkruajnë thënien që vijon nga Presidenti Hauard Hanter në fletoret e klasës ose në ditarët e studimit të shkrimeve të shenjta:

“Sigurisht Zoti do, më shumë se çdo gjë tjetër, një vendosmëri të patundur për t’iu bindur këshillës së tij” (“Commitment to God”, Ensign, nëntor 1982, f. 58).

Më pas u jepni atyre pak minuta për të shkruar një përgjigje për pyetjen që vijon:

  • Çfarë është diçka që do ta bëni sot për t’i treguar Atit Qiellor se ju do t’i bindeni këshillës së Tij menjëherë dhe do t’i shërbeni Atij me besnikëri dhe zell?

Dëshmoni për bekimet që marrim, kur e ndjekim këshillën e Zotit me besnikëri. Ju gjithashtu mund të doni t’u jepni studentëve një mundësi për të dhënë dëshmitë e tyre për këtë të vërtetë.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Alma 8:10. “Lutje [e] fuqishme”

Fraza “lutje [e] fuqishme” tregon komunikim të fuqishëm me Perëndinë, të mbushur plot besim. Plaku Jozef B. Uirthlin, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, sugjeroi mënyra se si mund ta vlerësojmë dhe të përpiqemi ta përmirësojmë forcën e lutjeve tona:

“A mund t’ju kërkoj juve sot që të merrni parasysh efektshmërinë e lutjeve tuaja? Sa pranë Atit tuaj Qiellor ndiheni? A e ndieni se lutjet tuaja kanë marrë përgjigje? A e ndieni që koha që kaloni në lutje, e pasuron dhe e ngre moralisht shpirtin tuaj? A ka vend për përmirësim?

Ka shumë arsye që lutjeve tona u mungon fuqia. Nganjëherë ato bëhen rutinë. Lutjet tona bëhen të zbrazta kur ne themi fjalë të ngjashme në mënyra të ngjashme herë pas here, kaq shpesh sa fjalët bëhen më shumë një recitim sesa një komunikim. Kjo është ajo që Shpëtimtari e përshkroi si ‘përsëritje të kota’ (Mateu 6:7). Lutje të tilla, tha Ai, nuk do të dëgjohen. …

“A duken ose ndihen lutjet tuaja nganjëherë si të njëjtat? A e keni thënë ndonjëherë një lutje në mënyrë mekanike, duke rrjedhur fjalët si të ishin prerë nga një makineri? A e mërzisni veten tuaj ndonjëherë kur luteni?

Lutjet që nuk kërkojnë shumë mendim nga ju, vështirë se do të meritojnë shumë vëmendje nga Ati ynë Qiellor. Kur e gjeni veten duke hyrë në një rutinë me lutjet tuaja, bëni një hap pas dhe mendoni. Meditoni për njëfarë kohe mbi gjërat për të cilat jeni me të vërtetë mirënjohës” (“Improving Our Prayers”, [fjalim i takimit shpirtëror në Universitetin “Brigam Jang”, 21 janar 2003], f. 2, speeches.byu.edu).