Biblioteka
Mësimi 42: 2 Nefi 33


Mësimi 42

2 Nefi 33

Hyrje

Nefi e përfundoi analin e tij duke deklaruar se fjalët e shkruara prej tij dëshmojnë për Jezu Krishtin dhe bindin njerëzit të bëjnë mirë dhe të durojnë deri në fund. Ai tha se megjithëse shkroi “në dobësi”, fjalët e tij qenë “me vlerë të madhe” dhe “do të bëhe[shin] të forta” për ata që do t’i lexonin ato (shih 2 Nefi 33:3–4). Ai dëshmoi se shkrimet e tij qenë “fjalët e Krishtit” dhe se njerëzit do të qenë përgjegjës ndaj Perëndisë për përgjigjen ndaj tyre (shih 2 Nefi 33:10–15).

Ide Shtesë për Mësimdhënien

2 Nefi 33:1–2

Nefi jep mësim rreth fuqisë së Frymës së Shenjtë për të sjellë të vërtetën në zemrat tona.

Vizatojeni në tabelë skicën në vijim:

Pamja
Heart
  • Cili është ndryshimi midis një mesazhi që shkon te zemra e dikujt dhe një mesazhi që shkon zemrën e dikujt?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë vargun te 2 Nefi 33:1. Pastaj kërkojuni studentëve të përsiaten në heshtje për pyetjen vijuese.

  • Përse mendoni se është e rëndësishme që Fryma e Shenjtë e çon të vërtetën te zemra jonë por jo zemrën tonë?

Ndërsa studentët përsiaten për këtë pyetje, lexoni me zë të lartë thënien vijuese nga Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Shpjegoni se në këtë thënie, Plaku Bdenar po flet rreth 2 Nefit 33:1.

Pamja
Plaku Dejvid A. Bednar

“Lutem vini re se si fuqia e Shpirtit e çon mesazhin te por jo domosdoshmërisht zemër. Një mësues mund të shpjegojë, të tregojë konkretisht, të bindë dhe të dëshmojë dhe të veprojë kështu me fuqi shpirtërore dhe efektshmëri të madhe. Megjithatë, përfundimisht përmbajtja e një mesazhi dhe dëshmia e Frymës së Shenjtë depërtojnë në zemër vetëm nëse marrësi i lejon ato të hyjnë”. (“Seek Learnng by Faith” [bisedë me edukatorët fetarë të SAK-ut, 3 shkurt 2006], f. 1, si.lds.org).

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë deklarimin vijues nga Plaku Xherald N. Lund I të Shtatëdhjetëve:

“Përse pikërisht te zemra? Liria e individit është aq e shenjtë saqë Ati Qiellor kurrë nuk do ta detyronte zemrën njerëzore, edhe pse fuqia e Tij është e pafund.… Perëndia na lejon të jemi rojat, apo portierët, e zemrave tona. Ne duhet, me vullnetin tonë të lirë, të hapim zemrat tona për Shpirtin” (“ Opening Our Hearts”, “Duke Hapur Zemrat Tona”, Ensign ose Liahona, maj 2008, f. 33)

  • Çfarë e përcakton nëse një mesazh hyn në zemrën e një personi?

  • Kur e keni ndier se një mesazh i ungjilli hyri në zemrën tuaj? Çfarë ju tregon kjo lidhur me zemrën tuaj në atë kohë?

Kërkojuni studentëve të lexojnë qetësisht 2 Nefin 33:2, duke përcaktuar mënyrën se si njerëzit i përgjigjen Frymës së Shenjtë kur ata i ngurtësojnë zemrat e tyre.

  • Cilat janë disa sjellje dhe qëndrime të njerëzve me zemër të ngurtësuar?

  • Për ju, cili është mesazhi i 2 Nefit 33:2? (Studentët mund të përgjigjen se ne zgjedhim t’i hapim apo mbyllim zemrat tona për frymëzimin e Frymës së Shenjtë. Sigurohuni që ata e kuptojnë se kur ne i hapim zemrat tona, mesazhet nga Fryma e Shenjtë mund të futen në to.)

Përpara se të vazhdoni me mësimin, u jepni studentëve një çast për të shqyrtuar qetësisht gjendjen e zemrave të tyre dhe për të përcaktuar nëse po i lejojnë mesazhet e së vërtetës të futen në zemrat e tyre.

2 Nefi 33:3–15

Nefi shpjegon qëllimin e analit të tij dhe shpresën e tij se lexuesit do të besojnë në Krisht

Shkruani sa vijon në tabelë:

2 Nefi 33:3 – Unë lutem vazhdimisht për …

2 Nefi 33:4 – Unë e di …

2 Nefi 33:6 – Unë ngazëllehem …

2 Nefi 33:7 – Unë kam …

Ftoni studentët të lexojnë qetësisht 2 Nefin 33:3–7, duke kërkuar shpresa të Nefit për ata që do t’i lexonin fjalët e tij. Ftoni disa studentë të vijnë tek tabela dhe të plotësojnë fjalitë, duke përdorur vetë fjalët e tyre ose fjalët e Nefit. (Disa nga frazat në tabelë çojnë në më shumë se një përgjigje.)

  • Si mund t’i forcojmë dëshmitë tona vetjake për Jezu Krishtin dhe Shlyerjen e Tij?

Vini pesë studentë të lexojnë me radhë me zë të lartë nga 2 Nefi 33:10–14. Kërkojini klasës t’i ndjekin, duke kërkuar fraza te lamtumira e Nefit që janë me rëndësi për ta. Ju mund të sugjeroni që studentët t’i shënojnë këto fraza.

  • Cilat fraza janë me rëndësi për ju? Përse?

  • Nëse njerëzit besojnë në Krisht, si do të ndihen ata rreth Librit të Mormonit? (Shih 2 Nefi 33:10.)

  • Çfarë paralajmëroi Nefi se do t’u ndodhë atyre që nuk do t’i pranonin fjalët e tij? (Ndërsa studentët i përgjigjen kësaj pyetjeje, ju mund të sugjeroni që ata të mendojnë gjithashtu rreth mënyrës se si do të ndiheshin në praninë e Zotit nëse do të kenë besuar dhe ndjekur fjalët e Nefit dhe të profetëve të tjerë.)

Kërkojuni studentëve të lexojnë qetësisht 2 Nefin 33:15 dhe të përsiaten mbi fjalët e fundit të Nefit: “Unë duhet të bindem”. Pastaj jepuni disa minuta për t’iu kthyer 1 dhe 2 Nefit, duke gjetur shembuj të bindjes së Nefit. Pas disa minutash, kërkojuni studentëve të tregojnë çka kanë gjetur. Përgjigjet mund të përfshijnë largimin nga Jerusalemi, rikthimin në Jerusalem për të marrë fletët prej tunxhi, rikthimin në Jerusalem përsëri për t’i kërkuar familjes së Ishmaelit të bashkohej me ta, mbajtjen e dy grupeve të fletëve, ndjekjen e drejtimeve në Liahona, ndërtimin e një anijeje, udhëtimin për tek toka e premtuar, ndarjen nga Lamani dhe Lemueli dhe çuarjen e njerëzve të tij në drejtësi. Ndërsa studentët japin shembuj, ju mund t’i renditni ato në tabelë.

Shkruani sa vijon në tabelë: Unë duhet të …

Ftojini studentët që ta plotësojnë këtë fjali në ditarët e studimit të shkrimeve të shenjta ose në fletoret e tyre të klasës. Shprehni besimin tuaj që ata mund të zgjedhin të jenë të bindur. Jepni mendimet tuaja rreth asaj se si fjalët e Nefit mund t’i ndihmojnë ata të forcojnë besimin e tyre në Jezu Krisht dhe të rriten në aftësinë e tyre për të bërë mirë.

Përsëritje e 2 Nefit

Merrni pak kohë për t’i ndihmuar studentët të përsëritin 2 Nefin. Kërkojuni të mendojnë rreth asaj që kanë mësuar nga ky libër, si në seminar edhe gjatë studimit të tyre vetjak të shkrimeve të shenjta. Nëse është e nevojshme, nxitini të lexojnë shpejt 2 Nefin për t’i ndihmuar që ta kujtojnë. Kërkojuni të përgatiten për të treguar diçka nga 2 Nefi që i ka frymëzuar të bëjnë mirë dhe të kenë besim në Jezu Krisht, siç tha Nefi (shih 2 Nefi 33:4). Pas një kohe të mjaftueshme, kërkojuni disa studentëve të shprehin mendimet dhe ndjenjat e tyre.

Tregoni thëniet vijuese rreth përgjegjësisë që kemi për të lexuar Librin e Mormonit dhe bekimet që vijnë në jetën tonë kur ne e përmbushim këtë përgjegjësi:

Presidenti Jozef Filding Smith tha: “Më duket se asnjë anëtar i kësaj Kishe nuk do të kënaqet kurrë derisa ai ose ajo ta ketë lexuar Librin e Mormonit përsëri e përsëri dhe ta mbajë atë tërësisht parasysh në mënyrë që ai ose ajo të mundet të japë dëshmi se ai është me plot kuptimin e fjalës, një anal me frymëzimin e Të Plotfuqishmit mbi vete dhe se historia e tij është e vërtetë” (në Conference Report, tetor 1961, f. 18).

Presidenti Gordon B. Hinkli na mësoi se nëse anëtarët e Kishës do ta lexojnë Librin e Mormonit, “do të vijë në jetën [e tyre] dhe në shtëpitë [e tyre] më shumë nga sa keni prej Shpirtit të Zotit, më shumë vendosmëri për të jetuar me bindje ndaj urdhërimeve të Tij, dhe një dëshmi më e fortë për realitetin e gjallë të Birit të Perëndisë” (“A Testimony Vibrant and True”, Ensign, gusht 2005, f. 6).

Për ta përfunduar mësimin, ju mund të merrni parasysh të tregoni një përvojë vetjake si dëshmi që fjalët e Nefit në këtë kapitull kanë qenë përmbushur në jetën tuaj.